_AlbDreams.Net » Blog Archive » Vizitë zyrtare e DioGuardit në Konsullatën…
(FOTOGRAFI…)_
(http://www.albdreams.net/vizite-zyrtare-e-dioguardit-ne-konsullaten-e-pergjithshme-te-republikes-se-shqiperise-ne-nju-jork/)
_http://www.albdreams.net/vizite-zyrtare-e-dioguardit-ne-konsullaten-e-pergj
ithshme-te-republikes-se-shqiperise-ne-nju-jork/_
(http://www.albdreams.net/vizite-zyrtare-e-dioguardit-ne-konsullaten-e-pergjithshme-te-republikes-se-s
hqiperise-ne-nju-jork/)
_http://www.gazetadielli.com/_ (http://www.gazetadielli.com/)
(http://www.albdreams.net/) / _Emigrantet_
(http://www.albdreams.net/category/emigrantet/) / Vizitë zyrtare e DioGuardit në Konsullatën…(FOTOGRAFI…
)
_Vizitë zyrtare e DioGuardit në Konsullatën…(FOTOGRAFI…)_
(http://www.albdreams.net/vizite-zyrtare-e-dioguardit-ne-konsullaten-e-pergjithshme-te-repub
likes-se-shqiperise-ne-nju-jork/)
0:04, November 22, 2010 by Pafragje under: _Emigrantet_
(http://www.albdreams.net/category/emigrantet/) | _No Comments_
(http://www.albdreams.net/vizite-zyrtare-e-dioguardit-ne-konsullaten-e-pergjithshme-te-republikes-se-shqipe
rise-ne-nju-jork/#respond)
(http://www.albdreams.net/wp-content/uploads/2010/11/dio-mi008.jpg)
…e Përgjithshme të Republikës së Shqipërisë në Nju Jork.
BEQIR SINA, New York
NJU JORK: Me rastin e fillimit të detyrës si Konsull i Përgjithshëm i
Republikës së Shqipërisë në Nju Jork, zotit Dritan Mishto, ka organizuar një
sërë takimesh të veçanta në zyrën e tij, për të nderuar dhe respektuar
komunitetin shqiptar. Vlen të theksohet se ky është rasti i parë i një
bashkëpunimi të tillë mes përfaqësuesve të shtetit shqiptar dhe komunitetit tonë,
organizatave, shoqatave, sipërmarrësve të suksesshëm në Nju Jork e shtetet
përreth tij. Nga takimet e deritanishme është vërejtur se palët kanë filluar
të ndërmarrin iniciativa të përbashkëta, gjë që sjell edhe marëdhënie akoma
më të ngushta në të ardhmen.
Kjo qasje e re e Konsullit të Përgjithshëm Dritan Mishto është vërtet për t’
u përshëndetur, pasi për herë të parë, një përfaqësues i shtetit shqiptar
në SHBA del krahas përfaqesuesve të komunitetit për të inkurajuar ata dhe
vlersuar rolin dhe kontributin e tyre të madh në Amerikë .
Të pranishëm në këto takime kanë qënë shqiptarë nga Shqipëria, Kosova, Mali
i Zi, Maqedonia, Presheva, Bujanovci, Medvegja, Çamëria, etj.
I pyetur nga gazeta jonë rreth kësaj strategjie dhe axhende takimesh me
përfaqësues nga të gjitha shoqatat, organizatat, komuniteti fetar, afaristë e
biznesmen shqiptarë të suksesshëm dhe studentë, që studiojnë në shkollat
amerikane, Konsulli i Përgjithshëm i Shqipërisë Dritan Mishto u shpreh se
kudo ai ka prezantuar moton dhe prioritetin e qeverisë shqiptare dhe
Kryeministrit z. Sali Berisha: “të punohet pandërprerë për imazhin e mirë të
Shqipërisë dhe shqiptarëve në botë”.
Këtë javë zhvilloi një vizitë zyrtare në Konsullatën e Përgjithshme të
Republikës së Shqipërisë në Nju Jork edhe z. Joe DioGuardi, ish kongresmen,
kandidat i Partisë Konservatore dhe Republikane për Senat dhe Presidentin e
lobit të parë shqiptar në SHBA “Lidhjes Qytetare Shqiptaro Amerikane”. Në
këtë vizitë ai shoqërohej nga aktivisti dhe veprimtari I njohur I
cështjes shqiptare z. Zef Balaj. Vizita realizohej në kuadër të kontakteve me të
gjithë liderit e komunitetit, ndërmarrë nga Konsulli I Përgjithshëm Dritan
Mishto dhe që synon shtimin e kontakteve dhe nxitjen e lidhjeve të
drejtpërdrejta me bashkëatdhetarët tanë.
Në fjalën e tij përshëndetëse Konsulli shqiptarë Dritan Mishto u shpreh se
vlerësonte shumë punën dhe kontributin ndër vite të z. DioGuardi për të
ndihmuar në gjetjen e zgjidhjeve në dobi të shqiptarëve. “Kosova e lirë dhe e
pavarur, rritja e konsolidimi I prezencës shqiptare në rajon dhe më tej
kanë edhe gjurmën e DioGuardit, I cili me deklarimin e prejardhjes së tij
arbëreshe dekada më parë dhe me nisjen e aktivitetit e luftës për cështjen
shqiptare në atë kohë kur vendet tona ishin akoma nën zgjedhën komuniste I bën
shqiptarët të ndjehen krenarë.” Nga ana tjetër Konsulli I Përgjithshëm
vlerësoi edhe fushatën qytetare dhe me argumente bindëse që z. DioGuardi
zhvilli gjatë zgjedhjeve për në Senatin Amerikan.
Sipas bashkëbiseduesve shqiptarët e emigruar nga Shqipëria , Kosova, Mali
i Zi, Maqedonia, Presheva, Bujanovci, Medvegja, dhe Çamëria, përfaqësojnë
një ndër komunitet e huaj në trishtetshin (siç thirret kjo zonë)më të madh
në disa nga disa komunitetet e tjera, bie fjala ata që kanë emigruar nga
Ballkani. Prezenca e një emigracioni kaq të gjërë shërben si urë lidhëse dhe
është një motiv tjetër për zgjerimin e fuqizimin e lidhjeve me SHBA.
Ndërkohë, vlerësime pozitive për komunitetin shqiptar pati edhe
pjesëmarrësi në takim, anëtari I vjetër i kryesisë së Federatës Panshqiptare “Vatra”,
njëkohësisht sipërmarrësi i suksesshem z. Zef Bala, i cili tha se “ka
përpjekje të mëdha të integrimit në rritje i shumicës dërmuese të shqiptarëve
në Amerikë.”
Joe DioGuardi vlerësoi edhe punën dhe profesionalizmin e treguar nga
diplomati Dritan Mishto gjatë kohës që ai ishte përgjejgjës për cështjet
politike dhe procesin e integrimit në NATO, në Ambasadën e RSH në Ëashington DC,
si Ministër Këshilltar dhe së fundi drejtues i asaj ambasade i Ngarkuar me
Punë A. I. Ndaj vazhdoi z. DiouGuardi “unë shpreh bindjen se kjo është një
bazë e mirë për të bërë gjera akoma më të mëdha për komunitein shqiptar”.
Në bisedime u ra dakord të punohet më shumë për organizimin e takimeve me
komunitetin gjatë vizitave të nivelit të lartë si dhe përfshirjen më të
madhe të ekipeve të sipërmarrësve shqiptarë nga SHBA dhe Shqipëria, por jo
vetëm, me qëllim zgjerimin e bashkëpunimit në këtë fushë.
Takimet me përfaqësuesit e komunitetit, liderit fetar, organizatat dhe
shoqatat e komunitetit shqiptarë zhvilluar këto ditë nga e Konsulli i
Përgjithshëm i Shqipërisë në Nju Jork, zoti Dritan Mishto, u përqëndruan në
nevojën për një koordinim më të mirë dhe bashkim që do të sillte dëgjimin më fort
të zërit të komunitetit shqiptar, dhe do të ndihmonte në integrimin e tij
më të suksesshëm. “Në këtë process – tha z. Mishto, i gjithë komuniteti
shqiptarë në SHBA do të ketë jo mbështetjen e vazhdueshme të Konsullatës së
Përgjithshme në Nju Jork, por do të shohë edhe rolin aktiv të saj në
komunikim me autoritetet amerikane.”
(http://www.albdreams.net/wp-content/uploads/2010/11/dio-mi003.jpg)
(http://www.albdreams.net/wp-content/uploads/2010/11/dio-mi0031.jpg)
(http://www.albdreams.net/wp-content/uploads/2010/11/dio-mi004.jpg)
(http://www.albdreams.net/wp-content/uploads/2010/11/dio-mi0111.jpg)
(http://www.albdreams.net/wp-content/uploads/2010/11/dio-mi012.jpg)
(http://www.albdreams.net/wp-content/uploads/2010/11/dio-mi014.jpg)
(http://www.albdreams.net/wp-content/uploads/2010/11/dio-mi015.jpg)
lmpx.com only provides a reader for public news (NNTP) servers. It is not
affiliated with the servers or forums shown here and is not responsible for
the content of articles, which is written by their respective authors.