Nju Jork: U promovua libri " Paqja e Ftohte" e Agim Zogaj

[email protected]
Newsgroups gmane.politics.region.albania.shqiperia
Message-ID <[email protected]>


Nju Jork: U promovua libri " Paqja e Ftohte" e Agim Zogaj
 
  



BEQIR SINA, New York

  



Fico : autori ne liber ka nje profil tri-dimensional: studiues, intelekual atdhetar dhe qytetar 











BRONX NEW YORK : Javen e kaluar (te ejten me 23 shtator) ne nje ambient te kendshem kulturor, ne nje nga mjediset e lokalit "Giovanni's Restaurant", ne Bronks - Nju Jork, u be promovimi i librit :"Paqja e Ftohte",  e studiuesit nga Kosova  Prof. Dr Agim Zogaj, ligjerues i njohur  ne Universitetin e Prishtines, dhe autor i disa librave. Te pranishem ne kete promovim mbresalenes, ishin shume figura te njohura te letrave shqipe ne komunitet dhe me gjere, miq, shok e kolege te vjeter te professor Zogajt. 
    
      Ne diskutimet e tyre professor Ficos, Thaqit, Mrijaj, Perlleshit, Zherkes, e Limanit, dhe shume njohesve tjere te letersise shqipe, ne Nju Jork, e per rreth tij,  dominoj nje entuziazem dhe gezim i madh per keta liber te  studiuesit, nga Kosova, Prof. Dr Agim Zogaj. Ky aktivitet ishte ne vazhden e kontinuitetit dhe traditen e ketyre veprimtarive kulturore ne Nju Jork, dhe me gjere ne komunitetin shqiptare ne SHBA-es. 
 
 
 
    Aqsa edhe vete autori, i librit :"Paqja e Ftohte"  Profesor Zogaj - nuk ka la pa permendur veprimtarite e komunitetit. Ai duke vlersuar edhe kete veprimtari, i u falenderua te pranishmeve duke ngritur larte dhe vlerat e diaspores, dhe te ketij komuniteti. Zogaj me kete raste ka çmur kontributin e shqiptareve te Amerikes, prej se kur erdhen kolonite e para ne Amerike  ne çeshtjen kombetare, e deri ne fillim shekullin e XXI."
 
    Per kete qellim Professor Zogaj - u shpreh se, edhe "roli dhe kontributi i mergates shqiptare ne SHBA-se, per lirine dhe çlirmin e Kosoves si dhe per forcimin e Shqiperise demokratike, zgjidhjen e çshtjes kombetare ishte historik dhe emblemetik, pavaresishte se nga kishin ardhur ata, çfare krahine apo vendi." 
 
    
 
 
    Ai beri thirrje, duke thene " se ka ardhur koha dhe eshte momenti me i voliteshem qe te gjithe studiuesit shqiptare, si ne Shqiperi, Kosove, Medevegje, Bujanovc,  Presheve, Maqedoni, Mal te Zi, Çameri e kudo qe jetone shqiptaret, duhet te bejne hulumtime ne arkivat e tyre dhe sidomos ne ato shqiptaro- amerikane, per te ndriçuar sado pak kontributin kombetar te mergates shqiptare dhe te komunitetit shqiptaro- amerikan nga koha e Nolit, Konices dhe atdhetareve tjere deri ne dekadat e fundit."
 
 
 
Libri "Paqja e Ftohte" 
 
     
    Fjalen hapese te ketij promovimi e mbajti, Prof. Dr. Agron Fico. Mbasi professor Fico, i beri nje prezantim te shkurter  autorit, te librit  librit :"Paqja e Ftohte",  foli  per vlerat qe ka ne kete kohe ky libri. Ai vuri ne pah se, libri me i ri i Prof. Zogaj eshte nje kontribut teorik per mendimin bashkekohor politik shqiptar dhe deshmon per potencialin intelektual te autorit. Libri trajton perpjekjet e politikes shqiptare ne Kosove dhe gjithandej per realizimin e pavaresise se Kosoves dhe, siç e potencoi prof. Fico, i zberthen zhvillimet me dramkatike ne Kosove ne vitet 2006 - 2008.  
 
       
 
 
      Me tej Fico theksoi se autori ne liber ka nje profil tri-dimensional: studiues, intelekual atdhetar dhe qytetar. Kjo shpjegon edhe faktin qe stili i tij, krahas mendimit kritik, shquhet edhe per hovin e zjarrte e pasionant per çeshtjen e shenjte te lirise dhe pavaresise se Kosoves.Libri ka nje informacion te bollshem, kulture politike dhe lexohet me kenaqesi intelektuale. 
 
 
    Per professor Ficon, autori me mjaft kujdes ka trajtuar edhe faktorin europian, si ne planin historik ashtu dhe aktual. Ka folur per Europen e Vjeter dhe Europen pas mbarimit te Luftes se Ftohte. Ne kete kontekst, mendoj se ne shqiptaret duhet te çlirohemi nga njefare kulti europian dhe te lidhemi fort me faktorin amerikan, sepse shanset historike dhe bashkekohore provojne se Shtetet e Bashkuara te Amerikes kane qene garanti i Shqiperise, i anetaresimit te saj ne Nato dhe mbi te gjitha i çlirimit te Kosoves nga sundimi i eger kolonialist serb dhe mbeshtja fuqishme per shpalljen e pavaresise dhe sigurise se shtetit te lire te Kosoves.
 
    Prandaj, sipas Prof. Dr. Agron Ficos, polemikat e argumentuara teoriko - politike te profesor Zofgaj me autore sllave jane thelbi , strumbullari i librit qe i jep fuqi studimore librit ne fjale. Gjithesesi sipas Prof. dr. Agron Ficos, libri, "Paqja e Ftohte"  i autorit Zogaj eshte kontribut per ndruçimin e zhvillimeve me dramatike politike ne prag te shpalljes dhe themelimit te shtetit te ri te Kosoves, ndaj edhe studies perendimor duhet t'a konsultojne si literature burimore.
 
 
    
   Me pase per librin, "Paqja e Ftohte" te autorit Agim Zogaj,  folen edhe pjesemarres te tjere ne takim.
 
   Nje nder t'a ishte edhe veprimtari i dalluar i çeshtjes shqiptare dhe nje nga personalitetet me njohura te mergates shqiptare ne SHBA, z. Ahmet Zherka. Zherka,  theksoi se " libri "Paqja e Ftohte"  reflekton ne menyre te argumentuar, me nje avancim te mendimit politik shqiptar zhvillimet qe e themeluan shtetin e pavarur te Kosoves. Ai pohoi se autori me te drtejte konsideron se themelimi i shtetit te Kosoves eshte edhe nje hap drejt bashkimit kombetar ndaj autori Zogaj me te drejte e shikon se Republika e Kosoves, ne fakt eshte shteti i dyte shqiptar,"
 

    Ne fund diskutuan dhe uruan kolegun e tyre edhe Luz Thaqi, Tome Mrijaj, Leke Perlleshi, dhe Xhevat Limani, Proovmi i i librit :"Paqja e Ftohte",  e studiuesit nga Kosova  Prof Dr Agim Zogaj, ligjerues i njohur  ne Universitetin e Prishtines, autor i disa librave, pati jehone ne shtypin shqiptare ne Amerike, gazetat dhe televizionet i kushtuan rendesi kesaj veprimtarie.
 
 
    Libri e Dr. Agim Zogajt shenon nje ndihmese me vlere ne studimet politiko-shoqerore dhe  deshmon per pontecialin intelektual te autorit. Ne rreth 400 faqe te librit jane trajtuar ngjarjet me intensive te periudhes 2006-2008 ne Kosove, nje nga periudhat me dramatike dhe komplekse ne prag te shpalljes se shtetit te pavarur te Kosoves.
lmpx.com only provides a reader for public news (NNTP) servers. It is not affiliated with the servers or forums shown here and is not responsible for the content of articles, which is written by their respective authors.