Uk Lushi : Nuk duhet te shantazhohet shteti dhe qytetaret nga partite politike
| Newsgroups | gmane.politics.region.albania.shqiperia |
|---|---|
| Message-ID | <[email protected]> |
_VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve_ (http://www.voal-online.ch/) Interviste me Uk Lushin, autor dhe aktivist shqiptaro-amerikan Uk Lushi : Nuk duhet te shantazhohet shteti dhe qytetaret pse partite politike kane mosmarreveshje. Edhe ne politike ka etike. Ç’ eshte me me rendesi, ka pergjegjesi NJU JORK : Uk Lushi eshte i shkolluar ne perendim, diplomuar ne Columbia Uniniversity ne Nju Jork. Ai bene pjese si shume shqiptare te tjere ne SHBA-s, ne ate rradhe me shqiptaret qe jane integruar plotesishte, dhe qe punojne sot neper zyrat e administrates e instuticioneve amerikane, kompanite apo bisneset me presitgjoze amerikane. Pra, eshte aktiv ne jeten politike, shoqerore e sociale te shqiptareve te Amerikes, te cilet, kan bere tashme shume miq edhe ne radhet e politikes amerikane, dhe institucioneve, pjese e Diaspores e cila e ngritur historikisht zerin per çeshtjen shqiptare, e ne veçanti ate te çeshtjes se Kosoves ne dy dekadat e fundit. Uk Lushi, aktualisht eshte ekspert i ekonomise dhe financave, por, aktiv dhe i lidhur shume me çeshtjet e shqiptarve dhe sidomos me ate te Kosoves mbasi atje eshte dhe vendlindja e tij. Ai eshte - Shqiptaro-Amerikani i UÇK-s , ish luftetar i Batalionit "Atlantiku", publicist dhe autor i librit me te fundit "Shqiptaro-Amerikanet e UÇK-s Kronike e Batalionit "Atlantiku", Mbasi ne Kosove qeveria ra, dhe parlamenti eshte shperndare si dhe jane shpallur zgjedhjet e jashtezakonshme, qe do te mbahen me 12 dhjetor te ketij viti, gazeta Bota Sot, ne SHBA, zgjodhi kesaj rradhe jo krijmitarine e tij - por sutiaten dhe zhvillimet me te fundit ne Kosove qe te bisedoi me zotin Uk Lushi Bota Sot: Si e vleresoni situaten politike aktuale ne vendet ku jetojne shqiptaret ne Ballkan? Uk Lushi: Shqiptaret gjithkah neper trojet e tyre etnike ne Ballkan disi jane ne nje gjendje te papercaktuar. Jam i frikesuar qe elitat shqiptare, sidomos ato politike, duket te mos kene vizion te qarte. Jane si te shushatura. Çuditerisht parite tona politike se si kane droje te mendojne me koke te ftohte dhe te degjojne zemrat e veta dhe te qytetareve. Ato ngjane qe me shume po mendojne per interesa dytesore dhe personale se sa per interesa madhore. Prandaj edhe kemi nje lloj armiqesimi politik perfid dhe gati gjithkund ku ka shqiptare ne Ballkan. Bota Sot: Çfare mund te thoni per situaten politike aktuale ne Kosove? Ajo duket qe po vlon me se shumti ne Prishtine? Uk Lushi: Eshte e vertete, momentalisht, situata ne Prishtine eshte e ndere. Klasa politike ne Kosove nuk ka treguar pjekuri dhe seriozitet. Pjesemarresit ne politike do te duhej ta dijne qe politika eshte sherbim per qytetaret. Çfare ka ngjare ne Prishtine tre-kater javet e fundit eshte femijerore, por edhe tragjike. Nuk duhet te shantazhohet shteti dhe qytetaret pse partite politike kane mosmarreveshje. Edhe ne politike ka etike. Ç’ eshte me me rendesi, ka pergjegjesi. Organet e shtetit dhe qeveria nuk do te duhej te braktiseshin apo rrezohen sipas tekave te partive apo politikaneve. Kriza e institucioneve te shtetit ne Kosove tashme ka pasur pasoja negative per demokracine dhe ekonomine, por ajo do te kete efekte negative edhe ne aspektin afatgjate. Shpresoj qe sjellja e keqe do te denohet nga forcat e shendosha perbrenda partive dhe organizmave tjere ne sistem dhe- le te besojme fort- nga elektorati. Bota Sot: A mendoni sadopak qe kjo situate e ka demtuar procesin, sidomos ate te njohjeve te Kosoves? Uk Lushi: Patjeter po! Natyrisht qe kriza banale ka ndikuar ne njohjet shume te nevojshme per fazen ne te cilen gjendet shteti i ri. Kosova eshte shtet dhe duhet te sillet si subjekt shteteror. Ka lloj-lloj shtetesh. Ka shtete te deshtuara dhe ka shtete qe jane zhbere sepse elitat dhe shtetasit e tyre nuk e kane kuptuar qe ne marredheniet nderkombetare ka te drejta, por ka edhe obligime. Ka rregulla. Ka interesa dhe ka respekt dhe mungese respekti ndermjet shteteve. Imazhi demokratik dhe puna e madhe per shtetndertim duhet te jene pa pikela. Ndotja e tyre eshte faktor shume i rendesishme per pengesen e njohjeve te Kosoves nga shtetet e tjera. Bota Sot: Si po percillet situata ne trojet tona ne komunitetin shqiptaro-amerikan ne SHBA? Uk Lushi: Shqiptaro-amerikanet ua done te miren vendeve tona ne Ballkan gati pakushtezim. Kjo eshte deshmuar shume shpesh deri me tash kur shqiptaro-amerikanet kane ndihmuar vendet tona ne Ballkan. Une mendoj qe shumica absolute e shqiptaro-amerikaneve jane te shqetesuar me daljen nga kontrolli te rivaliteteve dhe meskiniteteve politike ne vendet tona ne Ballkan. Por ne jemi ende me shprese qe shqiptaret megjithate gjithmone e gjejne rrugen e duhur. Bota Sot: Sipas jush cila eshte zgjidhja? Uk Lushi: Fillimi i zgjidhjes eshte kendellja dhe ardhja ne vete e parive tona ne Ballkan. Ato duhet ta kuptojne qe, ne mos asgje tjeter, ne qofte se nuk esullohen, ne fund te fundit do te shkaterrojne edhe veten. Nuk mund te kete perparim, pasurim dhe jete te mire per parite, kurse renie, varferim dhe jete te veshtire per gjithe te tjeret. Poashtu, ata qe jane shkolluar dhe kane potencial per te kontribuar duhet te inkuadrohen ne proceset politike. Shqiptaret duhet ta kuptojme qe mund te jemi kundershtare politike, por nuk jemi armiq. Ne mund te jemi te ndryshem, por diversiteti do te duhej te jete fuqi. Zgjidhja pra eshte bashkepunimi dhe puna e madhe per interesat e pergjithshme sepse interesat e pergjithshme jane te pajtueshme me interesat e secilit individ. Intervistoi Beqir Sina Intervistë me Uk Lushin, autor dhe aktivist shqiptaro-amerikan Uk Lushi : Nuk duhet të shantazhohet shteti dhe qytetarët pse partitë politike kanë mosmarrëveshje. Edhe në politikë ka etikë. Ç’ është më me rëndësi, ka përgjegjësi NJU JORK : Uk Lushi është i shkolluar në perendim, diplomuar në Columbia Uniniversity në Nju Jork. Ai bënë pjesë si shumë shqiptarë të tjerë në SHBA-s, në atë rradhë me shqiptarët që janë integruar plotësishtë, dhe që punojnë sot nëpër zyrat e administratës e instuticioneve amerikane, kompanitë apo bisneset më presitgjoze amerikane. Pra, është aktiv në jetën politike, shoqërore e sociale të shqiptarëve të Amerikës, të cilët, kan bërë tashmë shumë miq edhe në radhët e politikës amerikane, dhe institucioneve, pjesë e Diasporës e cila e ngritur historikisht zërin për çështjen shqiptare, e në veçanti atë të çështjes së Kosovës në dy dekadat e fundit. Uk Lushi, aktualisht është ekspert i ekonomisë dhe financave, por, aktiv dhe i lidhur shumë me çështjet e shqiptarve dhe sidomos me atë të Kosovës mbasi atje është dhe vendlindja e tij. Ai është - Shqiptaro-Amerikani i UÇK-s , ish luftetar i Batalionit "Atlantiku", publicist dhe autor i librit me te fundit "Shqiptaro-Amerikanet e UÇK-s Kronike e Batalionit "Atlantiku", Mbasi në Kosovë qeveria ra, dhe parlamenti është shpërndarë si dhe janë shpallur zgjedhjet e jashtëzakonshme, që do të mbahen më 12 dhjetor të këtij viti, gazeta Bota Sot, në SHBA, zgjodhi kësaj rradhe jo krijmitarinë e tij - por sutiatën dhe zhvillimet më të fundit në Kosovë që të bisedoi me zotin Uk Lushi Bota Sot: Si e vlerësoni situatën politike aktuale në vendet ku jetojnë shqiptarët në Ballkan? Uk Lushi: Shqiptarët gjithkah nëpër trojet e tyre etnike në Ballkan disi janë në një gjendje të papërcaktuar. Jam i frikësuar që elitat shqiptare, sidomos ato politike, duket të mos kenë vizion të qartë. Janë si të shushatura. Çuditërisht paritë tona politike se si kanë drojë të mendojnë me kokë të ftohtë dhe të dëgjojnë zemrat e veta dhe të qytetarëve. Ato ngjanë që më shumë po mendojnë për interesa dytësore dhe personale se sa për interesa madhore. Prandaj edhe kemi një lloj armiqësimi politik perfid dhe gati gjithkund ku ka shqiptarë në Ballkan. Bota Sot: Çfarë mund të thoni për situatën politike aktuale në Kosovë? Ajo duket që po vlon më së shumti në Prishtinë? Uk Lushi: Është e vërtetë, momentalisht, situata në Prishtinë është e nderë. Klasa politike në Kosovë nuk ka treguar pjekuri dhe seriozitet. Pjesëmarrësit në politikë do të duhej ta dijnë që politika është shërbim për qytetarët. Çfarë ka ngjarë në Prishtinë tre-katër javët e fundit është fëmijërore, por edhe tragjike. Nuk duhet të shantazhohet shteti dhe qytetarët pse partitë politike kanë mosmarrëveshje. Edhe në politikë ka etikë. Ç’ është më me rëndësi, ka përgjegjësi. Organet e shtetit dhe qeveria nuk do të duhej të braktiseshin apo rrëzohen sipas tekave të partive apo politikanëve. Kriza e institucioneve të shtetit në Kosovë tashmë ka pasur pasoja negative për demokracinë dhe ekonominë, por ajo do të ketë efekte negative edhe në aspektin afatgjatë. Shpresoj që sjellja e keqe do të dënohet nga forcat e shëndosha përbrenda partive dhe organizmave tjerë në sistem dhe- le të besojmë fort- nga elektorati. Bota Sot: A mendoni sadopak që kjo situatë e ka dëmtuar procesin, sidomos atë të njohjeve të Kosovës? Uk Lushi: Patjetër po! Natyrisht që kriza banale ka ndikuar në njohjet shumë të nevojshme për fazën në të cilën gjendet shteti i ri. Kosova është shtet dhe duhet të sillet si subjekt shtetëror. Ka lloj-lloj shtetesh. Ka shtete të dështuara dhe ka shtete që janë zhbërë sepse elitat dhe shtetasit e tyre nuk e kanë kuptuar që në marrëdhëniet ndërkombëtare ka të drejta, por ka edhe obligime. Ka rregulla. Ka interesa dhe ka respekt dhe mungesë respekti ndërmjet shteteve. Imazhi demokratik dhe puna e madhe për shtetndërtim duhet të jenë pa pikëla. Ndotja e tyre është faktor shumë i rëndësishme për pengesën e njohjeve të Kosovës nga shtetet e tjera. Bota Sot: Si po përcillet situata në trojet tona në komunitetin shqiptaro-amerikan në SHBA? Uk Lushi: Shqiptaro-amerikanët ua donë të mirën vendeve tona në Ballkan gati pakushtëzim. Kjo është dëshmuar shumë shpesh deri më tash kur shqiptaro-amerikanët kanë ndihmuar vendet tona në Ballkan. Unë mendoj që shumica absolute e shqiptaro-amerikanëve janë të shqetësuar me daljen nga kontrolli të rivaliteteve dhe meskiniteteve politike në vendet tona në Ballkan. Por ne jemi ende me shpresë që shqiptarët megjithatë gjithmonë e gjejnë rrugën e duhur. Bota Sot: Sipas jush cila është zgjidhja? Uk Lushi: Fillimi i zgjidhjes është këndellja dhe ardhja në vete e parive tona në Ballkan. Ato duhet ta kuptojnë që, në mos asgjë tjetër, në qoftë se nuk esullohen, në fund të fundit do të shkatërrojnë edhe veten. Nuk mund të ketë përparim, pasurim dhe jetë të mirë për paritë, kurse rënie, varfërim dhe jetë të vështirë për gjithë të tjerët. Poashtu, ata që janë shkolluar dhe kanë potencial për të kontribuar duhet të inkuadrohen në proceset politike. Shqiptarët duhet ta kuptojmë që mund të jemi kundërshtarë politikë, por nuk jemi armiq. Ne mund të jemi të ndryshëm, por diversiteti do të duhej të jetë fuqi. Zgjidhja pra është bashkëpunimi dhe puna e madhe për interesat e përgjithshme sepse interesat e përgjithshme janë të pajtueshme me interesat e secilit individ. Intervistoi Beqir Sina
clip_image001.jpg
(image/jpeg, 38.2 KB) - not displayed
clip_image002.jpg
(image/jpeg, 35.9 KB) - not displayed