A mund te ndryshoje Amerika?

[email protected]
Newsgroups gmane.politics.region.albania.shqiperia
Message-ID <[email protected]>




A mund te ndryshoje Amerika? 

  






'Insider" CNBC: Michael Bloomberg, Kryetari aktual i Bashkise se New York-ut mund te emrohet Sekretar i Thesarit!
 
 
Nga BEQIR SINA, New  York
 
 
 
Obama ka zevendesuar Rahm Emanuel dhe ka nje sinjal se ai "ne Shtepine e Bardhe si Sekretari i Thesarit mund te vendose Kryetarin e Bashkise se New York-ut, Michael Bloomberg'', por thote analisiti i CNBC Larry Kudlow, as keto levizje te Obames "nuk do te ndryshojne asgje."


WASHINGTON D.C:  “Me ate qe duket te jete nje zgjedhje shkaterruese, kanosese per partine e tij, eshte se Presidenti Obama,  po perpiqet te ndjeki gjurmet e njerit prej paraardhesve te tij, dhe te moderuar drejt qendres? Politiken qe ndoqi Presidenti demokrate Bill Clinton”, thote analisti politik Larry Kudlow i kanalit televizive American CNBC,  ne emisionin “Insider”.
 
 
     Sipas tij, “Jo! sepse ai nga nje "njeri i quajtur i ekstremit" arriti te zgjedhi nje liberal te “fort” demokrat, nga Senati,  zotin Pete Rouse, per te zevendesuar shefin e personelit Rahm Emanuel, eshte ndonje shenje e mire,” . Larry Kudlow, analisti i  CNBC's, ne transmetimin emisionit me 1 tetor, mori edhe nje opinion te  korrespondentit te CNBC, nga Washingtoni, gazetarit John Harwood, i cili i tha atij se “ Sekretari i Thesarit Timothy Geithner nuk eshte ai qe te jete kudo, ku thote  Obama, edhe Thesarin edhe me udheheqjen e Departamentit te Tregtise.” Problemi qendron gjetke, sipas tij.
 
 
    Megjithate, Kudlow, duke permendur nje lajm si "i brendshem, dhe i besueshem, lajm tha ai te thelle politike," kishte bere nje parashikim(spekullim me mire me thene), te ndryshem nga ai se cfare ka menduar vete Presidenti Obama”, per ndryshimet qe po ndodhin - dhe do te ndodhin ne Administraten e tij.
 
 
"Gjetja e Sekretarit te Tregtise, eshte nje ide e madhe dhe ju jeni me siguri te, te njejtit mendim me mua, se do te jete e drejte, por une e di se ju nuk deshironi ne keto momente qe do te ndodhte,  te degjoni ndonje gje te re, per kete vendin e Sekretarit te Tregetise dhe te Thesarit," tha Larry Kudlow. 
 
   "Por, shtoi ai une kam kaluar mbreme darken ne naten e kaluar, me nje njeri te brendshem te besuar dhe me njohuri  te thelle politik ne Shtepine e Bardhe,” i cili, me tha se Kryetari i Bashkise se Nju Jorkut, multi miliarderi Michael Bloomberg, eshte tjeter, emer qe po "vervitet" shume, si zgjedhje e postit te Sekretarit  i Thesarit, nga Presidenti Obama. 
 
     Kam degjuar se ky nuk eshte ndonje spekullim dhe se kjo eshte nje zgjedhje e brendsheme dhe serioze, e cila, thuhet se eshte bere ne marreveshje mes Presidentit Barack Obama dhe Kryetarit te Bashkise se Nju Jorkut, ne “ecje jaket” e shumta te tij. Sidomos, permendet ne  viziten e tij te fundit ne Nju Jork, por, edhe ne ate "takimin e papritur"  qe Bloomberg i beri Obames, gjate atyre diteve ne pushimet e tija ne ishujt Wayne ne Masachusstess, edhe nje "vizite top secret" ne Shtepine e Bardhe,” eshte tjeter lajm se eshte biseduar per postin e Sekretarit i Thesarit ". 
     

     Kudlow, pohon “Nese e vertete, Bloomberg, per Presidentin Obama, eshte nje zgjedhje interesante, eshte paksa si e pa besueshme dhe sa e veshtire, sepse dihet qe Blomberg eshte nje konservator, nje nder pasaniket me te medhenje ne SHBA. Ne fakt, kryetari i Bashkise se New Yorkut, megjithse mori nje goditje e forte nga levizja e Partise çaj me pare, nje levizje e fort konservatore ne SHBA, qe ka dale tani ne skenen politike, kur Bloomberg ne radioadresen e fundjaves  ne New York, "deklaroi se Tee Party (Partia Caj)nuk ishte "nje levizje politike" duke e quajtur ate "iracionale", prapseprap mbetet i linjes tradicionale amerikane konservatore.
     


        Me pare kur Kudlow, ne te njejtin emision  kishte deklaruar se "Emanuel, ishte duke u larguar nga Shtepia e Bardhe", ishte injoruar, aq sa dikush nga Shtepia e Bardhe, njoftimin e tij e kishte quajtur politik, dhe si jo "i vertet". Mirepo,  Kudlow deklaroi se keto veprime te Obames, ne muajt e ardheshem, po beheshin  "qe amerikanet te nenkuptojne nje moderim pro-biznesit, dhe se "Ndryshimi erdhi", ashtu si me pare Administrata e Clinton ne mandatin e dyte te tij, qe shkoje drejt liberalizmit te madh ekonomik - duke dhene "pa hesap" kredi bankare". Cka! nje dekad me pas “solli edhe “krizen ekonomike” me te madhe ne Shtetet e Bashkuara prej kohes se recesionit ose depresionit sic eshte quajtur ajo atehere. 
    

      "Nuk ka per te ndodhur asnje ndryshim nese ndodh edhe keshtu, pra ne ndryshimin edhe ne Thesarin e Shtetit,n.q.s. vjen nje multimiliarder - si Kryetari i Bashkise se Nju Jorkut, Michael Bloomberg - duke e marr detyren e Sekretarit te Thesarit " tha Kudlow.    "Sepse, ashtu ndodhi edhe kur nje i  pasur ishte caktuar ne administraten Clinton - ju kishte njerez te larte ne fushen e biznesit, ne ate koh si shef i shtabit te Administrates Clinton, si bizensmenet Mack McLarty, i cili pati  kompanine me te sukseseshme te naftes dhe gazit ne Arkansas, dhe Erskin Bowles, i cili, ishte nje bankier i shquar ne pjesen Jugore te SHBA, dhe "nuk ndodhi asgje e re "tha ai kur Biil Cklinton i perdori si "karten e fundit" ne emrimet e reja ne Shtepine e Bardhe.
 
   Tani amerikanet nga Obama, nuk shohin ndonje levizje qe mund te na sjell dicka te re, thote Larry Kudlow. Ky shefi i i ri i Administrates, Pete Rouse, qe ka zvendesuar dje, Rahm Emanuel - nuk e di "se mund te na sjell ndonje dicka ndryshe nga paraardhesi i tij,. Megjithse, ai eshte nje politikan i dale nga ana liberale e Senatit. Por, edhe nese vjen edhe Bloomberg te 'sigurt duhet te jemi si nuk do te kete ndryshim ekonomik." "Une mendoje, thote Larry Kudlow, analistitt i CNBC'sit - asgje nuk do te ndryshoje, ne kete lloj qeverisje.
 
    Mbasi gjithcka dihet se nga Demokratet, "Nuk ka ndikim te politikes tek vizioni liberal i tyre, per te permendurat si me lart, sepse, kjo eshte ajo qe te duket si zgjedhje e Presidentit Obama ne Administraten e re te Shtepise se Bardhe ". Ai theksoje ndryshimi  vjen vetem “ne se vijne ne krye te Senatit dhe Kongresit , Konservatoret e Republikanet, ne zgjedhjet e 2 nentorit dhe vendosen me te vertet balancat”. Pra, maxhoranca i duhet patjeter kesaj radhe Republikaneve. Megjithate le te presim deri me 2 nentor dhe te shohim se per ke do te votojne Amerikanet.
 

  
      “Akoma duhet zgjedhur mes shpreses dhe frikes; mes se kaluares dhe se ardhmes. Duhet zgjedhur akoma mes kthimit prapa dhe ecjes perpara. Keto votime jane per te bere kete zgjedhje. Dhe kjo eshte zgjedhja qe ju do te beni ne nentor.”
Anketuesit dhe ekspertet politike thone se ka pak dyshim qe ne zgjedhjet e 2 nentorit do te mbizoterojne shqetesimet ekonomike, posaçerisht ato per shkallen e larte te papunesise, qe tani eshte ne nivelin 9,6 per qind.
 
     Anketat parashohin se republikanet do t’ia dalin mbane ne nentor dhe mund te jene ne gjendje te fitojne 39 vende te reja qe u duhen per te marre nen kontroll Dhomen e Perfaqesuesve. Republikaneve u nevojiten 10 vende te reja per te fituar shumicen ne Senat, por shume analiste thone se ky qellim eshte politikisht me i veshtire te arrihet.
 
 
    Plani qe u be i njohur nga udheheqesit republikane ne Kongres eshte i ngjashem me planin “Kontrate me Ameriken”, qe ne vitin 1994 i ndihmoi republikanet te fitojne shumicen ne Kongres, per here te pare ne 40 vjet. Megjithese Dhoma e Perfaqesuesve miratoi disa pjese te “Kontrates me Ameriken”, pjesa me e madhe e saj u bllokua ne Senat gjate mandatit te pare te Presidentit Bill Clinton.
lmpx.com only provides a reader for public news (NNTP) servers. It is not affiliated with the servers or forums shown here and is not responsible for the content of articles, which is written by their respective authors.