Nju Jork: Rreth 5 mije besimtare musliman shqiptare kremtuan Fiter-Bajramin

[email protected]
Newsgroups gmane.politics.region.albania.shqiperia
Message-ID <[email protected]>
 
 
 
 
Mergimtaret tane,  emigruara nga Shqiperia, Kosova, Presheva, Bujanoci, 
Medvegja, Mali i  Zi 
Rreth 5 mije besimtare  musliman kremtuan Fiter Bajramin ne New  York 
Rreth 5 mije  besimtare musliman shqiptare kremtuan Fiter-Bajramin ne 
Qendren Islame Kulturore  Shqiptare(AICC), ne  Staten Island


BEQIR SINA, STATEN  ISLAND


Çdo arritje e kombit  shqiptare, ka pasur bekimin e fese  - lutje per 
Shqiperine, Kosoven etrojet  shqiptare


STATEN  ISLAND - NEW YORK CITY: Me date 9 shtator mbare shqiptaret 
muslimane kremtuan  festen madheshtore te Fiter Bajramit. Kete, feste, e cila nxjerr 
ne pah vlerat  me te vyera islame, te cilat ndertojne harmonine dhe 
bashkejetesen, e  muslimaneve dhe shndrisin rrugen e ardhmerise se tyre, u festua 
edhe ne SHBA-es,  nga bashkesia islame shqiptare.

Pra, nga mergimtaret tane,  emigruara nga Shqiperia, Kosova, Presheva, 
Bujanoci, Medvegja, Mali i Zi,  Maqedonia dhe Çameria, me nje mesazh te dale nga 
te gjiitha xhamit, ketu ne  SHBA-es, qe keto vlera njerezore te ruhen, 
kultivohen dhe te shperndahen tek te  gjithe besimtaret musliman shqiptare, kudo 
qe ndodhen. Ketu ne diaspore, dhe ne  trojet shqiptare.

Bashkesia Fetare Shqiptare Islame ne Staten  Island, ku mendohet se jeton 
komuniteti me i madh musliman shqiptare ne Nju Jork  e per rreth tij -  
mbajtjen sot dhe manifestimin qendror te kesaj dite te  madhe duke e shenuar ne 
-Qendren Islame Kulturore Shqiptare(AICC), ne ishullin  njujorkez Staten 
Island. Madheshtia e kesaj feste ka bere qe nje numer teper i  madh i 
besimtareve muslimane shqiptare, te vijne qysh heret ne mengjes ne kete  xhami, per te 
percjell per se afermi manifestimin e kesaj feste madheshtore, se  bashku 
me femijet e tyre, gra dhe te moshuar.

Dita e Fiter  Bajramit, erdhi pas nje muaj agjerimi per te gjithe 
besimtaret, te cilat jane  momente te veçanta, reflektimi i se cileve eshte i 
paskajshem. Feste ku  gjalleria eshte e shkalles me te persosur ngase te gjithe 
pershendesin dhe  urojne festen e madhe, nuk ekzistojne dallime dhe ndasi. Ne 
kete feste te gjitha  opinionet negative eliminohen dhe mbi te gjitha dominon 
buzeqeshja dhe gezimi.  Bajrami i Ramazanit ashtu siç edhe e quajme ndryshe 
njihet si feste e  devotshmerise, por edhe deshmi e solidaritetit dhe 
vellazerise.

Ne Xhamin  me te madhe shqiptare dhe nje nga me te medhjat ne SHBA- ne 
ishullin e Nju  Jorkut, Staten Island, rreth 5 mije besmitare nga te gjitha 
trojet shqiptare, u  mblodhen sot heret ne mengjes per te falur Fiter Bajramin 
ne xhamin e njohur  "Qendra Kulturore Islamike Shqiptare" ne Victory Bulevard 
ne Staten Island. Kjo  xhami thuhet se i ploteson nevojat e ketij 
komuniteti ne kete ishull i banuar  edhe nga emigrantet shqiptare, kryesishte atyre 
qe kan ardhur nga Mali i Zi( Kraja e Ulqini)  dhe Dibra e Madhe. Qendra 
islamike shqiptare ne Stejten Ajland te Nju Jorkut  eshte ndoshta objekti me i 
madh shqiptar i ketij lloji ne Shtetet e Bashkuara i  themeluar ne vitin 1990. 
Sot, kjo qender terheq nje numer besimtaresh nga mbare  Nju Jorku

Xhamia ishte e mbushur perplote me besimtare shqiptare te  cilet kishin 
ardhur edhe nga Nju Jorku e shtete per rreth tij, Kenektiket,  Pensillvenia, 
Nju Xhersi e tjere.

Ne oren 6:15 minuta filloje  ligjerimi, pas faljes se Namazit te Sabahut. 
Ligjerimi u hap nga Imam Omer  Kadriu nga Dibra e Madhe, i pasuar nga 
Sekretari i pergjithshem i bashkesise  islame Imam Ferit Bedrolli nga Lipjani, me 
pase nga Hafez, Imam Dhulkasenj  Vardari, drejtore dhe themelues i Qendres 
islamike shqiptare ne Stejten Ajland  (Staten  Island) te Nju Jorkut, nga  
shqiptaret e Shkupit,. Ndersa, Hutbia eshte mbajtur nga  Imami i Qendres  
Kultura Islamike, ne Staten  Island, Nju Jork, Imam dr.  Tahir Kukaj.

Sekretari i pergjithshem i bashkesise islame Ferit  Bedrolli, thote se 
"Mesazhi qe percolli Fiter Bjarami tek te gjithe besimtaret  shqiptare musliman, 
eshte qe te gjithe muslimanet t'i kontribojne paqes,  miresise dhe 
dashurise e respektit per çdonjerin. Te ruajme indetitetin tone  kombetar dhe fetar, 
qe te jemi nje element progresive ne kete shoqeri qe  jetojme, pa harruar 
asnjehere vendin nga kemi ardhur. Ne te ngrejme e te mbajme  ato urat e 
vellazerise mes bashkeatdhetareve tane kudo qe jane duke ua shtrire  atyre edhe 
doren e ndihmes, mbasi jetojme e punojme ne nje vend me plote te  mira" thote 
ai.

"Ne, tha ai kemi bere dhe ruajtjen e gjuhes dhe  tradidave shqiptare krahas 
fese jane qellimet kryesore te kesaj Qendre. Ketu  shqiptaret pergatiten e 
mesojne sesi te behen shtetas shembullore dhe te respektojne çdo njeri 
pavaresisht se ciles kombesie apo feje i perkasin. Imam  Bedrolli, gjithashtu 
krenohet veçanerisht me shkollen e kesaj qendre, programi i  se ciles eshte 
miratuar nga keshilli e arsimit shtetit te Nju Jorkut dhe eshte  shkolla keti 
lloji nder me te respektuarat ne Nju Jorku.

Ne Nju  Jork, Dita e madhe dhe e gezuar e Bajramit, sot, per fat te mire 
konçidoi edhe  me diten kur Asambleja e Pergjithshme e Kombeve te Bashkuara, 
sonte e fillon  shqyrtimin per propozim rezoluten e Serbise per Kosoven, te 
cilen Beogradi e ka  paraqitur mbreme, pas konsultimeve dhe harmonizimit me 
Bashkimin  Evropian.

Dr. Tahir Kukaj imam i Xhamis shqiptare ne Staten  Island, thote se kjo ka 
nje  lidhje te forte shpirterore dhe te shenjte. "Mbasi, çdo arritje e 
kombit  shqiptare, ka pasur bekimin e fese - prej se kur Shqiperia shpalli 
pavaresine e  saj me 1912, çlirimi i vendit, pavaresia e Kosoves, deklarimi i 
Kushtetutes se  Kosoves, vendimi historik i Gjykates Nderkombetare te 
Drejtesise, dhe patjeter  se sot Kosova do te triumfoje edhe ne Asamblen e 
Pergjithshme e Kombeve te  Bashkuara, ne Nju Jork."

Per dr. Kukajn, çdo fitore dhe arritje e  kombit tone eshte fruti i bekimit 
te fese e cilido besimi qofte ai, mbasi dihet  se ne jemi simbol ne bote i 
bashkejeteses fetare , dashurise e respektit per  njeri tjetrin". "Ne kete 
xhami( Qendren islamike shqiptare ne Stejten Ajland  (Staten  Island) te Nju 
Jorkut,) do  te theksoja, thote Imam Tahir Kukaj, se çdo lutje fillon per 
popullin shqiptare,  per dite me te mira dhe me te lumtura per shqiptaret kudo 
qofshin. Ne lutemi qe  Zoti t'a bekoje kete vend dhe te bekoje Shqiperine e 
Kosoven, shqiptaret kudo ne  trojet e tyre.", theksoje ai

Besimtare pas faljes percollen urime  te Bajramin tek te gjithe besimtaret 
muslimane ne Shqiperi, Kosove trojet  shqiptare dhe diaspore me shpresen dhe 
deshiren qe viti i ardhshem te jete edhe  me mire. Me rastin e festes se 
Fiter Bajramit, lidere politik, perfaqesues te  bashkesive tjera fetare, dhe 
besimtare shqiptare te krishter e ortodoks, kane  pergezuar bashkekombasit e 
tyre, besimtaret mysliman shqiptare ne SHBA-es, se  bashku me gjithe 
bashkatdhetaret te trojeve etnike dhe te diaspores.












 
 
 

Mërgimtarët tanë, emigruara nga Shqipëria, Kosova, Presheva,  Bujanoci, 
Medvegja, Mali i Zi

Rreth 5 mijë besimtarë musliman kremtuan Fitër Bajramin në  New York
 


Rreth 5 mijë besimtarë musliman shqiptarë  kremtuan Fiter-Bajramin në 
Qëndrën Islame Kulturore Shqiptare(AICC), në   Staten Island


BEQIR SINA,  STATEN ISLAND


Çdo arritje e  kombit shqiptarë, ka pasur bekimin e fesë  - lutje për 
Shqipërinë, Kosovën  etrojet shqiptare


STATEN ISLAND - NEW YORK CITY:  Më datë 9 shtator mbarë shqiptarët 
muslimanë kremtuan festën madhështore të  Fitër Bajramit. Këtë, festë, e cila nxjerr 
në pah vlerat më të vyera islame, të  cilat ndërtojnë harmoninë dhe 
bashkëjetesën, e muslimanëve dhe shndrisin rrugën  e ardhmërisë së tyre, u festua 
edhe në SHBA-ës, nga bashkësia islame  shqiptare.

Pra, nga mërgimtarët tanë, emigruara nga Shqipëria,  Kosova, Presheva, 
Bujanoci, Medvegja, Mali i Zi, Maqedonia dhe Çamëria, me një  mesazh të dalë nga 
të gjiitha xhamit, këtu në SHBA-ës, që këto vlera njerëzorë  të ruhen, 
kultivohen dhe të shpërndahen tek të gjithë besimtarët musliman  shqiptarë, kudo 
që ndodhen. Këtu në diasporë, dhe në trojet  shqiptare.

Bashkësia Fetare Shqiptare Islame në Staten Island, ku  mendohet se jeton 
komuniteti më i madh musliman shqiptarë në Nju Jork e për  rreth tij -  
mbajtjen sot dhe manifestimin qendror të kësaj dite të madhe  duke e shënuar në 
-Qëndrën Islame Kulturore Shqiptare(AICC), në ishullin  njujorkez Staten 
Island. Madhështia e kësaj feste ka bërë që një numër tepër i  madh i 
besimtarëve muslimanë shqiptarë, të vijnë qysh heret në mëngjes në këtë  xhami, për të 
përcjell për së afërmi manifestimin e kësaj feste madhështore, së  bashku 
me fëmijët e tyre, gra dhe të moshuar.

Dita e Fitër  Bajramit, erdhi pas një muaj agjërimi për të gjithë 
besimtarët, të cilat janë  momente të veçanta, reflektimi i së cilëve është i 
paskajshëm. Festë ku  gjallëria është e shkallës më të përsosur ngase të gjithë 
përshëndesin dhe  urojnë festën e madhe, nuk ekzistojnë dallime dhe ndasi. Në 
këtë festë të gjitha  opinionet negative eliminohen dhe mbi të gjitha dominon 
buzëqeshja dhe gëzimi.  Bajrami i Ramazanit ashtu siç edhe e quajmë ndryshe 
njihet si festë e  devotshmërisë, por edhe dëshmi e solidaritetit dhe 
vëllazërisë.

Në Xhamin  më të madhe shqiptare dhe një nga më të mëdhjat në SHBA- në 
ishullin e Nju  Jorkut, Staten Island, rreth 5 mijë besmitarë nga të gjitha 
trojet shqiptare, u  mblodhën sot heret në mëngjes për të falur Fitër Bajramin 
në xhamin e njohur  "Qendra Kulturore Islamike Shqiptare" në Victory Bulevard 
në Staten Island. Kjo  xhami thuhet se i plotëson nevojat e këtij 
komuniteti në këtë ishull i banuar  edhe nga emigrantët shqiptarë, kryesishtë atyre 
që kan ardhur nga Mali i Zi(  Kraja e Ulqini) dhe Dibra e Madhe. Qëndra 
islamike shqiptare në Stejten Ajland  të Nju Jorkut është ndoshta objekti më i 
madh shqiptar i këtij lloji në Shtetet  e Bashkuara i themeluar në vitin 1990. 
Sot, kjo qendër tërheq një numër  besimtarësh nga mbarë Nju Jorku

Xhamia ishte e mbushur përplotë me  besimtarë shqiptarë të cilët kishin 
ardhur edhe nga Nju Jorku e shtete për rreth  tij, Kenektiket, Pensillvenia, 
Nju Xhersi e tjerë.

Në orën 6:15  minuta fillojë ligjerimi, pas faljes së Namazit të Sabahut. 
Ligjerimi u hap nga  Imam Omer Kadriu nga Dibra e Madhe, i pasuar nga 
Sekretari i përgjithshëm i  bashkësisë islame Imam Ferit Bedrolli nga Lipjani, më 
pasë nga Hafëz, Imam  Dhulkasenj Vardari, drejtorë dhe themelues i Qendrës 
islamike shqiptare në  Stejten Ajland (Staten Island) të Nju Jorkut, nga 
shqiptarët e Shkupit,. Ndërsa,  Hutbia është mbajtur nga  Imami i Qëndrës Kultura 
Islamike, në Staten  Island, Nju Jork, Imam dr. Tahir Kukaj.

Sekretari i përgjithshëm i  bashkësisë islame Ferit Bedrolli, thote se 
"Mesazhi që përcolli Fitër Bjarami  tek të gjithë besimtarët shqiptarë musliman, 
është që të gjithë muslimanët t'i  kontribojnë paqes, mirësisë dhe 
dashurisë e respektit për çdonjerin. Të ruajmë  indetitetin tonë kombëtar dhe fetar, 
që të jemi një element progresive në këtë  shoqëri që jetojmë, pa harruar 
asnjëherë vendin nga kemi ardhur. Ne të ngrejmë e  të mbajmë ato urat e 
vëllazërisë mes bashkëatdhetarëve tanë kudo që janë duke ua  shtrirë atyre edhe 
dorën e ndihmës, mbasi jetojmë e punojmë në një vend me plotë  të mira" thotë 
ai.

"Ne, tha ai kemi bërë dhe ruajtjen e gjuhës dhe  tradidave shqiptare krahas 
fesë janë qellimet kryesore të kësaj Qëndre. Këtu  shqiptarët përgatiten e 
mësojnë sesi të bëhen shtetas shembullorë dhe të  respektojnë çdo njeri 
pavarësisht se cilës kombësie apo feje i përkasin. Imam  Bedrolli, gjithashtu 
krenohet veçanërisht me shkollën e kësaj qëndre, programi i  së cilës është 
miratuar nga këshilli ë arsimit shtetit të Nju Jorkut dhe është  shkolla këti 
lloji ndër më të respektuarat në Nju Jorku.

Në Nju  Jork, Dita e madhe dhe e gëzuar e Bajramit, sot, për fat të mirë 
konçidoi edhe  me ditën kur Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, 
sonte e fillon  shqyrtimin për propozim rezolutën e Serbisë për Kosovën, të 
cilën Beogradi e ka  paraqitur mbrëmë, pas konsultimeve dhe harmonizimit me 
Bashkimin  Evropian.

Dr. Tahir Kukaj imam i Xhamis shqiptare në Staten Island,  thotë se kjo ka 
një lidhje të fortë shpirtërore dhe të shënjtë. "Mbasi, çdo  arritje e 
kombit shqiptarë, ka pasur bekimin e fesë - prej se kur Shqipëria  shpalli 
pavarësinë e saj më 1912, çlirimi i vendit, pavarësia e Kosovës,  deklarimi i 
Kushtetutës së Kosovës, vendimi historik i Gjykatës Ndërkombëtare të  
Drejtësisë, dhe patjetër se sot Kosova do të triumfojë edhe në Asamblen e  
Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, në Nju Jork."

Për dr. Kukajn,  çdo fitore dhe arritje e kombit tonë është fruti i bekimit 
të fesë e cilido  besimi qoftë ai, mbasi dihet se ne jemi simbol në botë i 
bashkëjetesës fetare ,  dashurisë e respektit për njeri tjetrin". "Në këtë 
xhami( Qendrën islamike  shqiptare në Stejten Ajland (Staten Island) të Nju 
Jorkut,) do të theksoja,  thotë Imam Tahir Kukaj, se çdo lutje fillon për 
popullin shqiptarë, për ditë më  të mira dhe më të lumtura për shqiptarët kudo 
qofshin. Ne lutemi që Zoti t'a  bekojë këtë vend dhe të bekojë Shqipërinë e 
Kosovën, shqiptarët kudo në trojet e  tyre.", theksojë ai

Besimtarë pas faljes përcollën urime të  Bajramin tek të gjithë besimtarët 
muslimanë në Shqipëri, Kosovë trojet shqiptare  dhe diasporë me shpresën dhe 
dëshirën që viti i ardhshëm të jetë edhe më mirë.  Me rastin e festës së 
Fitër Bajramit, liderë politik, përfaqësues të bashkësive  tjera fetare, dhe 
besimtarë shqiptarë të krishter e ortodoks, kanë përgëzuar  bashkëkombasit e 
tyre, besimtarët mysliman shqiptarë në SHBA-ës, së bashku me  gjithë 
bashkatdhetarët të trojeve etnike dhe të diasporës.
clip_image001.jpg (image/jpeg, 35.9 KB) - not displayed
clip_image002.jpg (image/jpeg, 224.3 KB) - not displayed
clip_image003.jpg (image/jpeg, 144.4 KB) - not displayed
clip_image004.jpg (image/jpeg, 215.7 KB) - not displayed
clip_image005.jpg (image/jpeg, 94.4 KB) - not displayed
lmpx.com only provides a reader for public news (NNTP) servers. It is not affiliated with the servers or forums shown here and is not responsible for the content of articles, which is written by their respective authors.