Zenepe Dibra: ”Fjalor enciklopedik i gruas shqiptare” (Parathënie)

Paul Tedeschini <[email protected]>
Newsgroups gmane.politics.region.albania.shqiperia
Message-ID <[email protected]>
Zenepe Dibra: ”Fjalor enciklopedik i gruas shqiptare” (Parathënie)
Historia  e lavdishme e grave dhe vajzave shqiptare, kontributet e vyera për  
atdheun, kombin, në mbrojtje të familjes, atdheut, sakrificat deri në  sublime 
për ato ideale që ato gjithmonë i konsideruan të shejta –janë  këto disa nga 
shtysat që me pasionin dhe vullnetin tim më obliguan të  shkruaj: ”Fjalor 
enciklopedik i gruas shqiptare” .  Ishte një shtysë e mbrendshme, që krahas 
mëdyshjes për shkallën e  vështirësisë të paraqitjes në disa faqe historinë e 
tyre të madhërishme,  do të më bënte që, pa marrë parasysh pengesat objektive 
dhe subjektive,  t’i futesha një pune kaq të madhe. Kam qënë e inkurajuar nga 
shumë  dashamirës, për librin tim të parë në këtë fushë: “Bijat e Rozafës”(gra  
të shquara të hapësirës shkodrane) ku janë dhënë  kontributet, vlerat  dhe 
sakrificat e gruas shkodrane në luftë e përpjekje, në arsim e  kulturë, 
shëndetësi e sport. Më vonë më erdhi një ftesë nga disa  studiuse, profesore të 
Universiteteve në Budapest (Hungari) e Sofje  (Bullgari), si Francisca de Haan, 
Krassimira Daskalova dhe Ana Lufi për  të përfshirë në një libër të lëvizjes 
femërore të Europës Qëndrore,  Lindore  dhe Juglindore, pesë gra të shquara të 
lëvizjes femërore  shqiptare në lidhje me përpjekjet e tyre per emancipimin e 
gruas  shqiptare. Ftesa ishte befasuese sepse shkalla e përgjegjësisë ishte e  
madhe por para dilemës së mosgjetjes të një varianti tjeter të  përfshirjes së 
tyre, pranova që në këtë libër të ishin pesë gra të  shquara të kësaj lëvizjeje 
si Motrat Qiriazi (Korçë), Urani Rumbo ( Gjirokastër), Shaqe (Marie) Çoba 
(Shkodër) dhe studiesja me origjinë shqiptare Dora D’Istria. Natyrisht  është 
krenari që ato filluan të përfshihen në libra të tillë seriozë.  Duke  lexuar 
edhe veprimtaritë e shoqeve si motra të vendeve tjera në  këtë libër, ato jo 
vetëm nuk janë prapa por shkëlqejnë në atë se çfarë  bënë për kombin e tyre, 
bile mund të themi se ndoshta edhe të vetmet në  disa aksione, ku veçohet ai i 
Parashqevi Qiriazit, që ishte e vetmja  delegate femër në gjithë ato delegacione 
të mbledhura për të mbrojtur të  drejtat e kombeve në Konferencën e Paqës në  
Paris në vitin 1919. Libri  quhet: ”A biographical dictionary of WOMEN’S 
MOVEMENTS AND FEMINISMS –central, Eastern, and South Eastern Europe, 19th and 
20th Centuries)- shtypur  nga Enti botues i Universitetit Qëndror Europian 
–Budapest* Nju Jork.
Për  të shkruar një enciklopedi nuk ka vetëm vështirësi, sakrificë dhe punë  të 
madhe por në radhë të parë përgjegjësi për ato që shkruan, për  kriteret që 
zgjedh, për saktësinë e ngjarjeve, datave, të vërtetave  historike që në shkrime 
të ndryshme gjenden në variante dhe mënyra të  ndryshme. Unë mendoj se nuk kam 
arritur gjithçka, por kam bërë diçka  duke ditur që ky “Fjalor  Enciklopedik i 
gruas shqiptare”,  është i pari i këtij lloji në vendin tonë. Nuk është e gjithë 
historia e  tyre, por pjesa më e madhe e historisë së tyre, nuk janë të gjitha  
vlerat por ato më të rëndësishmet, nuk janë të gjitha gratë shqiptare  por ato 
që dhanë kontributet më të mëdha. Numuri i grave të shquara  shqiptare është 
shumë i madh, rastet dhe  ngjarjet të lidhura me to janë  të panumurta,  
heroizmat, puna e tyre e madhe dhe traditat janë një  faqe e lavdishme e 
historisë së kombit tonë dhe për t’i dhënë të gjitha  këto në një libër ishte 
një punë kaq voluminoze sa ishte mëkat po mos ta  konceptoje në disa botime, 
duke patur parasysh që për to mund të  shkruhen shumë edicione të tjera. Kjo më 
ka sjellë një lehtësim të madh  në lidhje me atë se mund të jenë lënë shumë 
vlera dhe kontribute që do  të mund të përfaqësohen në botime të tjera. Kriteret 
që janë marrë në  konsideratë për të vendosur zërat në këtë enciklopedi kanë 
qënë:
1.  Momentet historike më të rëndësishme të veprimtarisë së gruas shqiptare  në 
luftë, arsim, kulturë dhe çdo fushë të jetës shoqërore shqiptare, që  nga 
lashtësia ilire e deri më sot;
2. Zgjedhja e emrave të shquar në bazë të  vlerave e kontributeve që ato dhanë 
për atdheun e kombin;
3.Gratë që kanë dhënë, por kanë vdekur në një moshë të re (si Heroinat e Luftës 
dhe të tjera)
4. Gjithpërfshirja e hapësirës gjeografike shqiptare bashkë me diasporën
5.  Gra me vlera dhe kontribute që janë gjallë, kryesisht mbi moshën 55  vjeç 
(është vendosur vetëm një perqindje e vogel e atyre që kanë vlera  të veçanta 
dhe që janë nën këtë moshë);
6.  Sportistet që kanë dhënë ndihmesa në fushën e sportit që, pavarësisht  nga 
mosha e kanë kryer karierën e tyre sportive. Për sportistet janë  zgjedhur 
kryesisht ato që janë shpallur “Sportiste të shekullit” dhe  “Nderi i sportit 
shqiptar”si dhe disa të tjera me kontribute të veçanta  në sportet më të rralla 
si gjimnastikë, not, pinpong dhe shah (nga një  përfaqësuese me rezultate më të 
mëdha). Janë përfshirë “Heroinat e  popullit”, “Artistet e popullit” dhe 
“Artiste të Merituara”, shumë nga  “Mësueset e popullit”, “Heroinat e punës 
socialiste”  etj..
E  kam ndjerë një detyrim moral përfshirjen në enciklopedi të shumë grave  të 
persekutuara që me sakrificat e tyre, munden të japin kaq shumë për  kombin në 
kondita të një stresi të jashtëzakonshëm, duke ditur se për  afro 50 vite, ato 
janë denigruar dhe  nuk kanë dalë në dukje vlerat dhe  kontributet e tyre.  Duke 
ditur që Enciklpodia është histori, aty janë  dhënë shumë figura që kanë bërë 
histori në jetën politike, kulturore dhe  shoqërore, pavarësisht nga bindjet e 
tyre politike.
Ndonëse  jam përpjekur të jap informacion nga historia dhe kontributi i  
shqiptareve të Kosovës dhe Maqedonisë për historinë e tyre, për shumë  arsye 
objektive dhe subjektive  jam e ndërgjegjëshme që duhej bërë më  shumë.
Gratë  e huaja zënë një vend me rëndësi në këtë enciklopedi, sepse ato kanë  
dhwnë kontribute të çmuara  dhe shpesh u kthyen në mbrojtëse të zjarrta  të 
çështjes sonë kombëtare. Ato me shkrimet e tyre studimore në fushën e  
politikës, artit, etnologjisë, me aktivitetet humanitare, u bënë jo  vetëm 
simpatizante dhe dashamirëse por edhe kontribuese të  jashtëzakonshme të 
historisë dhe kulturës sonë, për të cilën do t’u jemi  mirënjohëse gjithë jetën.
Perveç  bigrafisë së grave të shquara në enciklopedi janë dhënë histori të  
luftës dhe persekutimit të tyre, të arsimit femëror, të krijimit dhe  
funksionimit të shoqatave të grave, revistave të tyre, legjenda dhe  balada që 
kanë lidhje me gruan shqiptare, shpjegim i disa sëmundjeve të  grave, të disa 
termave që kanë lidhje më barazinë gjinore, të  mekanizmave intitucionalë në 
dobi të saj etj.
Në  disa faqe të veçanta në fund të librit janë dhënë suksese të grave dhe  
vajzave shqiptare pa u thelluar shumë në biografinë e tyre por vetëm në  
sukseset e tyre në botë.
Burim  i përfshirjes i shumë të dhënave në këtë libër kanë qënë studimet e  
mirëfillta për gruan shqiptare si ai i prof. Fatmira Musajt, për të  cilën 
shpreh respektin dhe konsideratën time, libri mbi historine e  sportit dhe 
rezultatet e sportisteve shqiptare në vite të Marjeta Zaçes,  studimet dhe 
artikujt e shumtë të publicistëve dhe studiusve të njohur  si: Moikom Zeqos, të 
Abaz Hoxhës, Ferid Hudhrit, Fadil Podgoricës, Iljaz  Goges, Ismail Demnerit e 
Shyqyri Rrelit, Zamir Këlliçit, Hysen Files,  Idajet Jahos etj. Fjalorët e 
ndryshëm enciklopedikë, leksikonet,   artikuj  të gazetarëve dhe personave 
studius të tjerë, të cilët janë  shfrytëzuar në mënyrë racionale. Për këtë ka 
edhe artikuj që janë marrë  komplet për tu vendosur por pa u humbur autorësinë, 
që jepen ne  bibliografitë perkatëse. Një ndihmë të madhe për këtë libër ka 
dhënë  edhe Prof. Ahmet Osja, i cili me rekomandimet e tij për bibliografinë,  
sugjerimet, vërejtjet për shumë zëra dhe shumë çështje, ka qënë jo vetëm  një 
kontribut i vlefshëm por edhe një mbështetje morale shumë  inkurajuese. Po 
kështu kam patur ndihmë nga ish ambasadori i jonë në  Rusi, Z. Shaqir Vukaj i 
cili më ka ndihmuar me sugjerime, rekomandime  dhe ndihmesë në materiale për 
studiuset e shquara ruse që kanë dhënë  kontribut me punimet e tyre në 
historiografinë shqiptare. Shume gra të  shquara kanë dhenë ndihmesë duke 
dërguar biografitë e tyre në mënyrë  elektronike, të shkruar por edhe gojore. 
Ndihmesa e personelit te  Bibliotekes se Shkodrës ka qënë një nga më të 
rëndësishmet e mbarvajtjes  së punës sime, duke mu përgjigjur në kërkesat që kam 
patur në çdo  moment të kohës.
Dua  të theksoj se në shumë burime, kur flitet për figura të shquara të  
Mesjetës, ka edhe kontradiksione të emrave, ngjarjeve dhe datave, që me  gjithë 
përpjekjet për t’i ballafaquar, nuk mund të mos i shpëtosh ndonjë  pasaktësie. 
Jam perpjekur që biografia e secilës grua të shquar  shqiptare të ishte sa më e 
saktë, sa më e plotë dhe sa më përfaqësuese,  por kjo nuk do të thotë se është 
arritur gjithçka dhe është plotësuar  çdo kontribut i tyre. Për këtë unë i 
kërkoj falje të gjithë atyre që për  arsye objektive apo subjektive nuk kam 
arritur të jap në maksimum  kontributin  tyre. Për këtë, mirëpres çdo sugjerim, 
vëretje, duke  përfshirë edhe ndonjë gabim, që do t’i marr parasysh në botimin e 
dytë.

AUTORJA

Publikue ne http://kosova.albemigrant.com/?p=20088
lmpx.com only provides a reader for public news (NNTP) servers. It is not affiliated with the servers or forums shown here and is not responsible for the content of articles, which is written by their respective authors.