Bota e ashkut, shkruar me 16.10.2010

Hamdi Nuhiju <[email protected]>
Newsgroups gmane.politics.region.albania.shqiperia
Message-ID <[email protected]>
*Bota e ashkut*

*Hamdi Nuhiju*



Bota e ashkut është e lidhur. Ajo asnjëherë nuk mund të jetë e ndarë nga
bota reale përtej të Vërtetës. Njerëzit që se kuptojnë ashkun si përmbajtje
janë të orientuar kah ngurtësia, ndërsa kuptimi i tij si term është
dashuria.

Miliona fytyra gëzohen me dhe për botën e ashkut, ndërsa ngurtësia është e
kundërta e saj. Fytyra nuk mund të qëndroj indiferente ndaj emocioneve të
zemrës. Zemra reflekton, rikthen, zbut, por edhe orienton botën e ashkut kah
e vërteta e gjenezës së saj. Njeriu nuk di se ku gjendet në të vërtet
lumturia. Në kërkimin e kësaj bote, apo në botën brenda? Lumturia gjendet në
fjalët e ëmbla, apo në kënaqësitë e kësaj bote? Në ndarjen e kësaj bote nga
bota reale, apo ne përfytyrimin e saj si të mirëqenë? Lumturia është koncept
multidimensional. Thelbi i saj është shpirti i nënshtruar.

Një poet ka thënë:” Dashuria nuk vjen nga bukuria dhe as nga hijeshia,

                                   Por, është diçka që lidhet me shpirtin”.
( Kopshti i të dashuruarve dhe shëtitja e të përmalluarve, Ibën Kajjim el
Xhevzi, Tiranë, 2006, f.69)

Dashuria na qenka e lidhur ngushtë me shpirtin. Dhe shpirti është thelbi i
orientimit të njeriut kah lumturia.

Ka njerëz që kanë botën të tërë, por nuk kanë lumturinë. Kjo gjë shihet nga
mos kënaqësia e tyre, ngurtësimi i zemrës dhe shpirtit të tyre. Shpirti nuk
mund të jetoj pa dashuri. Bota e dashurisë ose e ashkut di që të përmbledh
gjitha cilësitë e shpirtit në ashk, por edhe gjitha cilësitë e ashkut mund
të përmblidhen në shpirt.

Në këtë raport midis shpirtit dhe ashkut, është me rëndësi të kuptojmë
lidhjen midis syve dhe zemrës. Dikush përshkroi sytë e zemrës, ndërsa sytë e
ballit i tërhoqi larg vetes. Sytë e ballit janë shigjeta të syve të zemrës.
Ata ndoshta verbërohen, e errësohen, por në të shumtën e rasteve janë imune
karshi sfidave të ndryshme që e nxisin ashkun në këtë rrugë.

A i ke dëgjuar këto vargje:” O sytë e mi, ju u kënaqët së shikuari

                                               Dhe zemrën ma çuat në shtegun
më të hidhur!

                                               O sytë e mi mos ma prekni
zemrën, sepse është

                                               Padrejtësi që dy vetë të
përpiqen të vrasin një!”

( Kopshti i të dashuruarve dhe shëtitja e të përmalluarve, Ibën Kajjim el
Xhevzi, Tiranë, 2006, f.104)

Dy vetë vrasin një, po e vërtet. Këto padrejtësi ashkun e shndërrojnë në
tragjedi, dhe e largojnë nga kahet e saj të vërteta që janë të lidhura
direkt me shpirtin. Ata dy veta dinë ta vrasin ashkun. Vetëm edhe lëndimi e
frikëson shpirtin nga gjendja e mjerueshme e ashkut, dhe e largon nga
nënshtrimi ndaj Allahut.

Sytë kënaqen së shikuari dhe së sodituri në bukurinë tënde. Ata të shohin si
të ishe qetësia e kulmit dhe kulmi i qetësisë. Nuk mund të del nga e bukura
një cilësi e shëmtuar. Edhe nëse ty të duket e shëmtuar, ajo në thelb është
e bukur dhe lëngu i saj është kënaqësi. Njeriu që soditë bukurinë është
sikur bleta që përgatitë mjaltin. Mjalti deri në prodhimin e saj
përfundimtar, kalon nëpër mijëra aroma të ndryshme të luleve që fitohen prej
punës së pandërprerë të bletëve. Edhe njeriu, duhet që në mënyrë të
pandërprerë ti kushtohet botës së ashkut, nëse dëshiron që shpirtin e tij ta
ketë të nënshtruar ndaj Allahut xh.sh. Por, edhe nëse do që të shijoj
kënaqësi në këtë botë, por edhe lumturi në botën e përtejme, atje diku në
Xhennet.

Por, njeriu bashkëkohor ka ndryshuar konceptin e ashkut dhe ashikut. Ashikët
e vërtet i gjen në safë duke u falur me xhemat namazin e sabahut, të drekën,
iqindisë , akshamit e jacisë.

Ata i gjen të zgjuar para të gjithë njerëzve. Flenë pak, hanë pak, flasin
pak, por veprat e tyre janë të shumta, të dukshme, po edhe të padukshme.

Një ashik i këtillë u patë transferuar në Xhennet. Ndihmat e të varfërve u
ndalën. Pasi ashiku u transferua në atë botë, kjo botë e kuptoi thelbin e
veprimtarisë së tij në ndihmë të varfërve.

Bota e ashkut nuk përshkruhet nëpër venë, muzikë shfrenuese , e seks të
shfrenuar. Por, ajo ka dizgjin që e lidhin direkt për shpirtin. Kjo nuk
d.t.th. që gjërat e lejuara të kësaj bote, që janë të lidhura me ashkun,
duhet të ndërpriten për tu bërë ashik në kuptimin e zuhdit.

Bota e ashkut është e gjerë sikur sistemi i qiejve dhe i tokës. Në vete
ngërthen miliarda e miliarda grimca kuptimesh mbi dashurinë, lumturinë,
kënaqësinë e zuhdin.

Zoti njeriun nuk e privon asnjëherë nga kjo botë, por njeriu mund të dënoj
vetveten duke u larguar prej kuptimit të saj të vërtet. Ai do të kërkojë
botën e ashkut nëpër shishet e rakisë, kalimin në ekstazë nga përdorimi i
mjeteve narkotike dhe në seks të ndaluar me femra e me meshkuj. Ai nuk
zgjedh gjininë për të bërë seks, pasi që ka humbur nga kuptimi i vërtet i
botës së ashkut.

Ne po thërrasim në të vërtetën e ashkut, atë lidhjen horizontale midis
njeriut dhe njeriut e Zotit, por edhe lidhjen vertikale midis njeriut dhe
Zotit. Rrugë tjetër jashtë kësaj nuk ka.
lmpx.com only provides a reader for public news (NNTP) servers. It is not affiliated with the servers or forums shown here and is not responsible for the content of articles, which is written by their respective authors.