Pse e mbështes Partinë e Drejtesisë?

Hamdi Nuhiju <[email protected]>
Newsgroups gmane.politics.region.albania.shqiperia
Message-ID <[email protected]>
Pse e mbështes Partinë e
Drejtesisë?<http://www.alb-drejtesia.com/artikulli.php?id=387>

*Opinione <http://www.alb-drejtesia.com/category.php?cat_id=opinione>
|* - Hamdi
Nuhiju.<http://www.alb-drejtesia.com/search.php?field=autori&search=Hamdi%20Nuhiju>-
E Dielë, 5 Dhjetor 2010; 21:05

http://www.alb-drejtesia.com/artikulli.php?id=387

*Koalicioni për Kosovë të re AKR-PD-PSD-PPI-PPK-PNDSH-PGJK është njëri prej
koalicioneve më të gjëra në Kosovë. Ideja e këtij koalicioni ishte ide e vet
AKR dhe kryetarit të saj Behgjet Pacolli. Ai në radhët e këtij koalicioni në
rend të parë pa Partinë e Drejtësisë pastaj edhe partitë tjera.*
Kosova në këndvështrimin e një njeriu jashtë Kosovës është në disa faza të
sensibilizimit politik me vija ideologjike dhe jashtë aspektit të heroizmave
që dikur përdoreshin për të manipuluar ose edhe për të sensibilizuar masat.
Tashmë opsionet politike në Kosovë duhet që të kanë një qasje më të
drejtpërdrejt ndaj problemeve të qytetarit të thjeshtë të Kosovës, ngaqë nuk
është më koha e themelimit të shtetit, ose edhe e transformimit të
shoqërisë, prej shoqërie civile në një shoqëri ushtarake. Kësi transformime
të çuditshme njeriu mund të gjej në Izrael ku shërbimi ushtarak për meshkujt
është 3 vite i obligueshëm, ndërsa për femrat 2 vite.
Pragu i rrezikut të shtet ndërtimit ka kaluar për Kosovën. Ajo tashmë është
në gjendje që ti dal në ndihmë edhe vet Republikës së Shqipërisë, të cilën
javët e fundit e ka kapluar një katastrofë natyrore nga reshjet e shiut dhe
rrëshqitjet e tokës.
Pas gjitha këtyre elementeve të rëndësishme të shtet formimit, të aftësisë
së Kosovës për të qëndruar në këmbë vet dhe për tu përballuar me situata dhe
katastrofa të ndryshme, e ndryshon kursin e politikës dhe diplomacisë
kosovare. Tashmë ka kaluar koha e qeverisjes me porosi të huaj dhe nën
dirigjimin e tyre. Koalicionet qeveritare nuk bëhen në këtë mënyrë të
dëgjimit dhe bindjes ndaj të huajve, por bëhen me fuqinë dhe vullnetin e
popullit të Kosovës.
Pas gjithë këtyre transformimeve që ndodhën dhe që pritet të ndodhin në
Kosovë, ky vend shkoi në zgjedhje të parakohshme parlamentare që do të
mbahen me 12 dhjetor të këtij viti.
Nëse shohim me dylbi të gjitha ofertat e partive politike aktuale në Kosovë
do të shihnim oferta reale që mund të realizohen përmes mekanizmave
ekzistues në Kosovë, por edhe të tilla që janë ëndërr e gjithë shqiptarëve
të Ballkanit, si bashkimi i Kosovës me Shqipërinë, por që do të linde
probleme tjera për shqiptarët jashtë Kosovës dhe Shqipërisë. Kjo ëndërr
është e gjithë shqiptarëve të Ballkanit dhe nuk besoj se dikush do refuzoj
këtë platformë. Por, sa mund të realizohet dhe si mund të realizohet ajo
gjë, personalisht nuk e besoj se ka forcë politike në Kosovë që ka atë fuqi
ta realizoj këtë platformë politike deri në fund dhe me drejtësi.
Gjatë periudhës parazgjedhore në Kosovë, kam arritur që të hulumtoj mbi disa
plan programe të disa partive politike në Kosovë, kam lexuar edhe disa
statute të disa prej partive politike në Kosovë. Ato projekte dhe ide që
ishin më të përshtatshme dhe më të nevojshme për shqiptarët e Kosovës ishin
projektet e Partisë së Drejtësisë. Duke mos u futur shumë në banalizime të
ndryshme po citoj disa nga prioritetet e Partisë së Drejtësisë, që unë i
lexoj prej anash, që janë të dobishme për shoqërinë, mund të realizohen, por
sa i qëndroj besnik këtyre prioriteteve bartësit e saj këtë gjë unë nuk e
di.
Disa nga prioritetet e Partisë së Drejtësisë janë:
“1. Partia e Drejtësisë, është e bindur se varfëria dhe papunësia që e kanë
pllakosur vendin mund të tejkalohen vetëm me zhvillimin e fuqishëm ekonomik
të bazuar në ide kreative dhe modele origjinale, që do të mbështeten në
investime nga jashtë dhe në mobilizimin e të gjitha resurseve në mërgatën
Kosovare.”
2. Partia e Drejtësisë thekson domosdoshmërinë e korrigjimit të gabimeve në
procesin e privatizimit si dhe funksionalizimit të plotë të resurseve
financiare nga ky proces në zhvillimin ekonomik të vendit.
3. Partia e Drejtësisë, konsideron se parakusht themelor për çfarëdo
zhvillimi ekonomik është, sundimi i drejtësisë, rendit dhe ligjit, nëpërmjet
fuqizimit të funksionimit të shtetit ligjor me të gjithë mekanizmat e tij
institucional.
4. Vlerësojmë se rrënimi i pandalshëm i vlerave etike dhe morale të
shoqërisë kosovare në periudhën e pas luftës, paraqet kërcënimin më të madhe
për shtet-ndërtimin e vendit, në të cilin qëndrojnë edhe fillet e dukurive
shkatërrimtare për të ardhmen si: korrupsioni, krimi i organizuar, sëmundjet
e vartësisë, prostitucioni..., trafikimi i femrave dhe fëmijëve,
vetëvrasjet, dhuna në shkolla dhe në familje.
5. Rrugëdaljen nga situata e rëndë aktuale e shohim, nga njëra anë në
sigurimin e mekanizmave institucional për ripërtëritjen e vlerave morale të
shoqërisë nëpërmjet zbatimit të lëndës së edukatës fetare në shkollat
fillore dhe të mesme në pajtim me standardet më të larta evropiane; dhe nga
ana tjetër në çrrënjosjen e korrupsionit dhe krimit të organizuar nëpërmjet
sistemit të fuqishëm prokurorial dhe gjyqësor.
6. Partia e Drejtësisë konsideron se zbardhja e fatit të mbi dy mijë të
pagjeturve pas luftës në Kosovë duhet të paraqet prioritet parësor për
politikën kosovare dhe temë të parë në bisedimet e paralajmëruara Kosovë –
Serbi.
7. Shoqëria kosovare duhet të merret seriozisht me problemet rinore, sfidat
dhe rreziqet që asaj i kanosen. Rinia është pjesa më vitale e shoqërisë. I
riu është fidani i forcës dhe zgjuarsisë, po qe se edukohet e mësohet, mund
të bëhet një hero, një fuqi që u premton zemrave ndriçim, e botës harmoni.
Si e tillë ndaj saj duhet të kihet kujdes i veçantë si në shkollim, edukim,
punësim, po edhe në integrim.” ( Huazuar nga Abdullah Klinaku, kandidat për
deputet i Partisë së Drejtësisë)
Nëse Partia e Drejtësisë arrin që ti realizoj të gjitha këto prioritete të
saja, unë besoj se për popullin e Kosovës është ofruar një ofertë e mirë dhe
e realët politike. Prandaj, duke u bazuar në këto prioritete, por edhe në
praktikën e deritanishme të kësaj partie, ju them, mbështeteni Partinë e
Drejtësisë dhe koalicionin PËR NJË KOSOVË TË RE.
lmpx.com only provides a reader for public news (NNTP) servers. It is not affiliated with the servers or forums shown here and is not responsible for the content of articles, which is written by their respective authors.