Të rinjtë: Himarjotët na rrethuan dhe doni n të hakmerreshin

albertino rakipi <[email protected]>
Newsgroups gmane.politics.region.albania.shqiperia
Message-ID <[email protected]>
Të rinjtë: Himarjotët na rrethuan dhe donin të hakmerreshin


						
							
								Flasin për “Top Channel” dy nga të rinjtë vlonjatë të akuzuar për ngjarjen e Himarës

Dy
nga tetë djemtë e akuzuar për ngjarjen e 12 gushtit, gjatë së cilës
mbeti i vdekur himarjoti Aristidh Guma, kanë lënë qelitë e paraburgimit
në Policinë e Vlorës përballë një mase më të lehtë, atë të detyrimit me
paraqitje para gjykatësve. Jeta e këtyre të rinjve ka ndryshuar
papritur që prej asaj dite, nga studentë të degëve më të preferuara në
vend, si: Arkitektura, Informatika deri te Juridiku në Bolonja të
Italisë, në të akuzuar për vdekjen e një shtetasi.
Njëri prej tyre, Ilir Muka, akuzohet nga prokuroria për vrasje me
dashje dhe të gjithë të tjerët për largimin e autorit të krimit nga
vendi i ngjarjes. Dy nga këta djem që ndodhen në liri akoma nuk e
kuptojnë akuzën, sepse sikurse shprehen, ata kanë qenë pasagjerë në një
makinë, e cila nuk ndodhej në vendngjarje.
“Jam student në Fakultetin Ekonomik. Vazhdoj studimet e larta në
Tiranë dhe në Jalë shkuam thjesht për pushime. Pavarësisht aksidentit
që mund t’i ndodhë çdo njeriu, më çudit fakti që u futën shumë rryma
politike”, thotë Dijon Bushi, 21 vjeç, njëri nga djemtë e akuzuar për
ngjarjen.
“Ne thjesht ikëm për pushime dhe ndodhin gjithë këto gjëra
për shkak të një aksidenti. Unë dal rrugës dhe njerëzit më shikojnë
sikur ne kemi bërë një vrasje ashtu siç e thonë mediat. Ne nuk e
njihnim fare personin që fatkeqësisht vdiq. Nuk e njihnim fare dhe as
nuk e kishim idenë se kush ishte ai njeri. Ishim me një makinë tjetër
dhe çfarë ndodhi e morëm vesh nga gazetat”, tha i riu Fabion Jahaj.
“Nuk është e thënë që për të ulur gjakrat të vuajmë ne apo familjet
tona një dënim. Në momentin që u bë operacioni kemi qenë të rrethuar
nga himarjotët. Kemi qenë shumë të frikësuar. Na kanë ndjekur dhe
thjesht donin të na kapnin. Donin të merrnin hak në moment, sikur ne të
kishim bërë gjëmë në Himarë, pra nuk e morën ngjarjen thjesht si
aksident”, tha një prej të rinjve. 
Babai i Ilir Mukës akuzon Vasil Bollanon se, sipas tij, po e përdor fatkeqësinë në familjen Guma duke i dhënë ngjyra etnike.
“I themi Bollanos t’i thërrasë vetes, të mos kërkojë gjykatës dhe
hetues grek se ndodhet në tokën e Shqipërisë. Ndodhet në truallin
shqiptar. Si prind dhe si kryetar po i bëj prapë një thirrje. Mos e
shfrytëzo fatkeqësinë e tjetrit për qëllimet e tua politike! Ti dhe ai
që u aksidentua nuk jeni grekë. Ata janë greqishtfolës, por gjithmonë
shqiptarë”, deklaroi Halo Mukaj.
Engjell Meminaj është babai i Bledar Meminaj, i cili mbahet së
bashku me pesë vlonjatët e tjerë në paraburgim. I biri është student
për Juridik dhe ky burrë proteston, pasi edhe ai thotë se ngjarja ishte
një aksident që nuk duhej t'i vishej kaq urrejtje.
“Nuk jemi për të mos zbatuar ligjet e shtetit, por duke e rënduar
atë që ndodhi në këtë masë i kanë dhënë ngjarjes një fryrje. Bëj
thirrje që njerëzit të gjykojnë si për fëmijët e tyre. Kemi krushqi me
Himarën. Unë kam dhënë motrën në atë zonë, kam nipin, kam mbesën dhe
nuk na shqetëson fare se flasin ata greqisht. Gjithnjë Himara ka qenë e
jona. Nuk kemi pasur dallime ne me Himarën, pra ta ndanim atë nga
Vlora”, tha Engjëll Meminaj.
Ngjarja e 12 gushtit në Himarë vazhdon të mbajë të gjallë një debat
që shumë shpejt mori të tjera ngjyrime dhe të tjera përmasa dhe që ka
lënë pas një vorbull polemikash. Nga ajo ditë, 6 persona ndodhen në
burg dhe dy të tjerë hetohen në liri. Ajo që do të mbetet në fund është
vdekja e një personi, që asnjë polemikë apo akuzë nuk do t’ia kthejë më
kurrë familjes.
lmpx.com only provides a reader for public news (NNTP) servers. It is not affiliated with the servers or forums shown here and is not responsible for the content of articles, which is written by their respective authors.