Shpallet i hapur Aplikimi per MASTER
<[email protected]> Wed, 16 Jul 2008 09:03:39 -0600
| Newsgroups | gmane.mail.ezmlm,gmane.linux.debian.user,gmane.comp.apache.ode.user |
|---|---|
| Message-ID | <[email protected]> |
Institucioni Universitar i Arsimit të Lartë Privat - ISSAT Të nderuar ish-studentë dhe studentë të ISSAT, Të nderuar kolegë, Kemi privilegjin t’ju njoftojmë se, Instituti i Studimeve Strategjike dhe Trajnimeve, tashmë i njohur për suksesin e organizimit të Kurseve Pasuniversitare, u liçencua, me Vendim të Këshillit të Ministrave, me Nr.466, dt. 16.04.2008, për të ushtruar aktivitetin e tij akademik si: Institucion Universitar i Arsimit të Lartë Privat (ISSAT). Institucioni Universitar i Arsimit të Lartë Privat (ISSAT), do të ofrojë në vitin akademik 2008 – 2009, Studime Master, me kohëzgjatje 12 muaj në fushat e mëposhtme: ► Studime Evropiane dhe Diplomaci ► E Drejta Ndërkombëtare ► Menaxhim Biznesi ► Financë – Kontabilitet ► Menaxhim Bankar ► I.T. Menaxhim i Sistemeve të Informacionit ► Marketing. Tregu ndërkombëtar ► Menaxhim Shëndetësor ► Menaxhim Risku Institucioni Universitar i Arsimit të Lartë Privat ISSAT mori përsipër një angazhim akademik të përmasave dhe niveleve evropiane, duke u ardhur në ndihmë të gjithë shqiptarëve për t’u kualifikuar brenda vendit të tyre. Programet e Studimeve Master, që do të ofrohen nga ISSAT, janë përqëndruar në përmbajtjet, filozofitë dhe praktikat më bashkëkohore të secilit profil të lartpërmendur. Konceptimi i programeve Master, është bazuar në bashkëpunimin dhe eksperiencat më të fundit të Shkollave homologe më të mira Evropiane (Maastricht School of Management - Hollande, UBIS - Gjenevë etj). Ju lutemi, pasi të keni lexuar njoftimin në lidhje me hapjen e Studimeve Master, njihuni me informacionin e plotë mbi proceduarat e aplikimit dhe pranimit në Programet Master të organizuar nga Institucioni i Arsimit të Lartë Privat ISSAT. Informacioni i mëposhtëm u aprovua nga Bordi i ISSAT dhe është i vlefshem për të gjithë pasuniversitarët e interesuar për të ndjekur Studimet Master. Për të aplikuar në Programet Master, duhet të plotësoni formularin e aplikimit bashkëngjitur këtij njoftimi. Në procedurën e aplikimit përfshihen dokumentat e mëposhtme: *Kopje e noterizuar e diplomës universitare. *Kopje e noterizuar e listës së notave. *Letër motivimi për ndjekjen e Studimeve Master. *Dy letra rekomandimi (nga persona, të cilët njohin aftësitë akademike dhe profesionale të aplikantit) *Curriculum Vitae *Njohuri të gjuhës angleze, si dhe gjuhë të tjera evropiane (preferohen dëshmi të tyre, nëse keni) *Fotokopje e pasaportës dhe 2 foto në formatin e pasaportës. Përzgjedhja dhe aprovimi i kandidatëve do të kryhet nga Bordi i përbërë nga ekspertë akademikë, i cili, do të shqyrtojë dosjen e secilit kandidat duke vlerësuar elementë të rëndësishëm, që evidentojnë mundësitë dhe aftësitë e kandidatit për të kryer Programin Master. Përzgjedhja ose jo e kandidatit, do të bazohet në: * *rezultatet dhe natyrën e formimeve të mëparshme dhe kualifikimeve të tjera; *motivimin, vullnetin personal të shprehur dhe të argumentuar, si dhe interesat e synimet në karrierën profesionale të ardhshme; *aktivitetin profesional të mëparshëm dhe aktual (nëse ka); *eksperiencën profesionale në fushën përkatëse (nëse ka); *rezultatet e intervistës me Komisionin e Ekspertëve; Mesatarja e notave gjatë periudhës së studimeve universitare, preferohet të jetë e lartë, por sqarojmë se niveli i saj nuk është kriter pengues apo përjashtues për pranimin e aplikimeve, pasi, dosjet do të vlerësohen, duke marrë në konsideratë të gjithë treguesit e nivelit të kandidatit. Kandidati i përzgjedhur nga Komisioni i Vlerësimit, do të thirret dhe intervistohet nga ky i fundit, me qëllim marrjen e një vendimi përfundimtar në lidhje me pranimin e tij. Tarifa e aplikimit është 7500 leke. Kjo tarifë është e pakthyeshme, në rastin kur kandidati nuk përzgjidhet. Ju bëjmë të ditur se: * *Kohëzgjatja e secilit Program MA, është 12 muaj. *Mësimdhënia gjatë këtij programi do të zhvillohet 3 herë në javë (pasdite). *Pagesa e Studimeve MA është: ► Studime Evropiane dhe Diplomaci 385.000 leke + 20% taksë (tvsh). ► E Drejta Ndërkombëtare 385.000 leke + 20% taksë (tvsh). ► Marketing. Tregu ndërkombëtar 385.000 leke + 20% taksë(tvsh). ► Menaxhim Bankar 400.000 leke + 20% taksë (tvsh). ► Financë – Kontabilitet 400.000 leke + 20% taksë (tvsh). ► Menaxhim Shëndetësor 385.000 leke + 20% taksë (tvsh). ► Menaxhim Risku 450.000 leke + 20% taksë (tvsh). ► Menaxhim i Sistemeve të Informacionit 400.000 leke + 20% taksë (tvsh). ► Menaxhim Biznesi 400.000 leke + 20% taksë (tvsh). Pagesa per secilin program do të kryhet me pjesë ( 3-4pjesë). * *Numri maksimal i studentëve, që do te pranohen në secilin program është 40. *Modulet e programeve do të drejtohen nga profesorë të mirënjohur shqiptarë, personalitete të akademisë shqiptare, si dhe profesorë të huaj ( 1-2 module të programit). Aplikimet e personave, të cilët kanë kryer kurset e specializimit pasuniversitar në ISSAT do të kenë përparësi në përzgjedhje, si dhe në shlyerjen e disa prej krediteve në Programin Master. Mirëpresim të gjithë pasuniversitaret të paraqesin formularin dhe dokumentacionin e aplikimit në zyrat e ISSAT, në adresën: Institucioni Universitar i Arsimit të Lartë Privat ISSAT Rr.e Kavajës, Godinat 12-katëshe, kati 9. Tiranë.Ju kujtojmë se, numri i vendeve ështe i kufizuar. N.q.s keni pyetje në lidhje me aplikimin, ju lutem mos hezitoni të kontaktoni në: TEL: +355 4 2 260 035 FAX: +355 4 2 269 959 E-mail: [email protected] [1]; [email protected] [2] http://www.issatinstitute.com/ [3] Links: ------ [1] mailto:[email protected] [2] mailto:[email protected] [3] http://www.issatinstitute.com/
FORMULAR APLIKIMI- MASTER.doc
(text/plain, 89 KB) - not displayed