Shqiptarët dhe autonomia e Sanxhakut

Hamdi Nuhiju <[email protected]>
Newsgroups gmane.politics.region.albania.shqiperia
Message-ID <[email protected]>
Shqiptarët dhe autonomia e Sanxhakut

Hamdi Nuhiju

http://www.zhurnal.mk/mk/cont.asp?k=27210135631&s=2721014019&ID=28910203936

Ideja e myftiut Muamer efendi Zukorliq për autonominë e Sanxhakut në formën
e Tirolit Jugor në Itali po gjen një përkrahje të madhe në mesin e
qytetarëve boshnjak në Sanxhak, po edhe në Bosnje dhe Hercegovinë.

Ai diku shprehet: ”Më mirë pesë minuta të jesh luan sesa tërë jetën qen”.
Dhe e vërteta e kësaj thënie po shihet në këto ditë të nxehta. Pesë minutat
e myftiut Muamer Zukorliq dhanë fryte sa e tërë jeta e njerëzve besnik ndaj
pushteteve dhe regjimeve të ndryshme.

Sulejman Ugljanin ministër në qeverinë e Boris Tadiqit arsyetohet me fjalët
se ai ka përgatitur një dokument për pavarësinë e Sanxhakut, dhe jo për
autonomi.

Në anën tjetër del në pah një marrëveshje midis Filip Vujanoviç,
kryeministër i Malit të Zi me sanxhaklinjtë për autonominë e Sanxhakut nëse
ata e mbështesin pavarësinë e Malit të Zi nga Serbia. Në rolin e misionarit
të jashtëm për idenë e autonomisë së Sanxhakut po paraqitet edhe Reis
Ulemaja i Bosnjës dhe Hercegovinës Mustafa Ceriq i cili aktualizoji çështjen
në një konferencë në Aman.
Për të marrë frymë institucionale ideja e myftiut Zukorliq, këto ditë u
kristalizua me daljen në pah të një partie të re, opsion i tretë në Sanxhak
BDS, Partia Demokratike e Boshnjakëve, e cila fitoi legjitimitetin e saj.

Në gjithë këtë lojë diplomatike, mendoj se shqiptarët mund të përfitojnë
shumë politikisht po qe se janë më aktiv në diplomaci. Ata në këto momente
duhet të mbështetin autonominë e Sanxhakut nga Serbia dhe Mali i Zi, duke
aktualizuar në anën tjetër çështjen e Luginës së Preshevës.
Përderisa në diplomacinë serbe haptas flitet për veriun e Kosovës si një
pjesë që mund t’i merret shtetit të ri, atëherë diplomacia shqiptare e
Shqipërisë dhe Kosovës duhet ujin ta bëj më të turbullt duke i shtuar
probleme të brendshme Serbisë përmes Luginës së Preshevës, por edhe duke e
mbështetur autonominë e Sanxhakut.
E shoh që e gjithë diplomacia shqiptare është e fokusuar në njohjet e reja
për Kosovën. Nuk është gjë e keqe, por kjo diplomaci duhet hapur në më shumë
fronte dhe jo të gjitha forcat t’i fokusoj vetëm në këtë drejtim.
Përderisa Kosova ka një bazë institucionale dhe kushtetuese përmes njohjeve
të deritanishme, atëherë ajo duhet të shikoj në oborrin e Serbisë.
Nga Kosova dhe Shqipëria haptas duhet mbështetur autonomia e Sanxhakut, me
kusht që sanxhaklinjtë të mbështesin një zgjidhje të qëndrueshme për Luginën
e Preshevës.
Në anën tjetër duhet nxitur referendum në Luginën e Preshevës, se si
dëshirojnë që ta kenë statusin këta njerëz, të bashkohen me Kosovën, apo të
shpallin autonomi. Opsion të tretë në këtë lojë nuk duhet të ketë.

Vizita e ministrit të Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ilir Meta, në Luginën
e Preshevës ishte e një rëndësie historike. Por, ai në vend që të përdor
kushtëzime në diplomaci, u paraqit në rrugën e besnikut të përhershëm të
forcave ortodokse-sllave në Ballkan.
Se si veprohet në diplomaci mund të mësojmë nga prezenca e kryetarit të
Parlamentit të Maqedonisë Veljanovski në Stamboll. Ai u takua me kreun e
qendrës së Kishës Ortodokse Botërore, por edhe me kreun e shtetit turk
Abdullah Gyl. Nga Abdullah Gyl mori mesazhe se do të mbështesë deri në fund
Maqedoninë në proceset e saja integruese evropiane, ndërsa nga kreu ortodoks
mori premtimin se shumë shpejt do të zgjidhet problemi midis Kishës
Ortodokse serbe me Kishën Ortodokse maqedonase.

Në aspektin e diplomacisë, presidenti Gyl përzihet në një problem lokal siç
është problemi midis Kishës Ortodokse serbe me Kishën Ortodokse maqedonase
vetëm për ta defokusuar politikën serbe në disa sfera tjera dhe për t’i dalë
në krah Bosnjës dhe Hercegovinës, Sanxhakut, po edhe Kosovës. Ndërsa vet
diplomatët shqiptarë në vend që t’i përdorin të gjitha mjetet e mundshme në
diplomaci për t`i minimizuar apetitet e Serbisë në Kosovë, duke mbështetur
autonominë e Sanxhakut dhe për gjetjen e një zgjidhjeje për Luginën e
Preshevës, ata po fluturojnë drejtë njohjeve të reja.
lmpx.com only provides a reader for public news (NNTP) servers. It is not affiliated with the servers or forums shown here and is not responsible for the content of articles, which is written by their respective authors.