Kryeministri Berisha takohet me perfaqesues te diaspores, Vatra shtroi darke
| Newsgroups | gmane.politics.region.albania.shqiperia |
|---|---|
| Message-ID | <[email protected]> |
Kryeministri Berisha takohet me perfaqesues te diaspores, Vatra shtroi darke BEQIR SINA, New York Berisha : "Kontributi i shqiptareve te diaspores, i jashtezakoneshem dhe i rendesishem per Shqiperine, Kosoven dhe trojet shqiptare - Roli i diaspores ne momentet jetike te kombit shqiptar, mbetet i rendesishem e historik - " Marriott Financial Center Hotel - Manhattan(NY) : Kryeministri i Shqiperise prof.dr. Sali Berisha, zonja Liri Berisha, zevendesministria e puneve te jashteme Edit Harxhi - dhe anetare te tjere te delegacionit qe e shoqerojne ate, perfaqesues te shtetit shqiptare ne Nju Jork, mbreme u takuan edhe me mergimtaret tane ne SHBA-s. Ne takim mori pjese edhe nje delegacion i PDI-se, i perbere nga kryetari i kesaj partie Tahir Muhedini. Takimi u mbajt ne "Marriott Financial Center Hotel", ne pjesen e poshteme te qytetit Manhattan, vetem disa metra larg asaj qe thirret, ketu " Kuota Zero ". Vendit, ku po punohet dite e nate pas rrezimit te dy ndertesave simbolit amerikan te ekonomise, ish - Qendres Tregatare Boterore. Pikerishte, aty ku Federata PanShqiptare e Amerikes VATRA: simbol i i luftes per demokraci, liri dhe pavaresi, shtroi nje darke, per nder te Kryeministrit te Shqiperise, zotit Berisha. Kryetari i vatraneve, dr Gjon Buçaj, ne emer te Federates PanShqiptare e Amerikes VATRA, uroje mireseardhjen mysafireve te nderuar nga Shqiperia, dhe kerkoje Intonimin e hymenve kombetare te te dy vendeve, SHBA dhe Shqiperise te kenduar nga kengetarja e njohur Merita Halili dhe lujatur ne firzamonike nga mjeshtri i e saj muzikani Raif Hyseni. Kryetari i Vatres, dr Buçaj, tha se " Federata Pan-Shqiptare e Amerikes, VATRA, ka punuar per dekada me rradhe ne mbeshtetje te çeshtjes shqiptare. Kjo shoqate vazhdon te kryej me perkushtim misionin e saj kombetar ketu ne Shtetet e Bashkuara, trasheguar nga idhujt e saj. Dhe pritet qe ne 2012-te, krahas 100 vjetorit te kremtimit te pavaresise se Shqiperise, te kremtoje edhe ajo 100 vjetorin e themelimit te saj . Kryetari i Vatres, Gjon Buçaj, tha se misioni i Vatres, ka qene gjithmone puna ne interes te kombit dhe te shqiptareve. Ai tha se tranzicioni ne Shqiperi ende nuk ka perfunduar dhe se perpjekjet e socialisteve, per te rrezuar qeverine dhe marrjen e pushtetit me force, per Vatren jane te papranushme dhe te denueshme. Zgjedhjet e 28 qershorit 2009, tha zoti Buçaj, kane qene me te mirat e zhvilluara deri me sot dhe se Shqiperia ne drejtimin e kryeministrit Berisha, patjeter qe ka bere perparime te pakrahasushme e ndryshime te medha. " Shqiperia, sot, permendi kreu i vatraneve eshte ne NATO dhe ne pragun e anetaresimit ne Komunitetin Europian, me nje nje infrastruktur qe do tia kishte lakmine , çdo vend i botes, me nje rritje ekonomike dhe mireqenje, sipas velrsimit te institucioneve nderkombetare, qe na gezon ne te gjithe Vatraneve, duke iu faleminderuar si gjithnje kryeministrit te Shqiperise, dr Sali Berishes," tha ai. Ne emer te presekutuarve pershendeti Ish i burgosuri politik ne burgjet e egera te diktatures komuniste, z. Leke Mirakaj "Faleminderojme Kryeministrin e Shqiperise, dr Berishen, u shpreh Mirakaj, per perpjekjet e tija per integrimin e shtreses sone ne shoqerine shqiptare. Punen qe ka bere ky kryeminister per pastrimin e administrates , nga eksponenetet e regjimit komuniste , te gjithe atyre qe jane pergjegjes ndaj presekutimit tone gjysme shekullor. Ndaj ne si te ish presekutuar, kemi nderin te faleminderojme ate qe beri ndryshimin e Shqiperise , duke i kthyer asaj krenarine dhe dinjitetin tone kombetar." ka theksuar ish i burgosuri politik ne burgjet e egera te diktatures komuniste, z. Leke Mirakaj Folesi kryesore nenkryetari i Vatres, zoti Agim Rexhaj, theksoje gjate fjales se tij se se per çdo shqiptar, nga cilado ane e kufirit te gjashte shteteve Ballkanike, ku jetojme, nuk ka krenari me te madhe sesa kur e kalon Rrugen e Kombit qe Lidh Prizrenin e bukur me Durresin. "Vetem vullneti juaj i paepur, iu drejtua ai Kryeministrit Berisha ne fjalen e tij, ishte nje deshire e zjarrte per ta bashkuar kete komb me nje dashuri e pafund ndaj popullit shqiptar, qe mund ta realizonte ate projekt gjigand qe i afroi edhe me shume njerezit, qytetet dhe vendet tona ne distance kaq te aferta. Projekti Juaj i quajtur Rruga e Kombit, tha nenkryetari i Vatres, zoti Rexhaj, per ne Vatranet nuk eshte thjeshte nje rruge, nje tunel, nje autostrade, por eshte : " Projekti Juaj i Kombit, eshte shume me i madh dhe ne VATRANET mbaretsit e ideve dhe veprave patriotike te pioniereve tane te fillimit te shekullit te 20 – te te jemi borxh per tere jeten." Kryeministri i Shqiperise Prof. Dr. Sali Berisha ne ke takim, gjeti nje mikpritje te rralle dhe nje atmosfere teper te ngrohte e vellazerore krijuar nga shqiptaret e Amerikes, qe prej vitesh jetojne dhe punojne ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes, emigrante te vjeter dhe te rinje. Shoqata , VATRA, e cila eshte e para dhe me e vjetra ne SHBA-es, ne emer te bashkesise shqiptare, mberme si zakonisht, i beri nje pritje tjeter madheshtore, Kryeministrit te Shqiperise,,zotit Berisha, pothuaj si ne pritjet me “tapet te kuq” , ketij personaliteti, qe vatranet e quajn nje mik te madh te tyre. Kryeministri i Shqiperise, zoti Berisha duke iu faleminderuar per pritjen e organizuar shprehu kenaqesine e veçante dhe emocionin qe i dhuron sa here qe takohet me shqiptaret e Amerikes. “Mirenjohjen me te thelle, para jush dhe mbare diaspores shqiptare, e cila, per me shume se nje shekull ne kete vend te madh, ka mbajtur dhe mban te gjalle idealin tone kombetar, virtytet me te vyera te shpirtit tone kombetar si dhe ka mbajtur dhe e ruan te gjalle dashurine e mallin per atdheun ”, - u shpreh Kryeministri Berisha. Ne vijim te fjales se tij, Kryeministri Berisha, vuri ne dukje se "Gjeja e pare qe mund te shikosh ne keto 100 vjet, eshte se ne si komb kemi kaluar drama shume te medha. Kemi kaluar ne kurrizin tone, edhe perpjekjet barbare, grabitaqare per te na zhdukur si komb, duke na coptuar dhe maskruar, aq sa asnje komb tjeter si ne nuk i kaluar keto perjetime, qe kemi kaluar ne shqiptaret gjate shekullit" "Por, per fate te mire, tha ai ne shekuj krahas perpjekjeve te zhdukejs dhe coptimit, ishin vete shqiptaret qe luftuan dhe sakrifukuan per t'u mbrojtur, duke pasur edhe nje mik te madh, i cili, eshte Shtetet e Bashkuara te Amerikes, miku me i mire dhe i perjeteshem i shqipetarve" - u shpreh gjate fjales se tij Kryeministri i Shqiperise dr Sali Berisha. "Nderkohe, Kosova, nenvizoje Brisha, e cila kaloje gjenocidin me te papare, do te ndjente edhe ajo se do te kishte per liri e pavaresi , ndihmen e madhe te SHBA-es. Berisha kujtoje me kete raste se edhe " Presidenti Bill Klinton qe udhehoqi nje prej aleancave me te fuqishme te koherave , per çlirimin e Kosoves, sikurse edhe Presidenti Bush qe e percaktoje se kush do te ishte Kosova, ne mes te Tiranes, tre vjet me pare "kur deklaroi se Kosova do te behet e pavarur" duke perdorur te gjitha diplomacite dhe forcen politike te vendit te tij , qe Kosova te ishte e lire e pavarur dhe sovrane, shteti me i ri i botes".. Mirepo, theksoje zoti Berisha, "Ne kete lufte te madhe dhe perpjekje te jashtezakoneshme te shqiptare per liri e pavaresi, s'ka dyshim qe diaspora shqiptare, ka kontributin e saj - ne mbrojtjen e drejte te çeshtjes shqiptare , pikerishte aty ku edhe vareshin fatet e saj - ne Shtepine e Bardhe, Senat dhe Kongresin amerikan. Kete e beri prej nga koloste e kombit tone, Nolit , Konices e tjere, e te gjithe atyre te cilet luftuan e punuan per me shume se 50 vjet ne mergim per permbysjen e diktatures komuniste ne Shqiperi çlirimin dhe pavaresine e Kosoves." Duke vijuar me tej ne fjalen e tij Berisha tha se "Mbasi ishit ju shqiptaret e Amerikes, ata qe ne menyren me te vendosur me perpjekje e skarifica te medha, denoncuat vite me radhe ne diaspore, shtypjen me te eger serbe ndaj popullit te pafajshem shqiptare ne trojet tona ." Me pase Kryeministri i Shqiperise, duke vlersuar punen e Vatres dhe shqiptareve te Amerikes, si te pandara me njera tjetren, tha se "Vatra, por edhe bashkesia shqiptare ne Amerike, "nuk ka qene ndonje organizate shume e madhe. Diaspora shqiptare, ceku Berisha, nuk ka qene shume e madhe, por "nuk keni qene as edhe me te pasur" se te tjeret. Megjithate, nje gje do te thoja se eshte e sigurte, "qe ju me ate qe keni bere, ne vite, keni luajtur nje rol dhe keni dhene nje kontribut aq te madh sa qe nuk do te krahasohej as me shume diaspora te tjera qe jane shume here me te medha e te fuqishem sesa diaspora shqiptare ne SHBA-es". "Per kete te gjithe shqiptaret e Amerikes, besoje se jane krenar per çka kan bere per vendin e tyre, dhe ne shteti shqiptare, ju jemi mirenjohes per jete, per vepren tuaj historike, per çka keni bere ne dobi te çeshtjes kombetare. Sepse, tha Berisha mbi te gjitha ju vendoset Shqiperine, me perkushtimin tuaj sakrificat e medha per begatine tuaj dhe famijeve tuaja ne vendlindje. Per kete ju disapora keni "njemije arsye', te jeni edhe me krenar per kontributin tuaj te jashtezakoneshem dhe historik, qe keni luajtur ne lirine dhe demokratizimin e popullit shqipetar. Mbasi ju keni edhe nje pervilegje se jetoni ne kete vend mik te madh te shqiptareve, vendin me te fuqishem dhe superfuqin e vetme te rruzullit" perfundoje kryeministri i Shqiperise dr. Sali Berisha. Kryeministri shqiptar Berisha, gjate darkes shtruar ne nder te tij - ne mbyllje te takimit, u takua dhe u pershendet perzemersisht me bashkatdhetaret tane, si dhe me udheheqesit e tyre perfaqesues te disa shoqatave dhe organizatave, duke u fotografuar me çdonjerin prej tyre. Ne prani te qindra shqiptareve kryeministri Berisha ngriti nje dolli per shqiptaret e Amerikes, “ per kontributin e rendesishem dhene per rezimin e komunizmit , demokratizimin e Shqiperise dhe per çeshtjen kombetare ne çlirimin dhe pavaresine e Kosoves". Kryeministri Berisha takohet me përfaqësues të diasporës, Vatra shtroi darkë BEQIR SINA, New York Berisha : "Kontributi i shqiptarëve të diasporës, i jashtëzakonëshëm dhe i rëndësishëm për Shqipërinë, Kosovën dhe trojet shqiptare - Roli i diasporës në momentet jetike të kombit shqiptar, mbetet i rëndësishëm e historik - " Marriott Financial Center Hotel - Manhattan(NY) : Kryeministri i Shqipërisë prof.dr. Sali Berisha, zonja Liri Berisha, zëvendësministria e punëve të jashtëme Edit Harxhi - dhe anëtarë të tjerë të delegacionit që e shoqërojnë atë, përfaqësues të shtetit shqiptarë në Nju Jork, mbrëme u takuan edhe me mergimtarët tanë në SHBA-s. Në takim mori pjesë edhe një delegacion i PDI-së, i përbërë nga kryetari i kësaj partie Tahir Muhedini. Takimi u mbajt në "Marriott Financial Center Hotel", në pjesën e poshteme të qytetit Manhattan, vetëm disa metra larg asaj që thirret, këtu " Kuota Zero ". Vendit, ku po punohet ditë e natë pas rrëzimit të dy ndërtesave simbolit amerikan të ekonomisë, ish - Qëndrës Tregatare Boterore. Pikërishtë, aty ku Federata PanShqiptare e Amerikës VATRA: simbol i i luftës për demokraci, liri dhe pavarësi, shtroi një darkë, për nder të Kryeministrit të Shqipërisë, zotit Berisha. Kryetari i vatranëve, dr Gjon Buçaj, në emër të Federatës PanShqiptare e Amerikës VATRA, urojë mirëseardhjen mysafirëve të nderuar nga Shqipëria, dhe kërkojë Intonimin e hymenve kombëtare të të dy vendeve, SHBA dhe Shqipërisë të kënduar nga këngëtarja e njohur Merita Halili dhe lujatur në firzamonikë nga mjeshtri i e saj muzikani Raif Hyseni. Kryetari i Vatrës, dr Buçaj, tha se " Federata Pan-Shqiptare e Amerikës, VATRA, ka punuar për dekada me rradhë në mbështetje të çështjes shqiptare. Kjo shoqatë vazhdon të kryej me përkushtim misionin e saj kombëtar këtu në Shtetet e Bashkuara, trashëguar nga idhujt e saj. Dhe pritet që në 2012-të, krahas 100 vjetorit të kremtimit të pavarësisë së Shqipërisë, të kremtojë edhe ajo 100 vjetorin e themelimit të saj . Kryetari i Vatrës, Gjon Buçaj, tha se misioni i Vatrës, ka qenë gjithmonë puna në interes të kombit dhe të shqiptarëve. Ai tha se tranzicioni në Shqipëri ende nuk ka përfunduar dhe se përpjekjet e socialistëve, për të rrëzuar qeverinë dhe marrjen e pushtetit me forcë, për Vatrën janë të papranushme dhe të dënueshme. Zgjedhjet e 28 qershorit 2009, tha zoti Buçaj, kanë qënë më të mirat e zhvilluara deri më sot dhe se Shqipëria në drejtimin e kryeministrit Berisha, patjetër që ka bërë përparime të pakrahasushme e ndryshime të mëdha. " Shqipëria, sot, përmendi kreu i vatranëve është në NATO dhe në pragun e anëtarësimit në Komunitetin Europian, me një një infrastruktur që do tia kishte lakminë , çdo vend i botës, me një rritje ekonomike dhe mirëqënje, sip as velrsimit të institucioneve ndërkombëtare, që na gëzon ne të gjithë Vatranëve, duke iu faleminderuar si gjithnjë kryeministrit të Shqipërisë, dr Sali Berishës," tha ai. Në emër të presekutuarve përshendeti Ish i burgosuri politik në burgjet e egëra të diktaturës komuniste, z. Lekë Mirakaj "Faleminderojmë Kryeministrin e Shqipërisë, dr Berishën, u shpreh Mirakaj, për përpjekjet e tija për integrimin e shtresës sonë në shoqërinë shqiptare. Punën që ka bërë ky kryeministër për pastrimin e administratës , nga eksponenëtët e regjimit komunistë , të gjithë atyre që janë përgjegjës ndaj presekutimit tonë gjysmë shekullor. Ndaj ne si të ish presekutuar, kemi nderin të faleminderojmë atë që bëri ndryshimin e Shqipërisë , duke i kthyer asaj krenarinë dhe dinjitetin tone kombëtar." ka theksuar ish i burgosuri politik në burgjet e egëra të diktaturës komuniste, z. Lekë Mirakaj Folësi kryesorë nënkryetari i Vatrës, zoti Agim Rexhaj, theksojë gjatë fjalës së tij se se për çdo shqiptar, nga cilado anë e kufirit të gjashtë shteteve Ballkanike, ku jetojmë, nuk ka krenari më të madhe sesa kur e kalon Rrugën e Kombit që Lidh Prizrenin e bukur me Durrësin. "Vetëm vullneti juaj i paepur, iu drejtua ai Kryeministrit Berisha në fjalën e tij, ishte një dëshirë e zjarrtë për ta bashkuar këtë komb me një dashuri e pafund ndaj popullit shqiptar, që mund ta realizonte atë projekt gjigand që i afroi edhe më shumë njerëzit, qytetet dhe vendet tona në distance kaq të afërta. Projekti Juaj i quajtur Rruga e Kombit, tha nënkryetari i Vatrës, zoti Rexhaj, për në Vatranët nuk është thjeshtë një rrugë, një tunel, një autostradë, por është : " Projekti Juaj i Kombit, është shumë më i madh dhe ne VATRANËT mbarëtsit e ideve dhe veprave patriotike të pionierëve tanë të fillimit të shekullit të 20 – të të jemi borxh për tërë jetën." Kryeministri i Shqipërisë Prof. Dr. Sali Berisha në kë takim, gjeti një mikpritje të rrallë dhe një atmosferë tepër të ngrohtë e vëllazërore krijuar nga shqiptarët e Amerikës, që prej vitesh jetojnë dhe punojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, emigrantë të vjetër dhe të rinjë. Shoqata , VATRA, e cila është e para dhe më e vjetra në SHBA-ës, në emër të bashkësisë shqiptare, mbërmë si zakonisht, i bëri një pritje tjetër madhështore, Kryeministrit të Shqipërisë,,zotit Berisha, pothuaj si në pritjet me “tapet të kuq” , këtij personaliteti, që vatranët e quajn një mik të madh të tyre. Kryeministri i Shqipërisë, zoti Berisha duke iu faleminderuar për pritjen e organizuar shprehu kënaqësinë e veçantë dhe emocionin që i dhuron sa herë që takohet me shqiptarët e Amerikës. “Mirënjohjen më të thellë, para jush dhe mbarë diasporës shqiptare, e cila, për më shumë se një shekull në këtë vend të madh, ka mbajtur dhe mban të gjallë idealin tonë kombëtar, virtytet më të vyera të shpirtit tonë kombëtar si dhe ka mbajtur dhe e ruan të gjallë dashurinë e mallin për atdheun ”, - u shpreh Kryeministri Berisha. Në vijim të fjalës së tij, Kryeministri Berisha, vuri në dukje se "Gjëja e parë që mund të shikosh në këto 100 vjet, është se ne si komb kemi kaluar drama shumë të mëdha. Kemi kaluar në kurrizin tonë, edhe përpjekjet barbare, grabitaqare për të na zhdukur si komb, duke na coptuar dhe maskruar, aq sa asnjë komb tjetër si ne nuk i kaluar këto përjetime, që kemi kaluar ne shqiptarët gjatë shekullit" "Por, për fatë të mirë, tha ai në shekuj krahas përpjekjeve të zhdukejs dhe coptimit, ishin vetë shqiptarët që luftuan dhe sakrifukuan për t'u mbrojtur, duke pasur edhe një mik të madh, i cili, është Shtetet e Bashkuara të Amerikës, miku më i mirë dhe i përjetëshëm i shqipëtarve" - u shpreh gjatë fjalës së tij Kryeministri i Shqipërisë dr Sali Berisha. "Ndërkohë, Kosova, nënvizojë Brisha, e cila kalojë gjenocidin më të paparë, do të ndjente edhe ajo se do të kishte për liri e pavarësi , ndihmën e madhe të SHBA-ës. Berisha kujtojë me këtë rastë se edhe " Presidenti Bill Klinton që udhëhoqi një prej aleancave më të fuqishme të kohërave , për çlirimin e Kosovës, sikurse edhe Presidenti Bush që e përcaktojë se kush do të ishte Kosova, në mes të Tiranës, tre vjet më parë "kur deklaroi se Kosova do të bëhet e pavarur" duke përdorur të gjitha diplomacitë dhe forcën politike të vëndit të tij , që Kosova të ishte e lirë e pavarur dhe sovrane, shteti më i ri i botës".. Mirëpo, theksojë zoti Berisha, "Në këtë luftë të madhe dhe përpjekje të jashtëzakonëshme të shqiptarë për liri e pavarësi, s'ka dyshim që diaspora shqiptare, ka kontributin e saj - në mbrojtjen e drejtë të çështjes shqiptare , pikërishtë aty ku edhe vareshin fatet e saj - në Shtëpinë e Bardhë, Senat dhe Kongresin amerikan. Këtë e beri prej nga kolostë e kombit tonë, Nolit , Konicës e tjerë, e të gjithë atyre të cilët luftuan e punuan për më shumë se 50 vjet në mërgim për përmbysjen e diktaturës komuniste në Shqipëri çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës." Duke vijuar me tëj në fjalën e tij Berisha tha se "Mbasi ishit ju shqiptarët e Amerikës, ata që në mënyrën më të vendosur me përpjekje e skarifica të mëdha, denoncuat vite me radhë në diasporë, shtypjen më të egër serbë ndaj popullit të pafajshëm shqiptarë në trojet tona ." Më pasë Kryeministri i Shqipërisë, duke vlersuar punën e Vatrës dhe shqiptarëve të Amerikës, si të pandara me njëra tjetrën, tha se "Vatra, por edhe bashkësia shqiptare në Amerikë, "nuk ka qënë ndonjë organizatë shumë e madhe. Diaspora shqiptare, ceku Berisha, nuk ka qënë shumë e madhe, por "nuk keni qënë as edhe më të pasur" se të tjerët. Megjithatë, një gjë do të thoja se është e sigurtë, "që ju më atë që keni bërë, në vite, keni luajtur një rol dhe keni dhënë një kontribut aq të madh sa që nuk do të krahasohej as me shumë diaspora të tjera që janë shumë herë më të mëdha e të fuqishëm sesa diaspora shqiptare në SHBA-ës". "Për këtë të gjithë shqiptarët e Amerikës, besojë se janë krenar për çka kan bërë për vendin e tyre, dhe ne shteti shqiptarë, ju jemi mirënjohës për jetë, për veprën tuaj historike, për çka keni bërë në dobi të çështjes kombëtare. Sepse, tha Berisha mbi të gjitha ju vendoset Shqipërinë, me përkushtimin tuaj sakrificat e mëdha për begatinë tuaj dhe famijeve tuaja në vendlindje. Për këtë ju disapora keni "njëmijë arsye', të jeni edhe më krenar për kontributin tuaj të jashtëzakonëshëm dhe historik, që keni luajtur në lirinë dhe demokratizimin e popullit shqipëtar. Mbasi ju keni edhe një përvilegje se jetoni në këtë vend mik të madh të shqiptarëve, vendin më të fuqishëm dhe supërfuqin e vetme të rruzullit" përfundojë kryeministri i Shqipërisë dr. Sali Berisha. Kryeministri shqiptar Berisha, gjatë darkës shtruar në nder të tij - në mbyllje të takimit, u takua dhe u përshëndet përzemërsisht me bashkatdhetarët tanë, si dhe me udhëheqësit e tyre përfaqësues të disa shoqatave dhe organizatave, duke u fotografuar me çdonjerin prej tyre. Në prani të qindra shqiptarëve kryeministri Berisha ngriti një dolli për shqiptarët e Amerikës, “ për kontributin e rëndësishëm dhënë për rëzimin e komunizmit , demokratizimin e Shqipërisë dhe për çështjen kombëtare në çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës".
vatra-b%20069.JPG
(image/jpeg, 32.8 KB) - not displayed
vatra-b076.JPG
(image/jpeg, 34.5 KB) - not displayed
vatra-b%20144.JPG
(image/jpeg, 43.9 KB) - not displayed
vatra-b091.JPG
(image/jpeg, 29.3 KB) - not displayed
vatra-b093.JPG
(image/jpeg, 35.7 KB) - not displayed
vatra-b097.JPG
(image/jpeg, 37.4 KB) - not displayed
vatra-b108.JPG
(image/jpeg, 25.7 KB) - not displayed
vatra-b109.JPG
(image/jpeg, 25.9 KB) - not displayed
vatra-b120.JPG
(image/jpeg, 20.9 KB) - not displayed
vatra-b125.JPG
(image/jpeg, 36.3 KB) - not displayed
vatra-b126.JPG
(image/jpeg, 34.5 KB) - not displayed
vatra-b154.JPG
(image/jpeg, 43.1 KB) - not displayed
vatra-b162.JPG
(image/jpeg, 27 KB) - not displayed
vatra-b173.JPG
(image/jpeg, 45.9 KB) - not displayed
vatra-b182.JPG
(image/jpeg, 41.9 KB) - not displayed
vatra-b188.JPG
(image/jpeg, 49.1 KB) - not displayed
vatra-b217.JPG
(image/jpeg, 31.5 KB) - not displayed
vatra-b219.JPG
(image/jpeg, 28.2 KB) - not displayed
vatra-b231.JPG
(image/jpeg, 37.9 KB) - not displayed
vatra-b234.JPG
(image/jpeg, 17.1 KB) - not displayed