Tome Mrijaj: “LIDHJA KOSOVARE” e Prof. Dr. Riza Sadikut Nje veper e munguar ne h

[email protected]
Newsgroups gmane.politics.region.albania.shqiperia
Message-ID <[email protected]>
 
 
Tome  Mrijaj: “LIDHJA KOSOVARE” e Prof. Dr. Riza Sadikut

 
(http://kosova.albemigrant.com/wp-content/uploads/2010/11/Lidhja-Kosovare-Picture.jpg) Nje veper e munguar ne  historiografine shqiptare te luftes per 
liri dhe pavaresi 
Per brezat e rinj  shqiptare, e ne veçanti te atyre kosovare, kjo veper e 
Prof. Dr. Riza Sadikut do  te mbetet si nje zbulim i pa njohur ne 
historiografine shqiptare i nje  aktiviteti 50-vjeçar, te zhvilluar ne mergim nga 
organizata patriotike Lidhja  Kosovare, e cila ishte krijuar me amanetin dhe 
porosine e gjeniut te kombit  Mit’hat Frasherit (Lumo Skendo), si nje dege e 
organizates politike  kunderkomuniste gjithekombetare, me emrin kuptimplote: “
Balli  Kombetar”. 
Mendoj, se  pikerisht ketu qendron  merita e autorit dhe vlera e madhe e 
vepres studimore voluminoze, e punuar me  nje kujdes dhe perkushtim 
shumevjeçar dhe e pershkuar nga fillimi e deri ne fund  nga nje ndjenje pergjegjesie 
serioze te larte morale dhe patriotike, per te  thene gjithçka te vertete dhe 
vetem te verteten te bazuara ne fakte dhe  dokumente autentike historike. 
Kesisoj mjafton t’i  referohemi burimeve dhe literatures se pasur te 
shfrytezuar me imtesi nga  autori, ku deshmohet sasia e madhe e materialeve te 
vjelura, qe jane ofruar ne  vepren e mirefillte historike, si: dokumente, 
raporte, proklamata, kujtime,  thirrje etj., per te nderkombetarizuar çeshtjen 
shqiptare ne pergjithesi dhe ate  kosovare ne veçanti. 
Permes nje metode  faktografike dhe krahasuese ne kohe dhe hapesire 
historike, jane shfrytezuar  gjithashtu me dhjetra artikuj te gazetave, qe 
botoheshin jashte atdheut, gjate  periudhes se regjimit komunist, si ne: Itali, 
Australi, France, ShBA, Turqi,  etj., dhe me dhjetra libra, studime, broshura,  
simpiziume ose perkujtimore te figurave te shquarate te nacioanlizmit 
shqiptar  ne emigracion, shkruar nga autore te ndryshem per te njejten  teme. 
E gjithe kjo pune e  madhe hulumtuese voluminoze, eshte bere me qellimin e 
forte patriotik te autorit  Prof. Sadiku, per te nxjerre ne drite historine 
e lavdishme te Lidhjes Kosovare  (1949-1999), duke sensibilizuar kesisoj 
mbare opinionin publik nderkombetar per  çeshtjen shqiptare dhe ate kosovare ne 
veçanti, nen rregjimin shovinist  serbosllav ne ish Jugosllavi. 
Nese do ta shohim ne  esencen e vet te gjithe aktivitetin e pasur patriotik 
te organizates thellesisht  patriotike Lidhja Kosovare, del se ajo eshte 
nje nder antaret me te vjeter te  “Bashkimit Federal te Grupeve Etnike  
Europiane” dhe pjesemarrese active pothuajse ne te gjitha kongreset  e saj, qe nga 
19-20 Nentori i vitit 1949, qe u mbajt asokohe ne Versaje te  Frances e 
deri ne Kongresin e Nacionaliteteve Europiane, mbajtur ne Budapest, me  9 Maj 
1991. 
Ne historine e  organizates ne fjale, sot me krenari shohim se Lidhja 
Kosovare ka marre pjese ne  41 kongrese, sikurse deshmojne edhe burimet autentike 
arkivore historike te  nxjerra sot ne drite nga autori. 
Kane qene keto  aktivite te gjithanshme te organizates nacionaliste Lidhja 
Kosovare, te  zhvilluara panderprerje per 50 vjet me radhe, qe na japin 
krenarine e te qenurit  vijues te tokes se Arberit dhe Dardanise martire. 
Te tille mund te  permendim organizimin e mitingjeve te shpeshta, 
protestave e demostratave me  simbole te mirefillta kombetare me tematika thellesisht 
patriotike para selise  se OKB-es ne New York, para Shtepise se Bardhe ne 
Washington, ne Chicago,  Detroit, ne qytete e shtete te ndryshme, deri ne 
Australine e larget, me  mbledhjen e ndihmave materiale dhe financiare per 
UÇK-ne e plot te tjera; qe u  bene kesisoj nje kontribut i madh ne lufte per 
fitoren vendimtare te   Lirise dhe Pavaresise se Kosoves. 
Mbledhja dhe dhenia e  gjithe informacionit kaq te pasur, te shoqeruar edhe 
me mese 100 fotografi  origjinale dhe te pabotuara ndonjehere per 
aktivitetin e organizates Lidhja  Kosovare, nuk ka qene aspak nje pune e lehte per 
Prof. Dr. Riza Sadikun, sepse  autorit i eshte dashur te hulumtoje me kujdes 
ne shume biblikoteka dhe arshiva  private dhe shteterore ne vende te 
ndryshme; me shume organe shtypi te botuara  gjithashtu ne vende dhe periudha te 
ndryshme kohore; te kontaktoje me shume  protogoniste veprimtare dhe drejtues 
te organizatave per te mbledhur deshmi dhe  fakte reale. 
Historia e organizates  Lidhja Kosovare, ka qene nje teme sa patriotike aq 
edhe e veshtire per t’u  mbrojtur si teze diplome, per vete aktivitetin e 
dendur te nje periudhe te gjate  50-vjeçare te organizates ne fjale, jo vetem 
ne favor te çeshtjes kosovare por  gjitheshqiptare; qe kerkonte studime, 
hulumtime, ballafaqime, analiza, deshmi  dhe prova te pakundershtueshme. 
Por Prof. Dr. Riza  Sadiku, me kembenguljen, pasionin dhe vullnetin e tij 
te admirueshem, ia doli me  sukses te plote ne krye kesaj pune, duke na dhene 
nje veper, qe do te zere nje  vend nderi ne fondin e arte te 
historiografise shqiptare. 
Te gjitha keto kane  patur nje kosto te konsiderueshme financiare, te cilen 
e ka mbuluar nga xhepi i  tij personal dhe nje grup miqesh dhe dashamiresh 
te kesaj organizate. Kjo nuk ka  qene nje sacrifice e vogel, por perkundrazi 
mjaft e madhe dhe e veshtire per t’u  perballuar. 
Para shume viteve e takova  Prof. Dr. Riza Sadikun, ne aeroportin J.F.K. ne 
New  York. Une po percjellja  nje mik, qe kishte ardhur per vizite ne SHBA. 
Sapo mberrita midis  shume njerezve, qe po leviznin ne drejtime te 
ndryshme, me ra ne sy nje pasagjer  me nje numer te madh valixhesh. Ne moment iu 
drejtova mikut tim me fjalet:  “Sa familjare i mire qenka ky udhetar me  gjithe 
keto valixhe qe ia sjell familjes se  tij?” 
Miku qe e njihte  pasagjerin e panjohur per mua, mbas nje buzeqeshje shtoi: 
“Udhetari eshte shqiptar. Valixhet qe ju shihni nuk  kane asgje personale. 
Ato jane te mbushura me materiale dokumente, te cilat i ka  mbledhur me 
shume veshtiresi ne shtete te ndryshme te Amerikes per Muzeun  Historik te 
Kosoves. Personi qe i mban ato per t’i kthyer ne vendlindje quhet  studiuesi dhe 
punetori i palodhur i Muzeut te Kosoves Prof. Dr. Riza  Sadiku.” 
Me pas iu afruam  Profesor Sadikut, u pershendetem dhe nga ajo dite mbetem 
miq te mire. Ai ka bere  edhe udhetime te tjera ne Amerike dhe gjithnje 
eshte kthyer i mbushur me  materiale historike arkivore te dhuruar nga 
komuniteti  shqiptaro-amerikane. 
Duke e pare me nje  admirim dhe respekt te veçante Prof. Sadikun, thashe me 
veten time: te kishte shume njerez te tille Kosova e Re, do te  radhitej 
shume shpejt me shtetet e perparuar me muzete e tyre te pasura, qe jane  
pasaporta identiteti per çdo komb. 
Ne viziten e fundit ne New  York, Profesori i nderuar  Riza Sadiku me 
dhuroi me autograf librin historik voluminoz prej 456 faqe,  kushtuar organizates 
nacionaliste, me titull: “Lidhja Kosovare 1949-1999”, botuar ne  Prishtine 
ne vitin 2006. 
Kete vit Profesori  ishte mik ne New York, prane arkives se Lidhjes se 
Trete te Prizrenit  (1962-2010) ne mergim, ku Kryetari Ismet Berisha dhe une si 
Sekretar i  Pergjithshem, i ofruam me bujari dokumente dhe burime historike 
autentike qe i  interesonin Muzeut Historik te Kosoves. 
Me Profesor Sadikun,  jemi pjesemarres ne nente simpoziume te se Djathtes 
Shqiptare ne Mbrotje te  Shqiperise Etnike si dhe ne stafin e redaksise se 
botimeve te pervitshme (qe po  behen mbas tubimeve historiko-shkencore), per 
shume figura te shquara te  nacionalizmit shqiptar ne trojet etnike. 
E ne menyre te  veçante, duhet thene se penda dhe mendja e begate e 
Profesor Riza Sadikut,  gjithnje ka levruar figurat e harruara te nacionalizmit 
shqiptar, te cilat kane  qene lene ne pluhurin e harreses per 50 vjet te 
rregjimit komunist ne Shqiperi  dhe trojet shqiptare nen ish Jugosllavi. 
Ai edhe sot vijon te  punoi me plot energji pa u lodhur ne veprimtarine 
patriotike te mergates  shqiptare neper bote. 
Dhe eshte pikerisht  per kete qe meriton Mirenjohjen  e te gjithe 
bashkatdhetareve dhe urimet me te mira, per nje jete te gjate dhe te  suksesshme ne 
dobi te çeshtjes kombetare! 
Nga Tome Mrijaj, New  York 
 
 
Tomë Mrijaj: “LIDHJA KOSOVARE” e Prof. Dr. Riza Sadikut

 

 
(http://kosova.albemigrant.com/wp-content/uploads/2010/11/Lidhja-Kosovare-Picture.jpg) Një vepër e munguar në historiografinë shqiptare të  luftës për 
liri dhe pavarësi 
Për brezat e rinj  shqiptarë, e në veçanti të atyre kosovarë, kjo vepër e 
Prof. Dr. Riza Sadikut do  të mbetet si një zbulim i pa njohur në 
historiografinë shqiptare i një  aktiviteti 50-vjeçar, të zhvilluar në mërgim nga 
organizata patriotike Lidhja  Kosovare, e cila ishte krijuar me amanetin dhe 
porosinë e gjeniut të kombit  Mit’hat Frashërit (Lumo Skendo), si një degë e 
organizatës politike  kundërkomuniste gjithëkombëtare, me emrin kuptimplotë: “
Balli  Kombëtar”. 
Mendoj, se  pikërisht këtu qëndron merita e autorit dhe vlera e madhe e  
veprës studimore voluminoze, e punuar me një kujdes dhe përkushtim shumëvjeçar 
 dhe e pershkuar nga fillimi e deri në fund nga një ndjenjë përgjegjësie 
serioze  të lartë morale dhe patriotike, për të thënë gjithçka të vërtetë dhe 
vetëm të  vërtetën të bazuara në fakte dhe dokumente autentike historike. 
Kësisoj mjafton t’i  referohemi burimeve dhe literatures së pasur të 
shfrytëzuar me imtësi nga  autori, ku dëshmohet sasia e madhe e materialeve të 
vjelura, që janë ofruar në  veprën e mirëfilltë historike, si: dokumente, 
raporte, proklamata, kujtime,  thirrje etj., për të ndërkombëtarizuar çeshtjen 
shqiptare në përgjithësi dhe ate  kosovare në veçanti. 
Përmes një metode  faktografike dhe krahasuese në kohë dhe hapësirë 
historike, janë shfrytëzuar  gjithashtu me dhjetra artikuj të gazetave, që 
botoheshin jashtë atdheut, gjatë  periudhës së regjimit komunist, si në: Itali, 
Australi, Francë, ShBA, Turqi,  etj., dhe me dhjetra libra, studime, broshura,  
simpiziume ose përkujtimore të figurave të shquaratë të nacioanlizmit 
shqiptar  në emigracion, shkruar nga autorë të ndryshëm për të njejtën temë. 
E gjithë kjo punë e  madhe hulumtuese voluminoze, është bërë me qëllimin e 
fortë patriotik të autorit  Prof. Sadiku, për të nxjerrë në dritë historinë 
e lavdishme të Lidhjes Kosovare  (1949-1999), duke sensibilizuar kësisoj 
mbarë opinionin publik ndërkombëtar për  çeshtjen shqiptare dhe atë kosovare në 
veçanti, nën rregjimin shovinist  serbosllav në ish Jugosllavi. 
Nëse do ta shohim në  esencën e vet të gjithë aktivitetin e pasur patriotik 
të organizatës thellësisht  patriotike Lidhja Kosovare, del se ajo është 
një ndër antarët më të vjetër të  “Bashkimit Federal të Grupeve Etnike 
Europiane” dhe pjesëmarrëse active  pothuajse në të gjitha kongreset e saj, që nga 
19-20 Nëntori i vitit 1949, që u  mbajt asokohe në Versajë të Francës e deri 
në Kongresin e Nacionaliteteve  Europiane, mbajtur në Budapest, më 9 Maj 
1991. 
Në historinë e  organizatës në fjalë, sot me krenari shohim se Lidhja 
Kosovare ka marrë pjesë në  41 kongrese, sikurse dëshmojnë edhe burimet autentike 
arkivore historike të  nxjerra sot në dritë nga autori. 
Kanë qenë këto  aktivite të gjithanshme të organizatës nacionaliste Lidhja 
Kosovare, të  zhvilluara pandërprerje për 50 vjet me radhë, që na japin 
krenarinë e të qenurit  vijues të tokës së Arbërit dhe Dardanisë martire. 
Të tillë mund të  përmendim organizimin e mitingjeve të shpeshta, 
protestave e demostratave me  simbole të mirëfillta kombëtare me tematika thellësisht 
patriotike para selisë  së OKB-ës në New York, para Shtëpisë së Bardhë në 
Washington, në Chicago,  Detroit, në qytete e shtete të ndryshme, deri në 
Australinë e largët, me  mbledhjen e ndihmave materiale dhe financiare për 
UÇK-në e plot të tjera; që u  bënë kësisoj një kontribut i madh në luftë për 
fitoren vendimtare të   Lirisë dhe Pavarësisë së Kosovës. 
Mbledhja dhe dhënia  e gjithë informacionit kaq të pasur, të shoqëruar edhe 
me mëse 100 fotografi  origjinale dhe të pabotuara ndonjëherë për 
aktivitetin e organizatës Lidhja  Kosovare, nuk ka qenë aspak një punë e lehtë për 
Prof. Dr. Riza Sadikun, sepse  autorit i është dashur të hulumtojë me kujdes 
në shumë biblikoteka dhe arshiva  private dhe shtetërore në vende të 
ndryshme; me shumë organe shtypi të botuara  gjithashtu në vende dhe periudha të 
ndryshme kohore; të kontaktojë me shumë  protogonistë veprimtarë dhe drejtues 
të organizatave për të mbledhur dëshmi dhe  fakte reale. 
Historia e  organizatës Lidhja Kosovare, ka qenë një temë sa patriotike aq 
edhe e vështirë  për t’u mbrojtur si tezë diplome, për vetë aktivitetin e 
dendur të një periudhe  të gjatë 50-vjeçare të organizates në fjalë, jo vetëm 
në favor të çështjes  kosovare por gjithëshqiptare; që kërkonte studime, 
hulumtime, ballafaqime,  analiza, dëshmi dhe prova të pakundërshtueshme. 
Por Prof. Dr. Riza  Sadiku, me këmbënguljen, pasionin dhe vullnetin e tij 
të admirueshëm, ia doli me  sukses të plotë në krye kësaj pune, duke na dhënë 
një vepër, që do të zërë një  vend nderi në fondin e artë të 
historiografisë shqiptare. 
Të gjitha këto kanë  patur një kosto të konsiderueshme financiare, të cilën 
e ka mbuluar nga xhepi i  tij personal dhe një grup miqësh dhe dashamirësh 
të kësaj organizate. Kjo nuk ka  qenë një sacrificë e vogël, por përkundrazi 
mjaft e madhe dhe e vështirë për t’u  përballuar. 
Para shumë viteve e  takova Prof. Dr. Riza Sadikun, në aeroportin J.F.K. në 
New York. Unë po  përcjellja një mik, që kishte ardhur për vizitë në SHBA. 
Sapo mbërrita midis  shumë njërëzve, që po lëviznin në drejtime të 
ndryshme, më ra në sy një pasagjer  me një numër të madh valixhesh. Në moment iu 
drejtova mikut tim me fjalët:  “Sa familjarë i mirë qënka ky udhëtar me gjithë 
këto valixhe që ia sjell  familjes së tij?” 
Miku që e njihte  pasagjerin e panjohur për mua, mbas një buzëqeshje shtoi: 
“Udhëtari është  shqiptar. Valixhet që ju shihni nuk kanë asgjë personale. 
Ato janë të mbushura  me materiale dokumente, të cilat i ka mbledhur me 
shumë vështirësi në shtete të  ndryshme të Amerikës për Muzeun Historik të 
Kosovës. Personi që i mban ato për  t’i kthyer në vendlindje quhet studiuesi dhe 
punëtori i palodhur i Muzeut të  Kosovës Prof. Dr. Riza Sadiku.” 
Më pas iu afruam  Professor Sadikut, u përshëndetëm dhe nga ajo ditë mbetëm 
miq të mirë. Ai ka  bërë edhe udhëtime të tjera në Amerikë dhe gjithnjë 
është kthyer i mbushur me  materiale historike arkivore të dhuruar nga 
komuniteti  shqiptaro-amerikanë. 
Duke e parë me një  admirim dhe respekt të veçantë Prof. Sadikun, thashë me 
veten time: të  kishte shumë njerëz të tillë Kosova e Re, do të radhitej 
shumë shpejt me shtetet  e përparuar me muzetë e tyre të pasura, që janë 
pasaporta identiteti për çdo  komb. 
Në vizitën e fundit  në New York, Profesori i nderuar Riza Sadiku më dhuroi 
me autograf librin  historik voluminoz prej 456 faqe, kushtuar organizatës 
nacionaliste, me titull:  “Lidhja Kosovare 1949-1999”, botuar në Prishtinë 
në vitin  2006. 
Këtë vit Profesori  ishte mik në New York, pranë arkivës së Lidhjes së 
Tretë të Prizrenit  (1962-2010) në mërgim, ku Kryetari Ismet Berisha dhe unë si 
Sekretar i  Përgjithshëm, i ofruam me bujari dokumente dhe burime historike 
autentike që i  interesonin Muzeut Historik të Kosovës. 
Me Professor  Sadikun, jemi pjesëmarrës në nëntë simpoziume të së Djathtës 
Shqiptare në  Mbrotje të Shqipërisë Etnike si dhe në stafin e redaksisë së 
botimeve të  përvitshme (që po bëhen mbas tubimeve historiko-shkencore), për 
shumë figura të  shquara të nacionalizmit shqiptar në trojet etnike. 
E në mënyrë të  veçantë, duhet thenë se penda dhe mendja e begatë e 
Professor Riza Sadikut,  gjithnjë ka lëvruar figurat e harruara të nacionalizmit 
shqiptar, të cilat kanë  qenë lenë në pluhurin e harresës për 50 vjet të 
rregjimit komunist në Shqipëri  dhe trojet shqiptare nën ish Jugosllavi. 
Ai edhe sot vijon të  punoi me plot enërgji pa u lodhur në veprimtarinë 
patriotike të mërgatës  shqiptare nëpër botë. 
Dhe është pikërisht  për këtë që meriton Mirënjohjen e të gjithë 
bashkatdhetarëve dhe urimet  më të mira, për një jetë të gjatë dhe të suksesshme në 
dobi të çeshtjes  kombëtare! 
Nga Tomë  Mrijaj, New  York
lmpx.com only provides a reader for public news (NNTP) servers. It is not affiliated with the servers or forums shown here and is not responsible for the content of articles, which is written by their respective authors.