Ministri Hyseni te shtunen mbajti ligjerate ne Universitetin e Nju Jorkut
| Newsgroups | gmane.politics.region.albania.shqiperia |
|---|---|
| Message-ID | <[email protected]> |
Ministri Hyseni mbajti ligjerate ne Universitetin e Nju Jorkut BEQIR SINA, New York "Konsolidimi nderkombetar i shtetesise se Kosoves: Implikimet praktike te Mendimit te Gjykates Boterore" NEW YORK CITY : Ministri i Jashtem i Republikes se Kosoves, Skender Hyseni, thuhet ne dekleraten per shtyp te New York Universiteti, "foli rreth progresit te bere nga shteti me i ri ne bote dhe perspektivat per konsolidimin e metejshem te shtetesise se Kosoves ne arenen nderkombetare." Ky diskutim ka qene ne menyre te veçante i perqendrur ne kuptimin dhe implikimet praktike te mendimit te koheve te fundit keshillues nga Gjykata Nderkombetare e Drejtesise ne Deklaraten e Pavaresise se Kosoves." Zoti Skender Hyseni eshte ministri i pare i Puneve te Jashtme te vendit te tij, qe ligjeron ne New York Universiteti, ai ne ligjeraten e mabjtur diten e shtune, ka arritur te pershkruaje rendesine e Opinionit te dhene nga Gjykata Nderkombetare e Drejtesise ne Hage, ne procesin e vazhdueshem te njohjeve, te tjera te shtetit me te ri te botes, dhe te pershkruaje karakteristikat unike e çeshtjes se Kosoves, dhe tu flase te pranishemeve per sfidat aktuale dhe aspiratat e ardhshme te Republikes se Kosoves. Ministri i Republikes se Kosoves, Skender Hyseni gjate kesaj ligjerate te mbajtur ne Universitetin e New York-ut tha se Gjykata Nderkombetare e Drejtesise ka vene qarte ne spikame rrethanat faktike dhe ligjore qe jane te veçanta per Kosoven, ndersa ka vleresuar se Kosova eshte e gatshme qe te bashkepunoje me Serbine per çeshtje praktike te interesit te ndersjelle, mbi bazen shtet me shtet. Ne ligjeraten me teme "Konsolidimi nderkombetar i shtetesise se Kosoves: Implikimet praktike te Mendimit te Gjykates Boterore", ministri i Jashtem ka folur per punen qe eshte bere dhe perpjekjet qe po behen ne drejtim te konsolidimit te plote te shtetesise se Kosoves. Shefi i diplomacise kosovare po ashtu ka bere nje paraqitje te kontekstit relevant qe ka çuar ne krijimin e shtetit te Kosoves, duke rikujtuar dhe pershkruar momentet nga Konferenca e Rambujese, nderhyrja e NATO-s, miratimi i rezolutes 1244, administrimi nderkombetar, e deri ne punen, perpjekjet dhe perspektivat aktuale per pershpejtimin dhe intensifikimin e njohjeve dhe te anetaresimit ne mekanizma nderkombetare. "...Ne vijim te Mendimit, Asambleja e Pergjithshme ka miratuar rezoluten A/64/L.65/Rev.1, e cila ka mirepritur Mendimin e Gjykates Boterore. Teksti i rezolutes eshte hartuar nga Bashkimi Evropian dhe bashke-sponsorizuar nga Republiken e Serbise, e cila eshte detyruar qe te terheqe projektrezoluten te cilen e ka paraqitur me pare, e qe ishte nje draft çorientues dhe paraqiste nje kritike te papranueshme per vete organin kryesor gjyqesor te Kombeve te Bashkuara", ka thene Hyseni. Ai ka vleresuar se mendimi i qarte i Gjykates se Deklarata e Pavaresise se Kosoves eshte ne pajtim me te drejten nderkombetare dhe mirepritja e Mendimit nga organi politik qe e ka kerkuar kete Mendim, pra Asambleja e Pergjithshme, konfirmon se nuk ka asnje arsye ligjore dhe politike per shtetet qe ende nuk e kane njohur Kosoven, qe te vonojne me tej njohjen e tyre. Hyseni ka permendur marredheniet e mira fqinjesore dhe diplomatike qe Republika e Kosoves ka ndertuar me te gjithe fqinjet e saj, perveç Republikes se Serbise, ndersa per kete arsye eshte shprehur ministri, Republika e Kosoves ka mirepritur gatishmerine e Bashkimit Evropian per te lehtesuar nje proces dialogu ndermjet Republikes se Kosoves dhe Republikes se Serbise per te promovuar bashkepunimin ndermjet dy shteteve. Ligjerata e ministrit Hyseni ne Universitetin e New York-ut eshte sponsorizuar nga Qendra Alexander Hamilton dhe Departamenti i Politikes prane ketij Universitetit Ministri Hyseni mbajti ligjeratë në Universitetin e Nju Jorkut BEQIR SINA, New York “Konsolidimi ndërkombëtar i shtetësisë së Kosovës: Implikimet praktike të Mendimit të Gjykatës Botërore” NEW YORK CITY : Ministri i Jashtëm i Republikës së Kosovës, Skënder Hyseni, thuhet në dekleratën për shtyp të New York Universiteti, "foli rreth progresit të bërë nga shteti më i ri në botë dhe perspektivat për konsolidimin e mëtejshëm të shtetësisë së Kosovës në arenën ndërkombëtare." Ky diskutim ka qënë në mënyrë të veçantë i përqëndrur në kuptimin dhe implikimet praktike të mendimit të kohëve të fundit këshillues nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës." Zoti Skënder Hyseni është ministri i parë i Punëve të Jashtme të vendit të tij, që ligjëron në New York Universiteti, ai në ligjeratën e mabjtur ditën e shtunë, ka arritur të përshkruajë rëndësinë e Opinionit të dhënë nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë, në procesin e vazhdueshëm të njohjeve, të tjera të shtetit më të ri të botës, dhe të përshkruajë karakteristikat unike e çështjes së Kosovës, dhe tu flasë të pranishëmeve për sfidat aktuale dhe aspiratat e ardhshme të Republikës së Kosovës. Ministri i Republikës së Kosovës, Skënder Hyseni gjatë kësaj ligjërate të mbajtur në Universitetin e New York-ut tha se Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ka vënë qartë në spikamë rrethanat faktike dhe ligjore që janë të veçanta për Kosovën, ndërsa ka vlerësuar se Kosova është e gatshme që të bashkëpunojë me Serbinë për çështje praktike të interesit të ndërsjellë, mbi bazën shtet me shtet. Në ligjëratën me temë “Konsolidimi ndërkombëtar i shtetësisë së Kosovës: Implikimet praktike të Mendimit të Gjykatës Botërore”, ministri i Jashtëm ka folur për punën që është bërë dhe përpjekjet që po bëhen në drejtim të konsolidimit të plotë të shtetësisë së Kosovës. Shefi i diplomacisë kosovare po ashtu ka bërë një paraqitje të kontekstit relevant që ka çuar në krijimin e shtetit të Kosovës, duke rikujtuar dhe përshkruar momentet nga Konferenca e Rambujesë, ndërhyrja e NATO-s, miratimi i rezolutës 1244, administrimi ndërkombëtar, e deri në punën, përpjekjet dhe perspektivat aktuale për përshpejtimin dhe intensifikimin e njohjeve dhe të anëtarësimit në mekanizma ndërkombëtarë. “...Në vijim të Mendimit, Asambleja e Përgjithshme ka miratuar rezolutën A/64/L.65/Rev.1, e cila ka mirëpritur Mendimin e Gjykatës Botërore. Teksti i rezolutës është hartuar nga Bashkimi Evropian dhe bashkë-sponsorizuar nga Republikën e Serbisë, e cila është detyruar që të tërheqë projektrezolutën të cilën e ka paraqitur më parë, e që ishte një draft çorientues dhe paraqiste një kritikë të papranueshme për vetë organin kryesor gjyqësor të Kombeve të Bashkuara”, ka thënë Hyseni. Ai ka vlerësuar se mendimi i qartë i Gjykatës se Deklarata e Pavarësisë së Kosovës është në pajtim me të drejtën ndërkombëtare dhe mirëpritja e Mendimit nga organi politik që e ka kërkuar këtë Mendim, pra Asambleja e Përgjithshme, konfirmon se nuk ka asnjë arsye ligjore dhe politike për shtetet që ende nuk e kanë njohur Kosovën, që të vonojnë më tej njohjen e tyre. Hyseni ka përmendur marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe diplomatike që Republika e Kosovës ka ndërtuar me të gjithë fqinjët e saj, përveç Republikës së Serbisë, ndërsa për këtë arsye është shprehur ministri, Republika e Kosovës ka mirëpritur gatishmërinë e Bashkimit Evropian për të lehtësuar një proces dialogu ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë për të promovuar bashkëpunimin ndërmjet dy shteteve. Ligjërata e ministrit Hyseni në Universitetin e New York-ut është sponsorizuar nga Qendra Alexander Hamilton dhe Departamenti i Politikës pranë këtij Universitetit
Ligjerata_ne_NYU.jpg
(image/jpeg, 52.8 KB) - not displayed
Fotografi_nga_ligjerata.JPG
(image/jpeg, 31.2 KB) - not displayed