Permbytjet ne Shkoder nxisin diasporen per ndihma

[email protected]
Newsgroups gmane.politics.region.albania.shqiperia
Message-ID <[email protected]>
 
Permbytjet e medha ne Shkoder e zonat per  rreth nxisin diasporen te 
mbledhin ndihma 
BEQIR  SINA, New  York 
Konsullata e  pergjitheshme bene thirrje per solidarzim me zonat e 
permbytuara  
 
NJU JORK : "Vendet e Ballkanit Perendimor po  perjetojne permbytjet me te 
medha te ndodhura ne 100 vite". Eshte ky perkufizimi  me te cilin mediat e 
huaja pershkruajne momentet e veshtira qe po kalojne vendet  e Ballkanit per 
shkak te permbytjeve si pasoje e reshjeve te shumta te shiut.  Mediat me 
prestigjioze si "New York Times", "Assosiated Press", Euronews, BBC,  "Corriere 
della Sera", AFP etj. e cilesojne kete "terbim" te natyres si nje nga  
ngjarjet me te renda qe Ballkani ka perjetuar ndonjehere ne keto 100  vite. 
"New York Times" citon se i gjithe rajoni eshte goditur nga fatkeqesia  
natyrore per shkak te permbytjeve e reshjet e shiut, te cilat prej mese nje 
jave  nuk kane te ndalur mbi Ballkan. Nderkohe mediat italiane theksojne se pas 
 Shqiperise, veriu i te ciles po perballet me nje vershim te vazhdueshem te 
ujit  nga fryrja e lumenjve dhe liqeneve, te njejten fatkeqesi kane pesuar 
edhe Bosnje-Hercegovina, Serbia e Mal i Zi. Te tria keto vende, ashtu si dhe 
Shqiperia  kane shpallur gjendjen e emergjences civile.   
Shtypi amerikan njofton sot, se "Reshjet e  shumta javet e fundit ne 
Ballkanin Perendimor, u bene shkak per daljen nga  shtrati te shume lumenjve ne 
rajon. Ne Bosnje Hercegovine, Serbi dhe ne Kroaci,  shume siperfaqe bujqesore 
dhe shume shtepi u permbyten nga ujrat.   
Sipas CNN duke i  referuar burimeve informative nga Ballkani, Qeveritaret 
deklaruan se po mundohen  te evakuojne shume njerez nga shtepite e tyre dhe 
te minimizojne demet e  permbytjeve. Ndersa ne Bosnje, thote, CNN dhe ne 
Kroaci ka rene rrjedha e  lumenjve, ne Serbi dhe ne Mal te Zi vazhdon rreziku i 
permbytjeve.   
CBS News dhe  FoxNews, thane se "Edhe ne Shqiperi, dje ne mengjes u 
zmadhuan permasat e  permbytjeve. Ne qytetin Shkoderes, ne veri te Shqiperise, kufi 
me Malin e  Zi, eshte shpallur si zone fatkeqesie, nje numer i madh tokash 
dhe shtepish  atje mbeten nen uje. Si pasoje e shiut, qe po bie pa pushim, 
ne rajonet  veriore dhe lindore te vendit trafiku u bllokua per ore te tera". 
njoftoin edhe  axhensia e lamjeve  Associate Press dhe  Routersi.   
Nderkohe, kjo fatkeqesi e  madhe natyrore eshte vendosur ne qender te  
vemendjes se shqiptareve  te Amerikes, familjeve shqiptare ne Amerike, te 
komunitetit  shqiptaro-amerikan. Keto dite pas festave te 28 nentorit, shqetesimi 
i  shqiptareve te Amerikes, eshte per t'iu ardhur ne ndihme, e te  jene ne 
mbeshtetjen e familjarve te tyre, dhe te bashkatdhetareve te  tyre, cilet, 
prej me shume se pese dite, po perballen me  nje katastrofe te papare 
natyrore, nga nje permbytje me  permasa shkaterrimtare, qe e ka detyruar me shume se 
10  mije njerez, deri tani te largohen nga shtepite e  tyre. 
Permbytjet qe ndodhen ne fillim  te ketij viti, vit, i cili, fat-keqesisht, 
filloi me permbytje dhe po mbyllet po  me permbytje, kur qindra shqiptare 
ne Nju Jork, nen organizmin e Kishes  Katolike Shqiptare Zoja e Shkodres, u 
dolen ne ndihme vellezerve te  tyre, per te mbledhur fonde ne restorantin 
Maestro's ne  Bronxdale Avenue, me 17 janar 2010, kur u mblodhen 110,000,  
ndihma  te cilat, organizatoret i paten derguar ne Shkoder. Kjo, mund  te behet 
shkak  qe edhe kesaj rradhe, ky komunitet ne Nju Jork e shtete per  rreth 
tij - te hidhet perseri ne fushata ndihmash, per familjet e demtura nga  keto 
permbyetje." 
Sipas, biznesmenit  te sukseshem ne lagjen Morris Park, zoti Mark Gjonaj,   
bashke-themelues i Shoqates Komuniteti Shqiptaro-Amerikan, "Kjo fatkeqesi e 
 papare natyrore, kishte  ngritur ne kembe komunitetin shqiptare, individe  
shoqata dhe organizatat e komunitetit, permbytja ne Shqiperi, ka qene  
vazhdimisht ne vemendjen e shqetesimin e komunitetit shqiptare, ne Nju Jork."  
tha ai, duke thene se edhe kesaj rradhe komuniteti shqiptare, ska dyshim  qe 
do te jete i gateshem te jap ndihmat e tij per kete fatkeqesi  natyrore."  
Sipas Kombeve  te Bashkuara Zyra per Koordinimin e Çeshtjeve Humanitare, 
mijera shtepi  jane permbytur pjeserisht te pakten dhe 15.000 hektare toke, 
jane nen uje.  Mjetet e informimit ketu ne SHBA, gjithmon duke iu referuar 
medias nga  Shqiperia, thone se "Ky ishte nje shi i forte dhe i qendrueshm.  
Por, ajo qe e veshtersoi me shume situaten, duke e bere te  jashtezakoneshme, 
sipas shtypit amerikan, ishte moti i ngrohte,  qe shkatoje menjehere 
shkrirejen e bores ne malet per rreth  zonave, nga po vershojne tani ujrat lumejve, 
qe kan burimet prej tyre, duke  iu drejtuar derdhjjet e tyre rreth ketyre 
zonave, deri sa  kan hyre  ne zona te banuara ne pike kulmore. Aq sa dhe tre  
lumjenje, kryesore ne veri te vendit,  kane dale nga shtarti i tyre  ." 
Megjithate, theksone shtypi amerikan , autoritet shqiptare thone se "Ne  
ishim me fat, - sepse si ne permbytjen e jashtezakoneshme ne 17 janar 2010,  
por, edhe gjate ketyre 5 diteve,  nuk ka asnje te vdekur ne kete  tragjedi 
natyrore,".  Qeveria shqiptare, thekson shtypi amerikan,  eshte ne krye te 
detyres, vete kryeministri Berisha, kryetaria e palamentit,  Jozefina Topalli, 
Ministri i Mbrojtjes Imami dhe Ministri i Brendeshem  Basha, jane ne zonat e 
permbytura, duke monituruar te gjithe zonen, dhe  duke u bere thirrje 
qytetarve te shperngulen nga zonat e prekura  nga uji.. 
Media amerikane  thekson se Qeveria e Shqiperise, perkatesisht Ministria e 
Brendshme ka  kerkuar dje nga aleanca veri-atlantike NATO qe te dergoje 
helikoptere dhe  mjete te renda per te ndihmuar ne shpetimin e jeteve dhe 
parandalimin e sanimin  e pasojave te renda nga permbytjet qe kane perfshire 
diteve te fundit sidomos  veriun e Shqiperise, por edhe me gjere.  
Konsulli i  Pergjitheshem i Shqiperise ne Nju Jork, zoti Dritan Mishto tha 
se "Kjo ka  qene nje katastrofe natyrore , kjo ka qene nje situate shume e  
jashtezakonshme. Ai vijoje duke thene, se ka pasur permbytje ne ato zona 
edhe  me para, permbytje te tjera sipas zonave  ne Shqiperi, por  asnjehere si 
kjo kesaj rradhe." theksoi  Mishto 
Konsulli i  Pergjithshem Mishto,  vazhdoi, se ne po e percjellim me 
shqetesim dhe  vemendje te madhe situaten atje dhe jemi ne kontakte me Qeverine. Ai 
tha se  ne vlersojme lart angazhimin e Qeverise dhe te vete Kryeminitrit 
Berisha ne  perballimin e kesaj katastrofe natyrore qe perfashiu vendin.  "Ne 
e ndjejme  solidaritetin e komunitetit shqiptar ne New York City, 
veçanerisht ne,  Brukiln, Kuins, Staten Island dhe Bronx, jo vetem ne fjale, tha zoti  
Mishto, por, edhe me vepra, qe ti ndihmojme njerezit ne nevoje te dalin nga 
 kjo situate jashtezakonisht e veshtire 
       "VATRA" SOLIDARIZOHET ME BANORËT E ZONAVE  TË PËRMBYTURA


 
Federata Panshqiptare e Amerikës "Vatra" po ndjek  me vëmëndje të veçantë 
dhe shqetësim të thellë gjëndjen e vështirë  të krijuar në Shqipëri nga 
reshjet e dëndura që kanë përfshirë  gjithë territorin në Shkodër, Lezhë, Durrës 
e deri në Prefekturën e  Fierit. Me dhimbje vëllazërore vatranët 
solidarizohen me banorët e  zonave të përmbytura dhe shpirtërisht janë pranë tyre. 
"Vatra" vlerëson lartë masat e shpejta që ka marrë  Qeveria Shqiptare nën 
drejtimin e Kryeministrit, dr. Sali Berisha,  për përballimin e situatës së 
krijuar, pa humbje njerëzore. Evakuimi  i popullsisë nga zonat e prekura dhe 
ndihma që po jepet për strehim  të përkohshëm dhe furnizimi i popullatës me 
ushqime dhe ujë pirës  janë të lavdërueshme.  
Apeli i Presidentit të Republikës, prof. Bamir  Topi, që politika të lërë 
më një anë debatet partiake dhe të gjithë  të ndihmojnë për përballimin e 
problemit të rëndë, është burim  frymëzimi dhe krenarie kombëtare. 
Solidarizimi dhe ndihma e Qeverisë së Kosovës, me  dërgimin e Forcës së 
Sigurisë së Kosovës pranë banorëve të zonave të  përmbytura, na forcon besimin 
se qëndresa e popullit shqiptar do ta  kaprcejë edhe këtë fatkeqësi. 
Vatranët do të vazhdojnë të ndjekin me shqetsim  gjëndjen e rëndë dhe, si 
kurëdoherë, në bashkëpunim me shoqatat e  tjera të bashkësisë shqiptare në 
Amerikë, nuk do të mungojnë të  japin ndihmesën e tyre.  
Kryetari,  
Dr. Gjon  Buçaj
clip_image001.jpg (image/jpeg, 68.8 KB) - not displayed
lmpx.com only provides a reader for public news (NNTP) servers. It is not affiliated with the servers or forums shown here and is not responsible for the content of articles, which is written by their respective authors.