Shqiptaret ne New York, nje Kombe " dy shtete, dy presidente dhe dy kryeministr
| Newsgroups | gmane.politics.region.albania.shqiperia |
|---|---|
| Message-ID | <[email protected]> |
Nju Jork: Raport special nga fillimi i punimeve te Asamblese se
Pergjithshme te Kombeve te Bashkuara, Sesioni i 65-te
Presidenti Barack Obama per here te dyte ne Kombet e Bashkuara, i
drejtohet Asamblese se Pergjithshme ne emer te shtetit me te fuqishem dhe
superfuqise se botes
BEQIR SINA, New York
Shqiptaret ne New York, nje Kombe " dy shtete, dy presidente dhe dy
kryeministra"
UNITED NATIONS NYC : Ky eshte viti i dyte qe Presidenti i SHBA-es, Barck
Obama, prej se kur erdhi ne Shtepine Bardhe do t'i drejtohet Asamblese se
Pergjithshme te Kombeve te Bashkuara, Sesioni i 65-te. Vitin e kaluar,
Sesionin e 64-te, te Asamblese se Pergjithshme te OKB-es, Presidenti Barack
Obama i ishte drejtuar ne nje takim gjate atij sesioni Keshillit te Sigurimit
te OKB-se mbi mosperhapjen e armeve berthamore dhe mori konsensusin ne
marrjen e vendimeve mbi reduktimin e armeve berthamore e çeshtje te
marredhenieve te SHBA me boten Islame, te cilat erdhen dhe duke u permiresuar. Ndersa,
udheheqesit boteror, diplomatet dhe politikane nga mbare bota, ne lidhje
me fjalimin e adresuar Kombeve te Bashkuara nga Presidenti i 44-te i
SHBA-es, Barack Obama, e kane para ate si potencialin e tij - diku ne te ardhmen
- per te udhehequr politiken boterore nga SHBA-es .
Ne seline e OKB-se kete mesjave Presidenti Obama do te kthehet, me nje
fjalim tjeter per t'ju drejtuar udheheqesve te 192 vendeve, Mbreter,
Presidente dhe Kryeminister. Sipas Shtepise se Bardhe e cila pergatite fjalimin
thuhet se "Kete here, fjalimi i Obames do te jete i adresuar ne mesazhet qe
jane shperndare ne shume, drejtime. Sfida ne kete fjalim dhe takimet e tij
sidomos ato ne darken tradicionale madheshtore me te gjithe pjesmarresit
(Mbreter, Presidente dhe Kryeminister) do te jete per presidentin e shtetit me
te fuqishem te botes, superfuqine e vetme, eshte te percaktoje nje mesazh
qe mund te dal fitimtar.
Kete vit, z. Obama po perballet me nje rruge te veshtire ekonomike ne
vend, me nje papunesi qe ka arritur deri ne mbi 9%. Shtepia e Bradhe ka lene
per te kuptuar se Presidenti i SHBA-es, Barack Obama do t'i drejtohet
Asamblese se Pergjithshme te Kombeve te Bashkuara, Sesioni i 65-te ne nje pjese te
gjate fjalimit zhdukjes se varferise. Mbasi sipas Byrose se Regjistrimeve
te SHBA raporti se ne 2009 , tregone se me shume amerikane jetojne ne
varferi, me shume se kurre me pare. Keshtu qe parashihet se fjalimi i
Presidentit Obama , "Do te jete i perqendruar, mbi çeshtjet ekonomike, te cilat
luajne nje rol udheheqes ne zgjedhjet afatmesme te SHBA, ne menyre qe edhe
Kongresi i SHBA te rrisi presionin ndaj Kines ne veshtersite e valutes dhe
çeshtjet e tregtise.
Dy jave para fjales se tij para Asamblese se Pergjithshme Sesioni i 65
-te, i OKB-se, Presidenti Barack Obama mbajti nje fjalim ne Sharm el-Sheikh -
Egjypte, me liderit e Lindjes se Mesme, fjalim e cili synonte fillimin e
nje iniciative per te permiresuar marredheniet e SHBA me boten muslimane dhe
menyrat se si do te zgjidhet çeshtja ne Lindjen e Mesme. Duke pare se kete
vit, kundershtite qe rrethojne Presidentin e SHBA, jane shtuar se jane
çeshtje me merredheniet nderfetare prane Qendres Islamike, ne Kuoten Zero -
Ground Zero, te Nju Jorkut, si dhe kercenimet e grupeve dhe liderve fetar
radikal per djegien e librit te shenjte te Kur'anit, nisur si filli nga nje
predikues ne Florida, ka shkaktuar ndjenje te forte kunder SHBA-ve ne boten
muslimane, jo vetem ne SHBA-es, por ne mbare boten.
Ne qofte se, siç thote Voltaire, i persosuri eshte armik i mire, atehere
perpjekjet e Presidentit Obama per te trajtuar çdo çeshtje te rendesishme,
ne fjalimin e tij drejtuar Asamblese se Pergjithshme Sesioni i 65 -te, i
OKB-se, dhe takimet e shumta qe do te zhvilloje ai kete jave ne New York,
mund te zhdukin "turbullirat", dhe t'i japin perparesite e fjalimit te tij
dhe mund te rrisin ndikimin e tij dhe SHBA-es, ne kete bote te trazuar.
Shtepia e Bardhe, nuk jep shume detaje nga fjala e Presidentit Oabama, por
ata thone se kane parashikuar kater prioritetet e z. Obama, qe pritet te
diskutoje ne te dy adresat kryesore para OKB-se: zhdukja e varferise,
permiresimin e kushteve te paqeruajtese te OKB-se, kudo neper bote, dhe kujdes do
t'i kushtohet ne fjalimin e tij dhe takimet e Presidentit Obama me
Mbreter, Presidente dhe Kryeminister nga e gjithe bota qe ndodhen keto dite ne New
York " çeshtje te rendesishme te sigurise, promovimin e te drejtave te
njeriut ne çdo vend te botes, dhe trajtimi i sfidave mjedisore."
Presidenti gjithashtu do te marre pjese ne nje takim te rendesishem te
drejtuar nga Sekretari i Pergjithshem i OKB-se, Ban Ki-mun, i cili do t'i
kushtohet Sudanit.
Sekretari i shtypit ne Shtepine e Bardhe, Robert Gibbs tha se edhe çshtja
e perhapjes se armeve berthamore ne Iran dhe Koreja e Veriut do te jene
keto dite sa do te qendroje ne New York Presidenti i SHBA-es, Barack Oabama
ne axhenden e tij.
Presidneti Obama pritet tju drejtoj ketyre dy vendve "Mesazhin e
mos-perhapjes se ketyre armeve te rrezikeshme". Ne OKB-se, Presidenti i SHBA-es,
Barack Obama do te kete ne fokus bisedimet e disa raundeve te sanksioneve
kunder Iranit dhe Korese se Veriut. Presidenti Obama ka per te bere thirrje
per nje bote te lire nga armet berthamore, dhe me te sigurte se me pare. Por,
dihet se ka dhe "zvarritje" per kete problem ne skenen nderkombetare, ne
ambicjet berthamore te energjise ne disa shtete arabe si : Kuvajti,
Jordani, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Arabia Saudite.
Keto sipas analisteve ketyre çeshtjeve jane vende qe te gjitha ne kerkim
per te zhvilluar programet berthamore te tyre te energjise per te
kompensuar perdorim shtepiak te energjise elektrike ne menyre qe ata te mund te
rrisin dhe eksportet te naftes e tyre, neper bote. Por, thone analistet
perdorimi i dyfishte ne pasurimin uraniumit - arsyeja qe bota eshte nervozuar per
programet berthamore te Iranit - ben qe SHBA-es te dalin me propozime
veçanerisht te veçanta.
Pastaj, ekziston çeshtja e armeve berthamore te Izraelit. Ku siç dihet
kohet e fundit administrata Obama ka rifilluar bisedimet e paqes ne Lindjen e
Mesme, dhe do te takohet gjate javes, kur kreret rajonale jane ne Nju Jork.
Barak Obama ka bere thirrje per nje Lindje te Mesme pa arme berthamore.
Por, kur Shtetet e Bashkuara, kane marr pjese ne Keshillin e te Drejtave te
Njeriut te OKB-se dhe Traktatin per rishikimin e Mosperhapjes se Armeve
(te dy keto forume te cilat nuk perfshijne Izraelin), Shtetet e Bashkuara te
Amerikes kane pasur kritika te shumta. Tensionet e fudnit ndermjet SHBA dhe
Izraelit kane terhequr, dhe Presidentin Obama, i cili sipas specialisteve,
ne New York ai duhet te jete i kujdesshem ne lidhje me mbjelljen e fares
se "dyshimte" per mbeshtetjen e SHBA per procesin e paqes.
Pra, ketu eshte ajo per te pare nje jave te rendesishme te Presidentit te
SHBA-es ne ne fjalimin e tij drejtuar Asamblese se Pergjithshme Sesioni i
65 -te, i OKB-se, dhe takimet e shumta qe do te zhvilloje ai kete jave ne
New York :
Presidenti Barack Obama eshte planifikuar per adresimin e OKB-se, dy here
kete jave: nje ai ne takimin e dites se merkure, diskutimet kunder
varferise dhe objektivat e OKB-se- takimi qe quhet Objektivat e Zhvillimit te
Mijevjeçarit (OZHM). Takim ky ku do te marre pjese edhe Kryeministiri i
Shqiperise, dr Sali Berisha.
Ndersa, te enjten ne mengjes, Presidenti i SHBA-es, Barack Obama per te
dyten here qysh se ka ardhur ne Shtepine e Bardhe, gjate debatit te vjetore
te Asamblese se Pergjithshme Sesioni i saj i 65-te do t'i drejtohet me
fjalimin e tij. Ai gjithashtu do te perfshihet edhe ne takimet per Sudan diten
e premte, dhe mund te marri pjese ne nje takim te Keshillit te Sigurimit.
Presidenti Obama do te kete takime te veçanta me disa udheheqes te botes,
duke perfshire kryeministrin kinez Wen Jiabao dhe kryeministrin japonez
Naoto Kan, te cilet jane ne nje gjendje te "veshtire" ne lidhje me nje
konflikt qe ka plasur ne lidhje me nje anije luftarake ne Detin e Kines Lindore.
Zoti Obama do te takohet dhe me Presidentin rus Dmitri Medvedev, me te
cilin nenshkroi marreveshjen START kete vit ne Prage, Marreveshje kjo qe i
kerkohej edhe Senatit te SHBA Komitetit per marredheniet e jashtme te
Komitetit te miratoi ate. Marreveshja kerkon ende ratifikimin nga Senati dhe nga
legjislaturat e Rusise.
Gjate ketyre diteve dhe Sekretaria e Shtetit Hillari Klinton ka nje
agjende te ngjeshur takimesh, kryesisht te perqendruar ne bisedimet e paqes se
Lindjes se Mesme.
Nje tjeter "headliner" linje kryesore e Presidentit te SHBA-es, Barack
Oabama, si zakonisht eshte edhe: Presidenti iranian Mahmoud Ahmadinexhad, ka
ai tashme, ka ardhur me "heret" se te tjeret ne Nju Jork, duke ofruar
bisedime te drejtperdrejta me SHBA-ne, per programin e tij berthamor dhe duke
bere thirrje per lirimin e shtetasve te Iranit, qe mbahen ne paraburgim ne
burgjet e SHBA. Protestat kunder regjimit te tij dhe per te kontestuar
zgjedhjet e qershorit, 2009 jane planifikuar per te enjten perpra Pallatit te
Qelqte, ku jane mbledhur 192 delegacione te larta nga mbare bota.
Udheheqesit libian Muamar Gadafi, i cili udhehoqi titujt e gazetave te
vitit te kaluar me ate "vrullin" qe pati ne fjalimin drejtuar e OKB-se duke
"thyer" edhe kohen e te folurit vitin e kaluar ne kohen e tij te caktuar,
nuk eshte planifikuar, per te folur te premten. Fjalimi i tij do jete nje
perpjekje per te afruar Libine per ate qe e kane perjashtuar nga Keshilli i
te Drejtave te Njeriut .
Shqiptaret ne New York, nje Kombe "me dy shtete, me dy presidenta me dy
kryeministra"
Presidenti i Shqiperise zoti Bamir Topi, dhe Kryeministri i Shqiperise,
Sali Berisha ndodhen kete jave ne New York, ku do te marre pjese ne punimet
e sesionit te 65-te te Asamblese se Pergjithshme te Kombeve te Bashkuara.
Gjate vizites disa ditore ne New York, Kryeministri Berisha do te kete
takime me homologe te tij, personalitete boterore, te pranishem ne punimet e
Asamblese se Pergjithshme te Kombeve te Bashkuara, si dhe me drejtues te
sipermarrjeve te medha amerikane.
Gjithashtu, Kryeministri Berisha do te marre pjese ne takime te ndryshme,
si ne takimin Objektivat Zhvillimore te Mijevjeçarit (Millenium Development
Goals), ne samitin e Lidereve te Ballkanit, ne hapjen e punimeve te
Forumit Klinton etj.. Kryeministri Berisha do te takohet edhe me perfaqesues te
diaspores, te cilet kane dhene dhe japin kontribut ne shoqerine amerikane.
Nje takim te veçante, Kryeministri Berisha do te kete edhe me delegacionin
e Republikes se Kosoves.
Poashtu, ne New York ndodhet prej sot edhe Presidenti i Republikes se
Kosoves, dr. Fatmir Sejdiu udhetoi dhe Kryeministri i Republikes se Kosoves
zoti Hashim Thaqi Gjate vizites, Presidenti Sejdiu pritet te zhvilloje nje
varg takimesh me lidere dhe perfaqesues te vendeve te ndryshme te botes, te
pranishem ne Nju-Jork ne kete kohe.
Presidenti Sejdiu do te marre pjese ne pritjen e organizuar nga Presidenti
i SHBA, Barak Obama, me rastin e fillimit te punimeve te Asamblese se
Pergjithshme, si dhe do te mbaje nje ligjerate ne Universitetin e Harvardit.
Se bashku me Presidentin Sejdiu, ne Nju-Jork jane edhe kryeministri Hashim
Thaçi dhe ministri i puneve te Jashtme, Skender Hyseni.
Qyteti i New York-ut, eshte gati te presi 192 delegacionet nga mbare bota
me udheheqesit me te larte te tyre. New Yorku ka mara masa me te larta te
sigurise dhe bllokimin e shume rruve dhe shesheve ne qyte me shume se ne
çdo kohe ne historine e New Yorkut
Nju Jork: Raport special nga fillimi i punimeve të Asamblesë së
Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Sesioni i 65-të
Presidenti Barack Obama për herë të dytë në Kombet e Bashkuara, i
drejtohet Asamblesë së Përgjithshme në emër të shtetit më të fuqishëm dhe
supërfuqisë së botës
BEQIR SINA, New York
Shqiptarët në New York, një Kombë " dy shtete, dy presidentë dhe dy
kryeministra"
UNITED NATIONS NYC : Ky është viti i dytë që Presidenti i SHBA-ës, Barck
Obama, prej se kur erdhi në Shtëpinë Bardhë do t'i drejtohet Asamblesë së
Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Sesioni i 65-të. Vitin e kaluar,
Sesionin e 64-të, të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-ës, Presidenti Barack Obama
i ishte drejtuar në një takim gjatë atij sesioni Këshillit të Sigurimit
të OKB-së mbi mospërhapjen e armëve bërthamore dhe mori konsensusin në
marrjen e vendimeve mbi reduktimin e armëve bërthamore e çështje të
marrëdhënieve të SHBA me botën Islame, të cilat erdhen dhe duke u përmirësuar. Ndërsa,
udhëheqësit botëror, diplomatët dhe politikanë nga mbarë bota, në lidhje
me fjalimin e adresuar Kombeve të Bashkuara nga Presidenti i 44-të i
SHBA-ës, Barack Obama, e kanë para atë si potencialin e tij - diku në të ardhmen -
për të udhëhequr politikën botërore nga SHBA-ës .
Në selinë e OKB-së këtë mesjavë Presidenti Obama do të kthehet, me një
fjalim tjetër për t'ju drejtuar udhëheqësve të 192 vendeve, Mbretër,
Presidentë dhe Kryeministër. Sipas Shtëpisë së Bardhë e cila përgatitë fjalimin
thuhet se "Këtë herë, fjalimi i Obamës do të jetë i adresuar në mesazhet që
janë shpërndarë në shumë, drejtime. Sfida në këtë fjalim dhe takimet e tij
sidomos ato në darkën tradicionale madhështore me të gjithë pjesmarrësit
(Mbretër, Presidentë dhe Kryeministër) do të jetë për presidentin e shtetit më
të fuqishëm të botës, supërfuqinë e vetme, është të përcaktojë një mesazh
që mund të dal fitimtar.
Këtë vit, z. Obama po përballet me një rrugë të vështirë ekonomike në
vend, me një papunësi që ka arritur deri në mbi 9%. Shtëpia e Bradhë ka lënë për
të kuptuar se Presidenti i SHBA-ës, Barack Obama do t'i drejtohet
Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Sesioni i 65-të në një pjesë të
gjatë fjalimit zhdukjes së varfërisë. Mbasi sipas Byrosë së Regjistrimeve
të SHBA raporti se në 2009 , tregonë se më shumë amerikanë jetojnë në
varfëri, më shumë se kurrë më parë. Kështu që parashihet se fjalimi i Presidentit
Obama , "Do të jetë i përqendruar, mbi çështjet ekonomike, të cilat luajnë
një rol udhëheqës në zgjedhjet afatmesme të SHBA, në mënyrë që edhe
Kongresi i SHBA të rrisi presionin ndaj Kinës në vështërsitë e valutës dhe
çështjet e tregtisë.
Dy javë para fjalës së tij para Asamblesë së Përgjithshme Sesioni i 65
-të, i OKB-së, Presidenti Barack Obama mbajti një fjalim në Sharm el-Sheikh -
Egjyptë, me liderit e Lindjes së Mesme, fjalim e cili synonte fillimin e
një iniciative për të përmirësuar marrëdhëniet e SHBA me botën muslimane dhe
mënyrat se si do të zgjidhet çështja në Lindjen e Mesme. Duke parë se këtë
vit, kundërshtitë që rrethojnë Presidentin e SHBA, janë shtuar se janë
çështje me merrëdhëniet ndërfetare pranë Qendrës Islamike, në Kuotën Zero -
Ground Zero, të Nju Jorkut, si dhe kërcënimet e grupeve dhe liderve fetar
radikal për djegien e librit të shenjtë të Kur'anit, nisur si filli nga një
predikues në Florida, ka shkaktuar ndjenjë të fortë kundër SHBA-ve në botën
muslimane, jo vetëm në SHBA-ës, por në mbarë botën.
Në qoftë se, siç thotë Voltaire, i përsosuri është armik i mirë, atëhere
përpjekjet e Presidentit Obama për të trajtuar çdo çështje të rëndësishme,
në fjalimin e tij drejtuar Asamblesë së Përgjithshme Sesioni i 65 -të, i
OKB-së, dhe takimet e shumta që do të zhvillojë ai këtë javë në New York, mund
të zhdukin "turbullirat", dhe t'i japin përparësitë e fjalimit të tij dhe
mund të rrisin ndikimin e tij dhe SHBA-ës, në këtë botë të trazuar.
Shtëpia e Bardhë, nuk jep shumë detaje nga fjala e Presidentit Oabama, por
ata thonë se kanë parashikuar katër prioritetet e z. Obama, që pritet të
diskutojë në të dy adresat kryesore para OKB-së: zhdukja e varfërisë,
përmirësimin e kushteve të paqeruajtëse të OKB-së, kudo nëpër botë, dhe kujdes do
t'i kushtohet në fjalimin e tij dhe takimet e Presidentit Obama me
Mbrëtër, Presidentë dhe Kryeministër nga e gjithë bota që ndodhen këto ditë në New
York " çështje të rëndësishme të sigurisë, promovimin e të drejtave të
njeriut në çdo vend të botës, dhe trajtimi i sfidave mjedisore."
Presidenti gjithashtu do të marrë pjesë në një takim të rëndësishëm të
drejtuar nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-mun, i cili do t'i
kushtohet Sudanit.
Sekretari i shtypit në Shtëpinë e Bardhë, Robert Gibbs tha se edhe çshtja
e përhapjes së armëve bërthamore në Iran dhe Koreja e Veriut do të jenë
këto ditë sa do të qëndrojë në New York Presidenti i SHBA-ës, Barack Oabama
në axhendën e tij.
Presidneti Obama pritet tju drejtoj këtyre dy vendve "Mesazhin e
mos-përhapjes së këtyre armëve të rrezikëshme". Në OKB-së, Presidenti i SHBA-ës,
Barack Obama do të ketë në fokus bisedimet e disa raundeve të sanksioneve
kundër Iranit dhe Koresë së Veriut. Presidenti Obama ka për të bërë thirrje
për një botë të lirë nga armët bërthamore, dhe më të sigurtë se më parë. Por,
dihet se ka dhe "zvarritje" për këtë problem në skenën ndërkombëtare, në
ambicjet bërthamore të energjisë në disa shtete arabe si : Kuvajti,
Jordani, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Arabia Saudite.
Këto sipas analistëve këtyre çështjeve janë vende që të gjitha në
kërkim për të zhvilluar programet bërthamore të tyre të energjisë për të
kompensuar përdorim shtëpiak të energjisë elektrike në mënyrë që ata të mund të
rrisin dhe eksportet të naftës e tyre, nëpër botë. Por, thonë analistët
përdorimi i dyfishtë në pasurimin uraniumit - arsyeja që bota është nervozuar
për programet bërthamore të Iranit - bën që SHBA-ës të dalin me propozime
veçanërisht të veçanta.
Pastaj, ekziston çështja e armëve bërthamore të Izraelit. Ku siç dihet
kohët e fundit administrata Obama ka rifilluar bisedimet e paqes në Lindjen e
Mesme, dhe do të takohet gjatë javës, kur krerët rajonalë janë në Nju Jork.
Barak Obama ka bërë thirrje për një Lindje të Mesme pa armë bërthamore.
Por, kur Shtetet e Bashkuara, kanë marr pjesë në Këshillin e të Drejtave të
Njeriut të OKB-së dhe Traktatin për rishikimin e Mospërhapjes së Armëve (të
dy këto forume të cilat nuk përfshijnë Izraelin), Shtetet e Bashkuara të
Amerikës kanë pasur kritika të shumta. Tensionet e fudnit ndërmjet SHBA dhe
Izraelit kanë tërhequr, dhe Presidentin Obama, i cili sipas specialistëve,
në New York ai duhet të jetë i kujdesshëm në lidhje me mbjelljen e farës së
"dyshimtë" për mbështetjen e SHBA për procesin e paqes.
Pra, këtu është ajo për të parë një javë të rëndësishme të Presidentit të
SHBA-ës në në fjalimin e tij drejtuar Asamblesë së Përgjithshme Sesioni i
65 -të, i OKB-së, dhe takimet e shumta që do të zhvillojë ai këtë javë në
New York :
Presidenti Barack Obama është planifikuar për adresimin e OKB-së, dy herë
këtë javë: një ai në takimin e ditës së mërkurë, diskutimet kundër
varfërisë dhe objektivat e OKB-së- takimi që quhet Objektivat e Zhvillimit të
Mijëvjeçarit (OZHM). Takim ky ku do të marrë pjesë edhe Kryeministiri i
Shqipërisë, dr Sali Berisha.
Ndërsa, të enjten në mëngjes, Presidenti i SHBA-ës, Barack Obama për të
dytën herë qysh se ka ardhur në Shtëpinë e Bardhë, gjatë debatit të vjetore
të Asamblesë së Përgjithshme Sesioni i saj i 65-të do t'i drejtohet me
fjalimin e tij. Ai gjithashtu do të përfshihet edhe në takimet për Sudan ditën
e premte, dhe mund të marri pjesë në një takim të Këshillit të Sigurimit.
Presidenti Obama do të ketë takime të veçanta me disa udhëheqës të botës,
duke përfshirë kryeministrin kinez Wen Jiabao dhe kryeministrin japonez
Naoto Kan, të cilët janë në një gjendje të "vështirë" në lidhje me një
konflikt që ka plasur në lidhje me një anije luftarake në Detin e Kinës Lindore.
Zoti Obama do të takohet dhe me Presidentin rus Dmitri Medvedev, me të
cilin nënshkroi marrëveshjen START këtë vit në Pragë, Marrëveshje kjo që i
kërkohej edhe Senatit të SHBA Komitetit për marrëdhëniet e jashtme të
Komitetit të miratoi atë. Marrëveshja kërkon ende ratifikimin nga Senati dhe nga
legjislaturat e Rusisë.
Gjatë këtyre ditëve dhe Sekretaria e Shtetit Hillari Klinton ka një
agjendë të ngjeshur takimesh, kryesisht të përqëndruar në bisedimet e paqes së
Lindjes së Mesme.
Një tjetër "headliner" linjë kryesore e Presidentit të SHBA-ës, Barack
Oabama, si zakonisht është edhe: Presidenti iranian Mahmoud Ahmadinexhad, ka
ai tashmë, ka ardhur me "heret" se të tjerët në Nju Jork, duke ofruar
bisedime të drejtpërdrejta me SHBA-në, për programin e tij bërthamor dhe duke
bërë thirrje për lirimin e shtetasve të Iranit, që mbahen në paraburgim në
burgjet e SHBA. Protestat kundër regjimit të tij dhe për të kontestuar
zgjedhjet e qershorit, 2009 janë planifikuar për të enjten përpra Pallatit të
Qelqtë, ku janë mbledhur 192 delegacione të larta nga mbarë bota.
Udhëheqësit libian Muamar Gadafi, i cili udhëhoqi titujt e gazetave të
vitit të kaluar me atë "vrullin" që pati në fjalimin drejtuar e OKB-së duke
"thyer" edhe kohën e të folurit vitin e kaluar në kohën e tij të caktuar,
nuk është planifikuar, për të folur të premten. Fjalimi i tij do jetë një
përpjekje për të afruar Libinë për atë që e kanë përjashtuar nga Këshilli i të
Drejtave të Njeriut .
Shqiptarët në New York, një Kombë "me dy shtete, me dy presidenta me dy
kryeministra"
Presidenti i Shqipërisë zoti Bamir Topi, dhe Kryeministri i Shqipërisë,
Sali Berisha ndodhen këtë javë në New York, ku do të marrë pjesë në punimet e
sesionit të 65-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
Gjatë vizitës disa ditore në New York, Kryeministri Berisha do të ketë
takime me homologë të tij, personalitete botërore, të pranishëm në punimet e
Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, si dhe me drejtues të
sipërmarrjeve të mëdha amerikane.
Gjithashtu, Kryeministri Berisha do të marrë pjesë në takime të ndryshme,
si në takimin Objektivat Zhvillimore të Mijëvjeçarit (Millenium Development
Goals), në samitin e Liderëve të Ballkanit, në hapjen e punimeve të
Forumit Klinton etj.. Kryeministri Berisha do të takohet edhe me përfaqësues të
diasporës, të cilët kanë dhënë dhe japin kontribut në shoqërinë amerikane.
Një takim të veçantë, Kryeministri Berisha do të ketë edhe me delegacionin
e Republikës së Kosovës.
Poashtu, në New York ndodhet prej sot edhe Presidenti i Republikës së
Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu udhëtoi dhe Kryeministri i Republikës së
Kosovës zoti Hashim Thaqi Gjatë vizitës, Presidenti Sejdiu pritet të zhvillojë
një varg takimesh me liderë dhe përfaqësues të vendeve të ndryshme të botës,
të pranishëm në Nju-Jork në këtë kohë.
Presidenti Sejdiu do të marrë pjesë në pritjen e organizuar nga Presidenti
i SHBA, Barak Obama, me rastin e fillimit të punimeve të Asamblesë së
Përgjithshme, si dhe do të mbajë një ligjëratë në Universitetin e Harvardit.
Së bashku me Presidentin Sejdiu, në Nju-Jork janë edhe kryeministri Hashim
Thaçi dhe ministri i punëve të Jashtme, Skënder Hyseni.
Qyteti i New York-ut, është gati të presi 192 delegacionet nga mbarë bota
me udhëheqësit më të lartë të tyre. New Yorku ka mara masa më të larta të
sigurisë dhe bllokimin e shumë rruve dhe shesheve në qyte më shumë se në
çdo kohë në historinë e New Yorkut
clip_image002.jpg
(image/jpeg, 129 KB) - not displayed
Mesic%20003.jpg
(image/jpeg, 71.5 KB) - not displayed