I infiltruari i Sigurimit: Si ia dorëzova po licisë të frikshmin Abdyl Banushi

Arben Nelku <[email protected]>
Newsgroups gmane.politics.region.albania.shqiperia
Message-ID <[email protected]>
I infiltruari i Sigurimit:  Si ia dorëzova policisë të  frikshmin Abdyl Banushi  

E martë, 24 Gusht 2010 10:15        
Dokumenti/ “Pasi u futëm në Han të Hotit e qëllova me qytë në kokë”

________________________________
 
Tom Mernaçaj rrëfen aventurën e tij në gjurmë të të kërkuarit numër 1 të 
regjimit komunist të Tiranës
________________________________
 
Dokumenti, përmbajtja e të cilit është e zbardhur më poshtë, rrëfen  versionin e 
të infiltruarit të Sigurimit të Shtetit, Tom Mernaçaj, për  arrestimin në prill 
të vitit 1975 të Abdyl Banushit, njeriut që tentoi  të vriste Enver Hoxhën me 
armë zjarri.
________________________________
 Sipas këtij versioni, pas disa tentativash për të hyrë në Shqipëri,  me qëllim 
për të hedhur në erë statujën e Stalinit në qendër të Tiranës  si dhe ambasadën 
e Kinës, Abdyl Banushi, sekretari i "Frontit të  Rezistencës Antistaliniste 
Shqiptare", me qendër në Nju Jork të SHBA, si  dhe Tom Mernaçaj, tentojnë në 
futen nga territori jugosllav, saktësisht  në zonën e Hanit të Hotit. Në këtë 
tentativë, të dy kanë si bazë të  fundit shtëpinë e të atit të Tomës, që gjendej 
në territorin jugosllav.  Të dy, Tom Mernaçaj në dëshminë e tij para hetuesisë 
dhe Abdyli në  kujtimet e tij, të shkruara pas daljes nga burgu, më 1991, japin  
versionet e tyre për këtë ngjarje. Versione që lexuesit i jepen të plota  më 
poshtë. 

Dokumenti
Procesverbal
(Mbi pyetjen e dëshmitarit Tom Gjek Mërnaçaj)
Në Tiranë, më 10.IV.1976
Unë,  Dhimitër Beshiri, hetuesi i Ministrisë së Punëve të Brendshme, mbaj  këtë 
procesverbal mbi pyetjen e dëshmitarit Tom Mernaçaj, i biri i  Gjekës dhe i 
Marës, i datëlindjes 1953, lindur në fshatin Mali i Jushit,  Shkodër, dhe banues 
në Tiranë, me arsim të mesëm, me kombësi shqiptare  dhe shtetësi jugosllave, pa 
parti, i pa dënuar.
Mora njoftim mbi  përg-jegjësinë penale që kam sipas neneve 220 dhe 226 të K. 
Penal të  RPSH, në rast se bëj dëshmi të rreme ose refuzoj të tregoj çka di 
lidhur  me çështjen.
DËSHMITARI /TOM GJEK MERNAÇAJ/(firma)
Në muajin  gusht të vitit 1974, në kohën kur punoja si kamerier në një restorant 
të  Nju-Jorkut, jam njohur rastësisht me Abdyl Hakan Banushin. Rastisi që  unë 
t'i shërbeja atij në tavolinë. Ai më pyeti se nga isha dhe unë iu  përgjigja se 
isha shqiptar. Në vazhdim të bisedës ai më tha se edhe ai  ishte shqiptar dhe se 
në Nju-Jork kishte ardhur me shërbim, sepse ishte  oficer i organeve të 
sigurimit të shtetit. Për këtë më nxori një  dokument me një fotografinë e tij, 
në të cilën kishte dalë me uniformën e  oficerit shqiptar me gradën kapiten të 
Sigurimit të Shtetit shqiptar.  Më tha se po të dëshiroja unë ai mund të më 
kthente në Shqipëri. Më vonë  jam takuar disa herë të tjera me Abdylin, në 
restorantin dhe në vende  të tjera. Pasi u njoh  mirë me mua, se nga isha dhe 
pse kisha shkuar në  SHBA, më tregoi të vërtetën duke më thënë se ai ishte 
arratisur nga  Shqipëria si kundërshtar politik i pushtetit popullor para afro 
10  vjetësh. Më tha se të arratisurit shqiptar atje kishin krijuar një  
organizatë me ermin "Fronti i Rezistencës Antistaliniste Shqiptare" dhe  filloi 
të më jepte materiale të ndryshme propagandistike të kësaj  organizate. Sipas 
kërkesës së tij i kam shkuar disa herë në shtëpinë ku  banonte në lagjen Bruklin 
të Nju-Jorkut, në një apartament të mirë në  afërsi të plazhit. Ngaqë nuk ishte 
i martuar, banonte vetëm. Në shtëpi  Abdyli mbante materiale të ndryshme 
propagandistike të organizatës  "Fronti i Rezistencës Antistalisniste 
Shqiptare". Në këto materiale, të  cilat unë i kam lexuar, bëhej thirrje për 
organizimin e një  kryengritjeje të armatosur të popullit shqiptar kundër 
pushtetit  popullor.
Në biseda me të, Abdyli më propozoi mua që të bëhesha  anëtar i asaj organizate, 
sepse kështu do të luftoja për atdheun, për  Shqipërinë. E pyeta se si ishte e 
organizuar kjo organizatë dhe ai më  shpjegoi se organizimi i saj ishte në 
mënyrë të tillë, që secili anëtar  njihte vetëm dy anëtarë të tjerë të 
organizatës, pra ruhej një  konspiracion i madh. Çdo anëtar i organizatës 
kryente detyra të ndryshme  që i ngarkoheshin nga drejtuesit e saj, të cilat siç 
më tha ai, do t'i  njihja më vonë. Unë pranova të bëhesha anëtar i organizatës 
së  lartpërmendur, me qëllim që të mësoja sa më shumë gjëra rreth përbërjes  dhe 
aktivitetit të saj konkret kundër Shqipërisë. I thashë Abdylit se  isha dakord 
me propozimin e tij dhe që nga kjo kohë ai më ka mbajtur  gjithmonë pranë vetes. 
Në muajin shtator-tetor 1974, së bashku me  Abdylin kam shkuar në zyrat e 
Komitetit "Shqipëria e Lirë" në u-Jork, ku  jam njohur dhe kam zhvilluar biseda 
të ndryshme me drejtuesit e këtij  komiteti, Rexhep Krasniqi, Vasil Gërmenji, 
Mexhit Dibra dhe Hamdi Uruçi,  që vinte shpesh në këtë Komitet, për të cilat më 
vonë si nga Abdyli  ashtu edhe nga ata vetë, mora vesh se ishin drejtuesit e 
organizatës  "Fronti i Rezistencës Antistaliniste Shqiptare". Po kështu mësova 
se  edhe Abdyl Banushi, së bashku me Idriz Lamajn, ishin në kryesinë e  
organizatës së lartpërmendur.
Gjatë bisedave që kam bërë në Komitetin  "Shqipëria e Lirë" me Abdylin, 
Rexhepin, Vasilin, Hamdiun, Mexhitin  etj.kam mësuar se kjo organizatë është 
organizatë e aksioneve konkrete  kundër pushtetit popullor. Ata më thanë se 
anëtarët e saj kanë kryer  disa aksione kundër pushtetit popullor dhe 
konkretisht kanë hedhur lëndë  eksplozive në Ambasadat e RPSH në Romë e Paris, 
kanë dërguar grupe  diversantësh në Shqipëri për të kryer aksione, për të cilat 
flitet edhe  në materialet propagandistike të organizatës, një pjesë e të cilave 
ne i  kemi marrë me vete dhe që na u kapën në kufi në kohën e arrestimit. Jam  
interesuar për të mësuar se cilët ishin personat konkretë që i kishin  kërkuar 
këto aksione dhe këto kam mundur t'i mësoj vetëm në kohën kur  Abdyl Banushi më 
propozoi që së bashku të vinim ilegalisht në Shqipëri,  për të kryer disa detyra 
me rastin e 29 Nëntorit të vitit 1974, 30  vjetorit të çlirimit të Shqipërisë, 
për të cilat siç më tha ai kishte  vendosur kryesia e organizatës, detyrë që siç 
do të shpjegoj me hollësi,  e pranova me qëllim që të dorëzoja atë, Abdylin, në 
organet kompetente  shqiptare...
(Pas disa tentativash për t'u futur në territorin  shqiptar me qëllim kryesor që 
të hidhnin në erë statujën e Stalinit në  qendër të Tiranë si dhe ambasadën e 
Kinës, Abdyl Banushi, sipas rrëfimit  të Tom Mernaçaj, i afrohet misionit të 
fundit, atij që do e çonte me  pranga në duar të Sigurimit të Shtetit, red)
Misioni i fundit
...Më  datën 26 mars 1975 u nisëm nga Nju Jorku me aeroplan për në Monreal të  
Kanadasë, ku mbërritëm rreth orës 14:50. Po atë datë, më orën 22:30 me  avionin 
"Air Canada", u nisëm për në Athinë ku mbërritëm rreth orës  14:30 të datës 
27.03.1975. Pasi zumë vend në hotel "Aspasia", i dërgova  një letër gruas sime, 
Palinës, në Nju Jork, së cilës i thosha se isha  mirë me shëndet dhe se 
ndodhesha në Athinë. Të nesërmen Abdyli më tha që  të shkonim në Llavria, për të 
takuar shokun e tij, Anton Gjelajn, i  cili është arratisur nga Shqipëria 4-5 
vitet e fundit. Pasi mbërritëm në  Llavrio, Abdyli më tha që të shkoja në 
shtëpinë e Antonit për ta takuar  atë, pasi ai vetë nuk desh të takohej me 
vjehrrin e Antonit, me të  cilin ai banon një shtëpi dhe e mora me vete për ta 
takuar me Abdylin, i  cili na priste në një bufe që ndodhej aty pranë. Abdyli i 
tregoi  Antonit arsyen e ardhjes sonë nga Nju Jorku dhe i kërkoi atij që sipas  
marrëveshjes që kishin bërë, të vinte edhe ai me ne për të kryer  misionin e 
ngarkuar për në Shqipëri. Antoni tha se do të ishte dakord  për të ardhur, por 
ato ditë do të nisej për në Kanada së bashku me  familjen e tij, sepse i ishin 
aprovuar dokumentet për emigrim. Ai na tha  se po të dëshironim mund të na 
njihte me një djalë shqiptar, i cili  para disa muajsh ishte arratisur nga 
Shqipëria dhe quhej Qemal Nelku.  Qemali ishte nga Tirana dhe qe arratisur, siç 
na tha ai, për të bërë  qejf në "botën e lirë". Abdyli ra dakord me propozimin e 
Antonit dhe pas  kësaj ai na e solli vetë Qemalin. Abdyyli i tha Qemalit se ne 
ishim  shqiptarë të arratisur që vinim nga Nju Jorku për t'u futur ilegalisht  
në Shqipëri, me qëllim për të kryer një mision të caktuar nga organizata  
"Fronti i Rezistencës Antistaliniste Shqiptare" dhe i propozoi atij që  të vinte 
me ne. Qemali shprehu mosbesim dhe dyshoi duke na thanë se mund  të jeni njerëz 
të Sigurimit, por Abdyli i nxori atij pasaportat tona  amerikane dhe dokumentet 
e tjera. Qemali tha se ju besoj, por nuk mundem  me ardh me ju, se kam frikë se 
më kapin dhe më dënojnë rëndë. Në  mbrëmje, unë, Antoni, Abdyli dhe Qemali 
shkuam në Athinë, në dhomën e  hotelit ku ne kishim zënë vend dhe biseduam 
përsëri me Qemalin. Abdyli e  pyeti atë mbi situatën në Shqipëri. Qemali i 
tregoi mbi dënimin e të  birit të Teme Sejkos, për një zhurmë të disa të 
burgosurve etj. Abdyli  përsëri i propozoi Qemalit për të ardhur me ne në 
Shqipëri, por ky i  fundit nuk pranoi. Ai na tha se në Tiranë kishte vëllain e 
tij, Hamit  Nelkun, që banon në lagjen "Ali Demi" dhe se ai kishte dëshirë të  
arratisej nga Shqipëria, prandaj po të doni ju jap një letër që kur ta  takoni 
t'ia jepni dhe po të mundeni ndihmojeni që të arratiset jashtë  shtetit. Abdyli 
e mori letrën...
Abdyli e pyeti Qemalin nëse e njihte  Osman Kazazin, i cili banonte në Tiranë 
dhe ai iu përgjigj se e njihte  dhe se banonte pranë shtëpisë së tij, në lagjen 
"Ali Demi", për të cilën  i dha edhe adresën e tij të shkruar në një letër, që 
edhe kjo na u kap  në kohën e arrestimit...
Në datën 29 mars 1975 u nisëm nga Athina për  në Janinë ku ndenjëm dy ditë në 
hotelin "Olimpik". Në mbrëmje Abdyli  mori në telefon Nikolla Plasotin (lidhje e 
organizatës, njeriu që  siguronte lëndët eksplozive dhe armët, red) dhe Lefter 
Guvelin. Lefteri  nuk ndodhej në shtëpinë e tij, pasi kishte shkuar në Athinë, 
kurse  Nikolla na doli vetë në telefon dhe na tha se të nesërmen në drekë do të  
vinte të na merrte me makinën e tij për në Igumenicë. Nikolla punonte  shofer 
taksie në Igumenicë. Të nesërmen Nikolla erdhi dhe na mori në  Janinë. Rrugës 
Abdyli qëndroi në shtëpinë e Lefter Guvelit, ndërsa unë  me Nikollën shkuam në 
shtëpinë e tij. Në mbrëmje Nikolla më tregoi një  letër që Abdyl Banushi ia 
kishte dërguar nga Nju Jorku, më të cilën e  akuzonte Nikollën se punonte për 
dollarë dhe jo për patriotizëm, për  çlirimin e Shqipërisë nga komunistët, dhe 
më tha se ishte i pakënaqur  nga kjo letër e Abdylit...
Debati që ndryshoi vendin e hyrjes në Shqipëri
....Më  2 prill erdhi përsëri Abdyli, i cili e pyeti Nikollën se nga ishte më  
mirë për të kaluar kufirin ilegalisht për në Shqipëri. Nikolla i tha se  për 
këtë pyet Lefterin. Të nesërmen unë me Nikollën shkuam në shtëpinë e  Lefterit 
ku ishte edhe Abdyli. Sipas njoftimit të Nikollës, aty erdhi  edhe një person 
tjetër, që quhej Gaqo Gaqi. Biseda mes tyre u zhvillua  në greqisht, pasi Gaqo 
nuk dinte shqip dhe unë nuk kuptova asgjë nga  biseda e tyre. Në fund Abdyli më 
tha se kufirin do ta kalonin afër  Janinës. Unë i thashë se isha dakord, se ata 
e njihnin vendin. Lefteri  bëri një letër për t'ia dërguar një fshatari që 
banonte afër kufirit, i  cili me sa më kujtohet quhet Vasil. Këtë letër e mori 
për t'ia dërguar  atij së bashku me 50 dollarë Gaqo Gaqi. Në mbrëmje unë dhe 
Nikolla u  kthyem në shtëpinë e këtij të fundit, kurse Abdyli ndenji në shtëpinë 
e  Lefterit. Më datën 4 prill 1975 Nikolla me porosinë e Abdylit shkoi në  
shtëpinë e Gaqit, ku mori një automatik, dy pistoleta, një busull etj,  të cilat 
ne i kishim lënë aty në muajin nëntor të vitit 1974. Pasdite  unë dhe Nikolla 
shkuam përsëri në shtëpinë e Lefterit ku erdhi pas pak  Abdyli me Gaqon. Nikolla 
i tha Abdylit për letrën që ai i kishte dërguar  nga Nju Jorku, në të cilën e 
akuzonte se punonte vetëm për dollarë dhe  jo për patriotizëm dhe i kërkoi 
Abdylit t'i paguante shpenzimet që  kishte bërë për përdorimin e taksisë ato 
ditë. Abdyli u inatos për këtë  çështje dhe ngulte këmbë se atë letër, të cilën 
Nikolla ia paraqiti  atij, nuk e kishte shkruar ai. Në praninë tonë u lexua 
letra, e cila  ishte shkruar me makinë shkrimi dhe mbante emrin e Abdyl 
Banushit. Në  grindje e sipër Nikolla u zemërua dhe u largua. Lefteri tha se kur  
fillon një punë ters, ajo kështu do përfundojë. Zemërimi i Nikollës na  hoqi 
mundësinë e ndihmës që do të na jepnin ai dhe shokët e tij për t'u  futur 
ilegalisht në Shqipëri nga territori grek, nëpërmjet Konispolit.  Unë ju luta 
Lefterit që të na jepte armët dhe lëndët eksplozive, sepse  do të përpiqeshim 
për t'u futur ilegalisht në Shqipëri nëpërmjet  Jugosllavisë. Ai ra dakord dhe 
pasi morëm armët prej tij u nisëm me  autobus nga Janina për në Athinë. Para se 
sa të ndaheshim me të, Gaqi na  tha se ishte i gatshëm për të na ndihmuar, sikur 
ne ti shkonim atij  edhe me 20 veta. Në Athinë mbërritëm në datën 5 prill 1975 
dhe që aty me  tren u nisëm për në Shkup. Pas grindjes me Nikollë Plasotin në 
bisedë  me Abdylin, me qëllim që të mos dështonte plani që kisha, dorëzimin e  
tij në organet kompetente shqiptare, i thashë se në Shqipëri mund të  futeshim 
ilegalisht nëpërmjet zonës kufitare të Hotit, në afërsi të  Shkodrës, ku kam 
njerëzit e mi. Abdyli e pranoi këtë mendim dhe për këtë  arsye ne u nisëm për në 
Jugosllavi me tren. Mbas mbërritjes në Shkup, u  nisëm të nesërmen në Titograd, 
ku mbërritëm më datën 7 prill 1975 dhe  prej aty shkuan në shtëpinë time në 
Titograd.
"Si e dorëzova Banushin"
Në  biseda me babain tim, Abdyli i tha atij se kishim ardhur për të hyrë  
ilegalisht në Shqipëri dhe do të kryenim detyra kundër pushtetit  popullor. 
Meqenëse babai tha se nuk e kishte për qejf këtë punë, unë i  bëra me shenjë 
Abdylit që të shkonte të flinte, pasi me babain do të  bisedoja vetë. Kur mbetëm 
vetëm i tregova babait qëllimin e vërtetë të  ardhjes sime në Shqipëri, për të 
dorëzuar Abdylin si njeri të rrezikshëm  për pushtetin popullor. Ai u frikësua 
shumë se mos ndodhte ndonjë gjë  në kufi, por unë e qetësova duke i thënë se do 
të isha i kujdesshëm dhe  se kjo që po bëja ishte në dobi të atdheut. Të 
nesërmen gjatë gjithë  ditës kemi qëndrue në shtëpi dhe në mbrëmje, unë, Abdyli 
dhe babai u  nisëm në drejtim të kufirit. Nga Titogradi deri në fshatin Drume 
shkuam  me taksi, ndërsa që aty e deri në kufi udhëtuam në këmbë, duke na  
udhëhequr babai, i cili e njeh mirë atë zonë kufitare. Kur iu afruam  rreth një 
km vijës së kufirit, babai, pasi na udhëzoi për rrugën që  duhet të ndiqnim më 
tej, u nda me ne duke u kthyer për në shtëpi, ndërsa  ne vijuam rrugën për në 
kufi. Rrugës mua më humbi pistoleta, pasi u  rrëzova nga një shkëmb i vogël, për 
të cilën nuk i thashë gjë Abdylit.  Në vazhdim të udhëtimit unë mbaja në dorë 
automatikun, ndërsa Abdyli  pistoletën. Kufirin e kaluam në vendin e quajtur 
Fjerkuqe, nën linjën e  tensionit të lartë Shqipëri-Jugosllavi. Kjo ishte natën 
e 7 prillit 1975  në të gdhirë. Si ecëm ca, arritëm te kloni (gardhi i telave) i 
kufirit  për të cilin unë kisha dijeni se ndodhej aty. Abdyli sapo e pa klonin 
më  tha se më tradhtove, pasi unë e kisha siguruar atë se në atë zonë nuk  
kishte klon. Unë i thashë se nuk të kam rrejt, se si unë dhe baba nuk e  kemi 
ditur këtë gjë. Ai më tha që të ktheheshim për të gjetur ndonjë  vend pa klon, 
sepse duke kaluar klonin do të diktoheshim dhe do të na  kapnin rojet e kufirit. 
Ne, vazhdoi Abdyli, bëmë gabim që lamë shkallën  tek Lefter Guveli në Greqi. 
Këto shkallë para se të niseshim nga Nju  Jorku (Abdyli më ka treguar mua një 
palë shkallë të përgatitura prej tij  dhe tha se me anën e këtyre kalohet lehtë 
kloni. Këto shkallë ishin të  çmontueshme dhe fare të lehta). Mbasi Abdyli më 
tha të ktheheshim, unë i  thashë se isha dakord dhe ai filloi të ecë në drejtim 
të tokës  jugosllave. Në këtë moment unë e godita me trupin e automatikut në 
kokë  për ta rrëzuar në tokë pa ndjenja. Pas goditjes ai ra në tokë dhe unë iu  
hodha sipër për t'i hequr pistoletën, të cilën e mbante në brez. Ia  mora dhe 
qëllova disa herë me të, se sa nuk më kujtohet, me qëllim që të  vinin rojet e 
kufirit për të na marrë dhe çuar në postën kufitare. Me  pistoletën kam qëlluar 
në ajër. Pas pak erdhën rojet, të cilët na morën  dhe në çuan në postë".
lmpx.com only provides a reader for public news (NNTP) servers. It is not affiliated with the servers or forums shown here and is not responsible for the content of articles, which is written by their respective authors.