Presidenti pret grate e persekutura

[email protected]
Newsgroups gmane.politics.region.albania.shqiperia
Message-ID <[email protected]>
_Gazeta Metropol_ (http://www.gazetametropol.com/tekst.php?idt=68445)  
 
Presidenti pret grate e persekutura  

07/12/2010  “Të mos harrojnë ç’ka kaluar shoqëria  shqiptare” 
 
Gazeta Metropol : Presidenti i Republikës, Bamir Topi, dhe  Zonja e Parë me 
rastin e 20-vjetorit të ndërrimit të sistemeve pritën dje një  përfaqësi të 
grave të përndjekura gjatë periudhës së diktaturës komuniste në  shenjë 
respekti e vlerësimi për qëndresën, vetëmohimin dhe mesazhet e paqes.  Kreu i 
shtetit në fjalën e tij shprehu vlerësim dhe falënderim për familjarët e  
këtyre grave, të cilët luftuan edhe në ato kohë shumë të vështira për 
demokraci,  për lirinë e fjalës. “Shumë prej tyre këto i kanë bërë jo në mënyrë të 
fshehur,  i kanë bërë drejtpërdrejt, i kanë bërë nëpërmjet një veprimi shumë 
kurajoz,  intelektual.
 
 
     Një pjesë e tyre kanë qenë dhe mbeten në altarin e  kombit si elita 
intelektuale e kombit. Vepra e tyre nuk është thjesht ajo që  përcillet gojë 
pas goje, por është vepra intelektuale që ata kanë lënë me dorën  e tyre”, - 
theksoi Topi. Referuar kohës së sotme, kreu i shtetit tha se shoqëria  
shqiptare ka nevojë të reformohet vazhdimisht. “Bashkë me nevojën për ndryshim  
ka nevojë për emancipim. Sa më shumë të kalojë koha, aq më shumë njerëzit 
duhet  të bëhen të vetëdijshëm se duhet të kujtojnë. Fëmijët duhet të jetojnë 
duke u  edukuar për atë që kanë kaluar prindërit, kanë kaluar familjet, ka 
kaluar  shoqëria, përndryshe e ardhmja e tyre do të jetë shumë sipërfaqësore. 
 
 
     Do të mësohen vetëm me komoditetin e jetës dhe nuk  do të dinë 
asnjëherë të kuptojnë se si është ndërtuar kjo banesë që quhet  ‘banesa e 
demokracisë’”, - vijoi Presidenti. Përfaqësia e grave të persekutuara  kërkuan nga 
shteti përkrahjen e të persekutuarve, përkrahjen e inteligjencës, të  
njerëzve të integruar. “Ne të persekutuarit dimë të falim, por nuk harrojmë”, -  
tha Vilheme Vranari 
 

20 vjetori i rrëzimit të diktaturës, gratë e persekutuara: Shteti të na  
përkrahë!
 
 
Me rastin e 20 vjetorit të ndryshimit të sistemeve në Shqipëri, një  
përfaqësi e grave të burgosura dhe të internuara gjatë komunizmit janë pritur  dje 
në presidencë. Në këtë takim ishin të pranishëm edhe Kryetari i Shoqatës  
Mbarëkombëtare për Integrimin e të Burgosurve dhe të Përndjekurve Politikë, 
Adem  Allçi, Sekretari i Përgjithshëm i kësaj Shoqate, Besim Ndregjoni, 
Kryetari i  Qendrës Shqiptare për Rehabilitimin e Traumës dhe Torturës, Adrian 
Kati, ish-të  persekutuar të tjerë, si dhe anëtarë të Kabinetit të Presidentit 
Me rastin e 20 vjetorit të ndryshimit të sistemeve në  Shqipëri, një 
përfaqësi e grave të burgosura dhe të internuara gjatë komunizmit  janë pritur dje 
në presidencë. Në këtë takim ishin të pranishëm edhe Kryetari i  Shoqatës 
Mbarëkombëtare për Integrimin e të Burgosurve dhe të Përndjekurve  Politikë, 
Adem Allçi, Sekretari i Përgjithshëm i kësaj Shoqate, Besim Ndregjoni,  
Kryetari i Qendrës Shqiptare për Rehabilitimin e Traumës dhe Torturës, Adrian  
Kati, ish-të persekutuar të tjerë, si dhe anëtarë të Kabinetit të 
Presidentit.  Në fjalën e tij përshëndetëse, kreu i shtetit theksoi: “Kanë qenë 
baballarët  tuaj, kanë qenë bashkëshortët, kanë qenë vëllezërit ata që luftuan edhe 
në ato  kohë shumë të vështira për demokraci, luftuan për lirinë e fjalës. 
Shumë prej  tyre këto i kanë bërë jo në mënyrë të fshehur, i kanë bërë 
drejtpërdrejt, i kanë  bërë nëpërmjet një veprimi shumë kurajoz, intelektual, një 
pjesë e tyre kanë  qenë dhe mbeten në altarin e kombit si elita 
intelektuale e kombit. Vepra e tyre  nuk është thjesht ajo që përcillet gojë mbas goje, 
por është vepra intelektuale  që ata e kanë lënë me dorën e tyre”. Topi 
shtoi se këto familje meritojnë  vlerësimin më të madh jo vetëm për qytetarinë 
që kanë trashëguar në breza, por  sidomos për sakrificat dhe vuajtjet me të 
cilat janë përballur. Duke iu drejtuar  të pranishmëve në ceremoni, ai tha: “
Por bashkë me ju ka ardhur një pjesë shumë  e rëndësishme e transmetimit të 
virtytit qytetar. Gjithmonë kam dëgjuar  nëpërmjet zërit tuaj që ka qenë 
gjithmonë zë i matur, zë ekuilibrues, që  dëshironi të ndërtoni një shoqëri të 
gjithë së bashku, kur themi shoqëri - ku të  spikasin vlerat. Dëshirojmë që 
fëmijët tuaj, fëmijët e të gjithë shqiptarëve të  jenë pa komplekse, të 
jenë pa paragjykime, të ndërtohet një mënyrë komunikimi që  do i shërbejë të 
ardhmes”. Presidenti nënvizoi se nuk ka asnjë rrugë tjetër për  të ardhmen e 
Shqipërisë, përveç asaj të integrimit në familjen evropiane.  
Vranari: Shteti të na përkrahë! 
Në emër të të gjitha grave, nënave, motrave e  bashkëshorteve të burgosura 
dhe të internuara gjatë periudhës së komunizmit e  mori fjalën znj. Vilheme 
Vranari, e cila e vlerësoi si shumë të rëndë periudhën  e diktaturës në 
Shqipëri. Një vend, që sipas saj nuk e meritonte të kthehej në  një burg 
gjigant. “Ne, të persekutuarit, dimë të falim por nuk harrojmë. Nuk  mund të 
harrohen vuajtjet tona dhe këto ne i kemi shprehur nëpër veprat tona.  Unë veten e 
quaj të integruar në shoqëri, sepse kam shkruar disa vepra, ku kam  
përshkruar vuajtjet dhe hallet e popullit tim. Veçse dëshiroj nga shteti  
përkrahjen e të persekutuarve, përkrahjen e inteligjencës, e njerëzve të  integruar. 
Ne kërkojmë të njihemi dhe në botë, që realiteti shqiptar të njihet  sa më 
mirë” Më pas, e morën fjalën znj. Drita Dyrmishi, ish-e burgosur, znj.  
Gjylije Kazazi nga Shkodra dhe znj. Nahile Capo nga Dibra, të cilat, pasi  
treguan shkurtimisht për vuajtjet e familjeve të tyre.  
Allçi: Nënë Terezat e Shqipërisë, për  kontributin 
Kryetari i Shoqatës Mbarëkombëtare për Integrimin e të  Burgosurve dhe të 
Përndjekurve Politikë, Adem Allçi, u shpreh: “Ne, vërtet kemi  një ‘Nënë 
Terezë’ që e njeh gjithë bota, por për mua, edhe të gjitha këto zonja  që janë 
këtu janë ‘Nënë Tereza’, sepse kanë dhënë një kontribut të veçantë. E  
falënderoj Presidentin sepse kujton ish-të dënuarit, të persekutuarit politikë  
të Shqipërisë, sepse ai që respekton këta do të thotë që është një autoritet 
i  lartë i një shteti”.
lmpx.com only provides a reader for public news (NNTP) servers. It is not affiliated with the servers or forums shown here and is not responsible for the content of articles, which is written by their respective authors.