Intervista : Betejat lobuese te Pacollit

[email protected]
Newsgroups gmane.politics.region.albania.shqiperia
Message-ID <[email protected]>
 
_http://www.ina-online.net/_ (http://www.ina-online.net/)         -     
_Iliria  News Agency_ (http://www.ina-online.net/)   
Betejat lobuese te Pacollit    
Intervista ekskluzive e liderit te AKR-se,  Behgjet Pacolli per agjencine e 
lajmeve INA. Lobimi, pozicionimi kundrejt  pozites dhe opozites, rasti i 
Hages me Haradinaj,  etj... 

Pacolli:  Kosova anetare e OKB-se ne shtator te  2011   

Lideri i AKR-se,  Behgjet Pacolli deklaroi ne nje interviste per agjencine 
e lajmeve INA se  Republika e Kosoves ne shtatorin e vitit 2011 do te behet 
shteti i 193 i OKB-se.  
Shteti i 193-te, i OKB-es,  Republika e Kosoves dhe flamuri i saj do te 
vendoset ne shtizat e OKB-es, ne  shtatorin e vitit qe vjen, pra me 2011. Por, 
nuk do te thote se ketu perfundon  gjithçka. Ne duhet te punojme edhe me 
shume qe t'a forcojme dhe konsolidojme  shtetin tone Kosoven. Te punojme me 
shume per ngritjen e Kosoves ne ekonomi,  mireqenien dhe te forcojme mbrojtjen 
e saj ne baze te kushtetutes se saj te  shenjte", deklaroi per INA, lobuesi 
per Kosoven, Pacolli. 
Ai nenvizon se lobimi i ti  nuk eshte per lavdi personale, por per te miren 
e Kosoves dhe qytetareve te saj.  
"Kam lobuar fiqishem, sidomos ne ato vende ku une personalishte kam edhe  
miqte e mi, qe jane presidente, mbreter dhe kryeministra te disa vendeve.  
Gjithçka kam bere jo per emer, as per perfitime, por e kam bere gjithçka per  
vendin tim, shtetin e Kosoves, qe emri i saj dhe vendi qe e meriton Kosova, 
te  jene aty ku duhet. Dhe Kosova sa me pare te zere vendin e saj!", theksoi 
per  agjencine e lajmeve INA, kryetari i AKR-se, Behgjet Pacolli, duke 
shtuar se ka  pasur tentativa per te bllokuar dhe penguar lobimet e tij.  
(B.S/INA)
(Intervisten e plote  e zhvilloje  Beqir Sina/INA )  

Jeni ndodhur rastesisht apo me mision ne Nju  Jork, pikerisht ne ditet e 
punimeve te Sesionit te 65-te te Asamblese se  Pergjithshme te OKB-se ? 
Pacolli : Nuk eshte fare e rastit, pasi une prej dites se  pare te 
shpalljes se pavaresise se Kosoves, me mjetet dhe shpenzimet e mija  personale, 
mundin dhe punen time, kam lobuar ne vazhdimesi ne te gjithe boten  per Kosoven, 
pavaresine, dhe njohjen e saj nga sa me shume shtete. Ju e dini  fare mire, 
se une ne SHBA-es, nuk jam vetem tash, por jam ketu me nje sere  
prezantimesh, me nje sere takimesh zyrtare, te cilat, kane nisur prej vitit  2004. 
Para shpalljes se pavaresise dhe leximit te  deklarates se pavaresise se 
Kosoves. Kam lobuar fuqishem, sidomos ne ato vende,  ku une personalisht kam edhe 
miqte e mi, qe jane presidente, mbreter dhe  kryeministra te disa vendeve. 
Gjithçka e kam bere jo per emer, as per perfitime,  por e kam bere gjithçka 
per vendin tim, shtetin e Kosoves, qe emri i saj dhe  vendi qe e meriton 
Kosova, te jene aty ku duhet. Dhe Kosova sa me pare te zere  vendin e saj! 
Kjo do te thote se ju po loboni  ? 
Pacolli : Sigurisht se po ! qe po loboje madje edhe  fuqishem. Ndersa, do 
te shtoja se une kam lobuar ne SHBA, qysh pa filluar  lobimet zyrtare te 
Kosoves, me dy firma te fuqishme. Nje e tille ka qene ne  Uashington dhe nje ne 
Nju Jork. Dhe vete fakti qe ish Presidenti i SHBA, miku i  madh i 
shqiptareve George E. Bush, deklaroi ne mes te Tiranes, ne viziten e pare  te nje 
presidenti te SHBA-es, ne detyre ne Shqiperi, se "Kosova duhet te jete e  
pavarur", pa dyshim qe ka edhe punen e mire lobuese, nje pjese atij lobimi qe  kam 
bere une gjate asaj kohe ne Uashington. Kjo tregon se lobimi qe kam bere 
une  me firmen time ne Uashington ka qene mjaft efikas dhe i fuqishem. 
Menjehere pas  17 shkurtit, dites se shpalljes se pavaresise se Kosoves, qe te 
nesermen une,  kam filluar fushaten time lobuese, per njohjet e metutjeshme. Me 
kete rast pata  fatin te krijoje disa grupe lobuese neper vende te ndryshme 
te botes, dy prej te  cilave i kam ketu ne SHBA. Une gjate ketyre diteve kam 
themeluar nje zyre te  plote pune ne Nju Jork ne “Milenium ne Plaza Hotel”
, ku jane vendosur shtabi dhe  nje grup i madh i lobisteve te cilet do te 
punojme bashke per Kosoven. Gjate  kesaj kohe pra ne nje periudhe 6 vjeçare 
gupet e mija lobuese me mua ne krye  kemi pasur fatin te takohemi dhe te 
flasim per Kosoven me shume burreshtetas,  mbreter, presidente e kryeministra, 
dhe diplomat te ndryshem te botes. Mund te  them se mbas gjithe kesaj pune te 
shkelqyer qe kemi bere ne kete drejtim mund te  deklaroje me ndergjegje se 
"me shume se 20 shtete nga 71 qe e kane njohur deri  tash Kosoven shtet, kane 
qene si rezultat i punes sone, ne lobimin qe kemi bere  neper ato shtete.  
Atehere ne emer te kujt flete Pacolli  ? 
Pacolli : Duke e pare AKR-ne partine time si pergjegjese  direkte per 
mbarevajtjen e gjerave ne Kosove, partia ime AKR-ja, ka punuar per  punet me 
madhore ne Kosove. Ne jemi duke folur dhe duke i ikur fjaloreve te  zhanrit te 
"piste", qe perdoren ndonjehere fatkeqesisht ne Parlamentin e  Kosoves. Une 
dhe partia ime megjithese jemi ne opozite, prape se prape jemi nje  opozite 
konstruktive dhe kemi zgjedhur rrugen qe te sherbejme Kosoves per gjerat  qe 
kerkon ajo nga ne. Mbasi eshte dashte qe ne Kosoven gjithsesi duhet t'a  
deshmojme se ka shtet dhe jemi ne gjendje te bejme e te mbajme shtetin ashtu te 
 forte e te konsoliduar demokratik dhe sovran. Mendoj se ne gjerat me 
madhore,  une dhe AKR-ja e kemi "ndjere veten pothuajse pjese e "qeverise ", ne 
gjerat aty  ku eshte dashte te jemi, pra, perfshire ketu edhe lobimin qe po 
bejme per  Kosoven.Madje, per kete ashtu si dhe thoni ju ne shume raste edhe 
jam kritikuar,  sepse une dhe AKR-ja, nuk bejme "opozite te forte" kundra 
Qeverise. Une as qe e  kam bere, dhe as qe e beje nje gje te tille, perderisa 
e shoh se Qeveria punon  per te miren e vendit - aty ku une kam pare gjera 
te mira. Rendesi ka per mua qe  te gjithe te punojme per Kosoven. S`ka 
rendesi se ne emer te kujt flasim per  Kosoven.  
Pra, a nuk duket keshtu sikur ju nuk po beni dot  "opoziten", pasi keni 
zgjedhur menyren te loboni  ? 
Pacolli: Tash kohet e fundit kam verejtur se njerezit  mendojne krejt 
ndryshe nga çfare mendoni ju. Ata mendojne se "kjo lloj opozite"  qe ka bere 
AKR-ja, ka qene mese e drejte. Se Kosova shteti me i ri i botes pas  pavaresise 
eshte dashte menjehere te formonte organet e veta shteterore, qe t'a  
deshmonte veten si shtet , te deshmonte edhe besimin qe komuniteti nderkombetar  i 
dha Kosoves, me ato njohjet e para dhe te menjehershme, qe erdhen pas  
shpalljes se pavaresise.  
Gjithmone une kam "thirrur per unitet" mes partive, ne  daç ato ne pushte 
apo ato opozitare, qe ne ato gjera qe dihet se jane madhore  per çeshtjen e 
Kosoves, ne shtetberjen e Kosoves, gjithsesi te gjejme nje gjuhe  te 
perbashket, per te qene sa me te bashkuar.  
Zoti Pacolli, mire po ju per kete jeni kritikuar  vazhdimisht se po "loboni 
per hesapin tuaj" dhe se "nuk po beni opozite" por, po  i kushtoheni me 
shume "lavdise" personale! 
Pacolli: Kjo, do te thoja nuk eshte aspak e vertet! Ne  jemi per nje 
opozite konstruktive. Opozite qe te ndihmohet ne ato raste ku  opozita mund te 
luaj rol e te japi kontributin e saj ne shtetberjen. Sesa e  paguan kete 
opozita, per mua kjo ka shume pak rendesi. Ne kemi bere opozite  konstruktive te 
fuqishme, pavaresisht se une personalisht, kam qene me shume i  angazhuar me 
lobimin e çeshtjes se Kosoves. 
A keni ndonje oferte kompensimi apo çka do te  kerkoni nga Qeveria per 
punen qe po beni ? 
Pacolli: Une jam shume i kenaqur se nje pjese e mire e  qytetareve te 
Kosoves ka mirepritur punen time dhe kane shprehur faleminderime.  Kete e kisha 
dashte edhe nga Qeveria dhe institucionet e saj. Por, heshtja e  tyre qe ka 
dominuar me shqeteso, dhe sidoqofte me "brengose" se perse. Ju them  me plot 
gojen, se ka pasur edhe tendenca per te me penguar ne punen time. Qe te  
pengohet lobimi duke u mundur t'i japin nje karakter tjeter, siç ishte dhe 
rasti  me Republiken Islamike te Iranit. 
Po cilat jane pikat  kritike qe ka leshuar AKR kunder Qeverise  ? 
Pacolli: Dihet mire se ne si parti i jemi kundervene disa  privatizimeve ne 
Kosove. Dhe nuk kemi bere vetem opozite duke iu kundervene dhe  kaq, por 
kemi sjell edhe alternativat tona. Ne si per shembull i jemi kundervene  
privatizimit te Aeroportit nderkombetar te Prishtines, i cili, sipas nesh nuk ka  
qene aspak ne interes dhe leverdine e shtetit te Kosoves. Dhe se rezultatet 
e  ketij privatizimi do te shihen pas nje viti ose dy vjetesh, kur do te 
dal ne  shesh qe ky privatizim ka qene nje hap i gabuar i Qeverise dhe i pa 
dobishem per  Kosoven. Kemi bere opozite tek privatizimi i PTK-es, i jemi 
kunder vene asaj se  eshte ne pyetje nje nga institucionet me strategjike te nje 
vendi. Posta  Kombetare ne asnje vend te botes nuk privatizohet dhe nuk ka 
te drejte asnje  Qeveri t'a marre ne dore ate e t'a privatizoje. Kjo kompani 
duhej nje here te  zhvillohej dhe me pas duhet te jepte maksimumin e saj 
dhe kur te mberrinte tek  maksimumi atehere dhe vlera i rritej, duhej te 
bisedohej se çfare te behej. Per  kete, ne i dhame Qeverise nje alternative dhe 
une personalisht gjeta nje kredi  nga Britania e Madhe. Dergova dhe letrat 
intend, duke u thene qe te mos  privatizohet. Sepse, nese e privatizoni PTK, u 
thashe nuk do te merrni me shume  se 300 milion euro. Une, premtova 400 
milion per kete privatizim dhe qe per 6  vite t'ju jepej kompanive kredidhenese 
me menaxhim, dhe pas 6 vjeteve kompania  perseri t'i kthehej Kosoves ne 
menaxhim. Pra, keshtu do te ruanim perseri  kompanine e PTK-es, Kosoves.  
Ne spektrin e opozites kemi rastin Haradinaj dhe  Hagen. Çfare po behet 
lidhur me kete  rast sipas jusha nga faktoret politik dhe institucional ne 
Kosove  ? 
Pacolli: Se pari duhet te shpreh respektin e madh qe kam  per 
personalitetin e zotit Haradinaj. Pasi, Ramush Haradinaj i perket njeres  prej familjeve 
qe ka dhene me shume per Kosoven, çlirimin dhe pavaresine e saj.  Krahas me 
familjen e Jasharajve, krahas me Rugoven, dhe me disa familje te  tjera, 
Haradinajt kane zene nje vend te veçante ne ate qe kane dhene me shume  per 
Kosoven. Ne po e ndjejme mungesen e tij se na ka munguar njeri prej  
opozitareve me dinamike ne Kosove. Dhe ne si opozite mendoje se ndoshta kemi  bere aq 
sa mund te bejme, ndersa per qeverine dhe institucionet e saj nuk mund  te 
them asgje, se jam jo shume i kenaqur. Une deshiroje qe miku im Ramush  
Haradinaj te kthehet sa me pare, si i duhet Kosoves ne keto momente me shume se  
kurre, qe te punojme per te miren e Kosoves, se bashku me te. Per kete 
Ramushi  dhe partia e tij i ka pasur gjithmone" dyert, dhe zemren dhe krahet" tek 
AKR-ja  te hapur te bashkepunojme si opozite konstruktive. Ramushi i mungon 
shume me  teper Kosoves, doja te thoja se une personalisht do te beje çmos 
qe Ramush  Haradinaj te lirohet sa me pare.  
Keni ndonje vleresim apo parashikim se kur Kosova  do te behet shteti i 193 
i OKB-se ? 
Pacolli : Kosova sipas meje ne Sesionin e ardhshem pra ne  vitin 2011, do 
te jete anetare me te drejta te plota e familjes se Kombeve te  Bashkuara. 
Pra shteti i 193-te i OKB-se. Flamuri i Republikes se Kosoves do te  vendoset 
ne shtizat e OKB-es, ne shtatorin e viti qe vjen. Por do te apeloja se  nuk 
do te thote se ketu perfundon gjithçka, ne duhet te punojme edhe me shume ta 
 forcojme dhe konsolidojme shtetin tone Kosoven.  (INA)
lmpx.com only provides a reader for public news (NNTP) servers. It is not affiliated with the servers or forums shown here and is not responsible for the content of articles, which is written by their respective authors.