_http://www.gazetametropol.com/tekst.php?idt=68618_
(http://www.gazetametropol.com/tekst.php?idt=68618)
Kamioni shtyp shqiptarin, kufoma tërhiqet zvarrë për 90 kilometra
MARIGLEN MULLAI
22/12/2010 Akuzohen 2 shoferë. Dëshmia: E ndjeva, por kujtova se po
kaloja sipër akullit
ROMË- Fatin më të lig i kishte rezervuar jeta një bashkëkombësi emigrant
në Itali, kur u përplas nga një kamion dhe mbetjet e trupit u tërhoqën
zvarrë për 90 kilometra. Një ngjarje horror, ndoshta e padëgjuar ndonjëherë, një
fund tragjik, barbar dhe krejt çnjerëzor për 42-vjeçarin shqiptar,
rezident në Gallicano Romano, emri i të cilit nuk u publikua në mediat italiane që
njoftuan për aksidentin. Aksidenti ka ndodhur mesnatën e së hënës, në
kilometrin 594 të autostradës A1. I ndjeri u godit nga prapa nga një kamion dhe
qëndroi furgonin e tij të mallrave në mes të autostradës “Anagni dhe
Colleferro” për të parë ç’ngjau. Aty pranë kaloi një kamion tjetër frutash, që
e përplasi fort, teksa trupi u ngatërrua në gomat e mëdha të mjetit. Sipas
deklaratave të shoferit të kamionit të dytë, mësohet se ai nuk e kishte
vënë re dhe eci ashtu për 90 kilometra të tëra, derisa mbërriti në Arezzo
Monte San Savino, kur një patrullë e Policisë Rrugore ishte llahtarisur nga
skena makabër që po u shihnin sytë “Kocka e mish njeriu nëpër rrota, rroba të
shpërndara gjithandej”. Kur e ndaluan kamionin shoferi kishte mbetur i
habitur dhe deklaroi për policët “Nuk di gjë. Ndjeva një tronditje të vogël në
kamion, por mendova se po kaloja sipër akullit dhe dëborës”. Të dy shoferët
e kamionëve akuzohen për vrasje me dashje
lmpx.com only provides a reader for public news (NNTP) servers. It is not
affiliated with the servers or forums shown here and is not responsible for
the content of articles, which is written by their respective authors.