| Newsgroups |
gmane.politics.region.albania.shqiperia |
| Message-ID |
<[email protected]> |
SHBA: Sot, eshte Dita e Punes !
NEW YORK CITY: Dita e Punes, e cila per here te pare eshte festuar ne
qytetin e famshem te Nju Jorkut, 128 vjet me pare, eshte dite feste dhe
pushimi kombetare. Departamenti shtetor i Punes (DoL) thote se, "ia ka
dedikuar kete dite e cila i takon te henes se pare te muajit shtator te çdo viti,
te gjithe punetoreve amerikane per arritjet e tyre ekonomike dhe sociale".
Kjo eshte Dita e Punes, dhe pothuajse te gjitha lokalet shteterore dhe
zyrat federale e pushtetit lokal jane te mbyllura, siç jane edhe sherbimet e
zyrave e postave dhe te tregjeve financiare, dhe sherbimi urban e interurban
, ai hekurudhor lokal , tramvajat dhe subway e sherbimi tranzit ne nje
mase te percaktuar sipas nevojave eshte ne pushim ose me oraret si ati qe
perdoren ne SHBA-es gjate fundjaves - shtune e diel.
Shenimet e New York Times, tregojne se kjo gazete ne nje editorial ne
1882, shkruante per Diten e Punes - Labor Day se " Kjo dite ishte caktuar ne
nje vend me rreth 51 milion njerez, sa kishin ateher SHBA-es, dhe Nju Jork
nje qytet me i madh i asaj kohe me rreth dy milion banor - kjo ishte edhe
nje dite pushimi qe paguhej nje dite ne vit per punetoret dite e mire per
te patur nje pushim qe nuk ka nevoje per pergatitje per dallim nga Dita e
falenderimeve - Thanksgiving !
Ndersa sot ketu ne Shtetet e Bashkuara shenohet Dita e Punes, ku përveçse
debateve të forta ideologjike që e kanë shoqëruar atë thuajse për çdo vitë
,ka edhe dy kendveshtrime te ndryshme jane subjekti i nje debati dinamik
rreth statusit te punonjesve amerikane. Dhoma amerikane e Tregetise thote se
politikat ekonomike te administrates Obama kufizojne krijimin e vendeve te
punes. Ndersa grupe te mirenjohura te punonjesve fajesojne korporatat per
grykesi dhe rregulla te papercaktuara per te goditur prespektivat e klases
se mesme amerikane.
Per amerikanet, Dita e Punes shenon mbylljen tradicionale te stines se
veres - periudhe kur punonjesit pushojne dhe shijojne frytet e punes se
tyre.Por me nje ekonomi te ngadalte dhe me numrin e te papuneve ne rritje- Dita e
Punes per mjaft punonjes eshte nje thirrje per veprim. / BEQIR SINA /
SHBA: Sot, eshte Dita e Punes !
NEW YORK CITY: Dita e Punës, e cila për herë të parë është festuar në
qytetin e famshëm të Nju Jorkut, 128 vjet më parë, është ditë feste dhe
pushimi kombëtare. Departamenti shtetor i Punës (DoL) thotë se, "ia ka
dedikuar këtë ditë e cila i takon të hënës së parë të muajit shtator të çdo viti,
të gjithë punëtorëve amerikanë për arritjet e tyre ekonomike dhe sociale".
Kjo është Dita e Punës, dhe pothuajse të gjitha lokalet shtetërore dhe
zyrat federale e pushtetit lokal janë të mbyllura, siç janë edhe shërbimet e
zyrave e postave dhe të tregjeve financiare, dhe shërbimi urban e interurban
, ai hekurudhor lokal , tramvajat dhe subway e shërbimi tranzit në një
masë të përcaktuar sipas nevojave është në pushim ose me oraret si ati që
përdoren në SHBA-ës gjatë fundjavës - shtunë e diel.
Shënimet e New York Times, tregojnë se kjo gazetë në një editorial në
1882, shkruante për Ditën e Punës - Labor Day se " Kjo ditë ishte caktuar
në një vend me rreth 51 milion njerëz, sa kishin atëher SHBA-ës, dhe Nju
Jork një qytet më i madh i asaj kohe me rreth dy milion banor - kjo ishte edhe
një ditë pushimi që paguhej një ditë në vit për punëtorët ditë e mirë për
të patur një pushim që nuk ka nevojë për përgatitje për dallim nga Dita e
falënderimeve - Thanksgiving !
Ndërsa sot këtu në Shtetet e Bashkuara shënohet Dita e Punës, ku përveçse
debateve të forta ideologjike që e kanë shoqëruar atë thuajse për çdo vitë
,ka edhe dy këndvështrime të ndryshme janë subjekti i një debati dinamik
rreth statusit të punonjësve amerikanë. Dhoma amerikane e Tregëtisë thotë se
politikat ekonomike të administratës Obama kufizojnë krijimin e vendeve të
punës. Ndërsa grupe të mirënjohura të punonjësve fajësojnë korporatat për
grykësi dhe rregulla të papërcaktuara për të goditur prespektivat e klasës
së mesme amerikane.
Për amerikanët, Dita e Punës shënon mbylljen tradicionale të stinës së
verës - periudhë kur punonjësit pushojnë dhe shijojnë frytet e punës së
tyre.Por me një ekonomi të ngadaltë dhe me numrin e të papunëve në rritje- Dita e
Punës për mjaft punonjës është një thirrje për veprim. / BEQIR SINA /