Besimtaret shqiptare te krishtere ne Amerike festuan Krishtlindjen

[email protected]
Newsgroups gmane.politics.region.albania.shqiperia
Message-ID <[email protected]>
 
Besimtaret  shqiptare te krishtere ne Amerike festuan  Krishtlindjen 
BEQIR SINA, New  York 
Mesazhet per nje bashkejetese fetare, dashuri dhe respekt, paqe dhe  
lumturi kane shenuar edhe kete vit ceremonine tradicionale te meshes se  
Krishtlindjes, kudo ne kishat shqiptare ne SHBA 
 
NEW  YORK : Besimtaret e  krishtere ne te gjithe boten festuan mbreme ne 
mesnate Krishtlindjen. Festa  ka nisur qe pas mesnate, kohe, kur dhe jane 
mbajtur ceremoni te shumta fetare.  Festa e Krishtlindjes ashtu si dhe ne te 
gjitha kryeqendrat e botes, dhe qytetet  me te medha, eshte festuar edhe 
Prishtine , Tirane dhe  qytete  te tjera shqiptare, por edhe ne diaspore. Sidomos 
ne SHBA-es, ku shqiptaret kane  disa kisha. Krishtlindja, eshte festa me e 
rendesishme e te krishtereve,  pasi shenon ardhjen e Perendise ne toke ne 
formen e njeriut, qe eshte pikerisht  Krishti. 
Kryepeshkopi 
Timothy Dolan ka mbajtur ne mesnate, ate qe thirret  "Midnight Mass" ne 
Katedralen e Shen Patrikut,  ne Nju Jork, duke terhequr nje audience te qindra  
besimtareve, shumica turiste te huaj qe kane ardhur te vizitojne kete 
qytet, ne  keto dite festash.  
Ne Katedralen e Shen Patrikut, ne zemer te qytetit te Nju Jorkut, mblidhen 
edhe personalitetet me te  njohura te qytetit, aktoret e famshem njujorkez, 
por edhe personalietet e larta  politike, duke perfshire Kryetarin e 
Bashkise se qytetit te Nju Jorkut,  Michael  Bloomberg, Guvernatori i sapozgjedhur 
te shtetit, Andrew Cuomo dhe  Komisioneri i Policise se qytetit Ray Kelly.  
Kryepeshkopi Dolan tha, "Christmas eshte nata e bekuar per te gjithe 
besimtaret. Ne jemi te gjithe si ne  nje shtepi, per te kremtuar Krishtlindjen - 
ketu ne katedralen e Shen Patrikut. Kjo, eshte e vertete per naten e heshtur, 
dhe "Ne me mjaft perpjekje jemi per te mbushur ate qe kemi humbur, kurse 
rrenja e çdo dhimbje eshte se ne jemi ne gjendje qe te injorojme  vetmin, e 
cila  me te vertete ka per te mbushur ate boshllek: te Zotit " 
Nderkohe, festa e Krishtlindjes, eshte festuar  nga  mijera besmitare e 
besimtare shqiptaro-amerikane, prej  atyre qe i perkasin  brezit te dyte e te 
trete te emigranteve  shqiptare te shekullit te kaluar, ne Amerike, por edhe 
shqiptaro -  amerikane te brezit me te ri. Mbreme ne mesnate te gjithe se 
bashku me  familjet e tyre, kane kaluar mbreme "Meshen e Mesnates " - 
"Midnight Mass"  ne kishat shqiptare, si ne Detroit, Boston, dhe Nju  Jork, tri 
qytetet keto ku jeton edhe komuniteti me i madh i te krishterve  shqiptaro 
amerikane.   
Besimtaret e krishtere festuan mbreme dhe sot Krishtlindjet.  Mesha e 
krishtere filloi dje ne mesnate, ne Kishen Katolike Shqiptare te  Shen Palit ne 
Rochester Hill - Detroit, Kisha Zonja Pajtore e Shqiptareve ne  zonen 
Southfield.  Kisha e Shen Palit me Meshtar I perndershmi Dom Anton  Kçira dhe Kisha 
Zonjes Pajtore te Shqiptareve, me famullitar I  perndershmi Dom Ndue 
Gjergji, dhe Kisha Katolike shqiptare ne Amerike "Zoja e Shkodres", I  perndershmi 
Dom Pjeter Popaj, famullitari i famullise, e cila ndodhet ne  nje mjedis te 
bukur natyror, provincen e Harsdale - Nju Jork, kur  besimtaret katolike i 
kremtuan lindjen e Krishtit. 
Ndersa, ne te gdhire te mengjesit te sotem, besimtaret ortodoks  kremtuan 
meshen dhe ndezen qirinj ne Kishen shqiptare te Shen Gjergjit ne Boston. Ku 
sherben At Artur Liolin,  kryekancelar i Arkidioqezes shqiptare ne Boston. 
Kishe, kjo qe nje shekull  me pare ka shenuar te paren apostolate shqiptaro - 
orthodokse ne Ameriken e  Veriut. Per here te pare, ne 1908 ketu ne Boston, 
u hap kisha e pare,  sherbimet fetare u mbajten ne shqip per t'u sherbyer te 
krishtereve orthodokse  ne gjuhen e tyre. Prifti yne i pare dhe i 
paharruar, i cili me vone u be  hierark, ka qene Theofan Stilian Noli, i cili filloi 
nje pune voluminoze te  jashtezakoneshme e te gjitheaneshme ne vitin 1908, 
qe i sherbeu popullit ne  SHBA-se, dhe ne atdhe ne menyre te mrekullueshme.  
Mesazhet per nje bashkejetese fetare, dashuri dhe respekt, paqe dhe  
lumturi kane shenuar edhe kete vit ceremonine tradicionale te meshes se  
Krishtlindjes, kudo ne kishat shqiptare ne SHBA 
Ceremonia kryesore ne Nju Jork, e besimtarve katolik shqiptare u  mbajt ne 
Kishe Katolike shqiptare  "Zoja e Shkodres", ku famullitar i kesaj  famullie 
eshte I perndershmi Dom Pjeter Popaj . Te pranishem kan qene disa  mijera 
besimtare, te te gjitha moshave, femije me prinderit e tyre dhe te  moshuar. 
Ne mesazhin e tij I perndershmi Dom Pjeter Popaj thote se  Krishtlindjet na 
e japin mundesine te ndalohemi pak dhe te meditojme per Driten  dhe 
Shpresen qe hyjne ne bote nepermjet Lindjes se Krishtit.Jezusi vjen per te  na prua 
shelbimin.  Ai vjen per te  na çliruar prej mekatit qe te kthehemi te 
perqafimi i Atit.  Ai vjen per te na prua driten ne terrin  tone, shpresen e 
jetes se re dhe premtimin e parrizit. 
Lindjes se Krishtit, thekson Popaj,  i ka prij  hylli ndriçues qe ka 
shndritur tre mbreten qe prej sa milash larg shkojne pas  hyllit deri qe e gjejne 
Krishtin Foshnje. E njajta drite na ndriçon edhe ne  sot.  Ne Jezusin femij 
fjetur ne  grazhd eshte krejt pranija e Zotit.  Ai vjen qe ne te kemi jeten 
me te  begateshme. 
Me tej  Dom Pjetri thote le te; " Lutemi qe te gjithe, por sidomos ata qe  
besojne ne Krishtin, tu perngjajne tre mbreterve prej lindjes, qe e kane 
pare  hyllin, kane besuar dhe jane nisur pas tij.  Beje qe Krishtlindjet te na 
mbushin me  mrekullin e misterit te Krishtit Foshnje, Birit te Zotit. 
Ne fund te mesazhti ai  thote perseri "I lutemi Zotit qe te ju bekoje ju 
dhe familjet e juaja per  Krishtlindje dhe gjate Vitit te Ri e gjithmone.  Ben 
qe te ju mbushin zemrat tuaja me  pranine e Tij qe ta tregoni dashurine e 
Tij nder te tjere.  Gezuar Krishtlindjet! ka perfunduar  mesazhin famullitari 
i kishes Katolike Shqiptare Zoja e Shkodres Dom Pjeter A.  Popaj 
 
 
Kisha Katolike "Zoja e Shkodres" ne Hartsdale - (NY) gjate nje dite  meshe
 
 
 
 
Besimtarët shqiptarë të krishterë në  Amerikë festuan Krishtlindjen


 
 
BEQIR SINA, New York





Mesazhet për një bashkëjetesë fetare,  dashuri dhe respekt, paqe dhe 
lumturi kanë shënuar edhe këtë vit ceremoninë  tradicionale të meshës së 
Krishtlindjes, kudo në kishat shqiptare në  SHBA

 

 
NEW YORK : Besimtarët e krishterë në të gjithë botën festuan mbrëmë në  
mesnatë Krishtlindjen. Festa ka nisur që pas mesnate, kohë, kur dhe janë  
mbajtur ceremoni të shumta fetare. Festa e Krishtlindjes ashtu si dhe në të  
gjitha kryeqendrat e botës, dhe qytetet më të mëdha, është  festuar edhe 
Prishtinë , Tiranë dhe  qytete të tjera  shqiptare, por edhe në diasporë. Sidomos 
në SHBA-ës, ku shqiptarët kanë disa  kisha. Krishtlindja, është festa më e 
rëndësishme e të krishterëve, pasi  shënon ardhjen e Perëndisë në tokë në 
formën e njeriut, që është pikërisht  Krishti.
 
     Kryepeshkopi Timothy  Dolan ka mbajtur në mesnatë, atë që  thirret 
"Midnight Mass"  në Katedralen e Shën  Patrikut, në Nju  Jork, duke tërhequr 
një  audiencë të qindra besimtarëve,  shumica turistë të huaj që kanë ardhur 
të vizitojnë këtë qytet, në këto ditë  festash. 
 
   Në Katedralen e Shën  Patrikut, në zemër të  qytetit të Nju Jorkut, 
mblidhen edhe personalitetet më të njohura të qytetit,  aktorët e famshëm 
njujorkez, por edhe personalietet e larta  politike, duke përfshirë Kryetarin e 
Bashkisë së qytetit të Nju Jorkut,  Michael  Bloomberg, Guvernatori i 
sapozgjedhur  të shtetit, Andrew Cuomo  dhe  Komisioneri i  Policisë së qytetit Ray  
Kelly. 
 
    Kryepeshkopi Dolan  tha, "Christmas  është nata e bekuar  për të gjithë 
besimtarët. Ne  jemi të gjithë si në  një  shtëpi, për të kremtuar 
Krishtlindjen  - këtu në  katedralen e Shën  Patrikut. Kjo, është  e vërtetë për  
natën e  heshtur, dhe "Ne me mjaft  përpjekje jemi për të mbushur  atë që kemi 
humbur, kurse rrënja  e çdo  dhimbje është  se ne jemi në  gjendje që të 
injorojmë   vetmin, e cila  më të vërtetë ka për të mbushur  atë boshllëk: të  
Zotit "


Ndërkohë, festa e  Krishtlindjes, është festuar nga  mijëra besmitarë e  
besimtare shqiptaro-amerikanë, prej atyre që i  përkasin  brezit të dytë e të 
tretë të emigrantëve shqiptarë të  shekullit të kaluar, në Amerikë, por edhe 
shqiptaro - amerikanë të brezit  më të ri. Mbrëmë në mesnatë të gjithë së 
bashku me familjet e  tyre, kanë kaluar mbrëmë "Meshën e  Mesnatës " - 
"Midnight Mass"  në kishat shqiptare, si në  Detroit, Boston, dhe Nju Jork, tri 
qytetet këto ku jeton edhe komuniteti më  i madh i të krishterve shqiptaro 
amerikanë.  
 
 
  Besimtarët e krishterë festuan mbrëmë  dhe sot Krishtlindjet. Mesha e 
krishtere filloi dje në mesnatë, në Kishën  Katolike Shqiptare të Shën Palit në 
Rochester Hill - Detroit, Kisha Zonja  Pajtore e Shqiptarëve në zonën 
Southfield.  Kisha e Shën  Palit me Meshtar I perndershmi Dom Anton Kçira dhe 
Kisha  Zonjës Pajtore të Shqiptarëve, me famullitar I perndershmi Dom Ndue  
Gjergji, dhe Kisha Katolike shqiptare në Amerikë "Zoja e Shkodrës",  I 
perndershmi Dom Pjeter Popaj, famullitari i famullise, e cila ndodhet në  një mjedis 
të bukur natyror, provincën e Harsdale - Nju Jork, kur besimtarët katolikë 
i kremtuan lindjen e  Krishtit.
 
 Ndërsa, në të gdhirë të mëngjesit të  sotëm, besimtarët ortodoks kremtuan 
meshën dhe ndezën qirinj në Kishën shqiptare të Shën Gjergjit në Boston. Ku 
sherben At Artur Liolin,  kryekancelar i Arkidioqezës shqiptare në Boston. 
Kishë, kjo që një shekull  më parë ka shënuar të parën apostolatë shqiptaro - 
orthodokse në Amerikën e  Veriut. Për herë të parë, në 1908 këtu në Boston, 
u hap kisha e parë,  shërbimet fetare u mbajtën në shqip për t'u shërbyer 
të krishterëve orthodoksë  në gjuhën e tyre. Prifti ynë i parë dhe i 
paharruar, i cili më vonë u bë  hierark, ka qënë Theofan Stilian Noli, i cili filloi 
një punë voluminoze të  jashtëzakonëshme e të gjithëanëshme në vitin 1908, 
që i shërbeu popullit në  SHBA-së, dhe në atdhe në mënyrë të mrekullueshme. 
 
Mesazhet për një bashkëjetesë fetare,  dashuri dhe respekt, paqe dhe 
lumturi kanë shënuar edhe këtë vit ceremoninë  tradicionale të meshës së 
Krishtlindjes, kudo në kishat shqiptare në  SHBA
 
Ceremonia kryesore në Nju Jork, e besimtarve  katolik shqiptarë u mbajt në 
Kishë Katolike shqiptare  "Zoja e  Shkodrës", ku famullitar i kësaj famullie 
është I përndershmi Dom Pjetër  Popaj . Të pranishëm kan qenë disa mijëra 
besimtarë, të të gjitha  moshave, fëmijë me prindërit e tyre dhe të moshuar.
 
 Në mesazhin e tij I përndershmi Dom  Pjetër Popaj thotë se Krishtlindjet 
na e japin mundësinë të ndalohemi pak dhe të  meditojmë për Dritën dhe 
Shpresën që hyjnë në botë nëpërmjet Lindjes së  Krishtit.Jezusi vjen për të na 
prua shëlbimin.  Ai vjen për të na çliruar prej mëkatit  që të kthehemi te 
përqafimi i Atit.  Ai vjen për të na prua dritën në terrin tonë, shpresën e 
jetës së re dhe  premtimin e parrizit.
 
Lindjes së Krishtit,  thekson Popaj,  i ka prij hylli ndriçues që ka 
shndritur tre mbreten që  prej sa milash larg shkojnë pas hyllit deri që e gjejnë 
Krishtin Foshnje. E  njajta dritë na ndriçon edhe ne sot.  Në Jezusin fëmij 
fjetur në grazhd është krejt pranija e Zotit.  Ai vjen që ne të kemi jetën 
më të  begatëshme. 
Më tej Dom  Pjetri thotë le të; " Lutemi që të gjithë, por sidomos ata që 
besojnë  në Krishtin, tu përngjajnë tre mbretërve prej lindjes, që e kanë 
parë hyllin,  kanë besuar dhe janë nisur pas tij.  Bëje që Krishtlindjet të na 
mbushin me mrekullin e misterit të Krishtit  Foshnje, Birit të Zotit. 
Në fund të mesazhti ai  thotë përsëri "I lutemi Zotit që të ju bekojë ju 
dhe familjet e juaja për  Krishtlindje dhe gjatë Vitit të Ri e gjithmonë.  Bën 
që të ju mbushin zemrat tuaja me  praninë e Tij që ta tregoni dashurinë e 
Tij ndër të tjerë.  Gëzuar Krishtlindjet! ka përfunduar  mesazhin famullitari 
i kishës Katolike Shqiptare Zoja e Shkodrës Dom Pjetër A.  Popaj
clip_image001.jpg (image/jpeg, 52.8 KB) - not displayed
clip_image002.jpg (image/jpeg, 31.5 KB) - not displayed
lmpx.com only provides a reader for public news (NNTP) servers. It is not affiliated with the servers or forums shown here and is not responsible for the content of articles, which is written by their respective authors.