INA: Interviste ekskluzive me kryetarin e partise Demokracia e Re, z.Imer Selmani

[email protected]
Newsgroups gmane.politics.region.albania.shqiperia
Message-ID <[email protected]>


INA: Interviste ekskluzive me kryetarin e partise Demokracia e Re, z.Imer Selmani
 
 

 
 
 
 
 
Selmani : kontributi i diaspores shqiptare ne zhvillimin politik, ekonomik dhe kulturor te shqiptareve kudo qe jetojne eshte i pakrahasueshem dhe i pamohueshem

 

 
 
NEW YORK CITY : Kryetari i Demokracise se Re, Imer Selmani ka marre pjese ne darken tradicionale te Keshillit Kombetar Shqiptaro-Amerikan ne New York te SHBA-ve.Lideri i DR-se Selmani eshte i vetmi lider i nje partie politike shqiptare nga Maqedonia, i cili ka marre pjese ne kete eveniment te madh ne Nju Jork, ku ishin te ftuar edhe lider nga Ballkani.
  Kreu i DR-se Selmani pati rastin qe te takoje dhe shkembeje mendime me perfaqesues te diaspores shqiptare ne SHBA, si dhe me shume kongresmene, ambasadore dhe biznesmene lobues amerikan te kauzes shqiptare, dhe te jap nje interviste gazetarit tone ne SHBA-es, Beqir Sina. 
 
Selmani, ne kete interviste flete per takimet me zyrtaret amerikane, me te cilet thote se ndau shqetesimin per ngecjet ne implementimin e Marreveshjes se Ohrit, garantues te se ciles jane SHBA-te, si dhe per bllokimin e procesit integrues te Maqedonise ne NATO dhe BE pershkak te kontestit rreth emrit me Greqine. 
 
 
Ne interviste Selmani Selmani flete per çeshtjen e regjistrimit te popullates vitin e ardhshem dhe se qendrimi  DR-se, eshte se tajmingu dhe pregaditja institucionale, sipas tij nuk jane te nivelit te duhur per te pasur regjistrim objektiv, real dhe te pranueshem per te gjitha bashkesite etnike.
 
Kryetari i Demokracise se Re, Imer Selmani, ka vlersuar rolin dhe kontributin e  Diaspores shqiptare ne SHBA , duke thene se  kontributi i diaspores shqiptare ne zhvillimin politik, ekonomik dhe kulturor te shqiptareve kudo qe jetojne eshte i pakrahasueshem dhe i pamohueshem. Diaspora shqiptare, tha ai sidomos ajo ne SHBA, ka luajtur rol vendimtar ne pershpejtimin e procesit te pavaresimit te Kosoves, zhvillimit demokratik te Shqiperise dhe faktorizimin e shqiptareve ne Maqedoni
 
 
 
 
 
 : Cili eshte qellimi i vizites suaj ne SHBA ?
 
Dr. Imer Selmani : Ne SHBA vij me ftese te Keshillit Kombetar Shqiptaro-Amerikan, i cili edhe kete vit organizon darken tradicionale gala, per te takuar shqiptaret qe jetojne ne SHBA, lobues te shumte amerikane te kauzes shqiptare si dhe biznesmenet shqiptare. Poashtu, po shfrytezoj rastin qe gjate qendrimit ne SHBA te takoj edhe kongresmene dhe njohes te mire te rrjedhave politike te Ballkanit, posaçerisht te çeshtjeve shqiptare. Para disa diteve ne Washington takova kongresmenin republikan Aderholt, te cilin e njoftova se ngecjet ne procesin negociues per zgjidhjen e kontestit rreth emrit mes Maqedonise dhe Greqise po rrezikojne jo vetem ardhmerine e Maqedonise dhe integrimin e saj ne NATO dhe BE, por edhe stabilitetin e brendshem ne shtet. Gjithashtu, kongresmenit Aderholt i prezantova vizionin e Demokracise se Re per nje Maqedoni multietnike mbi parimet e Marreveshjes Kornize te Ohrit dhe te integruar ne strukturat euro-atlantike. 
 
 
 
 
 : Ju jeni ne krye te partise Demokracia e Re, kur e formuat ju premtuat se do ta benit parti kryesore ne Maqedoni. Mendoni se ia keni arritur kesaj dhe e keni bere partine tuaj te jete parti kryesore?  sa e keni arritur kete synim?
 
 
 
 
 
Dr. Imer Selmani : Edhe atehere edhe tani nuk ndahem nga ambicja per ta bere Demokracine e Re parti kryesore dhe partine me te organizuar ne skenen politike shqiptare ne Maqedoni. DR-ja me daljen ne skenen politike shume shpejt u pranua te populli si nje alternative e politikes disavjeçare joproduktive, me tensione te theksuara ndershqiptare dhe shume pak e suksesshme ne realizimin e aspiratave te shqiptareve ne Maqedoni. Edhepse ne garen e zgjedhjeve presidenciale dhe lokale DR-ja hyri shume shpejte pas themelimit te saj dhe pa infrastrukture te ndertuar partiake, une ne gare per President shteti morra mbi 150,000 vota, ndersa DR-ja ne zgjedhjet lokale morri rreth 60,000 vota. Une isha i pari kandidat ne historine e Maqedonise qe arriti te grumbulloje vota nga te gjitha bashkesite etnike qe jetojne ne Maqedoni, duke thyer ne kete menyre stereotipet dhe barrierat e kahmotshme etnike. DR-ja eshte partia me aktive ne skenen politike shqiptare ne Maqedoni, opozite konstruktive dhe korrigjuese e vertete e Qeverise dhe ze i vetem i shqiptareve ne Parlamentin e Maqedonise. Perkrahja e popullit sa shkon e rritet, veçanerisht nga gjeneratat e reja te cilat frymezimin e tyre per ndryshime e identifikojne ne Demokracine e Re. Ky fakt me ben thelle te bindur se shume shpejte do t'ia arrijme synimit tone qe DR-ja te jete parti kryesore e shqiptareve ne Maqedoni.  
 
 
 
 
 :  Nese do te zhvilloheshin zgjedhjet sot ne Maqedoni, ju do te shkoni secila parti e djathte me vete ne zgjedhje, apo keni ndonje "karte te fundit"? 
 
 
 
 
 
 
Dr. Imer Selmani : Eshte e natyrshme qe DR-ja si parti opozitare te jete e interesuar per zgjedhje, pasiqe kjo eshte menyra e vetme te delegjitimohet polítika destruktive dhe e demshme e Qeverise aktuale te VMRO-DPMNE-se dhe BDI-se. Qeveria aktuale ka humbur sensin per nevojen e integrimit te shpejte te vendit ne NATO dhe BE, zhvillimit ekonomik dhe ndertimit te raporteve te qendrueshme nderetnike, posaçerisht atyre shqiptaro-maqedonase, andaj eshte e kuptueshme kerkesa e DR-se per zgjedhje te parakohshme parlamentare. DR-ja eshte e gatshme te shkoje e vetme ne zgjedhjet e ardhshme, pasiqe eshte e bindur se ne keto zgjedhje edhe zyrtarisht do te legjitimohet si force e pare politike e shqiptareve ne Maqedoni. Mirepo, ne interes te kauzes shqiptare dhe ndertimit te nje shteti me demokraci te mirefillte, DR eshte e gatshme te bashkepunoje me secilin qe pajtohet me programin dhe vizionin e DR-se per qeverisje. 
 
 
 
 
 : Ne aspektin e shqiptareve ne Maqedoni, partite politike shqiptare, a duket se po udhehiqen nga interesi i politikave partiake ?
 
 
 
 
Dr. Imer Selmani :  Duke patur parasysh faktin se shqiptaret ishin lodhur nga politikeberja e partive ekzistuese shqiptare, ku kundershtimet dhe dhuna tanime kishin marre permasa shqetesuese, duke vere ne prioritet vetem interesat e ngushta partiake, grupore apo personale dhe duke anashkaluar interesat kombetare te shqiptareve, ishte imperativ i kohes qe skenes politike t'i ofrohet nje opcion i ri politik, siç ishte Democracia e Re. Me paraqitjen tone ne skenen politike, ne sollem fryme te re te veprimit dhe politikeberjes duke zevendesuar ofendimet, diskreditimet, dhunen dhe armiqesine partiake ndershqiptare me kritike konstruktive dhe oferte alternative per zgjidhjen e problemeve. Vetem per te bere te ditur per diasporen: DR-ja pa asnje kushtezim dhe pa pazar politik perkrahi kandidatin shqiptar ne qytetin e Struges, edhepse i njeti ishte nga rradhet e BDI-se, ne momentin kur u ve ne rrezik fitorja e tij kundrejt nje kandidati tjeter joshqiptar; ne momentin kur Kryeminstri Gruevski hapi bisedimet per ndryshime kushtetuese, ishte DR-ja ajo qe e para ofroi propozimet e saja per ndryshime kushtetuese ne favor te shqiptareve ne Maqedoni ne sferen e sistemit gjyqesor dhe ne ndarjen proporcionale te buxhetit te shtetit. Keto propozime me pas u perkrahen edhe nga subjekti shqiptar ne pushtet, BDI-ja, e cila fatkeqesisht nuk pati force politike te bind partnerin e vet qeveritar VMRO-DPMNE-ne te pranoje propozimet tona. Se fundi, une si kryetar i DR-se ftova lideret e dy partive tjera parlamentare shqiptare te ulemi dhe te arrijme nje konsenzus nderpartiak me platforme konkrete per çeshtjet e hapura te shqiptareve, por kjo oferte e imja nuk hasi ne mirekuptim dhe perkrahje te dy partive tjera parlamentare shqiptare. Shembujt me larte deshmojne se interes paresor i DR-se eshte interesi kombetar i shqiptareve ne Maqedoni, duke e vere ne dispozicion tere potencialin e vet politik dhe intektual per realizimin e aspiratave te shqiptareve. 
 
 
 
 
 :  Cili do te ishte hapi juaj i pare per te luftuar korrupsionin nese vini ne pushtet?
 
 
 
 
 
Dr. Imer Selmani :  Korrupcioni ne Maqedoni edhe me tej paraqet problem serioz per institucionet e shtetit dhe lufta kunder tij nuk eshte me efikasitetin e duhur i cili do te sjellte rezultatet e deshiruara. Korrupcioni ne insitucionet e shtetit merr permasa te kriminalitetit te organizuar, por fatkeqesisht Qeveria aktuale nuk ka kapacitetin dhe guximin e nevojshem per t'iu qasur me seriozisht kesaj problematike, sepse segmente te saja jane vet te involvuara ne korrupcion dhe krim te organizuar. Me ardhjen e DR-se ne pushtet, fillimisht duhet te ndertohet nje kornize adekuate institucionale dhe ligjore e cila do te mundesonte realizimin e asaj qe eshte edhe percaktim programor i DR-se - lufte joselektive dhe pa kompromis korrupcionit, me tolerance zero. 
 

 
 
 
 
 : Partite shqiptare te opozites ne Maqedoni kane ngritur shqetesimin se, qeverisja aktuale mund te manipuloj procesin e regjistrimit te popullsise, Pse rregjistrimi eshte quajtur nga opozita çeshtje politike?
 
 
 
 
Dr. Imer Selmani :  Regjistrimi i popullates ka ngritur debate te shumta ne Maqedoni, me vet faktin se ekzistojne dyshime te arsyeshme qe i njejti mund te rezultoje si joreal per shqiptaret ne Maqedoni. Ne si DR me kohe kemi alarmuar se perfaqesimi joadekuat ne Entin shteteror per statistike, mungesa e kuadrove shqiptare ne komisionet punuese te Entit paraqesin problem serioz per procesin e pregaditjeve dhe realizimit te regjistrimit. Pregaditjet per regjistrimin po behen ne menyre jotransparente, lirisht mund te them, edhe me elemente konspirative ndaj shqiptareve. Nga ana tjeter, perqindja e shqiptareve ne popullate lidhet drejtpersedrejti me normat kushtetuese dhe parimet e Marreveshjes Kornize te Ohrit, gegjesisht shume te drejta kolektive te shqiptareve lidhen me 20%-in si kusht. Problem tjeter serioz paraqet afati i caktuar per regjistrim, muaji prill. Rreth 400,000 shqiptare punojne perkohesisht jashte vendit, ndersa rreth 60,000 nuk kane nenshtetesi, me çka pamundesohet regjistrimi i tyre. Kjo pastaj do te reflektoje negativisht ne objektivitetin e regjistrimit dhe perqindjen reale te shqiptareve ne popullate. Kjo situate e krijuar le te kuptojme se regjistrimi i popullates ne Maqedoni eshte me teper se nje çeshtje teknike, perkundrazi, eshte nje çeshtje me rendesi te madhe politike per shqiptaret. 
 

 
 
 
 
: Regjistrimi, a eshte i pershtatshem edhe per diasporen ?
 
 
 
 
Dr. Imer Selmani : Nje nder veretjet e Demokracise se Re ka qene pikerisht edhe afati i caktuar per regjistrimin e popullsise, muaji prill. Ne publikisht kemi perkrahur thirrjet e diaspores shqiptare qe te prolongohet afati per regjistrimin e popullsise ne Maqedoni. Ne vleresojme se kjo periudhe eshte e papershtatshme per realizimin e regjistrimit, duke pasur parasysh faktin qe permenda me larte, diku rreth 400,000 shqiptare jane ne diaspore dhe atyre iu pamundesohet regjistrimi ne muajin prill. Ne kemi kerkuar qe afati i regjistrimit te jete muaji korrik ose gusht, kur shumica e mergimtareve qendrojne ne familjet e tyre. DR-ja per kete çeshtje do te intervenoje me ane te amandamenteve ne Propozim-Ligjin per regjistrimin e popullsise i cili pritet se shpejti te miratohet ne Parlament. Edhe qendrimi im ketu ne SHBA, perveç tjerash, ka te beje me ndarjen e shqetesimeve me diasporen shqiptare edhe per kete çeshje, si dhe per te percjellur sugjerimet dhe porosite e tyre ne Maqedoni. 
 
 
 
 
 :  Ne Maqedoni shtypi shkruan se Komisioni per Lustrim ka bere fshehje te fakteve, duke favorizuar eksponentete te pushtetit! Si e shihni ju perplasjen e fundit PDSH dhe BDI per spiunet?
 
 
 
Dr. Imer Selmani : Qe nga momenti kur i dha mbeshtjetje miratimit te Ligjit per Lustrim, DR-ja ka pritur qe Komisioni per Lustrim nuk do te bie nen ndikime politike dhe partiake nga pushteti aktual dhe do te jete imun ndaj manipulimeve te ndryshme. Zerat e fundit qe po shkaktojne perplasje mes dy partive shqiptare BDI dhe PDSH nuk i kontribuojne procesit te lustrimit, posaçerisht kur i ashtuquajturi "kodoshllek" ka tendence te mbetet ekskluzivisht te shqiptaret. Ne qendrojme pas vleresimit tone se te gjithe ata te cilet ne te kaluaren kane bashkepunuar me sherbimet sekrete te shtetit nuk duhet te kryejne funksione shteterore.
 

 
 
 
  : Demokracia e Re ka akuzuar se kreu shteteror i Maqedonise po  injoron partite shqiptare ne qeveri.
 
 
 
 
 
Dr. Imer Selmani : Partite shqiptare ne Qeveri ne vazhdimesi kane qene te injoruara, ndonjera me shume e ndonjera me pak, po shpesh edhe me fajin e tyre. Çka eshte me e keqja, pas konfliktit te vitit 2001, zhgenjimi eshte edhe me i madh kur shohim se si partia shqiptare ne pushtet, BDI-ja, skajshmerisht margjinalizohet dhe eshte autsajdere ne krijimin e politikave shteterore, te cilat jane ekskluzivitet i partise maqedonase, VMRO-DPMNE-se. Ne rrethana kur Shqiperia eshte anetare ne NATO, kur Kosova eshte shtet i pavarur, te lejohet aq shume te injorohet faktori shqiptar ne Maqedoni eshte larg logjikes se shendoshe. Presidenti i shtetit Ivanov para se te udhetoje ne Bruksel ftoi ministrat e resoreve me te rendesishem per konsultime, por nuk e pa te udhes qe te ftoje edhe zv/kryeministrin Ademi te ngarkuar per implementimin e Marreveshjes se Ohrit. Kete gjest e perseriti edhe Kryeministri Gruevski, kur ne delegacionin qeveritar qe udhetoi ne Bruksel nuk ftoi as zv/kryeministrin Ademi, e as ndonje minister tjeter shqiptar te Qeverise se tij. Edhe sot, kur Presidenti Ivanov po qendron ne Njujork ne Asamblene e Pergjithshme te OKB-se, nuk eshte i shoqeruar nga asnje funksionar shqiptar. Çka flet kjo nese jo per injorim total te partise shqiptare ne pushtet? DR-ja kete nençmim dhe poshterim te shqiptareve ne Maqedoni nuk do ta lejonte asnjehere!
 
 
 
 
 
: Me çeshtjen e emrit thuhet se Greqia po e bllokon integrimin e Maqedonise. Pse?
 
 
 
 
Dr. Imer Selmani : Kontesti rreth emrit mes Maqedonise dhe Greqise pas Samitit te NATO-s te vitit 2008 ne Bukuresht paraqitet si kusht per anetarsimin e Maqedonise ne NATO. Nga ana tjeter, pas Samitit te Keshillit Evropian ne dhjetor te vitit te kaluar, zgjidhja e kontestit rreth emrit paraqitet si kusht kryesor edhe per fillimin e negociatave me Bashkimin Evropian. Kjo situate imponon konstatimin se pa zgjidhjen e kontestit rreth emrit, Maqedonia nuk mund te vijoje procesin integrues ne NATO dhe BE. Duke verejtur se Qeverise aktuale i mungon politike e jashtme proaktive e cila do te arrinte kompromisin rreth emrit dhe do te debllokonte proceset integruese, une edhe si kandidat presidencial edhe si kryetar i DR-se disa here kam kerkuar nga Kryeministri Gruevski te ftoje partite politike me relevante ne takim per te ndertuar konsenzus nderpartiak dhe nderetnik, hap ky i cili do t'i mundesonte Kryeministrit ndarjen e pergjegjesise dhe arritjen e kompromisit. Fatkeqesisht, Kryeministrit Gruevski edhe me tej i mungon guximi politik per te bere hapin me te rendesishem per integrimet e vendit. Perkundrazi, duke ndjellur nacionalromantizem i cili po i demton pozicionet negociuese dhe njekohesisht po acaron marredheniet nderetnike ne vend, Kryeministri Gruevski nuk jep shenje se eshte i gatshem per nje hap te tille. Edhe ne kete çeshtje vitale per ardhmerine e vendit, roli i partise shqiptare ne pushtet eshte minor. 
 
 
 
 
 
 :  Maqedonia me liberalizimin e vizave, a ka hyre ne rrugen drejt BE-se?
 
 
 
 
Dr. Imer Selmani : Duhet te jemi te sinqerte dhe te pranojme se Bashkimi Evropian beri nje gjest inkurajues ndaj Maqedonise ne drejtim te zgjidhjes sa me te shpejte te kontestit rreth emrit me Greqine duke i dhene vendit liberalizim te vizave. Kjo Maqedonine e vendosi ne binare drejt Bashkimit Evropian, por permes veprimeve te gabuara te Qeverise ne rrugetimin drejt BE-se, pamundesohet shfrytezimi thelbesor i perfitimeve nga liberalizimi i vizave. Ekzodusi i nje pjese te popullates shqiptare te Likoves nuk ka asgje te perbashket me liberalizimin e vizave dhe integrimet euro-atlantike.
 
 
: Cili eshte vizioni per Maqedonine Evropiane?
 
 
 
Dr. Imer Selmani : Vizioni im dhe i partise qe une udheheq eshte vizion per nje Maqedoni Evropiane. Ne Maqedonine Evropiane e shohim si nje shtet multietnik me demokraci konsenzuale te ndertuar mbi parimet e Marreveshjes Kornize te Ohrit, me ekonomi te zhvilluar, konkurente ne tregun evropian dhe me oferte pune per gjeneratat e reja. Per shqiptaret e Maqedonise anetarsimi ne NATO dhe BE ka rendesi te veçante, sepse kjo shihet si nje mundesi edhe per integrim ndershqiptar me Shqiperine dhe Kosoven, si dhe me diasporen shqiptare ne Evrope dhe SHBA. 
 
 
 
 
 
 :  Çfare mesazhi kishit per diasporen? 
 
 
 
Dr. Imer Selmani : Per mua roli dhe kontributi i diaspores shqiptare ne zhvillimin politik, ekonomik dhe kulturor te shqiptareve kudo qe jetojne eshte i pakrahasueshem dhe i pamohueshem. Diaspora shqiptare, sidomos ajo ne SHBA, ka luajtur rol vendimtar ne pershpejtimin e procesit te pavaresimit te Kosoves, zhvillimit demokratik te Shqiperise dhe faktorizimin e shqiptareve ne Maqedoni. Vet qendrimi im ne SHBA eshte rezultat i nje organizimi funksional me vite i lobit shqiptar ketu ne SHBA, te cilit ia kane zili shume popuj tjere te botes. Une si kryetar i DR-se jam dhe do te jem çdohere ne dispozicion te diaspores shqiptare per te shkembyer ide dhe mendime, si dhe per te ndegjuar sugjerimet e diaspores qe kane te bejne me avansimin mbareshqiptar. Andaj, ju inkurajoj te vazhdoni me punen tuaj ne afirmimin e kauzes shqiptare ketu ne SHBA dhe kudo ne bote, duke ju deshiruar suksese te metutjeshme!
 
 
intervistoj: BEQIR SINA
lmpx.com only provides a reader for public news (NNTP) servers. It is not affiliated with the servers or forums shown here and is not responsible for the content of articles, which is written by their respective authors.