Sekreti i " Sekreti i varrit të vetmuar "
Ajet Nuro <[email protected]>
| Newsgroups | gmane.politics.region.albania.shqiperia |
|---|---|
| Message-ID | <AANLkTimv-LhjaGrtP8LVnUkf7N_bUTfW2+1iCX2yNa5A__18346.8209849254$1287429832$gmane$org@mail.gmail.com> |
Mendime rreth librit të z. Reshat Kripa begin_of_the_skype_highlighting
end_of_the_skype_highlighting “Sekreti i varrit të vetmuar”
Nga Ajet Nuro
TribunaShqiptare.com <http://tribunashqiptare.com/>
Nga të parët të njohur dhe miq që takova kur isha në Shqipëri ishte autori i
librit për të cilin dua t’ju flas, zoti Reshat
Kripabegin_of_the_skype_highlighting
end_of_the_skype_highlighting. E takova në prani të mikut dhe
profesorit tim të letërsisë z. Agim Xhelili dhe kështu kaluam disa çaste të
këndëshme në një nga kafenetë e shumta të Tiranës. Aty mora vesh se z. Kripa
do të promovonte librin e tij më të fundit në datën 17 korrik, në Vlorë. Aty
në atë takim z. Kripa duke më ftuar në promovimin e librit, më dhuroi një
kopje të këtij të fundit që unë e lexova në plazh. Por, para se të lexoja
këtë roman, parapëlqeva të lexoj librin me kujtime të po këtij autori “Rini
e copëtuar”. Kjo, jo sepse ka ndonjë lidhje mes dy librave (flasim për
lidhje organike...) por kur njeh më mirë autorin je në gjendje të mendosh
dhe të hysh në botën e brendëshme të tij për të kuptuar edhe atë proces të
brendëshëm që çon në krijimin letrar por edhe për të kuptuar edhe përbërësit
që kanë mar pjesë në “gatimin” e librit.
Pas kësaj hyrjeje që ndoshta nuk ka të bëjë me një kritikë letrare do të
desha t’ju tregoj përshtypjet e mia rreth librit në fjalë.
“Sekreti i varrit të vetmuar” është një roman që unë do ta quaja tragjik në
një farë mënyre. Jo vetëm për faktin se personazhet kryesorë të tij vriten,
vetvriten apo zhduken por në një kuptim edhe më të gjerë dhe që del nga
konteksti i personazheve të romanit, që është tragjedia shqiptare. Unë gjatë
gjithë leximit të librit kisha dëshirë të dija çfarë fati do të kishin
personazhet e romanit, çfarë të ardhme mund të kishin ata në një Shqipëri
tek e cila lufta Antifashiste lindi një nga fjalët më të dhunëshme dhe më
tragjike që mund të gjendet në fjalorin e shqipes “vëllavrasje” që në
vetvete përmbledh atë që nuk duhet të ndodh vrasjen e një qenie të afërt.
Vëllai që vret vëllain. Çfarë të ardhme mund të ketë një shoqëri e tillë
kanibale? Pikërisht dy nga personazhet kryesore Luan Berberi dhe Uran
Selmani ndonëse jo vëllezër nga gjaku janë vëllezër nga qumështi. Jeta kish
bërë që nëna e Luanit ti jepte gji edhe Uranit. Por një ditë po ky Uran do
të vinte idealin (e partisë) dhe interesat e veta egoiste dhe do ta mohonte
vëllain (apo gjitonin, apo shokun e fëminisë) dhe atë që i dha gji dikur. A
nuk u nda nga lufta e “kllasës” vëllai me vëllain, vëllai me motrën kur
partia e deshi që dikush të ishte i mirë ndërsa tjetri i pastër. Njëri duhet
të ishte bir i partisë ndërsa tjetri i njerkës...
Ngjarjet e romanit “Sekreti i varrit të vetmuar” zhvillohen në Vlorë
pikërisht aty ku ka lindur edhe autori dhe është normale. Por në roman,
ndonëse autori nisat nga fakte reale kemi një përzierje të reales me të
trilluarën për të na dhënë një vepër që duhet të lexohet për të mos harruar
pikërisht atë që na ndodhi ne shqiptarëve. E ndonëse ngjarjet zhvillohen në
Vlorë nuk është e vështirë ti zhvendosim ato në të gjitha fshatrat apo
qytetet e Shqipërisë sepse nuk ka vend të Shqipërisë që të mos jetë
përballur me ndarjet Luan-Uran, me luftën e klasës, me vrasjet me gjyqe e pa
gjyqe, me luftën ballistëve, kulakëve apo edhe të ngjyrave të tjera. Nëse
nuk do kishte det në roman do të thoshim se ngjarjet zhvilloheshin diku në
Tepelenë. Ose përshtypja që ke kur lexon romanin është se diku i ke dëgjuar
ngjarje të tilla. Por, ndonëse ngjarjet reale i janë nënshtruar laboratorit
krijues, disa ngjarje ngelen po ato të realitetit të hidhur të historisë
tragjike shqiptare. Do të shkëpus një moment, një ngjarje që përfshihet në
roman por që ka ndodhur në realitet. Nëse hedhja poshtë e marrveshjes së
Mukjes ishte akti që do të nënshkruante tragjedin shqiptare, rezultati i
saj, vëllavrasja nuk janë pjellë e fantazisë por realiteti i prekshëm.
Kështu, pas hedhjes poshtë të marrveshjes së Mukjes, që u prishte punë
jugosllavëve sepse aty kërkohej zgjidhja e çështjes kombëtare respektivisht
ribashkimi i Kosovës me Shqipërinë, duhej goditur armiku. Dhe armiku ishin
nacionalistët shqiptarë. Kështu, partizanët (baralionet "Asim Zeneli",
"Halim Xhelo" dhe "Antonio Gramshi") të urdhëruar nga komanda e lartë
(kuptohet masha e jugosllavëve E. Hoxha) sulmojnë ata me të cilët gjer dje
kishin bashkëpunuar, nacionalistët në fshatin Dukat. Sulmi i bërë natën
(mund të flitet për besë...) nuk doli ashtu siç e menduan sulmuesit. Ata
ranë në një fole trimash dhe gjithë ky akt vëllavrasës përfundoi me 23 të
vrarë nga të cilët 15 partizanë dhe 8 nacionalistë. Dhe vazhdimi është edhe
më prekës. Nënat dukatiote, u kujdesën që ti varrosin të gjithë të vrarët në
të njëjtin vend si të ishin bijtë e tyre. Dhe siç e ka zakon labëria, vaji
shoqërohet me vargje apo me ligje siç u thonë lebrit. Vargje që kanë brenda
dhimbjen për të ikurit por më së shumti për atë çka po ndodh me Shqipërinë:
*Korba na u vranë djemtë,*
*Ca këtu e ca në çetë,*
*Ca këtu, ca në parti,*
*Vaj medet moj Shqipëri.*
Ndonëse kanë kaluar 20 vjetë nga përmbysja e diktaturës komuniste edhe sot
historiografia shqiptare nuk u ka dhënë vendin e duhur nacionalistëve
shqiptarë. Ngjarjet e “Sekreti i varrit të vetmuar” bëjnë një tentativë për
ta parë historinë ndryshe. Sepse nuk mund të jetë tradhëtare ajo pjesë e
popullsisë që përbënte ajkën e shoqërisë shqiptare të kohës dhe që
padrejtësisht u keqtrajtuan nga rrëmbyesit e pushtetit, nga revolucionarët
që e kthyen luftën çlirimtare në revolucion hakmarrës.
Tregimi i ngjarjes në roman ecën në vijë të drejtë dhe është i kuptueshëm.
Gjuha e përdorur është një gjuhë e pastër dhe e kuptueshme prej të gjithëve.
Dy fjalë për personazhet e romanit.
Ndoshta nuk do t’ia vlente të ndalesha në mënyrë të veçantë tek personazhet
e romanit por ka një arsye për të cilën po e bëjë. Në përurimin e librit në
Vlorë dikush ndërhyri dhe kritikoi romanin dhe sigurisht edhe autorin për
një nga personazhet dhe konkretisht për personazhin e quajtur Kiara. Unë
ndonëse e vlerësova kritikën, sepse nuk do të ishte e drejtë të bëhen vetëm
lëvdata, nga ana tjetër nuk isha dakord me kritikën. Nuk di nëse ndërhyrësi
më kuptoi dhe për këtë arsye do të desha të përsëris atë se si e shikoj unë
këtë personazh edhe nën dritën e asaj se çfarë dëgjova më pas nga
bashkëbisedime të ndryshme që pata në Vlorë.
Kiara është personazhi që ka martuar Luan Berberin. Me origjinë italiane
nga nëna ajo dashuron Luanin por ku nga karakteri ku e detyruar nga
rrethanat ajo e tradhëton bashkëshortin e saj moralisht por edhe në aspekte
të tjera gjer sa bëhet edhe dëshmitare në procesin e montuar kundër burrit
të saj. Ndonëse autori është kujdesur të krijoj personazhe sa më afër
realitetit dhe ti paraqes ata sa më realisht qofshin këta nga njëra apo nga
tjetra anë, pavarësisht se ai vetë është në anën e nacionalistëve, tek Kiara
lexuesi do të donte të shihte një personazh më pozitiv. Këtë shprehu pra
edhe një nga referuesit gjatë promovimit. Bile pyetja e tij ishte pse duhet
të kishim një personazh të tillë. Dhe
nënkupt<http://tribunashqiptare.com/news/119/ARTICLE/4550/2010-08-17.html>
--
http://www.albemigrant.com
Faqja e emigrantëve shqiptarë në NET
http://tribunashqiptare.com/kanuni/
http://tribunashqiptare.com/autoret/
http://www.facebook.com/group.php?gid=6918065431