Deklaratë nga Joe DioGuardi, ish-kongresist
Inagurimi i Katedrales se Nënës Terezë në Kosovë
5 Shtator 2010
Në Maj 2005, Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane kishte ftuar tani më të
ndjerin Ipeshkvin Mark Sopi dhe At Lush Gjergjin për të dëshmuar para
Komitetit për Marrëdhënie Ndërkombëtare të Kongresit në Washington në lidhje me
tolerancën fetare të popullit shqiptar si mënyra më e mirë për të bindur
Kongresin Amerikan dhe Presidentin George Bush për të njohur pavarësinë e
Kosovës. Gjerësa ishim në Washington, ne po ashtu patëm një takim të
shkëlqyeshëm me Kardinalin Theodore McCarrick, i cili më vonë ishte edhe njëri nga
ligjëruesit kryesor në ceremoninë e vënjes së gurëthemelit të Katedralës së
Nënës Terezë në Prishtinë. Më pastaj kisha aranzhuar një takim privat në mes
të Ipeshkvit Sopi dhe At Gjergjit me Kardinalin Edward Egan në rezidencën
e tij në Katedralën e Shën Patrikut në New York City. Ipeshkvi Sopi i
kishte treguar Kardinalit për vizionin e ndërtimit të një katedraleje në emër
të së Bekuarës Nënës Terezë në Prishtinë, dhe Kardinali ishte përgjigjur me
një donacion prej $5,000 për të ndihmuar këtë projekt në fazën e tij
fillestare.
Pasi Ipeshkvi Sopi u nda nga jeta, Ipeshkvi Dodë Gjergji zyrtarisht
inicioi fushatën fondmbledhëse për ndërtimin e katedrales. Në vitin 2008, një
komitet i shqiptaro-amerikanëve të besimit krishterë e muslimanë organizuan
një takim fondmbledhës, nën përkujdesjen e Kishës Katolike të Zojës Sonë të
Shkodrës në New York, për të mbedhur të paktën një milion dollarë për këtë
katedrale. Unë isha kryetar i darkës së parë fondmbledhëse të Qershorit
2008 gjatë së cilës komuniteti shqiptaro-amerikan dhuroi mëse $600,000. Sot,
për gjerësa katedralja po përfundon së ndërtuari, komuniteti
shqiptaro-amerikan i rrethit metropolitan të New York-ut ka dhuruar mëse 1 milion dollarë.
Më vije keq që nuk mund të jem prezent me Ipeshkvin Gjergji, Dom Lush
Gjergjin, delegacionin shqiptaro-amerikan, dhe popullin e Kosovës në këtë ditë
historike të inagurimit të katedralës dhe 100 vjetorit të lindjes së të
Bekuarës Nënës Terezë. Sic e dijnë shumica nga ju, unë jam duke bërë fushatë
në Shtetin e New York-ut për t’u bërë Senator i SHBA-ve, dhe kështu më duhet
të fitojë garën primare brenda Partisë Republikane më 14 Shtator në mënyrë
që të kem mundësi të mundë kundërkandidatën demokrate në zgjedhjet
senatoriale në Nëntor. Ka një sër debatesh shumë të rëndësishme që do të ndodhin
në fillim të Shtatorit dhe mungesa ime në këto debate do të ndikonte shumë
negativisht në mundësinë e shkëlqyeshme për fitore më 14 Shtator.
Puna që unë si kongresist kisha filluar me kongresistin Tom Lantos mëse
njëzet e pesë vite më parë dhe mandej me gruan time, Shirley Cloyes, mëse
pesëmbëdhjetë vite me parë për kauzën kombëtare shqiptare ende nuk ka
përfunduar. Falë Zotit (dhe të Bekuarës Nënës Tereze) ne tani kemi shtetin e
pavarur të Kosovës, edhepse atij i duhen edhe njohje të tjera dhe stabilitet
ekonomik.
Si Senator i SHBA-ve, unë do t’i dedikohem, në mesim e shumë cështjeve
tjera me rendësi për New York-un dhe Amerikën, përfundimit të punës sonë të
nisur në Washington më 1985 për t’u siguruar se të gjithë shqiptarët në
Ballkan janë të respektuar si një komb i madh dhe me histori të tolerances që
gjithëherë diti të respektojë të tjerët—jo vetëm në Shqipëri e Kosovë, por
edhe në Maqedoni, Mal të Zi, Luginë të Preshevës, dhe Greqi. Me Shenjtërimin
në pritje të së Bekuarës Nënës Tereze ne do të kemi edhe një përkrahës të
madh në qiell për kauzën tonë kombëtare. Si Senator i SHBA-ve në Washington,
DC (dhe si një katolik), unë do t’i lutem asaj për t’na u bashkangjitur
në punën tonë për Amerikën dhe për përfundimin e punës që ka filluar Gjergj
Kastrioti më 1440 për clirimin e të gjithë shqiptarëve ngado që janë nga
opresioni i cilitdo komb tjetër.
Mezi pres të kthehem në Kosovë së shpejti për të parë Katedralën e Nënës
Tereze—me shpresë këtë Nëntor si Senator i SHBA-ve. Zoti e bekoftë këtë
Katedrale dhe popullin shqiptar.
lmpx.com only provides a reader for public news (NNTP) servers. It is not
affiliated with the servers or forums shown here and is not responsible for
the content of articles, which is written by their respective authors.