Fara e hivzit-3
Hamdi Nuhiju <[email protected]>
| Newsgroups | gmane.politics.region.albania.shqiperia |
|---|---|
| Message-ID | <[email protected]> |
*Fara e hivzit-3* *Hamdi Nuhiju* * * I mbjell me dëshirën e ashkut të shpirtit, ky mendim për të fuqizuar shkronjat, kuptimet dhe memorizimin e tyre drejtë pafundësisë, më stimuloi që të harxhoj ngjyrë pene. Pena është rruga e vizatuar nëpër qoshet e pamundura të fjalës së mbështjellë nëpër tingujt e urtësisë. Njeriu në përballje me urtësinë është sikur një hero i shekullit që çliron mendimin prej teknologjisë dhe teknikës. Ky çlirim duket i vrazhdë karshi botës së brendshme shpirtërore që duhet ndjerë. Është sensacionale pikëpamja e atyre që mendojnë të ndërtojnë botën me dashuri dhe jo me urrejtje. Mevlana Rrumi na stimuloi të mendojmë se bota është e ndërtuar nga dashuria për dashurinë, e asesi nga urrejtja për prishjen e rendit botëror. E keqja nuk mund të zbulohet poqese e mira nuk i jep hapësirë veprimi. Me ndalimin e veprimtarisë së të mirës, e keqja pret rrugën e saj drejt daljes në skenën e përçarjes, xhelozisë, smirës e të gjitha dukurive dhe fenomeneve që njeriun e largojnë nga Kur`ani Famëlartë. Rrugën e jetës njeriu nuk mund ta mësoj saktë, po s`u kap pas fjalës së Allahut sikur të ishte momenti i fundit i shkatërrimit të botës dhe ajo formula magjike e shpëtimit të kësaj bote të gjendej tek ti. Njeriu farën e hedhjes së Kur`anit në shpirtin dhe zemrën e tij e gjen kudo. Prandaj edhe fara nuk është e shëndosh dhe shkakton probleme. Por, njeriu duhet të përgatisë edhe vetveten karshi kësaj fare për të nderuar veten me mirësitë e saj e asesi të iu duket vetja se po kryen një kurs të thjeshtë sikur të gjithë kurset tjera. Omeri r.a. hartonte në mendjen e tij, një fjalë të Zotit, e aplikonte në praktikën e tij, e shndërronte në traditë, dhe pastaj fillonte me hartimin e fjalës tjetër të Zotit në mendje duke e vizatuar si një kaligraf modern. Është me rëndësi ndjekja e kësaj rruge. Por, para se të hyjmë në këtë rrugë duhet pasur parasysh një rrugë tjetër ende më të rëndësishme dhe më të lartë se kjo. Në kohën kur Omeri r.a. ishte udhëheqës i myslimanëve, ai monitoronte terrenin gati se për çdo ditë duke u interesuar për hallet e njerëzve, por edhe për padrejtësitë që mund të bëhen në mesin e tyre. Dhe një natë gjen një nënë e cila e mëson vajzën e saj që qumështit ti hedhe ujë duke i thënë që ta bëje fshehtas këtë punë, ngaqë mund të na shoh Omeri r.a. Vajza e saj i thotë: Unë i frikësohem Zotit të Omerit i cili po na sheh, dhe prandaj nuk i hedh qumështit ujë. Ky rast bëhet sebep ose shkak për martesën midis asaj vajze dhe njërit djalë të Omerit r.a. Si rezultat i kësaj martese lind Omer ibën Abdulazizi r.a. i cili në historinë islame njihet si udhëheqësi i pestë mysliman i drejtë. Kujdesi që kemi ndaj ushqimit është shkak i sukseseve tona në këtë jetë. Ky kujdes është shkak edhe i hedhjes së farës së drejtë të hivzit në zemrat dhe shpirtrat tanë. Kjo është rruga para se njeriu të filloj të interesohet për raportin e tij me Kur`anin Famëlartë. Kurtubiu thotë:” E para e kësaj është sinqeriteti ndaj Allahut në nxënien e tij, ta kontrolloje veten në këndimin e Kur`anit, në namaz e jashtë tij që të mos e harrojë.” Othmani r.a. ka thënë:” Njerëzit që lexojnë Kur’anin e nuk veprojnë sipas tij, janë njerëzit më të këqij. Sepse nuk ndjekin rrugën e Kur’anit, Allahu e ka lëshuar mallkimin mbi ta, dhe i mallkojnë të gjithë ata që kanë këtë detyrë.” Pikë e rëndësishme e këtij rrugëtimi është sinqeriteti në nxënien e Kur`anit përmendsh dhe në mos harrimin e tij, ashtu si na porositë Kurtubiu, dhe puna me Kur`anin Famëlartë duke mos rënë në kurthin e mallkimit ashtu si na porositë Othmani r.a. Mësimi praktik i kësaj veprimtarie është përgatitja shpirtërore-morale dhe edukative e njeriut për tu takuar me Kur`anin. Në të kaluarën në shkollat islame në trojet tona nxënësit zgjidheshin edhe me edukatën më të mirë që të kanë të drejt të marrin gradë fetare për ti mësuar edhe të tjerët me ato dije që kanë absorbuar nëpër ato qendra të dijes. Ndërsa sot, fatkeqësisht pa asnjë lloj kriteri as për nxënësit e as për profesorët zgjidhen edhe nxënësit edhe profesorët. Rezultati i gjithë kësaj veprimtarie të mbrapshtë është rënia në kundërshtim e shumë hoxhallarëve të rinj me Kur`anin, veprimtaria jo e saktë e hafizave të cilët Zoti i ka nderuar me memorizimin e Kur`anit, ndërsa ata janë në rrugë jo të mira.