fotoreportazh - New Yorku i bllokuar i gjithe nga debora
| Newsgroups | gmane.politics.region.albania.shqiperia |
|---|---|
| Message-ID | <[email protected]> |
New Yorku i bllokuar i gjithe nga debora BEQIR SINA, New York Nga stuhia me e ftohte dimerore ne 25 vitet e fundit jane goditur , te gjitha zonat verilondore te SHBA, edhe dy qytetet kanadeze Toronto dhe Otava NEW YORK CITY (_http://www.ina-online.net/_ (http://www.ina-online.net/) ) Autokolona te policise kanadeze dhe helikoptere ushtarake mbreme evakuan shofere dhe udhetare ne afersi te Sarnit ne krahinen Ontario te Kanadase, te cilet prej te henes mbeten te ngujuar ne autostrade. Nga stuhia me e ftohte dimerore ne 25 vitet e fundit jane goditur edhe dy qytetet kanadeze Toronto dhe Otava. Nga ana tjeter, vala e ftohte arktike u perhap dhe ne pjesen lindore te SHBA-se qe solli serish bore ne shtetin e Nju-Jorkut dhe Pensilvani, ndersa temperaturat e uleta shkaktuan deme ne te mbjellat me agrume ne Floriden Jugore, ku prodhohen 70 per qind nga prodhimi i pergjithshem i SHBA-se. Sherbimi meteorologjik amerikan paralajmeroi serish bore ne shtetin amerikan Indiana, ku shtresa e bores gjate fundjaves arriti deri ne 55 centimetra. Debore intensive prej mbreme bie edhe ne bregdetin lindor te SHBA-ve. Ne rrethinen e New York-ut mijera automjete, ne te dy anet e rrugeve por dhe ne mes te saj prej mbreme mbeten te bllokuara neper rruge, kurse shume autostrada jane mbyllur. Ekipet e shpetimit po ndihmojne njerezit qe kane nevoje per te shkuar ne spitale ndersa ekipet per pastrimin e debores po punojne me intensitet te plote. Gjendja me e veshtire eshte per ne veri ne rajonin e Bafallos, ne veri te qytetit te Nju Jorkut, ku sipas metereologeve deri sot ne mengjes ka rene rreth gjysme meter bore. Stuhia e pare e madhe, per sezonin e dimrit 2010, edhe tre dite para se ky vite te kaloi, mund te jete nje nje nder stuhite me te medha ne 50 vjetet e fundit, thane ekspertet e klimes ne Nju Jork. Ajo filloi dje pas dite dhe pa pushim vazhdoi me rreshje te dendura debore qe mbuluan gjite qytetin qysh dje te dielen pasdite ne te gjithe zonen e qytetit te Nju Jorkut. New York City ishte nje '...wonderland' vend me bukuri te ralle piktoreske, shkruanin gazetat sot, megjithese 'debora do ta beje shume te veshtire komunikimin te henen ne mengjes'. Banoret e New York City-t, jane te izoluar sot me veten e tyre dhe per nje distance te shkurter jashte pragut te shtepise. Bora e madhe e pare e dimrit, ka mbyllur tre aeroportet nderkombetare, New York, LaGuardia dhe JFK Airport, qe te dielen dhe aeroportet nuk jane te gatshem as sot ne _mengjes_ (http://www.ny1.com/content/top_stories/131198/snowfall-continues-as-new-yorkers-prepare-for-messy-commute#5) . Autoritetet thane se do te nderpriten te gjitha udhetimet te henen ne mengjes, nese bora vazhdon te bie ne zonen e Nee York City. Meteorologu John Davitt, i tha kanalit televizive te qytetit se debora e madhe do te vazhdoje deri ne oren 05:00 te dites se hene. Ererat e forta do te shkoin deri ne 50 ne 60 mph (per ore) dhe pritet do te krijojne deme te medha . Te gjitha aeroportet e zones, lokale dhe nderkombetare, trenat e linjave te gjate dhe te brendeshme ne qytete, Amtrak, Long Island Rail Road, Metro-North dhe qe te gjitha metrot e qytetit dhe sistemi i autobusve urban dhe ineterurban, qe te gjitha ose jane pezulluar ose kane raportuara shkalle te ndryshme te funksionimit prej oreve te hershme te mengjesit se dites se hene. Rreth 200 pasagjere mbeten te bllokuar dhe eshte dashur te evakuohen, kur nje tren i nendheshem i linjes Q mbeti ne metro i mberthyer ne nja lagje ne Brooklyn. Zyrtaret thane sistemi elektrik "ConEd" pati defekte ne disa zona te qytetit dhe rreth 4.000 konsumatore ne lagjen e Queensit, mbeten pa drita. Ashtu si gjate stuhise, edhe nje pjese te vogel te konsumatoreve ne mbeten pa drita ne Brooklyn dhe Bronx. Ne nje konference per shtyp te dielen pasdite, Kryetari i Bashkise se qytetit te Nju Jorkut, Michael Bloomberg kerkoi nga njujorkezet te perdornin linjat tranzit vetem brenda qytetit ne mase dhe te lene menjane makinat e tyre ne shtepi ose ne rruge. Nderkohe, me shume se 1.400 fluturime nga aeroportet nderkombetare dhe lokale u anulluan. Gjate nates se kaluar reshjet e bores dhane efektin e tyre te cilat ishin parashikuar dite me pare. Ndersa temperaturat me te larta per diten e sotme do te jene -5 grade Celcius dhe me te uletat -12 grade Celcius. Parashikimet flasin per reshje bore deri 50 ne 45 centimetra. Tashme jane krijuar mjaft probleme si ne trafikun rrugor ashtu dhe ate ajror. Aeroportet nderkombetar i Nju Jorkut i kane ka anulluar te gjithe fluturimet prej tij deri ne nje afat te papercaktuar. Departamenti i transporteve per New York-un eshte vene i gjithi ne levizje per te eleminuar sadopak efektet negative. Linja e urgjences 911 deri ne keto momente ka regjistruar 10.000 telefonata, nje shifer kjo mjaft e larte e cila pritet te jete ne rritje gjate oreve ne vazhdim. The Wall Street Journal shkruan sot se; 'Sot mendohet te thyen te gjithe rekordet, debora do te arrije shtresen 26,9 inç (me shum se rekordi i vendosur ne shkurt te vitit 2006)'. (http://www.cbsnews.com/2300-201_162-10005985-2.html) (http://www.cbsnews.com/2300-201_162-10005985-3.html) (http://www.cbsnews.com/2300-201_162-10005985-4.html) (http://www.cbsnews.com/2300-201_162-10005985-5.html) (http://www.cbsnews.com/2300-201_162-10005985-7.html) (http://www.cbsnews.com/2300-201_162-10005985-8.html) (http://www.cbsnews.com/2300-201_162-10005985-9.html) (http://www.cbsnews.com/2300-201_162-10005985-11.html) (http://www.cbsnews.com/2300-201_162-10005985-12.html) December 26 Blizzard, NYC December 26 Blizzard, NYC December 26 Blizzard, NYC December 26 Blizzard, NYC December 26 Blizzard, NYC December 26 Blizzard, NYC December 26 Blizzard, NYC December 26 Blizzard, NYC December 26 Blizzard, NYC December 26 Blizzard, NYC December 26 Blizzard, NYC December 26 Blizzard, NYC December 26 Blizzard, NYC December 26 Blizzard, NYC
clip_image001.jpg
(image/jpeg, 37.8 KB) - not displayed
clip_image003.jpg
(image/jpeg, 28.2 KB) - not displayed
clip_image004.jpg
(image/jpeg, 26.8 KB) - not displayed
clip_image005.jpg
(image/jpeg, 27.4 KB) - not displayed
clip_image006.jpg
(image/jpeg, 25.9 KB) - not displayed
clip_image007.jpg
(image/jpeg, 259.9 KB) - not displayed
clip_image008.jpg
(image/jpeg, 104.7 KB) - not displayed
clip_image009.jpg
(image/jpeg, 127.1 KB) - not displayed
clip_image010.jpg
(image/jpeg, 83.6 KB) - not displayed