Nju Jork : Ndue Gjonmarku, Kapedan i Kapidaneve te Mirdites

[email protected]
Newsgroups gmane.politics.region.albania.shqiperia
Message-ID <[email protected]>
 
Vdiq dhe u varros ne  Nju Jork : Ndue Gjonmarku, Kapedan i Kapidaneve te 
Mirdites   
BEQIR SINA, New  York 
Jeta dhe vdekja e  Kapedanit te Mirdites Ndue Gjomarku.......prej Mirdite e 
deri ne Nju  Jork 
QUEENS NEW YORK  : Diten e marte, me 4  Janar 2011, ne Spitalin “North Shore
”, ne zonen Forest Hills,  qytetin Queens - New York, ne moshen 97 - 
vjeçare (ne oren 11:00  nates), mbas nje semundje te rande, vdiq Kapidani i 
Mirdites Ndue Gjomarku, i  rrethuar nga familja, vellai Kapidan Nikolle Gjonmarku, 
djali Gjoni dhe  tre vajzat: Kristina, Bardha dhe Aleksandra.  
Ishin te pranishem meshtari Dom Pjeter Popaj dhe miqt e ngushte te familjes 
 Gjomarku: Dr. Gjon Buçaj Kryetar i Federates Panshqiptare “Vatra” dhe 
Sekretar i  Bllokut Indipendent, publicisti dhe shkrimtari Tome Mrijaj - 
Sekretar i  Pergjithshem i Lidhjes se Prizrenit, dhe disa miq e anetare te tjer  
te familjes. Ne momentet e fundit te jetes se tij, Dom Pjeter Popaj  - beri 
salikimet e rastit per aktivistin nacionalist Kryetarin e Blokut  Indipendent 
dhe besimtarin e devotshem te Kishes katolike shqiptare ne New York  
Kapidan Ndue Gjomarku.  
Sherbesa,  Funerali dhe Varrimi sipas ritit Katolik 
Trupi i tij, gjate gjithe kesaj fundjave u vendos ne shtepine  mortore "Fox 
Funeral Home", ku qindra veprimtare, bashkekohas  dhe bashkeluftetar te tij 
- anetare te familjes, miq dhe  shok, mergimitar te vjeter e te rinje, i 
bene te  ndjerit, ne menyra te ndryshme, homazhe dhe vendosen kurora me  lule, 
ne shtepine mortore prane arkivolit me trupin e pajete.   
Nderkohe ne kishen katolike - Our Lady Queen of Martyrs Church  - ne Queens 
Blvd. Forest Hills,  perveç familjarve erdhen  dhe personalitete, 
veprimtare te dalluar te komunitetit, si dhe dy  djemte e Bajraktarit te Lumes, 
Muharrem Bajraktarit. Anetare dhe perfaqesues te  disa nga familjet me fisnike 
shqiptare, ne Amerike, emigruar ne kohe e  periudha te ndyshme si nga Kosova, 
Mali i Zi, Maqedonia, Lugina  e  Presheves, e Çameria, Tirana, Puka, 
Mirdita, Shkodra, Kukesi,  Tropoja, Dibra, Gjirokastra, Vlora, Kruja e  tjere.   
Ne Kishen Our Lady Queen of  Martyrs Church eshte kryer mesha, dhe u ba 
bekimi i trupit te vdekun,  te vendosur ne mes te Kishes, ne balle tek Elteri i 
 Zojes.  
Mesha e lamtumires se  fundit, u krye nga Prifti  i kesaj kishe Jan Cduzek. 
Ndersa, predikimi dhe  bekimi u dhane nga Dom Pjeter Popaj famullitar i 
Ksihes Katolike shqiptare  Zoja e Shkodres, ne shqip(mbasi siç tha Dom Pjetri, 
edhe sikur te ishte gjalle  Kapedani, besoj se keshtu do t'a kishte 
deshirue) dhe gjuhen angleze,  per anglishtfolesit. Me pase  per figuren e Kapedanit 
te Mirdites Ndue  Gjomarku, ne shqip dhe anglisht, folen me radhe si vajza 
Bardha dhe  djali Gjoni, si dhe fjalen kryesore e mbajti, Dr. Gjon Buçaj, i 
cili njihereshit  mban dhe detyren e kryetarit te Federates PanShqiptare te 
Amerikes  Vatra. 
Nga Kisha Our Lady Queen of Martyrs Church - ne Queens Blvd.  Forest Hills, 
arkivoli me trupin e tij eshte barte per ne jeten e  amnueshme, nga djali i 
tij Gjoni, dy djemet e vellait Nikolles, dhe  miku ingushte i Kapidanit dhe 
familjes se tij Tome Mrijaj, dhendrri dhe  nje i aferm i familjes dhe 
shoqeruar sipas ritit, nen drejtimin e dy  prifterinjeve, ne krye bajtesin me 
kryqin e madh. Me pase akrivoli me  trupin e tij eshte bajte dore ne dore, prej 
bashkekohseve dhe  bashkeluftetarve te tij, te emigracionit dhe disa miqve 
e shokve,  anetarve te famullise se tij - qe ne shenje nderimi kishin ardhur 
per t'i  dhene lamtumiren e fundit, Kapedanit te Mirdites Ndue Gjomarku.   
Ceremonia  e varrimit u mbajte ne varrezat publike Mt St.  Mary’s Cemetery 
ne Booth Memorial  Avenue Flushing, New  York. Predikimin e fundit  dhe 
sherbesa e fundit, ne mejdiset e ketij kompleksi varrezash  qytetare, duke 
vendosur edhe nga nje tradafile mbi arkivolin e tij nga  pjesmarresit- u udhehoq 
nga i Perndershmi Dom Pjeter Popaj famullitar  i Ksihes Katolike shqiptare 
Zoja e Shkodres ne Harsdale - New  York. Sipas zakonit tone  shqiptar, dhe e 
mbajtur dhe e ruajtur edhe prej  Shtepise se  Kapedaneve, u dha dhe buka e 
pershpirtshme, te cilen me kete raste e bekoi  Dom Pjeter Popaj.  
Jeta dhe vdekja  e Kapedanit te Mirdites Ndue Gjomarku 
Ne  kete ceremoni, ne emer te Familjes se Kapedanit te Mirdites Ndue  
Gjomarku, nga Shqiperia, Kosova, dhe nga mbare mergata shqiptare  nacionaliste, 
ne Europe dhe ne Shtetet e Bashkuara, u kane erdhe  shume telegrame dhe letra 
ngushellimi, nga miq dhe personalitete te  njoftuna shqiptare ne vende, te 
ndryshme te botes,  Shqiperi dhe Kosove, e  viset e tjera shqiptare. Perfshir
e edhe "Deren e Kokes" se Mirdites,  Mr.sc.Nue Oroshi, studiues-historian 
dhe hulumtues.Telegramet e shumta qe kishin  mbrrijt nga shume vende te botes 
nepermjet postes elektronike, dhe telegrafisht  familjes Gjomarku dhe Tome 
Mrijaj me urdherin e Kapidan Nikoll Gjomarkajt,  vellait te te ndjerit, nuk 
u lexun pasi familja tha se se shpejti ata do te  botojn nje liber 
perkujtimor, ku do te perfshihen te  gjitha. 

Dr. Gjon Buçaj, kryetar i Federates PanShqiptare te Amerikes Vatra, qe 
mbajti  dhe fjalen kryesore, e çmoi ne fjalen e tij Ndue Gjomarkun, si  nje nga 
ata Kapedan, qe ishte  prijsi, ose si  tha ai "pikerishte nga ata qe i 
printe i pari dhe me pas u  bente thirrje te vinin te tjeret , pra, jo vetem te 
komandonte, por, te dilte i  pari te luftonte ne krye te pupollit te asaj 
krahine. Keshtuqe, "Kapidani Ndue  Gjomarku, tha zoti Buçaj, do te mbetet ne 
Historine Shqiptare se,  perkunder aktivitetit personal ne sherbim te Kombit, 
veprimtarine e tij e   kreu me shume sukses, edhe gjate aktivitetit te tij 
ne mergim, duke u lan  sot edhe femijve te tij, pikerishte ate krenarine e 
madhe  te familjes se Gjomarkajve, qe i ka karakterizuar keta gjate gjithe  
historise,se tyre duke i bere me kete raste edhe vellain Kapidan  Nikolle 
Gjonmarku, djalin Gjonin dhe tre vajzat: Kristina, Bardha dhe  Aleksandra, 
anetaret e tjere te familjes se tij ne Shqiperi, te jene  ma kryelarte" tha dr 
Buçaj. 
"Me  bente pershtypje, do te theksonte ne mesazhin e tij te lamtumires I  
Perndershmi Dom Pjeter Popaj famullitari i Kishes Katolike Zoja e Shkodres, 
ne New  York, se gjithenje,  sa here takoheshim me kete njeri - ndonese ai 
ishte ne moshe, kishte nje mremori  te fresket dhe te mbushur plote me kujtime 
dhe histori te jetuara e te  cuditshme. Ai dallohej per mua si nje njeri 
mjaft energjik, i perkushtuar  dhe shume i vullneteshem, per te bere gjithçka 
ne te mire te fese,  kombit, familjes, shoqerise dhe vendit te tij - qe e 
donte aq  shume." 
Popaj  theksone se "Ashtu, si  thashe ne meshe gjate predikimit tim, pasi 
aty je  edhe me i frymezuar, "si person, ky, ka qene me te vertet nje Kapedan 
! me ate  titull jo vetem qe e ka merituar per te qene i till - por, ka 
qene siç i thote  populli i aneve tona :"Kapedan ne nadje dhe Kapedan dite". 
Per, Dom Pjeter Popajn, ai ka qene nga ata Kapedan qe kudo i eshte leshuar  
vendi dhe i eshte degjuar fjala mes burrave te Kuvendit. Kapedani, ka pase  
nje respekt dhe nje admirim te madh ne popull, ne familje e shoqeri, pra 
kudo qe  ai njihej, sidomos, prej kohes ku edhe qendroje me shume ne 
emigracion, ku ai e  fillon kete jete gjysme shekulli me pare, mendon ai.  
Metej theksoje  Dom Pjetri, te gjithe ata qe dolen ne kohen e regjimit te  
komunizmit, nga  Shqiperia, tregojne edhe sot se ai ka pase nje njohuri te 
madhe  intelektuale, jo vetem ne pikpamjen e historise se familjes se 
Markagjonajve,  por, edhe te historise tone kombetare: "Ai ishte si nje historian i 
 mire edhe i historise se kesaj familje te madhe Mirditore, por, edhe i  
Shqiperise, Kosoves e trojeve shqiptare." 
Dom Pjeter Popaj, e vlerson Kapedanin e Mirdites Ndue Gjomarkaj, 
gjithashtu,  edhe si nji njeri qe kishte nje kaliber te jashtezakoneshem, dhe  nje 
mremorie shume te kthjellte, qe e shoqeroi sipas tij deri diten e  vdekjes. 
"Kete fakt, permendi ai e kam degjuar per here te pare  ne fjalimet e tija, 
duke folur rreth historise se familjes dhe  historise se Mirdites."  
"Ai ishte  njeri me ndenja te thella fetare - nje njeri qe e ka dashte 
Zotin dhe e ka  adhuruar ate, duke edukuar edhe familjen e tij, me ndenja te 
thella fetare, e  kombetare, per te ecur gjithmon ne "Rrugen e ndritur te 
Zotit". Me fjale te  tjera ai binomi i tij, ka qene "Per Fe dhe per Atdhe!" - 
"Per Zotin ne  Qiell dhe per Robin ne Toke". Ai ka qene i njejti dhe me te 
njejtin parim  jetesor, qe e ka karakterizuar ate." mendon Dom Pjeter  Popaj. 
Me kete parime ai drejtoje jeten e tij, per  te edukuar familjen dhe 
gjithmone ka dhene edhe frymezime shqiptareve te  tjere, si me kene sa me 
shqiptare dhe sa me  besimtare. 
Nje aspekt  tjeter, qe e bene te veçante kete njeri, tregon Popaj, eshte 
ajo qe e dallon  edhe me shume kete njeri  "Nuk ka qene ndonje emigrante 
tjeter, mendoj une  thote ai, qe e ka kundershtuar me shume sesa Kapedani me  
bashkeluftetaret e tij ne emigrim faren e komunizmit ne Shqiperi, Kosove, e  
trojet tona etnike - sepse, ai dhe keta emigrante qe dolen ne kohen e  
komunizmit, kane qene "prijesit" e luftes kundra te se  keqes komuniste ne vendin e 
tyre ". 
Ne kete  shikim, ajo qe i bene te veçante keta nacionalista dhe patriot te 
vertete  ne mergim, e sidomos ne Europe, dhe ketu ne SHBA-es, thote Popaj, 
ka  qene ajo qe thonin gjate gjithe kesaj periudhe keta burra trima dhe te  
mencur patriot e atdhetar te flaket:  "Ejani ju mbas nesh - me ne ne  krye 
dhe ju mbas, ne do t'a shkaterrojme se bashku komunizmin", ky  ishte motivi i 
gjithe jetes se tyre ne diaspore. 
Dergimin e tij ne jeten e pasosun, pra percjellja e tij, sot me nje 
ceremoni kaq  te bukur,  Dom Pjeter Popaj, i a referon gjithsesi jetes se tij  te 
lavdishme. "Pjesemarrja, ceku ai, eshte ajo qe le deshmi dhe gjurme te  pa 
shlyeshme ne kujtimet e nderimet qe i bejne ketij njeriu,  gjithe keta njerez, 
per te treguar edhe me mire se çfare njeriu ka qene ky.  Me kete veper qe 
ka bere ai dhe familja e tij "Ky, ka per te qene nje njeri i  paharrushem ne 
mendjen time, por, mendoj edhe ne mendjen dhe zemren e te  gjithe ketyre 
bashkeatdhetarve dhe familjes se tij." 
Nderkaq, duke folur per aspektin anti-komuniste, nje mik i  tij gjysmesheku
llor, i familjes se Kapedanit te Mirdites, I  Perndershmi Dom Anton Kçira, 
meshtari i Kishes Katolike Shqiptare "Shen  Pali" ne qytetin Rochecter Hills 
-Detroit e kujton ate me  krenari. " Kapedani, thote Kçira, ishte simboli i 
nje  familje te presekutuar, te ciles, regjimi komunist i Enver Hoxhes , per 
me  shume se gjysme shekulli, nuk la gje pa i bere atij dhe Deres se Madhe  
te Markgjonajve, duke ia djegur e plaçkitur kullat, ia  marre te gjithe 
pasurine, çfare kishte dhe ne fund si te "mos ngopej" me  kaq, edhe ia 
pushkatoi, ia burgosi burrat me te mire te kesaj dere,  edhe disa te tjere duke i 
degdisur deri se bashku me grate e  femijet, neper interrnime, kampeve te 
punes e kenetave te Myzeqes dhe  kazermave te Tepelenes, Beratit, Porto 
Palermos, kenetes se Maliqit e  tjer."  
Mirepo!, tha ai  historia tregoje se kjo dere e madhe e Mirdites, megjithe 
keto vuajtje  ka  qendruar dhe ka ruajtuar e mbajte ashtu si i ka hije kesaj 
dere  te madhe Mirditore, si traditen, fene, familjen dhe atdheun e  tyre. 
Dom  Antoni  duke mos lene anesh rezistencen e deres se Gjonmarkajve, neper 
 shume furtuna te luftes se tyre, nuk e len pa  permendur se "Kjo, familje 
sipas historise, ashtu si i kane prire  popullit shqiptare gjate asaj kohe 
prej sundimit otoman ka  vazhduar deri ne sundimin komuniste, qe mbertheu me 
"koleren"  komuniste tere Europen juglindore, duke perfshire fatkeqesisht 
edhe  Shqiperine, Kosoven dhe te gjitha viset shqiptare,  familja e  madhe 
Kapedanit te Mirdites, qendroje ne balle te saj dhe madje  heroikisht, duke i 
prire popullit tamam si prijsat e  tij." 
Ne rrefimin e tij, se si e njofti Kapedan Ndoun, Kçira,  tregon se e ka 
njofe prej me shume se 40 vjeteve. Atehere kur e ka takuar  per here te pare, 
ate ne vdekjen e vellait te tij. Me pase, tha  Kçira, me njeriun me te dashur 
te familjes se tyre, ne New  York, Tom Mrijajn, kam pase rastin t'a takoi 
Kapedanin e Mirdites Ndue  Gjonmarkun dhe disa here te tjera, si ne New York, 
e Detroit, nderkohe,  per here te fundit e kame takuar  dy vjet me pare, po 
ketu ne New  York. 
Dom  Antoni e pershkruan figuren e Kapedanit te Mirdites ;" Si nji njeri me 
 virtyte te ralle nje intelektual i larte, me nje edukim dhe kulture te  
thukt perendimore, nji burre me nje karakter te forte, i zgjuar dhe  besim te 
thelle fetar , patriot dhe atdhedashes i flaket." 
Ne keto momente te thella dhimbje i pikelluar nga vdekja e tij, I 
Perndershmi  Dom Anton Kçira, meshtari i Kishes Katolike Shqiptare "Shen Pali" ne  
qytetin Rochecter Hills -Detroit, thekson se" Kjo eshte  nji humbje e madhe, 
kur ai sot po shkon ne jeten e  pasosun, nji njeri i madh, qe mban titullin 
Kapedan i  Mirdites, Kapedani Ndue Gjon Marku, eshte i nderuar dhe i  
respektuar, per te  gjithe ne, dhe familjen e tij, popullin e Mirdites. Shpirti i 
tij befte drite ne  paqe dhe i lehte qofte dheu i kesaj toke!" Amen!  
Nderkohe,  ne fund publicisti dhe shkrimtari i disa librave historik, dhe 
autor i disa  botimeve per Kapedanin e Mirdites, Tome Mrijaj - Sekretar i  
Pergjithshem i Lidhjes se Prizrenit, thote se :"Ajo qe me nxiti si  shtyse, 
qysh ne fillim edhe te vete titullit te shkrimit tim: “Mirdita krenaria  dhe 
lavdia e dinastise se Deres te Kapidanit”, eshte vete historia e pasur e  
Mirdites dhe Deres se Kapidanit, pra ishin bijte e nderuar te se ciles  njeri 
pas tjetrit bene nje epoke te lavdishme gjate shekujve. Ata, sebashku  
plotesojne njera tjetren dhe jane dy ane te se njejtes medalje te çmuar ne  
xherdanin e pasur te historise se popullit shqiptar." 
Tome Mrijaj eshte nga  ana tjeter edhe mik i afert i Kapidan Ndue 
Gjomarkut, ne mergim e  pershkruan ate jo vetem qe eshte nje personalitet i madh ne 
vetvete, jo  vetem qe ka luajtur rol te vertet si edhe aktiv si pjesemarres 
dhe  drejtuese te organizmave shqiptare ne Perendim pergjate dekadave qe 
pasuan  vendosjen e diktatures komuniste ne Shqiperi, por, shprehet Mrijaj, 
Kapedan Ndue  Gjonmarku, ka qene shok’edhe mik i vertet i Monsinjor Oroshit qe 
ne rinín’e  Tij te hereshme !  Kesisoji kuptohet qarte, thote ai se fati e 
desh  qe, edhe ne librin tim shkruar  per Imzot Zef Oroshin, e kam  shkruar 
duke pase ne dispozicion burime sa me te larmishme e po  aq krejtesisht te 
posaçme, te cilat, nuk ka arkiv qe t’ua vere ne dispozicion  hulumtuesve te 
zakonshem."   
Edhe  studiuesi i njohur ne diasporen shqiptaro - amerikane, publicisti 
Idriz  Lamaj, ish gazetari i Zerit te Amerikes ne shenimet biografike per  
Kapidanin Ndue Gjon Marku shkruan, se: “…Ndojt i paraqiten raste me prite e  
percjelle personalitete te shqueme shqiptare dhe te hueja dhe me perfaqsue  
oxhakun e tij te njoftun…Por simbas tij, ne Mirdite ne kontakt me popull e  
krene, dhe te krahinave te ndryshme, formohet ne pikpamje tradicionale e  
kanunore. Te gjitha keto kontakte e formojne moralisht e politikisht me kuptue  
realitetin e gjendjes te nderlikueme te kohes”. (Idriz Lamaj, “Komiteti 
Kombetar  “Shqiperia e Lire” 1949-1956”, New York, USA, 2000, fq. 101). 




























































































































































































Vdiq dhe u varros në Nju Jork  : Ndue Gjonmarku, Kapedan i Kapidanëve të 
Mirditës   
 





BEQIR SINA, New  York
 
 
Jeta dhe vdekja e Kapedanit të Mirditës  Ndue Gjomarku.......prej Mirdite e 
deri në Nju Jork
   

 
 
QUEENS NEW YORK : Ditën e martë, më 4 Janar 2011, në  Spitalin “North Shore”
, në zonën Forest Hills, qytetin Queens  - New York, në moshën 97 - vjeçare 
(në orën 11:00 natës), mbas një sëmundje  të randë, vdiq Kapidani i 
Mirditës Ndue Gjomarku, i rrethuar nga familja, vëllai  Kapidan Nikollë Gjonmarku, 
djali Gjoni dhe tre vajzat: Kristina, Bardha dhe  Aleksandra. 
 
    Ishin të pranishëm meshtari Dom Pjetër Popaj dhe miqt e  ngushtë të 
familjes Gjomarku: Dr. Gjon Buçaj Kryetar i Federatës Panshqiptare  “Vatra” 
dhe Sekretar i Bllokut Indipendent, publicisti dhe shkrimtari Tomë  Mrijaj - 
Sekretar i Përgjithshëm i Lidhjes së Prizrenit, dhe disa miq  e anëtarë të 
tjer të familjes. Në momentet e fundit të jetës së tij, Dom  Pjetër Popaj - 
bëri salikimet e rastit për aktivistin nacionalist Kryetarin  e Blokut 
Indipendent dhe besimtarin e devotshëm të Kishës katolike shqiptare në  New York 
Kapidan Ndue Gjomarku. 
 
 
 Shërbesa, Funerali dhe Varrimi sipas ritit  Katolik
 
 
    Trupi i tij, gjatë gjithë kësaj fundjave u vendos  në shtëpinë mortore 
"Fox Funeral Home", ku qindra  veprimtarë, bashkëkohas dhe bashkëluftëtar të 
tij - anëtarë të  familjes, miq dhe shok, mërgimitar të vjetër e të rinjë, 
i bënë të  ndjerit, në mënyra të ndryshme, homazhe dhe vendosën kurora me  
lule, në shtëpinë mortore pranë arkivolit me trupin e pajetë. 
 
    Ndërkohë në kishën katolike - Our Lady Queen  of Martyrs Church - në 
Queens Blvd. Forest Hills,   përveç familjarve erdhen dhe personalitete, 
veprimtarë të  dalluar të komunitetit, si dhe dy djemtë e Bajraktarit të Lumës, 
Muharrem  Bajraktarit. Anëtarë dhe përfaqësues të disa nga familjet më  
fisnike shqiptare, në Amerikë, emigruar në kohë e periudha të  ndyshme si nga 
Kosova, Mali i Zi, Maqedonia, Lugina e  Presheves,  e Çamëria, Tirana, Puka, 
Mirdita, Shkodra, Kukësi, Tropoja, Dibra,  Gjirokastra, Vlora, Kruja e tjerë.  
 
   Në Kishën Our Lady Queen of Martyrs  Church është kryer mesha, dhe u ba 
bekimi i trupit të vdekun, të  vëndosur në mes të Kishës, në ballë tek 
Elteri i  Zojës. 
 
    Mesha e lamtumirës së fundit, u  krye nga Prifti  i kësaj kishe Jan 
Cduzek. Ndërsa, predikimi dhe bekimi  u dhanë nga Dom Pjetër Popaj famullitar i 
Ksihës Katolike shqiptare Zoja e  Shkodrës, në shqip(mbasi siç tha Dom 
Pjetri, edhe sikur të ishte gjallë  Kapedani, besoj se kështu do t'a kishte 
deshirue) dhe gjuhën angleze,  për anglishtfolësit. Më pasë  për figurën e 
Kapedanit të Mirditës Ndue  Gjomarku, në shqip dhe anglisht, folën me radhë si 
vajza Bardha dhe  djali Gjoni, si dhe fjalën kryesore e mbajti, Dr. Gjon 
Buçaj, i cili njihereshit  mban dhe detyrën e kryetarit të Federatës PanShqiptare 
të Amerikës  Vatra.
     
 
 
    Nga Kisha Our Lady Queen of Martyrs Church  - në Queens Blvd. Forest 
Hills, arkivoli me trupin e tij  është bartë për në jetën e amnueshme, nga 
djali i tij Gjoni, dy djemët  e vëllait Nikollës, dhe  miku ingushtë i 
Kapidanit dhe familjes së tij Tomë  Mrijaj, dhëndrri dhe një i afërm i familjes dhe 
shoqëruar sipas ritit, nën  drejtimin e dy priftërinjëve, në krye bajtësin 
me kryqin e madh. Më pasë  akrivoli me trupin e tij është bajtë dorë në dorë, 
prej bashkëkohsëve  dhe bashkëluftetarve të tij, të emigracionit dhe disa 
miqve e shokve,  anëtarve të famullisë së tij - që në shenjë nderimi kishin 
ardhur për t'i  dhënë lamtumirën e fundit, Kapedanit të Mirditës Ndue 
Gjomarku. 
 
    Ceremonia e varrimit u mbajtë në varrezat  publike Mt St. Mary’s 
Cemetery në Booth Memorial Avenue Flushing, New York.  Predikimin e fundit dhe 
shërbesa e fundit, në mejdiset e këtij kompleksi  varrezash qytetare, duke 
vendosur edhe nga një tradafilë mbi arkivolin  e tij nga pjesmarrësit- u udhëhoq 
nga i Përndershmi Dom Pjetër Popaj  famullitar i Ksihës Katolike shqiptare 
Zoja e Shkodrës në Harsdale - New York.  Sipas zakonit tonë shqiptar, dhe e 
mbajtur dhe e ruajtur edhe prej   Shtëpisë së Kapedanëve, u dha dhe buka e 
përshpirtshme, të cilën më këtë  rastë e bekoi Dom Pjetër Popaj. 
 
 
 Jeta dhe vdekja e Kapedanit të Mirditës Ndue  Gjomarku
   
 
 
     Në këtë ceremoni, në emër  të Familjes së Kapedanit të Mirditës Ndue 
Gjomarku, nga Shqipëria,  Kosova, dhe nga mbarë mërgata shqiptare 
nacionaliste, në Europë dhe në  Shtetet e Bashkuara, u kanë erdhë shumë telegrame dhe  
letra ngushëllimi, nga miq dhe personalitete të njoftuna shqiptare në  
vende, të ndryshme të botës,  Shqipëri dhe Kosovë, e viset e tjera  shqiptare. 
Përfshirë edhe "Derën e Kokës" së Mirditës, Mr.sc.Nue  Oroshi, 
studiues-historian dhe hulumtues.Telegramet e shumta që kishin mbrrijt  nga shumë vende të 
botës nëpërmjet postës elektronike, dhe telegrafisht familjes  Gjomarku dhe 
Tome Mrijaj me urdhërin e Kapidan Nikoll Gjomarkajt, vëllait të të  ndjerit, 
nuk u lexun pasi familja tha se se shpejti ata do të botojn një  libër 
perkujtimor, ku do të përfshihen të gjitha.



Dr. Gjon Buçaj, kryetar i Federatës  PanShqiptare të Amerikës Vatra, që 
mbajti dhe fjalën kryesore, e  çmoi në fjalën e tij Ndue Gjomarkun, si një nga 
ata Kapedan,  që ishte  prijsi, ose si tha ai "pikërishtë nga ata që i  
printe i pari dhe më pas u bënte thirrje të vinin të tjerët , pra, jo  vetëm të 
komandonte, por, të dilte i pari të luftonte në krye të pupollit të  asaj 
krahine. Kështuqë, "Kapidani Ndue Gjomarku, tha zoti Buçaj, do  të mbetët në 
Historinë Shqiptare se, përkundër aktivitetit personal në  sherbim të Kombit, 
veprimtarinë e tij e  kreu me shumë sukses, edhe gjatë  aktivitetit të tij 
në mërgim, duke u lan sot edhe fëmijve të tij,  pikërishtë atë krenarinë e 
madhe të familjes së Gjomarkajve, që i  ka karakterizuar këta gjatë gjithë 
historisë,së tyre duke i bërë me  këtë rastë edhe vëllain Kapidan Nikollë 
Gjonmarku, djalin Gjonin dhe  tre vajzat: Kristina, Bardha dhe Aleksandra, 
anëtarët e tjerë të familjes  së tij në Shqipëri, të jenë ma kryelartë" tha dr 
Buçaj.
 
 
"Më  bëntë përshtypje, do të theksonte në mesazhin e tij të lamtumirës I  
Përndershmi Dom Pjetër Popaj famullitari i Kishës Katolike Zoja e Shkodrës, 
në  New York, se gjithënjë, sa herë takoheshim më këtë njeri - ndonëse ai 
ishte  në moshë, kishte një mremori të freskët dhe të mbushur plotë me kujtime 
dhe  histori të jetuara e të cuditshme. Ai dallohej për mua si një njeri  
mjaft energjik, i përkushtuar dhe shumë i vullnetëshëm, për të bërë  gjithçka 
në të mirë të fesë, kombit, familjes, shoqërisë dhe vendit të tij  - që e 
donte aq shumë."
 
 
    Popaj  theksonë se "Ashtu, si  thashë në meshë gjatë predikimit tim, 
pasi aty je  edhe më i frymëzuar, "si person, ky, ka qënë me të vërtet një 
Kapedan ! me atë  titull jo vetëm që e ka merituar për të qënë i till - por, ka 
qënë siç i thotë  populli i anëve tona :"Kapedan në nadje dhe Kapedan dite".
 
      Për, Dom Pjetër Popajn, ai ka qënë nga ata Kapedan që kudo i është 
lëshuar  vendi dhe i është dëgjuar fjala mes burrave të Kuvendit. Kapedani, ka 
pasë  një respekt dhe një admirim të madh në popull, në familje e shoqëri, 
pra kudo që  ai njihej, sidomos, prej kohës ku edhe qëndrojë më shumë në 
emigracion, ku ai e  fillon këtë jetë gjysmë shekulli më parë, mendon ai. 
 
  Mëtej theksojë  Dom Pjetri, të gjithë ata që dolën në kohën e regjimit të 
 komunizmit, nga  Shqiperia, tregojnë edhe sot se ai ka pasë një njohuri të 
madhe  intelektuale, jo vetëm në pikpamjen e historisë së familjes së 
Markagjonajve,  por, edhe të historisë tonë kombëtare: "Ai ishtë si një historian 
i  mirë edhe i historisë së kësaj familje të madhe Mirditore, por, edhe i  
Shqipërisë, Kosovës e trojeve shqiptare."
 
      Dom Pjetër Popaj, e vlerson Kapedanin e Mirditës Ndue Gjomarkaj, 
gjithashtu,  edhe si nji njeri që kishte një kalibër të jashtëzakonëshëm, dhe  
një mremorie shumë të kthjelltë, që e shoqëroi sipas tij deri ditën e  
vdekjes. "Këtë fakt, permendi ai e kam dëgjuar për herë të parë  në fjalimet e 
tija, duke folur rreth historisë së familjes dhe  historisë së Mirditës." 
 
 
   "Ai ishte  njeri me ndenja të thella fetare - një njëri që e ka dashtë 
Zotin dhe e ka  adhuruar atë, duke edukuar edhe familjen e tij, me ndenja të 
thella fetare, e  kombëtare, për të ecur gjithmon në "Rrugën e ndritur të 
Zotit". Me fjalë të  tjera ai binomi i tij, ka qënë "Për Fe dhe për Atdhe!" - 
"Për Zotin në  Qiell dhe për Robin në Tokë". Ai ka qënë i njëjti dhe me të 
njëjtin parim  jetësor, që e ka karakterizuar atë." mendon Dom Pjetër Popaj.
 
  Me këtë  parime ai drejtojë jetën e tij, për të edukuar familjen dhe 
gjithmonë ka  dhënë edhe frymëzime shqiptarëve të tjerë, si me kënë sa më 
shqiptarë dhe sa më  besimtarë.
 
 Një aspekt  tjetër, që e bënë të veçantë këtë njeri, tregon Popaj, është 
ajo që e dallon  edhe më shumë këtë njeri  "Nuk ka qënë ndonjë emigrantë 
tjetër, mendoj unë  thotë ai, që e ka kundërshtuar më shumë sesa Kapedani me  
bashkëluftëtarët e tij në emigrim farën e komunizmit në Shqipëri, Kosovë, e  
trojet tona etnike - sepse, ai dhe këta emigrantë që dolën në kohën e  
komunizmit, kanë qënë "prijësit" e luftës kundra të së  keqes komuniste në vendin 
e tyre ".
 
  Në këtë  shikim, ajo që i bënë të veçantë këta nacionalista dhe patriot 
të vërtetë  në mërgim, e sidomos në Europë, dhe këtu në SHBA-ës, thotë Popaj, 
ka  qënë ajo që thonin gjatë gjithë kësaj periudhe këta burra trima dhe të  
mencur patriot e atdhetar të flakët:  "Ejani ju mbas nesh - me ne në  krye 
dhe ju mbas, ne do t'a shkatërrojmë së bashku komunizmin", ky  ishte motivi 
i gjithë jetes së tyre në diasporë.
 
     Dërgimin e tij në jetën e pasosun, pra përcjellja e tij, sot me një 
ceremoni kaq  të bukur,  Dom Pjetër Popaj, i a referon gjithsesi jetës së tij  
të lavdishme. "Pjesëmarrja, ceku ai, është ajo që lë dëshmi dhe gjurmë të  
pa shlyeshme në kujtimet e nderimet që i bëjnë këtij njeriu,  gjithë këta 
njerëz, për të treguar edhe më mirë se çfarë njeriu ka qënë ky.  Me këtë vepër 
që ka bërë ai dhe familja e tij "Ky, ka për të qënë një  njeri i 
paharrushëm në mëndjen time, por, mendoj edhe në mëndjen dhe zëmrën  e të gjithë 
këtyre bashkëatdhetarve dhe familjes së tij."




 
 
 
     Ndërkaq, duke folur për aspektin anti-komunistë, një mik i  tij 
gjysmëshekullor, i familjes së Kapedanit të Mirditës, I  Përndershmi Dom Anton 
Kçira, meshtari i Kishës Katolike Shqiptare "Shën  Pali" në qytetin Rochecter 
Hills -Detroit e kujton atë me  krenari. " Kapedani, thotë Kçira, ishte 
simboli i një  familje të presekutuar, të cilës, regjimi komunist i Enver Hoxhës 
, për më  shumë se gjysmë shekulli, nuk la gjë pa i bërë atij dhe Derës së 
Madhe  të Markgjonajve, duke ia djegur e plaçkitur kullat, ia  marrë të 
gjithë pasurinë, çfarë kishte dhe në fund si të "mos ngopej" me  kaq, edhe ia 
pushkatoi, ia burgosi burrat më të mirë të kësaj dere,  edhe disa të tjerë duke 
i degdisur deri së bashku me gratë e  fëmijët, nëpër interrnime, kampeve të 
punës e kënetave të Myzeqes dhe  kazermave të Tepelenës, Beratit, Porto 
Palermos, kënetës së Maliqit e  tjer." 
 
 
   Mirëpo!, tha ai historia tregojë se kjo derë e madhe e Mirditës, 
megjithë këto  vuajtje  ka qëndruar dhe ka ruajtuar e mbajtë ashtu si i ka  hije 
kësaj dere të madhe Mirditore, si traditën, fenë, familjen dhe  atdheun e tyre.
 
   Dom  Antoni  duke mos lënë anësh rezistencën e derës së Gjonmarkajve, 
nëpër  shumë furtuna të luftës së tyre, nuk e len pa  permendur se "Kjo, 
familje sipas historisë, ashtu si i kanë prirë  popullit shqiptarë gjatë asaj 
kohe prej sundimit otoman ka  vazhduar deri në sundimin komunistë, që mbërtheu 
me "koleren"  komuniste tërë Europën juglindore, duke përfshirë fatkeqësisht 
edhe  Shqipërinë, Kosovën dhe të gjitha viset shqiptare,  familja e  madhe 
Kapedanit të Mirditës, qëndrojë në ballë të saj dhe madje  heroikisht, duke 
i prirë popullit tamam si prijsat e  tij."
 
   
     Në rrëfimin e tij, se si e njofti Kapedan Ndoun, Kçira,  tregon se e 
ka njofë prej më shumë se 40 vjetëve. Atëhere kur e ka takuar  për herë të 
parë, atë në vdekjen e vëllait të tij. Më pasë, tha  Kçira, me njeriun më të 
dashur të familjes së tyre, në New  York, Tom Mrijajn, kam pasë rastin t'a 
takoi Kapedanin e Mirditës Ndue  Gjonmarkun dhe disa herë të tjera, si në New 
York, e Detroit, ndërkohë,  për herë të  fundit e kamë takuar  dy vjet më 
parë, po këtu në New  York.
 
    Dom Antoni e përshkruan figurën e Kapedanit të Mirditës ;" Si nji  
njeri me virtyte të rallë një intelektual i lartë, me një edukim dhe kulturë të  
thukt perendimore, nji burrë me një karakter të fortë, i zgjuar dhe  besim 
të thellë fetar , patriot dhe atdhedashës i flakët."
 
       Në këto momente të thella dhimbje i pikëlluar nga vdekja e tij, I 
Përndershmi  Dom Anton Kçira, meshtari i Kishës Katolike Shqiptare "Shën Pali" 
në  qytetin Rochecter Hills -Detroit, thekson se" Kjo është  nji humbje e 
madhe, kur ai sot po shkon në jetën e  pasosun, nji njeri i madh, që mban 
titullin Kapedan i  Mirditës, Kapedani Ndue Gjon Marku, është i nderuar dhe i  
respektuar, për të gjithë ne, dhe familjen e tij,  popullin e Mirditës. 
Shpirti i tij bëftë dritë në paqe dhe i lëhtë qoftë dheu i  kësaj toke!" Amen! 
 
 
   Ndërkohë,  në fund publicisti dhe shkrimtari i disa librave historik, 
dhe autor i disa  botimeve për Kapedanin e Mirditës, Tomë Mrijaj - Sekretar i  
Përgjithshëm i Lidhjes së Prizrenit, thotë se :"Ajo që më nxiti si  shtysë, 
qysh në fillim edhe të vetë titullit të shkrimit tim: “Mirdita krenaria  
dhe lavdia e dinastisë së Derës të Kapidanit”, është vetë historia e pasur e  
Mirditës dhe Derës së Kapidanit, pra ishin bijtë e nderuar të së cilës  
njeri pas tjetrit bënë një epokë të lavdishme gjatë shekujve. Ata, sëbashku  
plotësojnë njera tjetrën dhe janë dy anë të së njëjtës medalje të çmuar në  
xherdanin e pasur të historisë së popullit shqiptar."
 
  Tomë Mrijaj është nga ana tjetër edhe mik i afërt i  Kapidan Ndue 
Gjomarkut, në mërgim e përshkruan atë jo vetëm që është  një personalitet i madh në 
vetvete, jo vetëm që ka luajtur rol të vertet si edhe  aktiv si pjesëmarrës 
dhe drejtuese të organizmave shqiptare në Perëndim  përgjatë dekadave që 
pasuan vendosjen e diktaturës komuniste në Shqipëri, por,  shprehet Mrijaj, 
Kapedan Ndue Gjonmarku, ka qenë shok’edhe mik i vërtet i  Monsinjor Oroshit që 
në rinín’e Tij të herëshme !  Kësisoji  kuptohet qartë, thotë ai se fati e 
desh që, edhe në librin tim shkruar  për Imzot Zef Oroshin, e kam shkruar 
duke pasë në  dispozicion burime sa më të larmishme e po aq krejtësisht të 
posaçme, të  cilat, nuk ka arkiv që t’ua verë në dispozicion hulumtuesve të  
zakonshëm."  
 
 
   
Edhe studiuesi i njohur në diasporën shqiptaro - amerikane,  publicisti 
Idriz Lamaj, ish gazetari i Zërit të Amerikës në shënimet  biografike për 
Kapidanin Ndue Gjon Marku shkruan, se: “…Ndojt i paraqitën raste  me pritë e 
përcjellë përsonalitete të shqueme shqiptare dhe të hueja dhe me  përfaqsue 
oxhakun e tij të njoftun…Por simbas tij, në Mirditë në kontakt me  popull e 
krenë, dhe të krahinave të ndryshme, formohet në pikpamje tradicionale  e 
kanunore. Të gjitha këto kontakte e formojnë moralisht e politikisht me kuptue  
realitetin e gjendjes të ndërli
GjMarku004.JPG (image/jpeg, 41.7 KB) - not displayed
GjMarku018.JPG (image/jpeg, 32.7 KB) - not displayed
GjMarku023.JPG (image/jpeg, 42.4 KB) - not displayed
GjMarku030.JPG (image/jpeg, 32.4 KB) - not displayed
GjMarku032.JPG (image/jpeg, 30.8 KB) - not displayed
GjMarku046.JPG (image/jpeg, 35.3 KB) - not displayed
GjMarku055.JPG (image/jpeg, 30.3 KB) - not displayed
GjMarku062.JPG (image/jpeg, 39.2 KB) - not displayed
GjMarku067.JPG (image/jpeg, 43 KB) - not displayed
GjMarku068.JPG (image/jpeg, 39.5 KB) - not displayed
GjMarku073.JPG (image/jpeg, 37.9 KB) - not displayed
GjMarku076.JPG (image/jpeg, 31.5 KB) - not displayed
GjMarku079.JPG (image/jpeg, 49.8 KB) - not displayed
GjMarku081.JPG (image/jpeg, 49 KB) - not displayed
GjMarku085.JPG (image/jpeg, 46 KB) - not displayed
GjMarku089.JPG (image/jpeg, 38.6 KB) - not displayed
GjMarku097.JPG (image/jpeg, 34.2 KB) - not displayed
GjMarku106.JPG (image/jpeg, 5.2 KB) - not displayed
lmpx.com only provides a reader for public news (NNTP) servers. It is not affiliated with the servers or forums shown here and is not responsible for the content of articles, which is written by their respective authors.