ASHASHA : "Raporti i Dick Martyt, spekulativ dhe manipulativ,

[email protected]
Newsgroups gmane.politics.region.albania.shqiperia
Message-ID <[email protected]>
 
Akademia Shqiptaro -Amerikane e  Shkencave dhe e Arteve ne Nju-Jork, ka 
shprehur shqetesimin e saj dhe denuar  ashper raportin e senatorit zviceran 
Dick Marty, raportuesit te  Keshillit te Evropes 
ASHASHA : "Raporti i  Dick Martyt, spekulativ dhe manipulativ, dashakeqes, 
dhe i mbushur  perplot me genjeshtra dhe trillime politike, te orkestruara 
nga Beogradi  dhe qarqet me anti shqiptare ne Europe" 

NEW YORK CITY  : Akademia Shqiptaro  -Amerikane e Shkencave dhe e Arteve ne 
Nju-Jork, organizoi nje tubim te veçante  me profesor, studiues, 
shkencetare, intelektuale dhe anetaret e  saj, per te shprehur shqetesimin dhe denuar 
ashper raportin e  senatorit zviceran Dick Marty, raportuesit te Keshillit 
te Evropes, per te  ashtuquajturin "Raport per krimet me transplantim 
organesh nga UÇK-ja,  gjate periudhes se luftes se fundit ne Kosove"  
Kryetari i kesaj Akademie Professor Skender Kodra Ph.D, thote se “Ne,  
Institucioni me i larte shqiptaro-amerikan, i cili, ka rreth saj disa  nga 
intelektualet shqiptare ne mbare Shtetet e Bashkuara te Amerikes,  emigruar ne 
kohe e periudha te ndryshme, shprehim pakenaqesine dhe indinjaten  tone te 
thelle; ndaj raportit te zotit Dick  Marty.  Gjithashtu, ndaj trajtimit te 
Kosoves, qe i eshte  bere ne disa nga masmediat kryesore nderkombetare, qe 
marrin  shkas prej ketij raporti spekulativ dhe manipulativ, dashakeqes, e  
perplot me genjeshtra dhe trillime politike, te orkestruara nga qarqe  me anti 
shqiptare ne Europe." 
Akademia Shqiptaro -Amerikane e Shkencave dhe e Arteve ne Nju-Jork, me kete 
 rast denon me force raportin  politike, te bere nga senatori Dick  Marty, 
ne emer te Keshillit te Europes, i cili, sipas nesh  thuhet ne deklerate, 
eshte kryekeput nje abuzim klasik, me emrin  e ketij institucioni te larte 
Europian. Duke shkelur ne menyre te turpshme, edhe  mbi tragjedine e madhe, qe 
kaloi populli i Kosoves, gjate luftes per çlirimin e  Kosoves. Raporti i tij 
eshte per t'a njollosur dhe e baltosur luften e  drejte, dhe te shenjte, 
per liri e pavaresi te Ushtrise Çlirimtare te  Kosoves - UÇK-es, shprehur ne 
pretendimet e tij, plot andrralla, se  gjoja se Kryeministri Thaçi dhe UÇK-ja 
 “ishin nje  rrjete i krimit te organizuar qe merrje me transpalnte dhe 
trafikonte  organe njerezore te marra nga te burgosurit e vrare”.  
Mirepo, raporti i Dick Martyt, ndonese i autorizuar qe te orvatet te nxjerr 
 prova, eshte pikerisht pa prova, sepse, ai ato andrallet e tij ne kete  
raport mediatik, i bazon duke pervjedhur librin shtepise botuese  Feltrinelli, 
librin e ish Kryeprokurores se Hages, Carla Del Pontes  “Gjuetia: une dhe 
kriminelet e luftes (La caccia - Io e i criminali di Guerra),  ku zonja del 
Ponte, nuk i shpetoi dot tundimit per te ngelur e famshme dhe  per te 
vazhduar qe te qendroje ne qender te vemendjes se opinionit  nderkombetar, kesaj 
radhe duke nxjerr nje cop liber shume te  debatueshem dhe te dyshimit. Liber, 
te cilin, e kan hedhur poshte, edhe me pare  edhe disa institucione 
prestigjoze nderkombetare, por, edhe  ne Akademia Shqiptaro -Amerikane e Shkencave 
dhe e Arteve ne Nju-Jork, me  fakte e argumente te bera publike. 
Kete madje nuk e fsheh dhe vet deputeti zviceran Dick Marty : kur ne  kete 
raport, ai thote se eshte i mbeshtetur kryesisht mbi  deshmite dhe raportet 
marra nga ky liber. Ne mungese te mjeteve , ai nuk ka  patur mundesi te 
vizitoje gjashte vendet, te cilat, sipas tij ai i ka  identifikuar " si burgje 
te UÇK-se ne Shqiperi - ne nje fshat te  prapambetur malor dhjetra kilometra 
larg Burrelit".   
Kjo, akuze fillimisht ishte nje marrosje e del Pontes qe tronditi  
shqiptaret, per marazin e saj antishqiptare, qe paska kultivuar kjo  zonje, e cila, 
ve shume ne dyshim dhe paanshmerine, dhe objektivitetin  e veprimtarise se 
saj - si prokurore ne gjykaten e Hages, ITCY,  kur  eshte bere fjale krimet e 
bera ne Kosove gjate luftes. Lajthitja  shembullore qe paraqet besimi i saj 
del Ponte, ne keto fakte si ato qe ka  marre edhe Dick Marty, detyrimisht 
nuk deshmon per nje koeficient te larte  inteligjence dhe pjekurie politike.  
Kjo  marrezi te saj para dy vjeteve qe tash riciklohet fill  pas fitores ne 
zgjedhjet e 2 dhjetorit, nga Kryeministri Hashim  Thaçi, eshte shfrytezuar 
edhe nga bashkeatdhetari i saj senatori Dick  Marty, me nje kryemarrezi 
tjeter, e cila deshmon per me teper per mungesen  e informacionit real, nga te 
dy dhe per me shume per nje njohje te  kufizuar te rrethanave, ose mos njohje 
fare te rrethanave sesi u  zhvillua lufta ne Kosove. Mbasi si konkluzion 
raporti i  zotit Dick Marty, del se eshte i orkestruara nga Beogradi  dhe 
qarqet me anti shqiptare ne Europe, ku siç e pranoi dhe  kryprokurori i Serbise, 
se "ne e kemi furnizuara me informata Raportin e Dick  Martyt" 
Edhe nje here,Akademia Shqiptaro -Amerikane e Shkencave dhe e Arteve ne  
Nju-Jork, pergezon Qeverine e Kosoves dhe Kryeministrin e saj Hashim Thaçi,  
per permbajtje e tij dhe hapjen e rruges per drejtesi.  Me kete veprim ne  
mendojme se qeveria e Kosoves, dhe personalisht Kryeministri i saj zoti Hashim 
 Thaçi, ka demonstruar pjekuri politike, duke mos kaluar ne over-reacting  
nga provokimet e qellimshme te ketij raporti "te gatuar ne guzhinat" e 
Beogradit  dhe te Moskes. Te cilat, jane kundra pavaresise se Kosoves me te 
gjitha menyrat  dhe veprimet e tyre nderkombetare dhe mos njohjen e  saj.  
Thaçi ka shprehur se deshiron nje hetim te pavarur per “te larguar  
mjegullen” rreth akuzave se ai ka udhehequr nje bande qe cila ka vrare te  
burgosurit serbe dhe ka shitur veshkat e tyre. Ndersa theksoi se nuk ka “asgje  per 
te fshehur” Thaçi nenvizoi se autoritetet e Kosoves do te jene “shume  
bashkepunuese” ne lidhje me akuzat e bera ne raportin e Keshillit te Evropes te  
raportuesit Dick Marty, se UÇK-ja e udhehequr nga une ka vrare te 
burgosurit  shqiptare dhe serbe per t’ua shitur veshkat e tyre ne vitin 1999. “Eshte 
nje  mjegull dhe une duhet dhe do te punoj ta largoj ate”, ka thene Thaçi, 
ndersa  sipas tij, akuzat kane per qellim te minojne shpalljen e pavaresise 
se Kosoves  nga Serbia ne vitin 2008.   
"Ne u  bejme thirrje  BE-se, OKB, NATO dhe Shtetet e Bashkuara per te 
nxjerre  te verteten dhe nese ka ndonje perpjekje te metejshme, qe qarqe  
antishqiptare te perzihen ne Kosove, dhe te nxisin per lufte duke hyre  ne punet e 
brendshme te saj per pengimin e pavaresise se Kosoves, te  denohen 
nderkombetarisht. Dhe Kosova te lihet ne rrugen e saj te proseperitetit,  zhvillimit 
dhe nje shtet i pavarur e sovran ku sundon ligji i barabarte per te  gjithe 
qytetaret e saj - shqiptaret , serbet, boshnjake, rome, turq e te tjere."  
thuhet ne fund te deklerates se Akademise se Shqiptaro -Amerikane e  
Shkencave dhe e Arteve ne Nju-Jork./B.Sina/ 
 
 
Akademia Shqiptaro -Amerikane e Shkencave dhe e Arteve  në Nju-Jork, ka 
shprehur shqetësimin e saj dhe dënuar ashpër raportin e  senatorit zviceran 
Dick Marty, raportuesit të Këshillit të  Evropës
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
ASHASHA : "Raporti i Dick Martyt, spekulativ dhe manipulativ,  dashakeqës, 
dhe i mbushur përplot me gënjeshtra dhe trillime politike, të  orkestruara 
nga Beogradi dhe qarqet më anti shqiptare në  Europë"
 
 

 
 
NEW YORK CITY : Akademia Shqiptaro -Amerikane e Shkencave  dhe e Arteve në 
Nju-Jork, organizoi një tubim të veçantë me professor,  studiues, 
shkencëtarë, intelektualë dhe anëtarët e saj, për  të shprehur shqetësimin dhe dënuar 
ashpër raportin e senatorit  zviceran Dick Marty, raportuesit të Këshillit 
të Evropës, për të  ashtuquajturin "Raport për krimet me transplantim 
organesh nga UÇK-ja,  gjatë periudhës së luftës së fundit në Kosovë" 
 
 
    Kryetari i kësaj Akademie Professor Skëndër Kodra Ph.D,  thotë se “Ne, 
Institucioni më i lartë shqiptaro-amerikan, i cili, ka rreth  saj disa nga 
intelektualët shqiptarë në mbarë Shtetet e Bashkuara  të Amerikës, emigruar 
në kohë e periudha të ndryshme, shprehim pakënaqësinë  dhe indinjatën tonë të 
thellë; ndaj raportit të zotit Dick  Marty.  Gjithashtu, ndaj trajtimit të 
Kosovës, që i është  bërë në disa nga masmediat kryesore ndërkombëtare, që 
marrin  shkas prej këtij raporti spekulativ dhe manipulativ, dashakeqës, e  
përplot me gënjeshtra dhe trillime politike, të orkestruara nga qarqe  më 
anti shqiptare në Europë."
 
 
Akademia Shqiptaro -Amerikane e  Shkencave dhe e Arteve në Nju-Jork, me 
këtë rast dënon me  forcë raportin  politikë, të bërë nga senatori Dick Marty, 
në emër të  Këshillit të Europës, i cili, sipas nesh thuhet në dekleratë, 
është  kryekëput një abuzim klasik, me emrin e këtij institucioni të lartë  
Europian. Duke shkelur në mënyrë të turpshme, edhe mbi tragjedinë e madhe, që  
kaloi populli i Kosovës, gjatë luftës për çlirimin e Kosovës. Raporti i tij 
 është për t'a njollosur dhe e baltosur luftën e drejtë, dhe të  shenjtë, 
për liri e pavarësi të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës -  UÇK-ës, shprehur në 
pretendimet e tij, plot andrralla, se gjoja se  Kryeministri Thaçi dhe 
UÇK-ja  “ishin një rrjetë i krimit të  organizuar që merrje me transpalnte dhe 
trafikonte organe njerëzore të  marra nga të burgosurit e vrarë”. 
 
     Mirëpo, raporti i Dick Martyt,  ndonëse i autorizuar që të orvatet të 
nxjerr prova, është pikërisht pa prova,  sepse, ai ato andrallët e tij në 
këtë raport mediatik, i bazon duke  përvjedhur librin shtëpisë botuese 
Feltrinelli, librin e ish Kryeprokurores së  Hagës, Carla Del Pontes “Gjuetia: unë 
dhe kriminelët e luftës (La caccia -  Io e i criminali di Guerra), ku zonja 
del Ponte, nuk i shpëtoi dot tundimit  për të ngelur e famshme dhe për të 
vazhduar që të qëndrojë në qendër të  vëmendjes së opinionit ndërkombëtar, 
kësaj radhe duke nxjerr një  cop libër shumë të debatueshëm dhe të dyshimit. 
Libër, të cilin, e kan  hedhur poshtë, edhe më parë edhe disa institucione  
prestigjoze ndërkombëtare, por, edhe ne Akademia Shqiptaro -Amerikane  e 
Shkencave dhe e Arteve në Nju-Jork, me fakte e argumente të bëra  publike.
 
       Këtë madje nuk e fsheh  dhe vet deputeti zviceran Dick Marty : kur 
në këtë raport, ai  thotë se është i mbështetur kryesisht mbi dëshmitë dhe 
raportet marra  nga ky libër. Në mungesë të mjeteve , ai nuk ka patur mundësi 
të vizitojë  gjashtë vendet, të cilat, sipas tij ai i ka identifikuar " si  
burgje të UÇK-së në Shqipëri - në një fshat të prapambetur malor dhjetra  
kilometra larg Burrelit". 

    Kjo, akuzë fillimisht ishte  një marrosje e del Pontes që tronditi 
shqiptarët, për marazin e  saj antishqiptare, që paska kultivuar kjo zonjë, e 
cila, vë shumë në  dyshim dhe paanshmërinë, dhe objektivitetin e veprimtarisë 
së saj - si  prokurore në gjykatën e Hagës, ITCY,  kur është bërë fjalë 
krimet e bëra  në Kosovë gjatë luftës. Lajthitja shembullore që paraqet besimi i 
saj del  Ponte, në këto fakte si ato që ka marrë edhe Dick Marty, 
detyrimisht  nuk dëshmon për një koeficient të lartë inteligjence dhe pjekurie 
politike. 
 
   Kjo marrëzi të saj para  dy vjetëve që tash riciklohet fill pas fitores 
në zgjedhjet e 2  dhjetorit, nga Kryeministri Hashim Thaçi, është 
shfrytëzuar edhe  nga bashkëatdhetari i saj senatori Dick Marty, me një kryemarrëzi  
tjetër, e cila dëshmon për më tepër për mungesën e informacionit real, nga  
të dy dhe për më shumë për një njohje të kufizuar të rrethanave, ose  mos 
njohje fare të rrethanave sesi u zhvillua lufta në Kosovë. Mbasi  si konkluzion 
raporti i zotit Dick Marty, del  se është i orkestruara nga Beogradi dhe 
qarqet më anti  shqiptare në Europë, ku siç e pranoi dhe kryprokurori i 
Serbisë, se "ne e  kemi furnizuara me informata Raportin e Dick Martyt"





Edhe një herë,Akademia Shqiptaro  -Amerikane e Shkencave dhe e Arteve në 
Nju-Jork, përgëzon Qeverinë e  Kosovës dhe Kryeministrin e saj Hashim Thaçi, 
për përmbajtje e tij dhe hapjen e  rrugës për drejtësi.  Me këtë veprim ne 
mendojmë se qeveria e Kosovës, dhe  personalisht Kryeministri i saj zoti 
Hashim Thaçi, ka demonstruar pjekuri  politike, duke mos kaluar në over-reacting 
nga provokimet e qëllimshme të këtij  raporti "të gatuar në guzhinat" e 
Beogradit dhe të Moskës. Të cilat, janë kundra  pavarësisë së Kosovës me të 
gjitha mënyrat dhe veprimet e tyre ndërkombëtare dhe  mos njohjen e saj. 
 
     Thaçi ka shprehur se dëshiron  një hetim të pavarur për “të larguar 
mjegullën” rreth akuzave se ai ka udhëhequr  një bandë që cila ka vrarë të 
burgosurit serbë dhe ka shitur veshkat e tyre.  Ndërsa theksoi se nuk ka “asgjë 
për të fshehur” Thaçi nënvizoi se autoritetet e  Kosovës do të jenë “shumë 
bashkëpunuese” në lidhje me akuzat e bëra në raportin  e Këshillit të 
Evropës të raportuesit Dick Marty, se UÇK-ja e udhëhequr nga unë  ka vrarë të 
burgosurit shqiptarë dhe serbë për t’ua shitur veshkat e tyre në  vitin 1999. “
Është një mjegull dhe unë duhet dhe do të punoj ta largoj atë”, ka  thënë 
Thaçi, ndersa sipas tij, akuzat kanë për qëllim të minojnë shpalljen e  
pavarësisë së Kosovës nga Serbia në vitin 2008. 



"Ne u bëjmë thirrje  BE-së, OKB, NATO dhe  Shtetet e Bashkuara për të 
nxjerrë të vërtetën dhe nëse ka ndonjë  përpjekje të mëtejshme, që qarqe 
antishqiptare të përzihen në Kosovë,  dhe të nxisin për luftë duke hyrë në punët e 
brendshme të saj për  pengimin e pavarësisë së Kosovës, të dënohen 
ndërkombëtarisht. Dhe Kosova të  lihet në rrugën e saj të proseperitetit, zhvillimit 
dhe një shtet i pavarur e  sovran ku sundon ligji i barabartë për të gjithë 
qytetarët e saj - shqiptarët ,  serbët, boshnjakë, romë, turq e të tjerë." 
thuhet në fund të dekleratës së  Akademisë së Shqiptaro -Amerikane e Shkencave 
dhe e Arteve në  Nju-Jork./B.Sina/
24,october%20035.JPG (image/jpeg, 48.8 KB) - not displayed
24,october%20035.JPG (image/jpeg, 48.8 KB) - not displayed
lmpx.com only provides a reader for public news (NNTP) servers. It is not affiliated with the servers or forums shown here and is not responsible for the content of articles, which is written by their respective authors.