RABINI FROMAN BEN APEL PER TI KERKUAR FALJE TURQISE
Nje rabin hebre vullnetar i paqes tha se qeveria e Netanjahut duhet te
kerkoje te falur dhe se duhet te shkoj ne Turqi per t’u takuar me
Kryeministrin Rexhep Tajip Erdoan.
(http://www.jpost.com/)
ANKARA TU: E ndersa ne korridoret politike te Izraelit vazhdojne debatet “
A do te kerkohet te falje nga Turqia?”, nga shoqeria civile lartesohen
thirrjet drejtuar qeverise per paqe dhe marreveshje.
Nje rabin hebre vullnetar i paqes tha se qeveria e Netanjahut duhet te
kerkoje te falur dhe se duhet te shkoj ne Turqi per t’u takuar me
Kryeministrin Rexhep Tajip Erdoan.
Aktivisti izraelit i paqes, rabin Menahem Froman mbrojti mendimin se vetem
ndermjetesimi i Turqise mund te sjelle paqen ne rajon.
-“Deshira ime e fundit eshte te takohem edhe nje here me Erdoanin per te
vendosur paqen ne Lindje te Mesme”, u shpreh rabini Froman, i cili ne te
kaluaren eshte pritur 1 here ne takim nga Kryeministri Rexhep Tajip Erdoan.
Froman tha se ne qofte se do te kete rastin te takohet serish me Erdoanin
me vete do te marre edhe nga nje perfaqesues te Hamasit dhe Al Fatahut.
Per te ndrequr marredheniet, Izraeli duhet te kerkoje falje nga Turqia per
bastisjen e anijes “Mavi Marmara”, tha Forman, duke shtuar se
Kryeministri Benjamin Netanjahu nuk do qe ta lere ne nje pozite te veshtire ushtrine
izraelite.
-“Edhe Ministri i Mbrojtjes Ehud Barak nuk eshte per humbjen e Turqise, -
veçoi rabini Froman dhe shtoi: “Ne qofte se hapet nje rruge nga ana e
Turqise, atehere edhe Netanjahu do ta gjeje nje formule”.
Rabini i beri thirrje Kryeministrit Erdoan per te ndezur nje shkendije ne
kete drejtim. /Beqir SINA/
(http://www.jpost.com/)
RABINI FROMAN BËN APEL PËR TI KËRKUAR FALJE TURQISË
Një rabin hebre vullnetar i paqes tha se qeveria e Netanjahut duhet të
kërkojë të falur dhe se duhet të shkoj në Turqi për t’u takuar me
Kryeministrin Rexhep Tajip Erdoan.
ANKARA TU: E ndërsa në korridoret politike të Izraelit vazhdojnë debatet “A
do të kërkohet të falje nga Turqia?”, nga shoqëria civile lartësohen
thirrjet drejtuar qeverisë për paqe dhe marrëveshje.
Një rabin hebre vullnetar i paqes tha se qeveria e Netanjahut duhet të
kërkojë të falur dhe se duhet të shkoj në Turqi për t’u takuar me
Kryeministrin Rexhep Tajip Erdoan.
Aktivisti izraelit i paqes, rabin Menahem Froman mbrojti mendimin se vetëm
ndërmjetësimi i Turqisë mund të sjellë paqen ne rajon.
-“Dëshira ime e fundit është të takohem edhe një herë me Erdoanin për të
vendosur paqen në Lindje të Mesme”, u shpreh rabini Froman, i cili në të
kaluarën është pritur 1 herë në takim nga Kryeministri Rexhep Tajip Erdoan.
Froman tha se në qoftë se do të ketë rastin të takohet sërish me Erdoanin
me vete do të marrë edhe nga një përfaqësues të Hamasit dhe Al Fatahut.
Për të ndrequr marrëdhëniet, Izraeli duhet të kërkojë falje nga Turqia për
bastisjen e anijes “Mavi Marmara”, tha Forman, duke shtuar se Kryeministri
Benjamin Netanjahu nuk do që ta lërë në një pozitë të vështirë ushtrinë
izraelite.
-“Edhe Ministri i Mbrojtjes Ehud Barak nuk është për humbjen e Turqisë, -
veçoi rabini Froman dhe shtoi: “Në qoftë se hapet një rrugë nga ana e
Turqisë, atëherë edhe Netanjahu do ta gjejë një formulë”.
Rabini i bëri thirrje Kryeministrit Erdoan për të ndezur një shkëndijë në
këtë drejtim.
lmpx.com only provides a reader for public news (NNTP) servers. It is not
affiliated with the servers or forums shown here and is not responsible for
the content of articles, which is written by their respective authors.