HOMAZH KULTUROR PER JETISH KADISHANIN
Biograf i palodhur i Levizjes Nacionaldemokratike Shqiptare
Prend BUZHALA
Ne moshen 62-vjeçare, Jetish Kadishani (1948-2010) papritmas nderroi jete
ne Spitalin e Tiranes. Ai ishte hulumtues i palodhur i historise se
lavdishme tepopullit te Kosoves. Mund te themi se ai ishte historiani publicist
nder me te zellshmit te historise se Levizjes Nacionaldemokratike
Shqiptare.
Jetish Kadishani hyn ne radhen e atyre emrave qe jane marre me disa
fusha te krijimtarise intelektuale, studimore, publicistike e letrare. Per
njerezit e penes, sikunder ishte Jetish Kadishani, nuk kishte pushim as ne
rrethana te renda, çfare ishin ato te dhunes e te roberise, apo te kohes se
paqes.
Muza intelektuale nuk terhiqet as atehere kur nuk do te kete qetesi a
pergjumje, ashtu sikunder vepron edhe ne kohen kur pushojne armet.
Angazhime ne fushen e shkrimeve dhe te botimeve
Per kete gje jane deshmi edhe rreth 20 vepra te botuara nga
JetishKadishani, siç eshte vepra poetike per femije "Ecni ballehapur, (Prishtine 1974),
apo ajo per te rritur "Lot ne bebeza" (poezi, 2000), pastaj siç jane
veprat folklorike e etnologjike "Fjale te urta dhe shprehje popullore" (botimi
Klubit Letrar "Jehona e Dukagjinit", Kline 1988), "Dertet e dynjase"
(kenge humoristike-satirike popullore, "Zeri i Dukagjinit", Kline 1992),
veprat tjera historike-publicistike, si "Qazim Bajraktari-prijes i bajrakut te
Astrzupit" (Prishtine 1994, botimi i dyte 2001), jane monografite qe vijne
njera pas tjetres, si "Pishtari i drites" (monografi per veprimtarin e
arsimit Munish Ramadani, 1999), "Alush Smajli-Qerrataja - 1899-1946 {botuar me
2001), "Ndue Perlleshi, trimi i Dukagjinit" (2002, botimi i dyte 2009), "Sa
dik Rama-Gjurgjeviku", 2003), "Ngjarje dhe portrete historike" 2004),
"Bajram Çukovci- Curri, luftetar i guximshem i nacionalizmit shqiptar", "Lufta
e Çelise se Siçeves dhe komandant Shaban Sadiku" "Uke Sadiku" etj.
Te vepra e tij personale bibliografike "Bibliografi personale 1968-2004",
(2004), ku jane shenuar, 1502 njesi bibliografike te botuara e te
publikuara, nenvizohet se jane rreth 922 njesi bibliografike te botuara nga lemi i
gazetarise dhe publicistikes, 123 nga proza tregimtare folklorike, 195 nga
poezia gojore, 46 nga njesite minore, 110 njesi nga fejtonistika, 53 nga lemi
i shkrimeve etnografike, 39 poezi te botuara dhe nje proze e botuar.
Pra, per afro kater dekada kemi autorin e zellshem qe ka botuar shkrime ne
lemin e letersise, publicistikes historike, gazetarise, folkloristikes dhe
mbledhjes se folklorit, etnografise, po edhe te bibliotekarise dhe
bibliografise.
Pos ne revista e gazeta, shkrimet me preferenca shkencore jane botuar
edhe te revyte shkencore "Gjurmime albanologjike" (Prishtine), "Kultura
popullore" (Tirane), "Jehona" (Shkup) etj. Nder to dallohen punimet "Kontributi
i Anton Çettes ne fushen e folklorit", "Mbi jeten e veprimtarine e Mati
Logorecit", "Disa besetytni rreth paralajmerimit te vdekjes ne Drenice",
pastaj shkrimet per jeten dhe veprimtarine e Qemal Haxhihasanit, per rolin e
pedagogut ne shkolle etj.
Pa pretendimin per te terhequr vija te trasha midis koheve, po theksojme
se rezultat i ketij angazhimi jane edhe angazhimi ne lemin e arsimit, zelli
i treguar ne lemin e kultures, si bibliotekar e librar i larte, si
correspondent e gazetar, po edhe si themelues e redaktues i revistave lokale, si
"Fjala e lire" dhe "Vatra", "Jehona e Dukagjinit" etj., si dhe i revistes
humoristike-satirike "Ngucakeqi".
Dashamiret e librit do ta kene takuar per vite te tera neper biblioteka e
me shperndarjen e rrjetit librar te librit. Kurse fryt i ketij kontakti me
publikun dhe me librin, me shkrimin studimor e publicistik, ishin edhe puna
shumevjeçare si korrespondent, puna redaktoriale ne disa revista lokale e
themelimi i tyre, si dhe puna ne cilesine e bashkepunetorit te jashtem te
Institutit Albanologjik te Prishtines qe nga viti 1968 dhe i Institutit te
Kultures Popullore ne Tirane, qe nga viti 1991.
Realizime te mira ka arritur edhe ne fushen e fejtonistikes, siç jane
shkrimet "Ndue Perlleshi - trim i Dukagjinit" qe doli ne 22 vazhdime neper
gazetat shqipe nder ne, pastaj "Kuvendi i Doberdolit" dhe "Dervish
Shaqa-rapsod homerik i kengeve shqiptare", qe u botua ne "Bujku".
Si publikimet historike, ashtu edhe ato fejtonistike, karakterizohen nga
lenda e vjelur neper arkiva e nga burimet gojore te deshmitareve e te
pjesemarresve ne ngjarjet e kohes. Projektimi historik i dekades se pare te
shekullit XX nga keto treva, perfshin kater vellime, nga te cilat u botua
vellimi i pare.
Folkloristika, vokacion i veçante
Ky angazhim intelektual eshte shprehur edhe ne punen e tij si anetar i
Shoqates se Folkloristeve te Kosoves, po edhe si njeri nder kryesuesit e
Shoqates se bibliotekareve te Kosoves etj. Prandaj, te krijohet mbresa sikur
vokacion i tij i veçante mbetet puna ne mbledhjen e materialeve folklorike, ne
botimin e ne sistemimin e tyre gjinor ne vellime te veçanta folklorike.
Keshtu, ne paraqitjet per botim, presin radhen edhe tete vellime
folklorike, si "Kenge popullore kosovare", "Anekdota", "Kenge dhe lojera per femije"
II, "Lojerat popullore ne Llapushe", "Proza popullore e Lugut te Drinit",
"Leksikon i folkloristeve shqiptare" etj.
Keshtu, vellimi "Fjale te urta dhe shprehje popullore" eshte fryt i punes
shumevjeçare i qemtimit te jetes shpirterore dhe urtise popullore, duke
bredhur neper fshatra, ne ndeja e tubime. Fjalet e qemtuara jane deshmi e te
menduarit filozofik popullor dhe perfshijne nje hapesire relativisht te gjere
te trevave shqiptare ne Kosove, Ulqin, Tivar, Tetove e Gostivar.
Perfshihen 2970 fjale te urta, 520 mallkime, 407 urime, 93 gjeegjeza dhe 60 shprehje
te tjera popullore, pra, me gjithsej 4150 njesi. Keto njesi jane shenuar
sipas rendit alfabetik.
Sikunder dihet, deri me tash fare pak jane permbledhur urime e mallkime
popullore, prandaj ne kete drejtim vepra paraqet nje risi dhe ndihmese. Po
kjo ndihmese rishfaqet edhe ne vellimin "Dertet e dynjase" qe eshte nje
permbledhje kengesh humoristike-satirike popullore. Libri "Dertet e dynjase" i
Jetish Kadishanit perfshin 37 kenge, te mbledhura nga gjashte bartes-autore.
Jane 37 freska humoristike-satirike, ne te cilat eshte ngjizur nje
ligjerim karakteristik artistik.
Me sa jemi ne dijeni, ne fushen e botimeve folklorike deri me tash nuk
eshte publikuar nje vellim i tille kaq origjinal! Kenga me tone satirike,
sikunder pohon studiuesi Shefqet Pllana, i shtjellon brengat njerezore ne
gjirin e popullit tone. Vellimi hapet me shtate kenge te poemes "Dertet e
dynjase", e cila ka 266 vargje. Bartes i saj ishte Deme Berisha nga Gjurgjeviku i
Madh, krijues i njohur popullor i kengeve rapsodike, bujk autodidakt e
plak i autoritetshem.
Kjo poeme ta kujton epin "Gargantua e Pantagrueli". Vellimi i paraqet edhe
emrat e bartesve popullore te ketij zhanri kaq interesant, te cilet, po
ashtu, jane edhe vete njohes, mbledhes e interpretues te dalluar te
krijimtarise popullore. Kenget i shquan toni didaktik: si te menjanohen e keqja, e
liga, e demshmja, e prapambetura, interesat e ngushta materiale; po ky ton e
mbizoteron edhe aspektin estetik e ate te permbajtjes se ketyre kengeve.
Perkushtimi ne veprat e histories publicistike
Me veprat e tij monografike te publicistikes historike, Jetish Kadishani
dallohet si shkrimtar e studiues me pervoje, dallohet me perkushtimin per
ndriçimin e ngjarjeve dhe figurave historike, sidomos nga Levizja
Nacionaldemokratike Shqiptare ne driten e se vertetes historike, te jetes dhe
veprimtarise patriotike te nacionalisteve te Kosoves. "Me se fundi, pas nje
hulumtimi shume te gjate, ecejaket e pambarim shtepi me shtepi, nga katundi ne
katund, erdhi kenaqesia shpirterore, intelektuale dhe historike, qe i dha fati
i madh, rasti e privilegji, per te nxjerre nga pluhuri i harreses
shumevjeçare figuren e madhe te nacionalistit te shquar, trimit te bjeshkeve te
Kosoves, heroin sypatrembur Ndue Perlleshi", thuhet ne nje shkrim recensional
per vepren e tij.
Ai me merite e merr vleresimin si biograf i palodhur, per te nxjerre ne
drite nga thellesia e viteve historike figurat e medha historike te patrioteve
qe mbeten per pese dekada te pandriçuara si armiq te popullit e te
Jugosllavise.
Ai botoi nje seri veprash, serioze, qe jane shkruar deri me sot ne Kosove
dhe trojet etnike shqiptare; dallohet per perceptimin e te vertetes
historike pa ngarkesa politike e ideologjike, shquhet me gjuhen bindese e
argumentuese te fakteve historike, qe per here te pare publikisht po i jepnin
pergjigje genjeshtrave e shpifjeve historike serbomadhe e te komunisteve
shqiptare.
Veprimtarine e tij e begaton edhe angazhimi ne jeten politike e te
rezistences kombetare gjate dy dekadave te fundit. Keshtu, ai ka qene nder
drejtuesit e Partise Shqiptare demokristiane ne Kline gjate viteve-90, pastaj i
spektrit te djathte politik i partive tradicionale (qe heqin udhe qe nga Lufta
e Dyte Boterore e kendej).
Ne nje telegram te Lidhjes Shqiptare te Prizrenit (Albanian League of
Prizren), nga Kryesia me Qender ne Nju Jork, SHBA, thuhet: se i ndjeri Mr.
Kadishani, ka qene pjesemarres aktiv ne nente simpoziume historike kushtuar
ndriçimit te figurave te se Djathtes Shqiptare ne Mbrojtje te Shqiperise
Etnike, mbajtur ne disa qytete dhe shtete te Evropes, si: Hamburg, Shkoder,
Prizren, Kline, Burim (Istog), Shkup, Rreshen, Ferizaj, Kukes, punime te cilat
jane botuar ne 9 volume; se paralelisht me keto aktivitete shkencore
historike, ai ka qene bashkepunetor dhe referues serioz ne shume takime ne
perkujtim te shume figurave te shquara kombetare te mbajtura ne trojet etnike
shqiptare dhe diaspore.
Dashamiret e librit do ta kene takuar per vite te tera neper biblioteka e
me shperndarjen e rrjetit librar te librit. Kurse fryt i ketij kontakti me
publikun dhe me librin, me shkrimin studimor e publicistik, ishin edhe puna
shumevjeçare si korrespondent, puna redaktoriale ne disa revista lokale e
themelimi i tyre, si njeri nder drejtuesit e revistes prestigjioze lokale qe
zuri te dilte qe nga fundvitet-6-e deri me 199 ne Kline, pastaj i
revistave lokale, si "Fjala e lire", "Femijet e Dukagjinit", "Vatra" etj, si dhe i
revistes humoristike "Nderskamca".
Nderkaq, puna e tij ne perhapjen e librit shfaqet edhe ne veprimtarine e
botimeve, si drejtues i Shtepise Botuese "Drenusha", ku koheve te fundit
botoi vellimin e plote te veprave te Din Mehmetit.
Ne kuader te Javes se Albanologjise u bisedua per degen e historise.
Fjalen solemne te sesionit e hapi shefi i deges se historise ne Institutin
Albanologjik, Lush Culaj, i cili tha se shqiptaret i ndihmuan xhonturqit per te
ardhur ne pushtet, ndonese nuk i perfillen premtimet e dhena dhe iu
kundervune gjithnje e me shume Levizjes Kombetare Shqiptare. "Pas masave repressive
dhe kryengritjes se vitit 1909, nje gjendje e padurueshme u krijua sidomos
ne Kosove, ku ne pranvere te vitit 1910 filloi te lidhej besa per t'i
kundershtuar me arme veprimet arbitrare te reaksionit xhonturk", eshte shprehur
Culaj.
Ndersa ne kumtesen e tij, Muhamet Pirraku ka folur per krizen
institucionale ne historiografine shqiptare. Ai tha se edhe nje here eshte vene ne pah
roli i kryengritjeve ne Kosoves e me gjere per formimin e shtetit shqiptar,
por edhe ne ruajtjen e substances shqiptare. Ai ka folur edhe per kriza
institucionale ne
historiografine shqiptare. "Historiografia shqiptare ndodhet ne momente te
veshtira dhe me nje te ardhme te zymte. Perspektiva e historiografise sone
eshte ne nje udhekryq dhe kjo krejt per fajin tone", ka thene Pirraku.
Nuridin Ahmeti ka folur per kontributin e klerikeve ne kryengritjen e vitit
1910-1912 ne Vilajetin e Kosoves. Ai ka shpalosur te reja per kontributin qe
kane dhene kleriket shqiptare te konfeksioneve te ndryshme ne dobi te
çeshtjes sone. "Roli i klerikeve ne levizjet per çlirimin nga perandoria, edhe
pse per shume dekada i lene ne harrese, ka qene krucial", ka thene Ahmeti.
Perveç kesaj, kleriket luajten rol konstruktiv edhe ne rritjen e tolerances
fetare, sepse qarqet e caktuara me shume se ne çdo periudhe tjeter te
levizjes kombetare, u munduan qe kete fenomen ta pershkallezonin ne gjirine e
populates shqiptare, por ky fenomen u neutralizua fale vetedijes se larte te
klerikeve shqiptare ne Vilajetin e Kosoves se asaj kohe. Ndersa ata qe kane
dhene kontribut ne kete drejtim jane: Laze Mjeda, Mulla Sinan Maxhera,
Mulla Halimi, dom Mikle Tarbulusi, Mulla Idrizi, Sheh Hamdiu i Gjakoves, Tadej
Ivanaj etj. Kumtesat i kane prezantuar edhe drejtori i Institutit te
Historise, Jusuf Bajraktari, Nike Ukgjini, Lush Colaj, Lulezim Lajçi si dhe
shume te tjere.
HOMAZH KULTUROR PËR JETISH KADISHANIN
Biograf i palodhur i Lëvizjes Nacionaldemokratike Shqiptare
Prend BUZHALA
Në moshën 62-vjeçare, Jetish Kadishani (1948-2010) papritmas ndërroi jetë
në Spitalin e Tiranës. Ai ishte hulumtues i palodhur i historisë së
lavdishme tëpopullit të Kosovës. Mund të themi se ai ishte historiani publicist
ndër më të zellshmit të historisë së Lëvizjes Nacionaldemokratike
Shqiptare.
Jetish Kadishani hyn në radhën e atyre emrave që janë marrë me disa
fusha të krijimtarisë intelektuale, studimore, publicistike e letrare. Për
njerëzit e penës, sikundër ishte Jetish Kadishani, nuk kishte pushim as
në rrethana të rënda, çfarë ishin ato të dhunës e të robërisë, apo të
kohës së paqes.
Muza intelektuale nuk tërhiqet as atëherë kur nuk do të ketë qetësi a
përgjumje, ashtu sikundër vepron edhe në kohën kur pushojnë armët.
Angazhime në fushën e shkrimeve dhe të botimeve
Për këtë gjë janë dëshmi edhe rreth 20 vepra të botuara nga
JetishKadishani, siç është vepra poetike për fëmijë "Ecni ballëhapur, (Prishtinë
1974), apo ajo për të rritur "Lot në bebëza" (poezi, 2000), pastaj siç janë
veprat folklorike e etnologjike "Fjalë të urta dhe shprehje popullore"
(botimi Klubit Letrar "Jehona e Dukagjinit", Klinë 1988), "Dertet e
dynjasë" (këngë humoristike-satirike popullore, "Zëri i Dukagjinit", Klinë
1992), veprat tjera historike-publicistike, si "Qazim Bajraktari-prijës i
bajrakut të Astrzupit" (Prishtinë 1994, botimi i dytë 2001), janë
monografitë që vijnë njëra pas tjetrës, si "Pishtari i dritës" (monografi për
veprimtarin e arsimit Munish Ramadani, 1999), "Alush Smajli-Qerrataja -
1899-1946 {botuar më 2001), "Ndue Përlleshi, trimi i Dukagjinit" (2002, botimi
i dytë 2009), "Sadik Rama-Gjurgjeviku", 2003), "Ngjarje dhe portrete
historike" 2004), "Bajram Çukovci- Curri, luftëtar i guximshëm i nacionalizmit
shqiptar", "Lufta e Çelisë së Siçevës dhe komandant Shaban Sadiku" "Ukë
Sadiku" etj.
Te vepra e tij personale bibliografike "Bibliografi personale 1968-2004",
(2004), ku janë shënuar, 1502 njësi bibliografike të botuara e të
publikuara, nënvizohet se janë rreth 922 njësi bibliografike të botuara nga lëmi i
gazetarisë dhe publicistikës, 123 nga proza tregimtare folklorike, 195 nga
poezia gojore, 46 nga njësitë minore, 110 njësi nga fejtonistika, 53 nga
lëmi i shkrimeve etnografike, 39 poezi të botuara dhe një prozë e botuar.
Pra, për afro katër dekada kemi autorin e zellshëm që ka botuar shkrime në
lëmin e letërsisë, publicistikës historike, gazetarisë, folkloristikës dhe
mbledhjes së folklorit, etnografisë, po edhe të bibliotekarisë dhe
bibliografisë.
Pos në revista e gazeta, shkrimet me preferenca shkencore janë botuar
edhe te revytë shkencore "Gjurmime albanologjike" (Prishtinë), "Kultura
popullore" (Tiranë), "Jehona" (Shkup) etj. Ndër to dallohen punimet "Kontributi
i Anton Çettës në fushën e folklorit", "Mbi jetën e veprimtarinë e Mati
Logorecit", "Disa besëtytni rreth paralajmërimit të vdekjes në Drenicë",
pastaj shkrimet për jetën dhe veprimtarinë e Qemal Haxhihasanit, për rolin e
pedagogut në shkollë etj.
Pa pretendimin për të tërhequr vija të trasha midis kohëve, po theksojmë
se rezultat i këtij angazhimi janë edhe angazhimi në lëmin e arsimit, zelli
i treguar në lëmin e kulturës, si bibliotekar e librar i lartë, si
correspondent e gazetar, po edhe si themelues e redaktues i revistave lokale,
si "Fjala e lirë" dhe "Vatra", "Jehona e Dukagjinit" etj., si dhe i revistës
humoristike-satirike "Ngucakeqi".
Dashamirët e librit do ta kenë takuar për vite të tëra nëpër biblioteka e
me shpërndarjen e rrjetit librar të librit. Kurse fryt i këtij kontakti me
publikun dhe me librin, me shkrimin studimor e publicistik, ishin edhe
puna shumëvjeçare si korrespondent, puna redaktoriale në disa revista lokale e
themelimi i tyre, si dhe puna në cilësinë e bashkëpunëtorit të jashtëm
të Institutit Albanologjik të Prishtinës që nga viti 1968 dhe i Institutit
të Kulturës Popullore në Tiranë, që nga viti 1991.
Realizime të mira ka arritur edhe në fushën e fejtonistikës, siç janë
shkrimet "Ndue Përlleshi - trim i Dukagjinit" që doli në 22 vazhdime nëpër
gazetat shqipe ndër ne, pastaj "Kuvendi i Dobërdolit" dhe "Dërvish
Shaqa-rapsod homerik i këngëve shqiptare", që u botua në "Bujku".
Si publikimet historike, ashtu edhe ato fejtonistike, karakterizohen nga
lënda e vjelur nëpër arkiva e nga burimet gojore të dëshmitarëve e të
pjesëmarrësve në ngjarjet e kohës. Projektimi historik i dekadës së parë të
shekullit XX nga këto treva, përfshin katër vëllime, nga të cilat u botua
vëllimi i parë.
Folkloristika, vokacion i veçantë
Ky angazhim intelektual është shprehur edhe në punën e tij si anëtar i
Shoqatës së Folkloristëve të Kosovës, po edhe si njëri ndër kryesuesit e
Shoqatës së bibliotekarëve të Kosovës etj. Prandaj, të krijohet mbresa sikur
vokacion i tij i veçantë mbetet puna në mbledhjen e materialeve folklorike,
në botimin e në sistemimin e tyre gjinor në vëllime të veçanta folklorike.
Kështu, në paraqitjet për botim, presin radhën edhe tetë vëllime
folklorike, si "Këngë popullore kosovare", "Anekdota", "Këngë dhe lojëra për fëmijë"
II, "Lojërat popullore në Llapushë", "Proza popullore e Lugut të Drinit",
"Leksikon i folkloristëve shqiptarë" etj.
Kështu, vëllimi "Fjalë të urta dhe shprehje popullore" është fryt i punës
shumëvjeçare i qëmtimit të jetës shpirtërore dhe urtisë popullore, duke
bredhur nëpër fshatra, në ndeja e tubime. Fjalët e qëmtuara janë dëshmi e të
menduarit filozofik popullor dhe përfshijnë një hapësirë relativisht të
gjerë të trevave shqiptare në Kosovë, Ulqin, Tivar, Tetovë e Gostivar.
Përfshihen 2970 fjalë të urta, 520 mallkime, 407 urime, 93 gjëegjëza dhe 60
shprehje të tjera popullore, pra, me gjithsej 4150 njësi. Këto njësi janë shënuar
sipas rendit alfabetik.
Sikundër dihet, deri më tash fare pak janë përmbledhur urime e mallkime
popullore, prandaj në këtë drejtim vepra paraqet një risi dhe ndihmesë. Po
kjo ndihmesë rishfaqet edhe në vëllimin "Dertet e dynjasë" që është një
përmbledhje këngësh humoristike-satirike popullore. Libri "Dertet e dynjasë" i
Jetish Kadishanit përfshin 37 këngë, të mbledhura nga gjashtë
bartës-autorë. Janë 37 freska humoristike-satirike, në të cilat është ngjizur një
ligjërim karakteristik artistik.
Me sa jemi në dijeni, në fushën e botimeve folklorike deri më tash nuk
është publikuar një vëllim i tillë kaq origjinal! Kënga me tone satirike,
sikundër pohon studiuesi Shefqet Pllana, i shtjellon brengat njerëzore në
gjirin e popullit tonë. Vëllimi hapet me shtatë këngë të poemës "Dertet e
dynjasë", e cila ka 266 vargje. Bartës i saj ishte Demë Berisha nga Gjurgjeviku
i Madh, krijues i njohur popullor i këngëve rapsodike, bujk autodidakt e
plak i autoritetshëm.
Kjo poemë ta kujton epin "Gargantua e Pantagrueli". Vëllimi i paraqet edhe
emrat e bartësve popullorë të këtij zhanri kaq interesant, të cilët, po
ashtu, janë edhe vetë njohës, mbledhës e interpretues të dalluar të
krijimtarisë popullore. Këngët i shquan toni didaktik: si të mënjanohen e keqja, e
liga, e dëmshmja, e prapambetura, interesat e ngushta materiale; po ky ton
e mbizotëron edhe aspektin estetik e atë të përmbajtjes së këtyre këngëve.
Përkushtimi në veprat e histories publicistike
Me veprat e tij monografike të publicistikës historike, Jetish Kadishani
dallohet si shkrimtar e studiues me përvojë, dallohet me përkushtimin për
ndriçimin e ngjarjeve dhe figurave historike, sidomos nga Lëvizja
Nacionaldemokratike Shqiptare në dritën e së vërtetës historike, të jetës dhe
veprimtarisë patriotike të nacionalistëve të Kosovës. "Më së fundi, pas një
hulumtimi shumë të gjatë, ecejaket e pambarim shtëpi më shtëpi, nga katundi në
katund, erdhi kënaqësia shpirtërore, intelektuale dhe historike, që i dha fati
i madh, rasti e privilegji, për të nxjerrë nga pluhuri i harresës
shumëvjeçare figurën e madhe të nacionalistit të shquar, trimit të bjeshkëve të
Kosovës, heroin sypatrembur Ndue Përlleshi", thuhet në një shkrim recensional
për veprën e tij.
Ai me meritë e merr vlerësimin si biograf i palodhur, për të nxjerrë në
dritë nga thellësia e viteve historike figurat e mëdha historike të
patriotëve që mbetën për pesë dekada të pandriçuara si armiq të popullit e të
Jugosllavisë.
Ai botoi një seri veprash, serioze, që janë shkruar deri më sot në Kosovë
dhe trojet etnike shqiptare; dallohet për perceptimin e të vërtetës
historike pa ngarkesa politike e ideologjike, shquhet me gjuhën bindëse e
argumentuese të fakteve historike, që për herë të parë publikisht po i jepnin
përgjigje gënjeshtrave e shpifjeve historike serbomadhe e të komunistëve
shqiptarë.
Veprimtarinë e tij e begaton edhe angazhimi në jetën politike e të
rezistencës kombëtare gjatë dy dekadave të fundit. Kështu, ai ka qenë ndër
drejtuesit e Partisë Shqiptare demokristiane në Klinë gjatë viteve-90, pastaj i
spektrit të djathtë politik i partive tradicionale (që heqin udhë që nga
Lufta e Dytë Botërore e këndej).
Në një telegram të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit (Albanian League of
Prizren), nga Kryesia me Qendër në Nju Jork, SHBA, thuhet: se i ndjeri Mr.
Kadishani, ka qenë pjesëmarrës aktiv në nëntë simpoziume historike kushtuar
ndriçimit të figurave të së Djathtës Shqiptare në Mbrojtje të Shqipërisë
Etnike, mbajtur në disa qytete dhe shtete të Evropës, si: Hamburg, Shkodër,
Prizren, Klinë, Burim (Istog), Shkup, Rrëshen, Ferizaj, Kukës, punime të cilat
janë botuar në 9 volume; se paralelisht me këto aktivitete shkencore
historike, ai ka qenë bashkëpunëtor dhe referues serioz në shumë takime në
përkujtim të shumë figurave të shquara kombëtare të mbajtura në trojet etnike
shqiptare dhe diasporë.
Dashamirët e librit do ta kenë takuar për vite të tëra nëpër biblioteka e
me shpërndarjen e rrjetit librar të librit. Kurse fryt i këtij kontakti me
publikun dhe me librin, me shkrimin studimor e publicistik, ishin edhe
puna shumëvjeçare si korrespondent, puna redaktoriale në disa revista lokale e
themelimi i tyre, si njëri ndër drejtuesit e revistës prestigjioze lokale
që zuri të dilte që nga fundvitet-6-e deri më 199 në Klinë, pastaj i
revistave lokale, si "Fjala e lirë", "Fëmijët e Dukagjinit", "Vatra" etj, si dhe
i revistës humoristike "Ndërskamca".
Ndërkaq, puna e tij në përhapjen e librit shfaqet edhe në veprimtarinë e
botimeve, si drejtues i Shtëpisë Botuese "Drenusha", ku kohëve të fundit
botoi vëllimin e plotë të veprave të Din Mehmetit.
Në kuadër të Javës së Albanologjisë u bisedua për degën e historisë.
Fjalën solemne të sesionit e hapi shefi i degës së historisë në Institutin
Albanologjik, Lush Culaj, i cili tha se shqiptarët i ndihmuan xhonturqit për të
ardhur në pushtet, ndonëse nuk i përfillën premtimet e dhëna dhe iu
kundërvunë gjithnjë e më shumë Lëvizjes Kombëtare Shqiptare. "Pas masave
repressive dhe kryengritjes së vitit 1909, një gjendje e padurueshme u krijua
sidomos në Kosovë, ku në pranverë të vitit 1910 filloi të lidhej besa për t'i
kundërshtuar me armë veprimet arbitrare të reaksionit xhonturk", është
shprehur Culaj.
Ndërsa në kumtesën e tij, Muhamet Pirraku ka folur për krizën
institucionale në historiografinë shqiptare. Ai tha se edhe një herë është vënë në pah
roli i kryengritjeve në Kosovës e më gjerë për formimin e shtetit shqiptar,
por edhe në ruajtjen e substancës shqiptare. Ai ka folur edhe për kriza
institucionale në
historiografinë shqiptare. "Historiografia shqiptare ndodhet në momente të
vështira dhe me një të ardhme të zymtë. Perspektiva e historiografisë sonë
është në një udhëkryq dhe kjo krejt për fajin tonë", ka thënë Pirraku.
Nuridin Ahmeti ka folur për kontributin e klerikëve në kryengritjen e vitit
1910-1912 në Vilajetin e Kosovës. Ai ka shpalosur të reja për kontributin që
kanë dhënë klerikët shqiptarë të konfeksioneve të ndryshme në dobi të
çështjes sonë. "Roli i klerikëve në lëvizjet për çlirimin nga perandoria, edhe
pse për shumë dekada i lënë në harresë, ka qenë krucial", ka thënë Ahmeti.
Përveç kësaj, klerikët luajtën rol konstruktiv edhe në rritjen e tolerancës
fetare, sepse qarqet e caktuara më shumë se në çdo periudhë tjetër të
lëvizjes kombëtare, u munduan që këtë fenomen ta përshkallëzonin në gjirinë e
populates shqiptare, por ky fenomen u neutralizua falë vetëdijes së lartë të
klerikëve shqiptarë në Vilajetin e Kosovës së asaj kohe. Ndërsa ata që
kanë dhënë kontribut në këtë drejtim janë: Lazë Mjeda, Mulla Sinan Maxhera,
Mulla Halimi, dom Mikle Tarbulusi, Mulla Idrizi, Sheh Hamdiu i Gjakovës,
Tadej Ivanaj etj. Kumtesat i kanë prezantuar edhe drejtori i Institutit të
Historisë, Jusuf Bajraktari, Nikë Ukgjini, Lush Colaj, Lulëzim Lajçi si dhe
shumë të tjerë.
lmpx.com only provides a reader for public news (NNTP) servers. It is not
affiliated with the servers or forums shown here and is not responsible for
the content of articles, which is written by their respective authors.