Bullgaria per terheqjen e ambasadoreve me dosje ne ish Sigurimin e Shtetit -

[email protected]
Newsgroups gmane.politics.region.albania.shqiperia
Message-ID <[email protected]>
 
Bullgari : Kuvendi  Popullor miratoi deklaraten per terheqjen e 
ambasadoreve me dosje ne ish  Sigurimin e Shtetit -  ish Darzhavna Sigurnost - 
BEQIR SINA, New  York 
Ketu fillon dhe ajo qe  quhet epoka " Leksione demokracie" 

BENSONHURST- BROOKLYN NY  :  Ne Bullgari  dje Kuvendi Popullor miratoi nje 
deklarate  me te cilen insistoi se diplomatet qe i sherbyen ish Sigurimit 
Shteteror  bullgar( ish Darzhavna Sigurnost - Sigurimi i Shtetit) te terhiqen. 
Dhe, madje  te terhiqen nga çdo funksion shtetror e publik. Dokumenti, u 
mbeshtet nga  152 deputete, 33 ishin kunder. “Pro” ishin deputetet nga 
partite GERB, “Sulm”,  Koalicioni blu dhe Levizja per te drejtat dhe lirite. 
Koalicioni per Bullgarine  dhe nje deputet i pavarur votuan kunder.  
Ne  deklarate presidentit, qeverise dhe Ministrise se puneve te jashtme u 
kerkuan te  ndermarrin veprime per terheqjen e menjehershme pas keti vendimi 
te gjithe  ambasadoreve dhe konsujve, per te cilet Komisioni i dosjeve me 14 
dhjetor zbuloi  se i kane sherbyer ish Sigurimit shteteror.  
Sipas  aplikuesve te deklarates nga partia GERB fakti, se pothuajse gjysma 
e  ambasadoreve te sotem jane te lidhur me sherbimet e fshehta nga periudha  
totalitare, bllokon punen e sherbimeve diplomatike. Ne emer te Levizes per 
te  drejtat dhe lirite Junall Ljutfi deklaroi, se mbi keto diplomate u 
vendos hija e  mosbesimit dhe ata veshtire mund te vazhdojne te kryen detyrat e  
tyre. 
Nderkohe Lideri i Koalicionit per Bullgarine Sergej Stanishev, parti qe  
mbron interesat e ish politikaneve bullgar te kohes se komunizmit, tha, se  
partia e tij voton kunder deklarates, sepse ajo kundershton ligjet dhe zbaton  
masa te ashpra te Lustracionit. 
Ketu fillon dhe ajo qe  quhet epoka " Leksione demokracie" 
Vetem  keshtu mund t'a quash shembullin e fundit bullgar, vend anetar i  
Natos, dhe BE, i cili, tashme edhe me ligj  ka vendosur te "fshije"  nga jeta 
publike te gjithe personat, publik, gazetare, politikane, deputetet dhe  
diplomatet, qe ne vend t'i sherbenin postit te tyre, gjate Luftes se Ftohte, u  
zbuluan se  u sherbyen agjenturave te Sigurimit te Shtetit- Darzhavna  
Sigurnost(DS). Dhe moren ne "qafe" me mijra bullgar te pafajshem, duke i  
spiunuar dhe denuar me burg ose interrnuar. Akuzat jane aq te forta sa qe ndonje  
ambasador bullgar,  akuzohet deri atje se ka dore edhe ne vrasjet  jashte 
shtetit, siç eshte rasti i ish ambasadorit bullgar ne Tailand me nje  bullgar 
te zhdukur atje. 
Mirepo, per  Shqiptaret, qe vujaten me shume se çdo popull tjeter nen 
regjimin komuniste, si  ne Shqiperi dhe nen -sih Jugosllavine qe nuk ekziston me, 
e para gje qe  mund te na shkoje  ne mendje, kur degjojme lajme te tilla, 
dhe  per te pare nivelin e demokracise, deri edhe ne nje shtet kaq te ri si  
Kosova, apo edhe tek Shqiperia, qe ka 20 vjete demokraci, dhe, 100 vjet  
shtet i pavarur e sovran, apo Maqedonia, "fragile", me 35 perqind  shqiptare, p
ra afro gjysma e saj,  dhe te tjera vise shqiptare, eshte  se nuk eshte 
aspak i njejte me ate qe mund te kete nje vend perendimor  me demokraci te 
konsoliduar. Dhe kjo as qe mund te mendohet.... Por, te pakten  sa Bullgaria, 
Rumania e ndonje tjeter duhet  te jete se nuk jane pak  20 vjete demokraci, 
dhe, 100 vjet shtet i  pavarur e sovran. 
Por, edhe  me e keqja eshte se Shqiperia, as qe  po u afrohet me politiken 
e ish  atyre qe i sherbyen komunizmit ose bijeve te tyre demokracive te 
verteta  europiane. Kjo, per sa i perket qendrimeve qe jane mbajtur, deri  tani 
per ata qe i sherbyen deri dje me zell komunizmit dhe sherbimeve  sekrete te 
Sigurimit te Shtetit. Pra fatkeqesisht edhe pas 20 vjet demokraci  
Shqiperia, as qe ka te krahasuar me shtetet te tjera ish- komuniste, si;  Polonia, 
Hungaria, Bullgaria, Rumania, vendet Balltike, Kroacia dhe Sllovenia e  te 
tjera. 
Kjo, sepse per zhvillimin dhe konsolidimin e parimeve demokratike ne nje 
shoqeri  ne rradhe te pare dihet se nevojiten morali, tradita, deshira dhe 
vullneti  i hekurt per te bere te mundur nje demokraci te tipit perendimor. Dhe 
ne fakt  nje vend si Kosova dhe Shqiperia, do te duhet te kalojne neper 
etapa te  tilla sprove te institucioneve dhe shoqerise, per te pare me pas 
rezultatin e  perpjekjeve te tyre.  
Por, keni  parasyshe se sa u kundershtua dhe nga kush u kundershtua, aq me 
force Ligji i  Lustrimit ne Shqiperi, per te mesuar sesa thell i ka renjet 
edhe ne politike,  ish-  Sigurimi i Shtetit, ne Shqiperi. Ose tek me e fundit 
ish- kontigjenti  i tyre edhe sot bene thirrje per ta' marre pushtetin me 
force madje duke  perdorur edhe dhunen. Dje gazeta TemA bente thirrje per 
marrjen me force te nje  ministrie dhe nxjerrjen jashte saj ministrin dhe 
zv/kryeministrin e Shqiperise.  Per te krijuar nje precident tjeter si ai 
97-'tes, ose te bejne Shqiperine si  Tunizine..... 
Ne  kete kontekst, nje gje qe te ben pershtypje, dhe eshte per te  ardhur 
keq se ne Kosove e Shqiperi, ka me dhjetra diplomate te tille(qe jane  edha 
sot ne ambasadat tona neper bote), gazetare e analista (ne  televizonet dhe 
gazetat kryesore) , politikan (ne krye te disa partive te  majta) dhe 
deputet( te disa partive te majta) qe dihet fare hapur  edhe pa pare jo vetem per 
dosjet e tyre, por qe ata kane  qene 20 vjet me pare ne edhe sherbim te 
Sigurimit te Shtetit.   
Disa prej  tyre japin "leksione demokracie" si profesore(edhe ketu ne 
Amerike e Europe), ose jane ne  Shqiperi, politikan, analiste ,  gazetare e 
diplomate (qe i shohim  gati per çdo nate ne ekranet e televizorit). Ka plot sot, 
nga ata qe jane  me "damke" sigurimsa, dhe kane qene ne poste publike para 
20 vjeteve, por  qe edhe jane ende kryetar partie, punonjes ne zyrat e 
administrates se  shtetit, neper ambasada, universitetet, deputete apo gazetar e 
analiste ne  televizonet dhe radiot e gazetat me te medha dhe kryesore te 
Shqiperise e  Kosoves.  
Jane pikerishte  pjese e atij kontigjenti qe vendosin edhe sot si ne kohen 
e Luftes se Ftohte  kohen famekeq te Sigurimit te Shtetiti,  pergjues ne 
zyrat e tyre, per te  pergjuar shefat e tyre, dhe njerezit kudo. Ne çdo vend te 
botes, ne raste te  ketilla "skandalesh", me pergjime u perkasin hetusve 
ose gazetaret apo dhe  natyrishte kundershtaret politik, qe bejne "zbulime" te 
permasave te  ketilla. Por, ky rasti, me i fundit ne Shqiperi, rasti Prifti 
- Top  Chanel -, bene nje perjashtim, qe te jep pershtypjen, sikur 
"Shqiperia,  ende mund te jete nje planet tjeter". Ne Shqiperi funksionin ende 
metoda e  Sigurimit te Shtetit nga njerezit e Sigurimit te Shtetit, ne shtyp, dhe 
 Administrate 
Nderkohe,  kur, themi se Bullgari, mori nje vendim te tille mori udhe 
spastrimi,  atehere lind pyetja se"A duhet te vepohet ne menyre te tille, qe  
ngjarje analogjike te mos perseriten kurre me edhe ne Shqiperi" ku ende 
njerezit  akoma po pergjohen e ndiqen ne menyre te tille si ne kohene Sigurimit te  
Shtetit. 
Ne Shqiperi, Edi  Rama, me ata qe i thone vetes opozitare, me te gjitha 
menyrat kerkojne te  marrin pushtetin deri me dhune. Ne Shqiperi, Edi Rama dhe 
opozita "Çirren  dite e nate neper Europe, per te dhene nje perfytyrim te  
shtremberuar ne lidhje me Shqiperin, duke krijuar situata sensabilizuaese, si 
 "Gerdeci apo Korrupsioni ", kurse nuk permendet dhe as qe punohet  per 
arritjet qe ka sot Shqiperia. Dhe me e kqija, eshte qe  nuk merren per baze, 
por keta njerez, duket se i kane vene detyre  vetes si opozite me ne krye ish 
sigurimsat qe pengojne bashkeveprimin  normal te vendit tone me BE. Te vene 
"gure nen rrota" dhe te pengojne çdo  perparim te Shqiperise, ne keto 8 
vjetet e fundit 
Ne kete menyre  ata pas nuk arriten te ndalojne dote liberalizmin te 
vizave, te  friksuar prej afrimit te zgjedhjeve lokale, jane hedur turravrap ne  
ofensive edhe ndaj qendrimit se BE-se, qe ajo  te rivendose  serisht ndalimin 
per hyrjen ne vendet e Bashkimit Europian  te Shqiperise. Çfardo lloj 
menyre perdorin deri sa edhe  te  "montojne e fallsifikojne", çfardo lloj 
pergjimi qe te akuzojne nje grupi  te tere zyrtaresh te larte qeverise, te cilet, 
sipas Edi Rames, Dritan  Priftit, Top Chanel dhe Mero Bazes, mbajne 
pergjegjesi per ndalimin per  hyrjen ne vendet e Bashkimit Europian  te Shqiperise . 
Te gjithe ambasadoret  dhe konsujt bullgare qe sherbyen si agjente per 
sherbimin e fshehte te kohes  komuniste te vendit do te terhiqen, u zotua 
Kryeministri Bojko  Borisov .   
"Duhet te  largohemi nga keta njerez," tha ai nje dite pasi nje komision 
arriti ne  perfundimin se gati gjysma e diplomateve te larte te tanishem 
jashte vendit  kishin bashkepunuar me ish Darzhavna Sigurnost (Sigurimi i 
Shtetit) perpara  renies se komunizmit me 1989.  
"Imagjinoni keta  agjente ne vendet e Europes Perendimore. Ata dikur punuan 
kunder tyre si armiq  ideologjike dhe tani perfaqesojne qeverine tone 
atje," vuri ne dukje Borisov.   
I ashtuquajturi  Komisioni i Dosjeve tha te marten se gjithsej 218 
individesh, apo 47% e te  gjithe 462 veteve qe kane sherbyer si ambasadore bullgare, 
zevendes/shefa  misionesh dhe konsuj gjate 21 vjeteve te fundit, ishin te 
lidhur me sherbimin e  fshehte famekeq. Midis tyre ishin 26 vete qe tashme 
kane vdekur dhe emrat e tyre  nuk mund te nxirren sipas ligjit.  
Te 192 te mbeturit qe  jane identifikuar si ish-agjente, perfshijne me 
shume se 40 diplomate te larte  bullgare qe tani sherbejne ne Britani, Gjermani, 
Itali dhe dhjete vende te tjere  anetare te BE-se, ne disa vende te 
Ballkanit, OKB dhe gjetke ne bote.   
Ministri i Jashtem  Nikolai Mlladenov tha se ishte habitur te shihte se 45% 
e ambasadoreve te  tanishem ishin ish-agjente te fshehte dhe se, ne vend qe 
te binte, numri ne fakt  ishte rritur ne vitet e fundit.  
"Kjo eshte krejtesisht  e papranueshme. Bullgaria eshte nje anetare e BE-se 
dhe e NATO-s dhe kjo gjendje  demton besimin me aleatet tane," tha 
Mlladenov.  
Ai vuri gjithashtu ne  dukje se qeveria do te hedhe ne tryeze legjislacion 
te ri mbi emerimet  diplomatike ne fillim te vitit te ardhshem, per te 
eleminuar mundesine e  ish-bashkepunetoreve komuniste qe te sherbejne si 
perfaqesues te vendit jashte  shtetit.  
Ai tha se qeveria i  kerkoi Presidentit Georgi Parvanov, i cili miraton te 
gjitha emerimet  ambasadoriale, qe te terheqe te gjithe te derguarit 
bullgare jashte qe jane  perfshire ne ish-sherbimin e fshehte.  
Sipas ligjit,  ministria e jashtme propozon kandidatet per ambasadore, por 
emerimet, si dhe  shkarkimet jane subjekt i miratimit presidencial.  
Parvanov, mandati i  dyte pese vjeçar i te cilit ne detyre perfundon vitin 
e ardhshem, kundershton  kerkesat per te terhequr diplomatet. Duke 
kembengulur se ata kontribuan ne  pranimin e vendit ne NATO dhe BE, ai tha se nuk 
besonte ne "spastrimet  politike". Ai tha se ishte i pergatitur qe te shihte te 
dhenat e diplomateve per  te pare nese ka ndonje baze per ndeshkimin.  
Duke folur ne nje  interviste me kanalin privat kombetar Nova Television te 
enjten ne mengjes,  Mlladenov theksoi megjithate se ne te ardhmen qeveria 
nuk do te lejoje qe  Bullgaria te perfaqesohet nga ambasadore te lidhur me 
ish-sherbimin e fshehte.   
Kjo praktike duhet te  ndalet tani, tha ai, duke paralajmeruar se Bullgaria 
rrezikon reputacionin e  saj. 
 
 
Bullgari : Kuvendi Popullor miratoi deklaratën për tërheqjen e  
ambasadorëve me dosje në ish Sigurimin e Shtetit -  ish Darzhavna  Sigurnost -








BEQIR SINA, New  York
 
 
 
 
 

 
 
Këtu fillon dhe ajo që quhet epoka " Leksione  demokracie"



 
 




BENSONHURST- BROOKLYN NY :  Në Bullgari  dje
Kuvendi Popullor miratoi një deklaratë me të  cilën insistoi se diplomatët 
që i shërbyen ish Sigurimit Shtetëror bullgar(  ish Darzhavna Sigurnost - 
Sigurimi i Shtetit) të tërhiqen. Dhe, madje të  tërhiqen nga çdo funksion 
shtetror e publik. Dokumenti, u mbështet nga 152  deputetë, 33 ishin kundër. “Pro
” ishin deputetët nga partitë GERB, “Sulm”,  Koalicioni blu dhe Lëvizja 
për të drejtat dhe liritë. Koalicioni për Bullgarinë  dhe një deputet i 
pavarur votuan kundër. 

 
   Në deklaratë presidentit, qeverisë dhe Ministrisë së punëve të  jashtme 
u kërkuan të ndërmarrin veprime për tërheqjen e menjëhershme pas këti  
vendimi të gjithë ambasadorëve dhe konsujve, për të cilët Komisioni i dosjeve më  
14 dhjetor zbuloi se i kanë shërbyer ish Sigurimit shtetëror. 
 
  Sipas aplikuesve të deklaratës nga partia GERB fakti, se pothuajse  
gjysma e ambasadorëve të sotëm janë të lidhur me shërbimet e fshehta nga  
periudha totalitare, bllokon punën e shërbimeve diplomatike. Në emër të Lëvizës  
për të drejtat dhe liritë Junall Ljutfi deklaroi, se mbi këto diplomatë u 
vendos  hija e mosbesimit dhe ata vështirë mund të vazhdojnë të kryen detyrat e  
tyre.
 
  Ndërkohë Lideri i Koalicionit për Bullgarinë Sergej Stanishev,  parti që 
mbron interesat e ish politikanëve bullgar të kohës së  komunizmit, tha, se 
partia e tij voton kundër deklaratës, sepse ajo  kundërshton ligjet dhe 
zbaton masa të ashpra të Lustracionit.



 
Këtu fillon dhe ajo që quhet epoka " Leksione  demokracie"
 
 Vetëm kështu mund t'a quash shëmbullin e fundit bullgar,  vend anëtar i 
Natos, dhe BE, i cili, tashmë edhe me ligj  ka vendosur  të "fshijë" nga jeta 
publike të gjithë personat, publik, gazetarë, politikanë,  deputetet dhe 
diplomatët, që në vend t'i shërbenin postit të tyre, gjatë Luftës  së Ftohtë, u 
zbuluan se  u shërbyen agjenturave të Sigurimit të  Shtetit- Darzhavna 
Sigurnost(DS). Dhe morën në "qafë" me mijra bullgar të  pafajshëm, duke i 
spiunuar dhe dënuar me burg ose interrnuar. Akuzat janë aq të  forta sa që ndonjë 
ambasador bullgar,  akuzohet deri atje se ka dorë  edhe në vrasjet jashtë 
shtetit, siç është rasti i ish ambasadorit bullgar në  Tailand me një bullgar 
të zhdukur atje.
 
  Mirëpo, për Shqiptarët, që vujatën më shumë se çdo popull  tjetër nën 
regjimin komunistë, si në Shqipëri dhe nën -sih Jugosllavinë që nuk  ekziston 
më, e para gjë që mund të na shkojë  në mendje, kur  dëgjojmë lajme të tilla, 
dhe për të parë nivelin e demokracisë, deri  edhe në një shtet kaq të ri si 
Kosova, apo edhe tek Shqipëria, që ka  20 vjetë demokraci, dhe, 100 vjet 
shtet i pavarur e sovran, apo Maqedonia,  "fragile", me 35 përqind shqiptarë, 
pra afro gjysma e saj,  dhe të tjera  vise shqiptare, është se nuk është 
aspak i njëjtë me atë që mund  të ketë një vend perëndimor me demokraci të 
konsoliduar. Dhe kjo as që mund të  mendohet.... Por, të paktën sa Bullgaria, 
Rumania e ndonjë tjetër duhet të jetë  se nuk janë pak  20 vjetë demokraci, 
dhe, 100 vjet shtet i pavarur e  sovran.
 
   Por, edhe më e keqja është se Shqipëria, as që  po u  afrohet me 
politikën e ish atyre që i shërbyen komunizmit ose bijëve të  tyre demokracive të 
vërteta europiane. Kjo, për sa i përket qëndrimeve  që janë mbajtur, deri 
tani për ata që i shërbyen deri dje me  zell komunizmit dhe shërbimeve sekrete 
të Sigurimit të Shtetit. Pra  fatkeqësisht edhe pas 20 vjet demokraci 
Shqipëria, as që ka të krahasuar  me shtetet të tjera ish- komuniste, si; Polonia, 
Hungaria, Bullgaria,  Rumania, vendet Balltike, Kroacia dhe Sllovenia e të 
tjera.
 
     Kjo, sepse për zhvillimin dhe konsolidimin e  parimeve demokratike në 
një shoqëri në rradhë të parë dihet se nevojiten  morali, tradita, dëshira 
dhe vullneti i hekurt për të bërë të mundur një  demokraci të tipit 
perendimor. Dhe në fakt një vend si Kosova dhe  Shqipëria, do të duhet të kalojnë 
nëpër etapa të tilla sprove të  institucioneve dhe shoqërisë, për të parë më 
pas rezultatin e përpjekjeve të  tyre. 
 
   Por, keni parasyshë se sa u kundërshtua dhe nga kush u  kundërshtua, aq 
me forcë Ligji i Lustrimit në Shqipëri, për të mësuar sesa thell  i ka 
rënjët edhe në politikë, ish-  Sigurimi i Shtetit, në Shqipëri. Ose  tek më e 
fundit ish- kontigjenti i tyre edhe sot bënë thirrje për ta' marrë  pushtetin 
me forcë madje duke përdorur edhe dhunën. Dje gazeta TemA bënte  thirrje për 
marrjen me forcë të një ministrie dhe nxjerrjen jashtë saj ministrin  dhe 
zv/kryeministrin e Shqipërisë. Për të krijuar një precident tjetër si ai  
97-'tës, ose të bëjnë Shqipërinë si Tunizinë.....
 
      Në këtë kontekst, një gjë që  të bën përshtypje, dhe është për të 
ardhur keq se në Kosovë e Shqipëri, ka  me dhjetra diplomatë të tillë(që janë 
edha sot në ambasadat tona nëpër  botë), gazetarë e analista (në televizonet 
dhe gazetat kryesore)  , politikan (në krye të disa partive të majta) dhe 
deputet( të disa partive  të majta) që dihet fare hapur edhe pa parë jo vetëm 
për dosjet e  tyre, por që ata kanë qënë 20 vjet më parë në edhe shërbim të  
Sigurimit të Shtetit. 
 
  Disa prej tyre japin "leksione demokracie"  si profesorë(edhe këtu në 
Amerikë e Europë), ose janë në  Shqipëri, politikan, analistë ,  gazetarë e 
diplomatë (që i shohim  gati për çdo natë në ekranet e televizorit). Ka plot 
sot, nga ata që janë  me "damkë" sigurimsa, dhe kanë qënë ne poste publike 
para 20 vjetëve, por  që edhe janë ende kryetar partie, punonjës në zyrat e 
administratës së  shtetit, nëpër ambasada, universitetet, deputetë apo gazetar 
e analistë në  televizonet dhe radiot e gazetat më të mëdha dhe kryesore të 
Shqipërisë e  Kosovës. 
 
  Janë pikërishtë pjesë e atij kontigjenti që vendosin edhe sot si në  
kohën e Luftës së Ftohtë kohën famëkeq të Sigurimit të Shtetiti,  përgjues  në 
zyrat e tyre, për të përgjuar shefat e tyre, dhe njerëzit kudo. Në çdo vend  
të botës, në raste të këtilla "skandalesh", me përgjime u përkasin hetusve 
ose  gazetarët apo dhe natyrishtë kundërshtarët politik, që bëjnë "zbulime" 
të  përmasave të këtilla. Por, ky rasti, më i fundit në Shqipëri,  rasti 
Prifti - Top Chanel -, bënë një perjashtim, që të jep  përshtypjen, sikur 
"Shqipëria, ende mund të jetë një planet tjetër".  Në Shqipëri funksionin ende 
metoda e Sigurimit të Shtetit nga njerëzit e  Sigurimit të Shtetit, në shtyp, 
dhe Administratë
 
   Ndërkohë, kur, themi se Bullgari, mori një vendim të  tillë mori udhë 
spastrimi,  atëhere lind pyetja se"A duhet të vepohet  në mënyrë të tillë, që 
ngjarje analogjike të mos përsëriten kurrë më edhe në  Shqipëri" ku ende 
njerëzit akoma po përgjohen e ndiqen në mënyrë të tillë si në  kohëne Sigurimit 
të Shtetit.
 
     Në Shqipëri, Edi  Rama, me ata që i thonë vetes opozitarë, me të 
gjitha mënyrat kërkojnë të  marrin pushtetin deri me dhunë. Në Shqipëri, Edi Rama 
dhe opozita "Çirren  ditë e natë nëpër Europë, për të dhënë një përfytyrim 
të  shtrembëruar në lidhje me Shqipërin, duke krijuar situata 
sensabilizuaese, si  "Gërdeci apo Korrupsioni ", kurse nuk përmendet dhe as që punohet  
për arritjet që ka sot Shqipëria. Dhe më e kqija, është që  nuk merren për 
bazë, por këta njerëz, duket se i kanë vënë detyrë  vetes si opozitë me në krye 
ish sigurimsat që pengojnë bashkëveprimin  normal të vendit tonë me BE. Të 
vënë "gurë nën rrota" dhe të pengojnë çdo  përparim të Shqipërisë, në këto 8 
vjetët e fundit
 
  Në këtë mënyrë ata pas nuk arritën të ndalojnë  dotë liberalizmin të 
vizave, të friksuar prej afrimit të  zgjedhjeve lokale, janë hedur turravrap në 
ofensivë edhe  ndaj qëndrimit së BE-së, që ajo  të rivendosë sërisht 
ndalimin  për hyrjen në vendet e Bashkimit Europian të Shqipërisë. Çfardo lloj  
mënyre përdorin deri sa edhe  të "montojnë e fallsifikojnë", çfardo lloj  
përgjimi që të akuzojnë një grupi të tërë zyrtarësh të lartë qeverisë, të  cilët, 
sipas Edi Ramës, Dritan Priftit, Top Chanel dhe Mero  Bazes, mbajnë 
përgjegjësi për ndalimin për hyrjen në vendet e Bashkimit  Europian të Shqipërisë .
 
 
 
 
Të gjithë ambasadorët dhe konsujt bullgarë që shërbyen si agjentë  për 
shërbimin e fshehtë të kohës komuniste të vendit do të tërhiqen, u zotua  
Kryeministri Bojko Borisov . 
 
   "Duhet të largohemi nga këta njerëz," tha ai një ditë pasi një  komision 
arriti në përfundimin se gati gjysma e diplomatëve të lartë të tanishëm  
jashtë vendit kishin bashkëpunuar me ish Darzhavna Sigurnost (Sigurimi i  
Shtetit) përpara rënies së komunizmit më 1989. 
 
"Imagjinoni këta agjentë në vendet e Europës Perëndimore. Ata dikur punuan  
kundër tyre si armiq ideologjikë dhe tani përfaqësojnë qeverinë tonë atje," 
vuri  në dukje Borisov. 
 
I ashtuquajturi Komisioni i Dosjeve tha të martën se gjithsej 218  
individësh, apo 47% e të gjithë 462 vetëve që kanë shërbyer si ambasadorë  bullgarë, 
zëvendës/shefa misionesh dhe konsuj gjatë 21 vjetëve të fundit, ishin  të 
lidhur me shërbimin e fshehtë famëkeq. Midis tyre ishin 26 vetë që tashmë  
kanë vdekur dhe emrat e tyre nuk mund të nxirren sipas ligjit. 
 
Të 192 të mbeturit që janë identifikuar si ish-agjentë, përfshijnë më shumë 
 se 40 diplomatë të lartë bullgarë që tani shërbejnë në Britani, Gjermani, 
Itali  dhe dhjetë vende të tjerë anëtare të BE-së, në disa vende të 
Ballkanit, OKB dhe  gjetkë në botë. 
 
Ministri i Jashtëm Nikolai Mlladenov tha se ishte habitur të shihte se 45%  
e ambasadorëve të tanishëm ishin ish-agjentë të fshehtë dhe se, në vend që 
të  binte, numri në fakt ishte rritur në vitet e fundit. 
 
"Kjo është krejtësisht e papranueshme. Bullgaria është një anëtare e BE-së  
dhe e NATO-s dhe kjo gjendje dëmton besimin me aleatët tanë," tha 
Mlladenov. 
 
Ai vuri gjithashtu në dukje se qeveria do të hedhë në tryezë legjislacion  
të ri mbi emërimet diplomatike në fillim të vitit të ardhshëm, për të 
eleminuar  mundësinë e ish-bashkëpunëtorëve komunistë që të shërbejnë si 
përfaqësues të  vendit jashtë shtetit. 
 
Ai tha se qeveria i kërkoi Presidentit Georgi Parvanov, i cili miraton të  
gjitha emërimet ambasadoriale, që të tërheqë të gjithë të dërguarit bullgarë 
 jashtë që janë përfshirë në ish-shërbimin e fshehtë. 
 
Sipas ligjit, ministria e jashtme propozon kandidatët për ambasadorë, por  
emërimet, si dhe shkarkimet janë subjekt i miratimit presidencial. 
 
Parvanov, mandati i dytë pesë vjeçar i të cilit në detyrë përfundon vitin e 
 ardhshëm, kundërshton kërkesat për të tërhequr diplomatët. Duke 
këmbëngulur se  ata kontribuan në pranimin e vendit në NATO dhe BE, ai tha se nuk 
besonte në  "spastrimet politikë". Ai tha se ishte i përgatitur që të shihte të 
dhënat e  diplomatëve për të parë nëse ka ndonjë bazë për ndëshkimin. 
 
Duke folur në një intervistë me kanalin privat kombëtar Nova Television të  
enjten në mëngjes, Mlladenov theksoi megjithatë se në të ardhmen qeveria 
nuk do  të lejojë që Bullgaria të përfaqësohet nga ambasadorë të lidhur me 
ish-shërbimin  e fshehtë. 
 
Kjo praktikë duhet të ndalet tani, tha ai, duke paralajmëruar se Bullgaria  
rrezikon reputacionin e saj.
DSC03392.jpg (image/jpeg, 25 KB) - not displayed
DSC03392.jpg (image/jpeg, 25 KB) - not displayed
lmpx.com only provides a reader for public news (NNTP) servers. It is not affiliated with the servers or forums shown here and is not responsible for the content of articles, which is written by their respective authors.