SHBA - Ndizet fushata per zgjedhjet - dhune fizike ndaj nje gruaje

[email protected]
Newsgroups gmane.politics.region.albania.shqiperia
Message-ID <[email protected]>
 
 
SHBA - Zgjedhjet  2010 : Ndizet fushata per zgjedhjet e 2 nentorit    
BEQIR SINA, New  York 
Kentaki : Sulmi fizik  ndaj nje gruaje aktiviste shenoi incidentin e pare 
ne zgjedhjet ketu ne  SHBA-es 
Louisville - Kentucky:   Mbeshtetesit e kandidatit per ne Senat Rand Paul 
sulmun fizikisht  nje aktiviste ne Kentucky . Zgjedhjet e  ashtuquajtura  te 
pjeseshme SHBA - shenuan dje rastin me te  paprecedent ne historin e 
Shteteve te Bashkuara. Nje ngjarje jo e pelqyeshme ka  ndodhun ne fushaten e 
ndezur, per ne garen Senatit ne Kentaki. Madje  viktima, e cila, eshte goditur me 
shqelma dhe e shtrire per toke, sipas  filmimeve amatore, ka qene grua 26 
vjeçare, anetare e nje organizate qe thirret  MoveOn.org.  
Aktivistia  ka provuar tashme vete te jete ne nje skene, e  nje akti te 
shemtuar te fushates zgjedhore qe po zhvillohet ne Shtetet  e Bashkuara, kur u 
ndodh perball nje grupi mbeshtetesish  te  kandidatit republikan per ne 
senatin amerikan nga Kentucky , Rand Paul.  Ballafaqimi ne rruge mes dy palve  
mori nje kthese drejt dhunes  fizike naten e fundit ne qytetin Lexington te 
Kentakit, pak me  pera se te fillonte debati televizive  kandidattit 
demokrate Jack Conway, dhe Republikanit  Rand Paul.  
Ngjarja qe shenoi incidentin e pare ne zgjedhjet ketu ne SHBA-es, ndodhi 
kur  Kandidati republikan i ekstremit te djathte, okulisti Rand Paul  - arriti 
ne nje studio televizive per debatin e fundit te  kandidateve.  Aktivistia 
Lauren Valle e organizates MoveOn.org u  perpoq per t'i dhene atij nje 
perqeshje satirike me ane te nje pankarte qe  mbante ne dore, ku ajo kishte 
shkruar me tallje: "Rand Paul fitues i çmimit  "Punonjes i muajit" nga kompania 
Republicorp, nje pseudo-entitet  i krijuar nga organizata MoveOn per te 
terhequr vemendjen per  bashkimin e GOP dhe interesat e korporatave. 
Sipas  policise: "Por, para se te arrinin te dy kandidatit, per fillimin e  
debatit te fundit nje jave para zgjedhjeve,  perkrahesit e kandidatit  
Republikan Rand Paul, ia moren asaj pankarten dhe e kane gjuajtur ate me  
grushta deri sa e kane shtrire per toke, duke shkelur me kembe mbi koken e  saj - 
duke share ate dhe "peshtyre" mbi trupin e saj." deklaruan  deshmitaret. 
Aktivistia Lauren Valle e organizates MoveOn.org  fillimisht nuk  dukej 
sipas nje video amatore te jete plagosur rende nga ky sulm  fizik - ajo foli me 
gazetaret, pasi qe eshte sulmuar, duke u ankuar per  dhimbje koke - dhe 
simptoma ne trup e fytyre. Mirpo me pase  Valle ishte  derguar ne nje spital 
lokal dhe per gjendjen e saj ende nuk eshte  raportuar. Policia, tha se "Ne 
gjithashtu ende nuk e dime se kush ka  goditur dha shkelur mbi koken e saj, 
edhepse hetuesit nga policia lokale,  po hetonin ngjarjen dha kane marre nje  
videoamatore" . 
Media theksone se autoritet e rendit dhe zyratret shtetror,  bejne thirrje  
per qetesi, por ata thone me sa duket se incidenti nuk  eshte i rastit. Ata 
thane se " Dhuna ishte e motivuar  politikisht, dhe se eshte e 
papranueshme, qe burra ne mosh  e kan sulmuar nje grua  te pambrojtur dhe mbasi e kane 
peshtyre, share dhe goditur e kane  shkelur mbi koken e saj -  kjo, eshte 
shume e rende dhe e  papranueshme." 
Une, tha  nje analiste politike ne qytet e di se pasionet politike te 
mbeshtetesve  per sejcilin krah, jane te larta dhe ne baza partiake, por  " 
Megjithse, kesaj radhe jane te krahut te djathte Republikan, mendoj  tha ai qe jo 
vetem policia por edhe ne si qytetare amerikane ne asnje rast nuk  duhet 
t'i lejome raste te tilla dhe policia nuk mund te toleroje shkelje te  tilla." 
Nje qytetar. tha se  fushata mund te behet por "jo  sa qe ajo te dale 
jashte  kontrollit." 
Tim Profitt, qe eshte nje vullnetar me fushaten kandidatit Rand  Paul,  
tregon per medien  se "media e ka "montuar" kete ngjarje, duke e  ekzagjeruar 
ngjarjen. Media sipas tij e ka treguar ate sikur  eshte bere perleshje, sa qe 
te dukej me keq se sa ishte ngjarja.  Profitt, gjithashtu kritikoi policine 
per mos marrje masash me pare, se te  fillonte perplasja. Ai thote se 
mbeshtetesit e Rand Paul dhe shtabi  elektoral i paralajmeroi autoritetet per 
aktivistet te cilet do te  provokonin perplasje para studios ku do te 
zhvillohej debati  televizive. 
Drejtori ekzekutiv i organizates Moveon.org ka leshuar nje deklarate, duke  
thene se "Ne jemi tmerruar me incidentin e dhunshem qe ndodhi ne debatin  
fundit per Senatin e SHBA. Ky lloj akti i dhunes fizike nuk ka  vend ne 
shoqerine amerikane, aq me pak ne nje tubim politik paqesor siç eshte  fushata 
zgjedhore." 
Shtabi  elektoral nga fushata e kandidatit Republikan Rand Paul,   ka 
leshuar deklaraten e vet duke thene se, "Dhuna e çfaredo lloji dhe nga  çdo krah 
politik i djathte apo i majte qofte, ai, nuk ka vend ne diskursin  tone 
civile dhe ne kerkojme qe mbeshtetesit tane me te gjitha palet te jene  me 
civile me njeri-tjetrin dhe te bashkepunojne qe te  ulen tensionet. Metej thuhet 
ne deklarte, rritja e tensioneve ne  prag te zgjedhjeve nuk shkon drejt  
imazhit qe kane SHBA, dhe e ulen  imazhin e ketyre zgjedhjeve shume te 
rendesishme." 
Fushata Rand  Paul  tha se i ka prere lidhjet me Tim Profitt, dhe se ka 
bere  largimin e tij si koordinator i fushates ne Qarkun Bourbon si dhe ka  
bere ndalimin e tij nga te gjitha aktivitetet e  kesaj fushates. 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Democratic U.S. Senate candidate Jack Conway, left, and his  Republican 
counterpart Rand Paul shake hands prior to their final debate in Lexington, 
Ky., Monday, Oct. 25,  2010. 
 
 
 
 
SHBA - Zgjedhjet 2010 : "Ndizet fushata për  zgjedhjet e 2 nëntorit"  
 
 
 
 
 
 
 
BEQIR SINA, New York
 
 
Kentaki : Sulmi fizik ndaj një gruaje aktiviste shënoi  incidentin e parë 
në zgjedhjet këtu në SHBA-ës
 
 
 
 
 
 
Louisville - Kentucky:  Mbështetësit e kandidatit për  në Senat Rand Paul 
sulmun fizikisht një aktiviste në Kentucky .  Zgjedhjet e ashtuquajtura  të 
pjesëshme SHBA - shënuan dje rastin më  të paprecedent në historin e Shteteve 
të Bashkuara. Një ngjarje jo e pëlqyeshme  ka ndodhun në fushatën e ndezur, 
për në garën Senatit në Kentaki.  Madje viktima, e cila, është goditur me 
shqelma dhe e shtrirë për tokë,  sipas filmimeve amatore, ka qënë grua 26 
vjeçare, anëtare e një organizate që  thirret MoveOn.org. 
 
    Aktivistia  ka provuar tashmë vetë të jetë  në një skenë, e një akti të 
shëmtuar të fushatës zgjedhore që po  zhvillohet në Shtetet e Bashkuara, 
kur u ndodh përball një grupi  mbështetësish  të kandidatit republikan për në 
senatin amerikan nga  Kentucky , Rand Paul. Ballafaqimi në rrugë mes dy 
palve  mori një kthesë  drejt dhunës fizike natën e fundit në qytetin Lexington 
të Kentakit,  pak më përa se të fillonte debati televizivë  kandidattit 
demokratë Jack Conway, dhe Republikanit  Rand Paul. 
 
    Ngjarja që shënoi incidentin e parë në zgjedhjet këtu në  SHBA-ës, 
ndodhi kur Kandidati republikan i ekstremit të djathtë, okulisti  Rand Paul - 
arriti në një studio televizive për debatin e fundit të  kandidatëve.  
Aktivistia Lauren Valle e organizatës MoveOn.org u  përpoq për t'i dhënë atij një 
përqeshje satirike me anë të një pankarte që  mbante në dorë, ku ajo kishte 
shkruar me tallje: "Rand Paul fitues i çmimit  "Punonjës i muajit" nga 
kompania Republicorp, një pseudo-entitet  i krijuar nga organizata MoveOn për të 
tërhequr vëmendjen për  bashkimin e GOP dhe interesat e korporatave.
 
  Sipas policisë: "Por, para se të arrinin të  dy kandidatit, për fillimin 
e debatit të fundit një javë para zgjedhjeve,  përkrahësit e kandidatit 
Republikan Rand Paul, ia morën asaj  pankartën dhe e kanë gjuajtur atë me 
grushta deri sa e kanë shtrirë për  tokë, duke shkelur më këmbë mbi kokën e saj - 
duke sharë atë dhe "pështyrë"  mbi trupin e saj." deklaruan deshmitarët.
 
 
     Aktivistia Lauren Valle e  organizatës MoveOn.org  fillimisht nuk 
dukej sipas një video  amatore të jetë plagosur rëndë nga ky sulm fizik - ajo 
foli  me gazetarët, pasi që është sulmuar, duke u ankuar për dhimbje koke - 
dhe  simptoma në trup e fytyrë. Mirpo më pasë  Valle ishte dërguar në një  
spital lokal dhe për gjendjen e saj ende nuk është raportuar. Policia, tha  se 
"Ne gjithashtu ende nuk e dimë se kush ka goditur dha shkelur mbi  kokën e 
saj, edhepse hetuesit nga policia lokale, po hetonin ngjarjen dha kanë  marrë 
një videoamatore" .
 
    Media theksonë se autoritet e rendit dhe zyratrët  shtetror,  bëjnë 
thirrje për qetësi, por ata thonë me sa duket se  incidenti nuk është i rastit. 
Ata thanë se " Dhuna ishte  e motivuar politikisht, dhe se është e 
papranueshme, që burra në mosh  e kan sulmuar një grua të pambrojtur dhe mbasi e 
kanë pështyrë,  sharë dhe goditur e kanë shkelur mbi kokën e saj -  kjo, është  
shumë e rëndë dhe e papranueshme."
 
   Unë, tha një analistë politikë në qytet e di se pasionet  politike të 
mbështetësve për sejcilin krah, janë të larta dhe në baza  partiake, por " 
Megjithse, kësaj radhe janë të krahut të djathtë  Republikan, mendoj tha ai që 
jo vetëm policia por edhe ne si qytetarë amerikanë  në asnjë rast nuk duhet 
t'i lejomë raste të tilla dhe policia nuk mund të  tolerojë shkelje të 
tilla."
 
 
Një qytetar. tha se fushata mund të bëhet por "jo  sa që ajo  të dalë 
jashtë kontrollit."



Tim Profitt, që është një vullnetar me  fushatën kandidatit Rand  Paul, 
tregon për medien  se "media  e ka "montuar" këtë ngjarje, duke e ekzagjeruar 
ngjarjen. Media sipas tij e  ka treguar atë sikur është bërë përleshje, sa që 
të dukej më keq  se sa ishte ngjarja. Profitt, gjithashtu kritikoi policinë 
për mos marrje masash  më parë, se të fillonte përplasja. Ai thotë se 
mbështetësit e Rand Paul dhe  shtabi elektoral i paralajmëroi autoritetet për 
aktivistët të cilët do  të provokonin përplasje para studios ku do të 
zhvillohej debati  televizivë.
 
 
 
Drejtori ekzekutiv i organizatës Moveon.org ka  lëshuar një deklaratë, duke 
thënë se "Ne jemi tmerruar me incidentin e  dhunshëm që ndodhi në debatin 
fundit për Senatin e SHBA. Ky lloj  akti i dhunës fizike nuk ka vend në 
shoqërinë amerikane, aq më pak në  një tubim politik paqësor siç është fushata 
zgjedhore."
 
  Shtabi elektoral nga fushata e kandidatit Republikan  Rand Paul,  ka 
lëshuar deklaratën e vet duke thënë se, "Dhuna e  çfarëdo lloji dhe nga çdo krah 
politik i djathtë apo i majtë qoftë, ai, nuk  ka vend në diskursin tonë 
civilë dhe ne kërkojmë që mbështetësit tanë më të  gjitha palët të jenë më 
civilë me njëri-tjetrin dhe të bashkëpunojnë  që të ulen tensionet. Mëtej thuhet 
në deklartë, rritja e  tensioneve në prag të zgjedhjeve nuk shkon drejt  
imazhit që kanë  SHBA, dhe e ulën imazhin e këtyre zgjedhjeve shumë të  
rëndësishme."



Fushata Rand Paul  tha se i ka prerë lidhjet me Tim Profitt, dhe  se ka 
bërë largimin e tij si koordinator i fushatës në Qarkun  Bourbon si dhe ka bërë 
ndalimin e tij nga të  gjitha aktivitetet e kësaj fushatës.
 
 
 




































Democratic U.S. Senate  candidate Jack Conway, left, and his Republican 
counterpart Rand Paul shake  hands prior to their final debate in Lexington, 
Ky., Monday, Oct. 25, 2010.
clip_image002.jpg (image/jpeg, 3.8 KB) - not displayed
clip_image004.jpg (image/jpeg, 3.8 KB) - not displayed
clip_image006.jpg (image/jpeg, 4.4 KB) - not displayed
clip_image008.jpg (image/jpeg, 4.1 KB) - not displayed
clip_image010.jpg (image/jpeg, 9.8 KB) - not displayed
clip_image011.jpg (image/jpeg, 17.6 KB) - not displayed
clip_image012.jpg (image/jpeg, 18.9 KB) - not displayed
clip_image014.jpg (image/jpeg, 15.6 KB) - not displayed
clip_image015.jpg (image/jpeg, 18.1 KB) - not displayed
lmpx.com only provides a reader for public news (NNTP) servers. It is not affiliated with the servers or forums shown here and is not responsible for the content of articles, which is written by their respective authors.