Dita DioGuardi - DIOGUARDI DAY !
BOTA SOT Editoriali
Dita e sotme eshte dite e veçante per Ameriken, prandaj eshte dite e
veçante per mbare boten, sepse te gjithe, anembane globit ndjekin procesin e
votimeve te ndermjetme amerikane, prej nga priten ndryshime te ndjeshme ne
legjislativin amerikan, me ndikim ne politiken amerikane, prandaj edhe
boterore. Dita e sotme eshte, veç te tjerash, Dita DioGuardi. Prandaj 2 nentori
2010 mbetet dite historike dhe date historike e veçante per shqiptaret. Per
here te pare ne histori nje amerikan me gjak shqiptar ne damare konkurron
per ne Senatin e Shteteve te Bashkuara te Amerikes. Eshte ky nje tjeter
primat (rekord) qe do ta mbaje i njejti njeri, shqiptaroamerikani me prejardhje
arbereshe Joe Dioguardi.
Nderkohe Dioguardi mban primatin (rekordin) tjeter, se ka qene dy here
radhazi anetar i Dhomes se Perfaqesuesve ne Kongresin Amerikan. Do te ishte nje
privilegj tejet i drejte dhe tejet i merituar per politikanin e madh
shqiptaroamerikan qe te jete mbajtesi i te dyja rekordeve, te jete kampioni i
padiskutueshem, frymezuesi i te gjithe shqiptareve te cilet duan te bejne
karriere politike ne Amerike dhe pergjithesisht ne Perendim. Neper nje
rrugetim te pazakonshem, duke arritur te triumfonte ne primaret (zgjedhjet
paraprake) pa pasur perkrahjen zyrtare te Partise Republikane, duke u bazuar vetem
ne perkrahjen e krahut konservator amerikan, DioGuardi arriti te
kualifikohet ne garen per Senator ne Nju Jork.
Per muaj e muaj te tere, DioGuardi u tregua energjik, i palodhur,
argumentues i pakundershtueshem, duke i kaluar me sukses te plote e spektakolar te
gjitha etapat e fushatave, duke komunikuar ne menyren me te shkelqyer me
publikun, si ne tubimet anembane rajonit, ashtu ne debatet mediatike, si dhe
ne komunikimin e ngushte neper familjet dhe bizneset e perkrahesve te tij,
nepermjet bisedave te ngrohta e te çiltra edhe ne rruge. Vajtja e Joe
DioGuardit, ashtu si ai e ka theksuar shume here ne fushaten e tij, duke e
shnderruar ne nje kryefjali te fushates se tij, do t'ia jepte Senatit te SHBA
nje permase te forte te cilen nuk e ka pasur, do t'ia jepte permasen e
financierit, e cila i ka munguar aq shume legjislativit amerikan.
Vetem nje vizion prej financieri te talentuar e te suksesshem si vizioni i
DioGuardit, ashtu siç ka theksuar ai gjate gjithe gares, do ta ndihmonte
Ameriken te dilte nga kriza, do ta ndihmonte ate ne rolin e pazevendesueshem
te lideres boterore, do ta rikthente enderren amerikane tek te gjithe
qytetaret amerikane, ne radhe te pare tek zgjedhesit e DioGuardit, ne rajonin e
tij ne shtetin e Nju Jorkut, nje nga me te rendesishmit ne SHBA. Ky rajon
eshte edhe rajoni qe e ka lindur dhe rritur politikanin e madh e te
talentuar, çka e ben DioGuardin njohesin me te thelle dhe me ekspert, te
interesuarin me te çilter per perparimin e rajonit. Fatmiresisht rajoni eshte i
banuar gjeresisht nga popullsia shqiptare, nga radhet e se ciles ka dale
perfaqesuesi i tyre me i perkryer, Joe DioGuardi.
Prandaj pritet qe vota shqiptare te shkoje pikerisht tek biri shqiptar, tek
kolosi shqiptar i politikes amerikane Joe DioGuardi, tek themeluesi i
lobizmit amerikan per çeshtjen shqiptare, ne radhe te pare per çeshtjen madhore
dhe te shenjte te Kosoves. Prandaj Dita DioGuardi do te jete nje dite
tejet e gjate si per zoterine Joe DioGuardi dhe per shtabin e tij zgjedhor,
ashtu edhe per te gjithe shqiptaret, veçanerisht per ata te Nju Jorkut dhe te
Amerikes, por edhe per te te tjeret kudo qe ndodhen. Ne i urojme nga zemra
zoteri DioGuardit qe dita e sotme te jete nje dite historike e lavdishme sa
per zoteri DioGuardin aq edhe per te gjithe shqiptaret.
Dita DioGuardi - DIOGUARDI DAY !
BOTA SOT : Editoriali
Dita e sotme është ditë e veçantë për Amerikën, prandaj është ditë e
veçantë për mbarë botën, sepse të gjithë, anembanë globit ndjekin procesin e
votimeve të ndërmjetme amerikane, prej nga priten ndryshime të ndjeshme në
legjislativin amerikan, me ndikim në politikën amerikane, prandaj edhe
botërore. Dita e sotme është, veç të tjerash, Dita DioGuardi. Prandaj 2 nëntori
2010 mbetet ditë historike dhe datë historike e veçantë për shqiptarët. Për
herë të parë në histori një amerikan me gjak shqiptar në damarë konkurron për
në Senatin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Është ky një tjetër primat
(rekord) që do ta mbajë i njëjti njeri, shqiptaroamerikani me prejardhje
arbëreshe Joe Dioguardi.
Ndërkohë Dioguardi mban primatin (rekordin) tjetër, se ka qenë dy herë
radhazi anëtar i Dhomës së Përfaqësuesve në Kongresin Amerikan. Do të ishte
një privilegj tejet i drejtë dhe tejet i merituar për politikanin e madh
shqiptaroamerikan që të jetë mbajtësi i të dyja rekordeve, të jetë kampioni i
padiskutueshëm, frymëzuesi i të gjithë shqiptarëve të cilët duan të bëjnë
karrierë politike në Amerikë dhe përgjithësisht në Perëndim. Nëpër një
rrugëtim të pazakonshëm, duke arritur të triumfonte në primaret (zgjedhjet
paraprake) pa pasur përkrahjen zyrtare të Partisë Republikane, duke u bazuar
vetëm në përkrahjen e krahut konservator amerikan, DioGuardi arriti të
kualifikohet në garën për Senator në Nju Jork.
Për muaj e muaj të tërë, DioGuardi u tregua energjik, i palodhur,
argumentues i pakundërshtueshëm, duke i kaluar me sukses të plotë e spektakolar të
gjitha etapat e fushatave, duke komunikuar në mënyrën më të shkëlqyer me
publikun, si në tubimet anembanë rajonit, ashtu në debatet mediatike, si dhe
në komunikimin e ngushtë nëpër familjet dhe bizneset e përkrahësve të tij,
nëpërmjet bisedave të ngrohta e të çiltra edhe në rrugë. Vajtja e Joe
DioGuardit, ashtu si ai e ka theksuar shumë herë në fushatën e tij, duke e
shndërruar në një kryefjali të fushatës së tij, do t'ia jepte Senatit të SHBA
një përmasë të fortë të cilën nuk e ka pasur, do t'ia jepte përmasën e
financierit, e cila i ka munguar aq shumë legjislativit amerikan.
Vetëm një vizion prej financieri të talentuar e të suksesshëm si vizioni i
DioGuardit, ashtu siç ka theksuar ai gjatë gjithë garës, do ta ndihmonte
Amerikën të dilte nga kriza, do ta ndihmonte atë në rolin e pazëvendësueshëm
të lideres botërore, do ta rikthente ëndërrën amerikane tek të gjithë
qytetarët amerikanë, në radhë të parë tek zgjedhësit e DioGuardit, në rajonin e
tij në shtetin e Nju Jorkut, një nga më të rëndësishmit në SHBA. Ky rajon
është edhe rajoni që e ka lindur dhe rritur politikanin e madh e të
talentuar, çka e bën DioGuardin njohësin më të thellë dhe më ekspert, të
interesuarin më të çiltër për përparimin e rajonit. Fatmirësisht rajoni është i
banuar gjerësisht nga popullsia shqiptare, nga radhët e së cilës ka dalë
përfaqësuesi i tyre më i përkryer, Joe DioGuardi.
Prandaj pritet që vota shqiptare të shkojë pikërisht tek biri shqiptar,
tek kolosi shqiptar i politikës amerikane Joe DioGuardi, tek themeluesi i lob
izmit amerikan për çështjen shqiptare, në radhë të parë për çështjen
madhore dhe të shenjtë të Kosovës. Prandaj Dita DioGuardi do të jetë një ditë
tejet e gjatë si për zotërinë Joe DioGuardi dhe për shtabin e tij zgjedhor,
ashtu edhe për të gjithë shqiptarët, veçanërisht për ata të Nju Jorkut dhe të
Amerikës, por edhe për të të tjerët kudo që ndodhen. Ne i urojmë nga zemra
zotëri DioGuardit që dita e sotme të jetë një ditë historike e lavdishme
sa për zotëri DioGuardin aq edhe për të gjithë shqiptarët.
lmpx.com only provides a reader for public news (NNTP) servers. It is not
affiliated with the servers or forums shown here and is not responsible for
the content of articles, which is written by their respective authors.