SHBA i kthen Polonise, veprat e Julian Falat
| Newsgroups | gmane.politics.region.albania.shqiperia |
|---|---|
| Message-ID | <[email protected]> |
SHBA i kthen Polonise, veprat e Julian Falat BEQIR SINA, New York Veprat e Falat, 'Off The Hunt' dhe 'The Hunt', u vodhen nga nazitet ne Luften e dyte boterore dhe u sollen ilegalisht ne SHBA NEW YORK/ SHBA (BOTA SOT) Autoritetet amerikane, (zyra e FBI ne New York), thone se kane konfiskuar keto dite dy piktura qe u vodhen nga Muzeu Kombetar ne Varshave (Poloni) nga nazistet gjate Luftes se II-te Boterore. Sipas autoriteteve amerikane, pikturat e konsfiskuara te merkuren ne nje sallon newyorkez ku ishin shitur, i perkasin shekullit te 19-te dhe mbajne autoresine e piktorit te famshem ploak Julian Falat. Prokuroret federale ngriten nje komision per te shqyrtuar dokumentat e gjykates dhe synojne kthimin ne vendlindje te dy pikturave qe titullohen, Off to the Hunt dhe The Hunt. Prokuroret thane se kane prova qe tregojne se pikturat kishin mberritur se bashku me refugjatet polak ilegalisht ne New York, ne mbarim te Luftes se II-te Boterore. Megjithese autoritetet polake, paten lajmeruar per kete vjedhje autoritetet e SHBA-se, kjo gje nuk u mor seriozisht nga amerikanet, derisara perdja e hekurt dhe mori fund Lufta e Ftohte. Tentativa te fshehta pati gjate dy dekadave te fundit, por thuhet se vetem ne vitin 2006 - FBI ra ne gjurmet e pikturave te vjedhura dhe lokalizoi vendin se ku mund te ishin dy veprat, qe po beheshin gati per t'u shitur ne nje ankand ne New York. Ne nje deklerate te autoriteteve amerikane pas sekuestrimit te dy pikturave te Julian Falat, thuhet se Qeveria amerikane do t'ia dorezoje autoriteteve polake ne Varshave veprat, sepse ato jane me vlera te medha artistike per popullin polak. Mbajtja e veprave te sjella ilegalisht ne SHBA perben krim nderkombetar SHBA i kthen Polonisë, veprat e Julian Falat BEQIR SINA, New York Veprat e Falat, 'Off The Hunt' dhe 'The Hunt', u vodhën nga nazitët në Luftën e dytë botërore dhe u sollën ilegalisht në SHBA NEW YORK/ SHBA (BOTA SOT) Autoritetet amerikane, (zyra e FBI në New York), thonë se kanë konfiskuar këto ditë dy piktura që u vodhen nga Muzeu Kombëtar në Varshave (Poloni) nga nazistët gjatë Luftës së II-të Botërore. Sipas autoriteteve amerikane, pikturat e konsfiskuara të mërkurën në një sallon newyorkez ku ishin shitur, i përkasin shekullit të 19-të dhe mbajnë autorësinë e piktorit të famshëm ploak Julian Falat. Prokurorët federalë ngritën një komision për të shqyrtuar dokumentat e gjykatës dhe synojnë kthimin në vendlindje të dy pikturave që titullohen, Off to the Hunt dhe The Hunt. Prokurorët thanë se kanë prova që tregojnë se pikturat kishin mbërritur së bashku me refugjatët polak ilegalisht në New York, në mbarim të Luftës së II-të Botërore. Megjithëse autoritetet polake, patën lajmëruar për këtë vjedhje autoritetet e SHBA-së, kjo gjë nuk u mor seriozisht nga amerikanët, derisara perdja e hekurt dhe mori fund Lufta e Ftohtë. Tentativa të fshehta pati gjatë dy dekadave të fundit, por thuhet se vetëm në vitin 2006 - FBI ra në gjurmët e pikturave të vjedhura dhe lokalizoi vendin se ku mund të ishin dy veprat, që po bëheshin gati për t'u shitur në një ankand në New York. Në një dekleratë të autoriteteve amerikane pas sekuestrimit të dy pikturave të Julian Falat, thuhet se Qeveria amerikane do t'ia dorëzojë autoriteteve polake në Varshavë veprat, sepse ato janë me vlera të mëdha artistike për popullin polak. Mbajtja e veprave të sjella ilegalisht në SHBA përbën krim ndërkombëtar
clip_image003.jpg
(image/jpeg, 35 KB) - not displayed