Serbet hidhen ne fushate te eger kundra shqiptarve

[email protected]
Newsgroups gmane.politics.region.albania.shqiperia
Message-ID <[email protected]>
 
 
Serbet hidhen ne fushate te eger kundra  shqiptarve

 
 

 
 
"Nese fiton DioGuardi - do te jete humbja  me e madhe per Serbine "
 
 
NEW YORK CITY : Pasi prej çlirimit dhe  shpalljes së  pavarësisë së 
Kosovës, Sërbia ka angazhuar një organizatë ultra-nacionaliste e  ashtuquajtu 
"Serbia Congress" në SHBA-ë, dhe disa shoqata si ajo me qender  në kryeqytetin 
amerikan  Uashington D.C, "Loby Serb from  Washington", ajo tash po shfrytëzon 
edhe grupe, e forume të  ndryshme në internet me parrullën "Nëse fiton 
DioGuardi - do të jetë humbja  më e madhe për Sërbinë ".  Sërbet në Amerikë, të 
dirigjuar nga  Serbia kan filluar një fushatë denigruese mediatike për t'a 
njollosur  aktivitetin lobist gjithë shqiptar në SHBA-ës. 
 
    Fatkeqësisht, për çështje inatesh  personale në këtë fushatë është 
futur "kuturru", siç i themi edhe ne shqiptarët,  edhe ndonjë shqiptarë. Do të 
ishte mirë që të gjithë të distancohemi nga këta  njerëz, se fitorja e 
DioGuardit, është në të mirë të Amerikës dhe e paçmueshme  për ne shqiptarët, duke 
marrë parasyshë atë se çfarë ka bërë DioGuardi për  çështjen shqiptare.
 
 
     Sidomos kundër DioGuardit,  është vënë edhe një person i vetëm që 
qarkullon andej e këndej  me një  leter të hapur, duke ja përdorur serbët,(mbasi 
ai s'di gjë se çfarë po  bënë) por atë e kan vënë  në të gjitha faqet 
agresive dhe  gënjeshtrat e tyre, serbet. 
 
   Ky përson i vetëm, i mësuar me polemika të  tilla edhe  me shqiptarë të 
tjer, për fatëkeq për këtë kohë është i  pëlqyeri i forumeve serbe, sepse 
ashtu i intereson atyre, teksa ka gjetur  vend edhe tek  faqet sërbe, të cilat 
po vazhdojn të sulmojn me  idet e tyre, dhe të krijojn faqe dhe formume  
kundra shqiptarëve. Ata  me mburrje po përdorin fotografitë e djegjes së 
flamurit shqiptarë në Genova të  Italisë, dy javë më parë, duke na fyer në çdo 
forum.


Futuni edhe ju  nëpër faqet e tyre të internetit dhe jepeni mendimin e juaj 
- pasi që e  keni kuptuar qëllimin pse po bëhet fjalë dhe pase gjithë kjo 
propogandë e egër  anti-shqiptare Eshtë mirë nëse keni shkrime në gjuhen 
angleze për krimet  sërbe, por që mund të verifikohen i shkruani direkt në 
forumet e  tyre./BEQIR SINA/
lmpx.com only provides a reader for public news (NNTP) servers. It is not affiliated with the servers or forums shown here and is not responsible for the content of articles, which is written by their respective authors.