Telegram ngushellimi familjes se te ndjerit studiuesit Mr. Jetish Kadishani

[email protected]
Newsgroups gmane.politics.region.albania.shqiperia
Message-ID <[email protected]>
 
Lidhja Shqiptare e Prizrenit  
Albanian League of Prizren  
Kryesia me Qender  
New York, U.S.A.  
Telegram ngushellimi familjes   
se te ndjerit studiuesit Mr. Jetish  Kadishani  
 
Ne Lidhja  Shqiptare e Prizrenit me Qender ne New York, jemi prekur thelle 
nga lajmi i hidhur, se ne moshen  62-vjeçare papritmas nderroi jete ne 
Spitalin e Tiranes, Perfaqsuesi i Lidhjes  Shqiptare te Prizrenit me seli ne 
Prishtine, hulumtuesi i palodhur i historise  se lavdishme te popullit te 
Kosoves Mr. Jetish Cufe Kadishani.   
Tek  bashkeadhetari yne i palodhur per çeshtjen kombetare Mr. Jetish 
Kadishani, ne  gjithnje kemi pare njeriun e vendosur, per t’i sherbyer atdheut te 
vet ne fushen  e studimeve dhe hulumtimeve shkencore historike te tradites 
dhe deri ne ditet  tona.  
Si nje  nacionalist i vendosur, ai gjithnje ndriçoi pa u lodhur jeten dhe 
vepren  patriotike te qindra nacionalisteve, qe ishin lene ne harrese nga 
pluhuri i  kohes dhe rregjimi komunist ne Shqiperi dhe ish Jugosllavi.   
Kesisoj i ndjeri  Mr. Kadishani, ka qene pjesemarres aktiv ne  nente 
simpoziume historike kushtuar  ndriçimit te figurave te se Djathtes Shqiptare ne 
Mbrojtje te Shqipoerise  Etnike, mbajtur ne disa qytete dhe shtete te 
Europes, si: Hamburg, Shkoder, Prizren, Kline, Burim (Istog), Shkup, Rreshen, 
Ferizaj,  Kukes, punime te cilat jane botuar ne 9 volume.   
Paralelisht me  keto aktivitete shkencore historike, ai ka qene 
bashkepunetor dhe referues  serioz ne shume takime ne perkujtim te shume figurave te 
shquara kombetare te  mbajtura ne trojet etnike shqiptare dhe diaspore.   
I ndjeri ishte  drejtor  e punonjes shkencore  shumevjeçare si bibliotekare 
ne Biblioteken “Jehona e Dukagjinit”, ku gjate  kesaj periudhe si 
hulumtues i palodhur ne terren mbodhi, perpunoi dhe botoi me  dhjetra profile, 
artikuj historik per Lugun e Drinit dhe banoret e saj.   
Mr. Kadishani me  pas ne nje mandat ishte kryetar i Shoqates se 
Bibliotekareve te Kosoves,  bashkepunetor i jashtem shkencor i Institutit Albanologjik 
te Prishtines, anetar  i Lidhjes se Shkrimtareve te Kosoves, Shoqates se 
Folkloristeve te Kosoves dhe  diaspore, njeherazi punoi si gazetar ne mjete te 
informimit ne Kosove per mbi 35  vjet.  
Gjithashtu i  ndjeri Mr. Kadishani ishte punonjes ne Biblioteken Kombetare 
dhe Universitare te  Kosoves. Eshte autor i mese 20 veprave nga fusha te 
ndryshme dhe te tjera qe la  ne doreshkrim dhe nen kujdesin e familjes, miqve 
dhe bashkepunetoreve te shumte,  ato mund te shohin driten e botimit te plote 
ne te ardhmen e afert.   
Pasioni i tij  ishin dhe mbeten gjithnje librat. Dhe per kete ai ishte 
emeruar drejtor i Shtepise Botuese “Drenusha”.  
Eshte nje humbje  e madhe per familjen, per ne shoket e idealeve te pastra 
atdhetare, per miqte  dhe dashamiresit e shumte, per bashkepunetoret dhe per 
gjithe kulturen  kombetare.  
Ne bashkohemi dhe  marrim pjese ne hidherimin, qe ka perfshire zemrat e 
lenduar nga humbja e  njeriut tone me te dashur.  
Pushofte ne paqe!   
Kryetari i Lidhjes se Prizrenit   
Ismet Berisha   
Sekretari i Pergjithshem i Lidhjes se  Prizenit  
Tome Mrija   
New  York, 22 Nentor 2010  
Lidhja Shqiptare e Prizrenit  

Albanian League of Prizren  

Kryesia me Qendër  

New York, U.S.A.  



Telegram  ngushëllimi familjes  


së  të ndjerit studiuesit Mr. Jetish Kadishani  


  

Ne  Lidhja Shqiptare e Prizrenit me Qendër në New York, jemi prekur thellë 
nga  lajmi i hidhur, se në moshën 62-vjeçare papritmas ndërroi jetë në 
Spitalin  e Tiranës, Përfaqsuesi i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit me seli në  
Prishtinë, hulumtuesi i palodhur i historisë së lavdishme të popullit të  
Kosovës Mr. Jetish Cufë Kadishani.  

Tek  bashkëadhetari ynë i palodhur për çështjen kombëtare Mr. Jetish 
Kadishani,  ne gjithnjë kemi parë njeriun e vendosur, për t’i shërbyer atdheut të 
vet  në fushën e studimeve dhe hulumtimeve shkencore historike të traditës 
dhe  deri në ditët tona.  

Si  një nacionalist i vendosur, ai gjithnjë ndriçoi pa u lodhur jetën dhe  
veprën patriotike të qindra nacionalistëve, që ishin lënë në harresë nga  
pluhuri i kohës dhe rregjimi komunist në Shqipëri dhe ish Jugosllavi.   

Kësisoj  i ndjeri Mr. Kadishani, ka qenë pjesëmarrës aktiv në  nëntë 
simpoziume historike  kushtuar ndriçimit të figurave të së Djathtës Shqiptare në 
Mbrojtje të  Shqipoërisë Etnike, mbajtur në disa qytete dhe shtete të 
Europës, si:  Hamburg, Shkodër, Prizren, Klinë, Burim (Istog), Shkup, Rrëshen, 
Ferizaj,  Kukës, punime të cilat janë botuar në 9 volume.  

Paralelisht  me këto aktivitete shkencore historike, ai ka qenë 
bashkëpunëtor dhe  referues serioz në shumë takime në përkujtim të shumë figurave të 
shquara  kombëtare të mbajtura në trojet etnike shqiptare dhe  diasporë.  

I  ndjeri ishte drejtor  e  punonjës shkencorë shumëvjeçarë si bibliotekarë 
në Bibliotekën “Jehona e  Dukagjinit”, ku gjatë kësaj periudhe si 
hulumtues i palodhur në terren  mbodhi, përpunoi dhe botoi me dhjetra profile, 
artikuj historik për Lugun  e Drinit dhe banorët e saj.  

Mr.  Kadishani më pas në një mandat ishte kryetar i Shoqatës së 
Bibliotekarëve  të Kosovës, bashkëpunëtor i jashtëm shkencor i Institutit Albanologjik 
të  Prishtinës, anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, Shoqatës së  
Folkloristëve të Kosovës dhe diasporë, njëherazi punoi si gazetar në mjete  të 
informimit në Kosovë për mbi 35 vjet.  

Gjithashtu  i ndjeri Mr. Kadishani ishte punonjës në Bibliotekën Kombëtare 
dhe  Universitare të Kosovës. Është autor i mëse 20 veprave nga fusha të  
ndryshme dhe të tjera që la në dorëshkrim dhe nën kujdesin e familjes,  miqve 
dhe bashkëpunëtorëve të shumtë, ato mund të shohin dritën e botimit  të 
plotë në të ardhmen e afërt.  

Pasioni  i tij ishin dhe mbetën gjithnjë librat. Dhe për këtë ai ishte 
emeruar drejtor i Shtëpisë Botuese “Drenusha”.  

Është  një humbje e madhe për familjen, për ne shokët e idealeve të pastra  
atdhetare, për miqtë dhe dashamirësit e shumtë, për bashkëpunëtorët  dhe 
për gjithë kulturën kombëtare.  

Ne  bashkohemi dhe marrim pjesë në hidhërimin, që ka përfshirë zemrat e  
lënduar nga humbja e njeriut tonë më të dashur.  


Pushoftë  në paqe!  


Kryetari  i Lidhjes së Prizrenit  

Ismet  Berisha  


Sekretari  i Përgjithshëm i Lidhjes së Prizenit  

Tomë  Mrija  


New  York, 22 Nëntor  2010
lmpx.com only provides a reader for public news (NNTP) servers. It is not affiliated with the servers or forums shown here and is not responsible for the content of articles, which is written by their respective authors.