Sot numri 5500 i kombëtares “Bota sot”

[email protected]
Newsgroups gmane.politics.region.albania.shqiperia
Message-ID <[email protected]>
 

 (javascript:fotografia('http://www.botasot.info/img/LogoShttune.JPG')) 

Sot numri 5500 i kombëtares “Bota sot”




Editoriali

 (http://www.botasot.info/index.php) 

Sot, më 23 tetor 2010, del numri i 5500-të i kombëtares "Bota sot", gazetës 
 më të adhuruar të shqiptarëve. Ky është një Everest i ri, një kuotë e re, 
një  lartësi e re në udhën e gjatë prej kur është nisur, një lartësi e re në 
rrugën e  gjatë që e pret në misionin e saj të vështirë të së vërtetës, 
misioni më i  shenjtë për një komb të lirë mes kombeve të lira, për një komb të 
qytetëruar mes  kombeve të qytetëruara. Nuk ka shqiptar, kudo në Atdhe e në 
mbarë botën, nuk ka  mik të shqiptarëve që të mos e ketë pasur në duar këtë 
gazetë dhe të mos ketë  mbetur me mbresa të pashlyeshme prej saj. 
 
 
     Është gazeta që ka qëndruar në llogoren e parë të  luftës për çlirimin 
kombëtar të Kosovës, përkrah dy viganëve çlirimtarë, Ibrahim  Rugovës dhe 
Adem Jasharit. Përkrah tyre gazeta skënderbejane ka ditur ta nderojë  stemën 
e Heroit Kombëtar Gjergj Kasrioti - Skënderbeu në logon e saj, ka ditur  të 
luftojë për Atdheun e bashkuar e kombin e bashkuar, ka ditur të thellojë  
evropianitetin e saj dhe proamerikanizmin e saj, bashkë me shqiptarësinë më të 
 kulluar. Duke mishëruar një ideal të tillë dhe duke luftuar për një ideal 
të  tillë pa u ndalur kurrë, gazeta kombëtare "Bota sot" patjetër që do të 
krijonte  miq të panumërt, adhurues të panumërt, të përkushtuar të panumërt 
ndaj fjalës së  saj, besues të panumërt të fjalës së saj. 
 
 
 
      E tillë, ajo mbetet gazeta që e ka dërguar  shikimin e saj më larg në 
të ardhmen më shumë se të gjitha mediet shqiptare së  bashku, gazeta që ka 
dëshmuar vizionin më largpamës, gazeta që ka parashikuar të  ardhmen dhe 
sfidat e saj larg shablloneve, larg skemave, larg rutinave, larg  
mediokriteteve dhe ua ka parashikuar e ua ka paralajmëruar shqiptarëve Shekullin  e XXI 
si shekull të tyre, si shekull të fatit të mbarë të tyre, të lavdishëm sa  
Shekulli XV i tyre. Për të arritur tek ky numër i 5500-të, i cili është sot në 
 duart e lexuesve të saj, gazetës "Bota sot" i është dashur të përballet me 
 kundërshtarët e së vërtetës shqiptare, çka do të thotë se, krahas ditëve 
të  mira, kjo gazetë do të përjetonte edhe ditë të vështira, krahas ditëve të 
 ndritshme i është dashur të përjetonte edhe ditë të zymta. 
 
 
      Për idealin e së drejtës dhe të vërtetës  kombëtare shqiptare ranë në 
altarin e lirisë autorët e shquar të gazetës  kombëtare "Bota sot", 
heronjtë e Kosovës dhe të kombit shqiptar Enver Maloku,  Xhemajl Mustafa, Bekim 
Kastrati e Bardhyl Ajeti, emra të shkruar me germa të  arta në kujtesën e 
kombit. Gazeta kombëtare "Bota sot", duke qenë mishëruese e  veprës së tyre 
liridashëse e atdhedashëse, ka ditur të çohet në këmbë pas çdo  goditje sado të 
rëndë që ka pësuar, ka ditur ta marrë veten, duke u mbështetur  gjithnjë, si 
Anteu te toka, tek lexuesit e saj, tek publiku i saj, tek njerëzit  me 
idealet më të kulluara shqiptare. Gazeta kombëtare "Bota sot" është sot për  të 
5500-të herë në duart e lexuesve të saj, është në duart e atyre që nuk e kanë 
 braktisur kurrë dhe nuk do ta braktisin kurrë. 
 
 
      Gazeta kombëtare "Bota sot" do të jetë edhe  për të 5-miliontën herë 
në duart e lexuesve të saj, duke u bërë ndër gazetat më  jetëgjata e më 
emërmëdha jo vetëm në historinë e medieve shqiptare. Garancia më  e fortë për 
këtë është besnikëria e treguar ndaj saj nga lexuesi, është  besnikëria e saj 
ndaj lexuesit. Prandaj ky numër i 5500-të është thirrja e  55000-të që 
gazeta kombëtare "Bota sot" ua bën të gjithë lexuesve të saj të  tashëm e të 
dikurshëm, me të cilët është rritur, ka mbijetuar, ka triumfuar e do  të 
triumfojë, të rrinë gjithnjë tek "Bota sot", ndërsa të tjerët të kthehen për  
gjithnjë tek "Bota sot", e cila kurrë nuk do t'i zhgënjejë, gjithnjë do ta  
meritojë besnikërinë e tyre, adhurimin e tyre, bashkë me lexues të rinj, të  
cilët kombëtarja "Bota sot" i pret gjithnjë me krahët hapur.
lmpx.com only provides a reader for public news (NNTP) servers. It is not affiliated with the servers or forums shown here and is not responsible for the content of articles, which is written by their respective authors.