Një Sulltan AbdulHamid ndryshe - Nga Hamdi Nuhiju

Hamdi Nuhiju <[email protected]>
Newsgroups gmane.politics.region.albania.shqiperia
Message-ID <[email protected]>
*Një Sulltan AbdulHamid ndryshe - Nga Hamdi Nuhiju

http://www.ina-online.net/Default.aspx?news=df20f836-da39-4284-b7d5-84585511bd04&ln=3
*


Shtëpia botuese Logos-a nga Shkupi, para përfundimit të këtij viti e nxori
nga botimi librin “Kujtimet e mia nga politika” të autorit Sulltan
AbdulHamidi. Kjo shtëpi botuese ka bërë një punë të mrekullueshme me
shqipërimin e kësaj vepre, pasi që rreth figurës së Sulltan AbdulHamidit
ekzistojnë shumë paragjykime dhe paqartësi të cilat ndër vite janë kultivuar
në mesin e historianëve tanë. Ky akt ( botimi i librit), na ka bërë të
mundur që të njihemi për së afërmi me personalitetin e Sulltanit i cili ka
pasur lidhje të ngushta me shqiptarët.

Shqiptarët në këto kohë të rëndësishme historike, kanë nevojë për një lider,
të ngjashëm me atë të Sulltan AbdulHamidit. Një njeri të autoritetshëm,
krenar dhe mjaftë diplomat, secili popull në botë do ta dëshironte për
lider. Periudha e sundimit të Sulltan AbdulHamidit është periudhë mjaftë e
gjatë historike, por edhe e rëndësishme për fatin e shumë popujve të
Ballkanit, Lindjes së Mesme, Afrikës e Evropës. Është i rëndësishëm zelli
dhe njohuria detaje që ka rreth të gjitha kurtheve dhe intrigave që bëheshin
kundër tij nga ana e forcave të ndryshme. Ai i dinte detajisht të gjitha
kurthet dhe intrigat dhe mbi baza të tyre ai edhe ndërtonte strategji
veprimi. Shpesh herë Sulltani AbdulHamidi shfrytëzoi edhe armiqësitë e miqve
të tij me armiqtë e tij, për të përfituar politikisht në skenë. Më e
rëndësishme mbi të gjitha, është rëndësia që ai Sulltan i kushtoi shkencës
dhe investimeve në ndërtimin e hekurudhave duke i parë ato si një veprim
strategjik për të mbrojtur Perandorinë nga pabesitë evropiane.

Duke ditur provincialisht tashmë karakteristikat dhe veprimet e këtij
Sulltani, mendoj se shqiptarët e Maqedonisë, po edhe të Ballkanit në
përgjithësi, kanë nevojë për një lider të tillë si Sulltani. Një lider i
tillë duhet që njëkohësisht të veproj nëpër shumë fronte, të jetë vizionar,
të dijë të sillet me intrigantët, me risitë, por edhe të mbroj traditat.
Mendoj se karakteristikat përmbledhëse të një lideri të këtillë mund të
kishin këtë renditje:

1. Të jetë i njohur për gjithçka që ndodh përreth tij. Ai duhet që ti njoh
njerëzit rreth tij, karakteret e këtyre njerëzve, preferencat e tyre,
xhelozitë e tyre etj. Pa njohur njerëzit përreth vetes, një lider nuk mund
të jetë i suksesshëm për popullin e tij. Ai mund vetëm të shpresoj në
sukses, por nëse nuk di se si ti shtyj në lëvizje forcat që ka përreth tij,
atëherë që në start puna e tij është e dështuar. Është e qartë se të gjitha
punët nuk mund të zgjidhen vet, prandaj ka nevojë lideri për njerëz rreth
tij, që janë të aftë dhe të zot për t`i kryer punët në mënyrë të përpiktë.

2. Duhet që ti plotësoj dhe kënaq nevojat politike dhe ekonomike të njerëzve
afër tij, por edhe popullatës. Me një fjalë, një lider i tillë si Sulltan
AbdulHamidi duhet që gjithmonë të mbaj premtimet që jep, madje edhe të
mundohet që të ndryshoj pozitën ekonomike, sociale dhe politike të vartësve
të tij. Sulltan AbdulHamidi kur e shihte se disa njerëz rreth tij po
fillojnë që të mos shprehin besnikëri ndaj tij, ai menjëherë përdorte
benificione të ndryshme për të ia kthyer besnikërinë atyre njerëzve, ndërsa
tek ne, në Maqedoni ndodh e kundërta. Partitë politike shqiptare mezi presin
ndonjë gabim për të përjashtuar ose dënuar. Ata shfrytëzojnë të gjitha
forcat e tyre për të rrjepur për së gjalli. Njerëzit më të aftë, përbuzen më
shumë, ndërsa ata që janë më dinak ngjiten lartë dhe favorizohen shumë nga
strukturat e partisë. Kjo mangësi është e liderëve tanë dhe jo e partisë.
Pastaj shumë lehtë para një lëvizjeje të thjesht të një lideri tjetër të
huaj, liderët tanë përbuzen dhe shtypen.

3. Shërbimin informativ ta ketë shumë të zhvilluar. Pa marrë parasysh a
bëhet fjalë për liderët e Kosovës, të Shqipërisë në nivel shteti, apo të
liderëve partiak në Maqedoni, mendoj se shërbimin informativ të gjithë duhet
ta kenë mjaftë të zhvilluar. Edhe në kuadër të partisë, lideri i shkathët
dhe vizionar zhvillon një shërbim informimi që gjurmon në partitë tjera, në
prapa skenë, po edhe në shërbimet informative në shtetin e caktuar, me
qëllim përgatitjen e një plani të rëndësishëm veprimi në dobi të kombit
shqiptarë. Jam i bindur se ekzistojnë shumë rrjete maqedonase të futura
nëpër gati të gjitha partitë politike shqiptare në Maqedoni, por edhe në
organizatat jo qeveritare fetare e jo fetare. Prandaj edhe në kohë,
maqedonasit arrijnë që të detektojnë çdo tentim të shqiptarëve për të
ndryshuar pozitën e shqiptarëve të këtushëm në aspektin politik.

4. Sulltan AbdulHamidi dinte në përpikëri se çka shkruhej dhe çka përflitej
rreth tij. Po liderët tanë a thua vallë, a kanë kohë të lexojnë ndonjë
gazetë dhe të jenë të njohur rreth asaj se çka shkruhet aty? Sulltan
AbdulHamidi dinte edhe çka shkruhej në romanet e popujve të huaj, dinte edhe
përfitimet që kishin armiqtë e armiqve të tij në raste të caktuara, me një
fjalë, nuk e kalonte kohën kot në thashetheme politike.

5. Pranon risitë, por krenar për traditën. Kjo pikë është shumë me rëndësi
për secilin lider të ardhshëm në mesin e popullit tonë. Ne nuk duhet që të
jemi kundër risive në aspektin teknologjik dhe shkencor, por edhe të mos
përbuzim traditat tona në dobi të interesave të këtyre risive. Shpesh herë
përmes këtyre risive dimë që të shkatërrojmë gjenerata të tëra dhe përmes
humbjes së disa traditave tona, dimë që të mos vlerësojmë mirë kapacitetet
tona kombëtare. Nderi dhe morali kanë qenë virtyte të larta të popullit
shqiptarë. Por, sot të flasësh për këto dy virtyte në kuadrin e risive të
pandershme të pamoralshme, të llogarisin si një njeri të prapambetur.
Ndryshimin e historisë dhe fatit të popullit të tij për të mirë ose për të
keq e bën lideri.
lmpx.com only provides a reader for public news (NNTP) servers. It is not affiliated with the servers or forums shown here and is not responsible for the content of articles, which is written by their respective authors.