Shtetet e Bashkuara, kujtuan Dr. Martin Luter Kingun

[email protected]
Newsgroups gmane.politics.region.albania.shqiperia
Message-ID <[email protected]>
 
Shtetet e  Bashkuara, kujtuan Dr. Martin Luter Kingun 
BEQIR SINA, Washington  D.C 
Pas 43 vjetesh, jeta e  Dr. Kingut perkujtohet dhe festohet me shume endera 
te tij te bera realitet,  perfshire edhe zgjedhjen e Barak Obames si 
presidenti i pare afrikano-amerikan i  Shteteve te Bashkuara 
 

WASHINGTON  D.C: Me 17 janar,  kudo amerikanet do te kujtonin dhe festonin 
trashegimine e udheheqesit te  vrare te te drejtave qytetare, te 
perndershmit Dr. Martin Luther King i  Ri(Martin Luther King, Jr), me nje feste vjetore 
me rastin e datelindjes se tij,  qe eshte me 15 janar. Por, qe eshte 
caktuar te celebrohet diten e hene e trete  te muajit janar te çdo viti. Prifti 
afrikano amerikan King do te  kishte mbushur, me daten 15 janar, 82 vjeç sot 
po te ishte gjalle.  Para me shume se 50 vjetesh, Dr. Kingu organizoi nje 
levizje qe u quajt per te  drejta te barabarata, ne gjithe Shtetet e Bashkuara, 
duke u vene ne krye te  marshimeve dhe demonstratave, sidomos ne Uashington 
ku ai arriti te mbledh deri  ne nji milion te njerez para Capitol Hill, ne 
Uashington kur  marshuesit u mblodhen perpara memorialit te Linkolnit. ne 
demostrata te  cilat u quajten te pa dhuneshme per te drejta te barabarta per  
afrikano-amerikanet.  
“Sot dua t’i them  popullit te Amerikes dhe vendeve te botes se ne kemi 
filluar nje levizje dhe  asnje vale racizmi nuk mund te na ndale”.e filloi 
doktor King levizjen e  protestave, te atyre viteve. Martin Luther King i 
Ri(Martin Luther King, Jr),  filloi veprimtarine e tij si udheheqes i te drejtave 
qytetare ne vitin  1955, kur u vendos te qendroj ne krye te nje levizje qe 
kishte per  qellim sipas tij " eliminimin e dallimit racial ne autobuzet 
publike ne  qytetin Montgomeri te shtetit Alabama dhe disa te drejta te tjera 
te  neperkembura te te zinjeve ne Amerike". “Ne te zinjet e Montgomerit,  
thoshte King sa ishte gjalle kur doli ne krye te kesaj levizje, jemi  angazhuar 
ne nje proteste pa dhune kunder padrejtesive, qe kemi perjetuar ne  
autobuze per nje numer vitesh”. 
Ne gusht te vitit  1963, fushata e doktor King, per te drejta te barabarta 
ishte  shnderuar ne nje levizje kombetare. Ate muaj me shume se 250 mije 
njerez moren  pjese ne nje marshim ne Uashington. I udhehequr nga Dr. Kingu, ky 
marshim kishte  per qellim t’u bente presion ligjvenesve Amerikan te asaj 
kohe, qe te  miratonin nje ligj per te drejtat e qytetarve Amerikan te cdo  
race, per t'i dhene fund diskriminimit racial.  
Nje ish  aktivist i te drejtave civile citohet te kete thene per kete 
levizje  se: 
“Ishte nje dite e  bukur dhe e ngrohte vere dhe njerezit ishin te rinuar. 
Ekzistonte nje ndjenje e  mire se vendi po bashkohej. Per here te pare ne 
jeten time ndjeva peshen e  ndergjegjes se Amerikes”.“Enderroj qe nje dite 
kater femijet e mi te vegjel do  te jetojne ne nje vend ku nuk do te gjykohen 
nga ngjyra e lekures, por nga  karakteri”.Ishin pikerisht keto protesta pa 
dhune dhe fjalimet e tij qe çuan  perpara levizjen per te drejtat civile dhe 
mbajten te perqendruar vemendjen e  vendit ne çeshtjen e barazise." 
Dr. Martin Luter King  i Ri (Martin Luther King, Jr) fitoi çmimin Nobel te 
Paqes ne vitin  1964. Po ate vit Presidenti  Lyndon Johnson nenshkroi ligjin 
e te drejtave qytetare dhe nje vit me vone  ligjin e se drejtes per te 
votuar. Keto ligje jashteligjesuan ndarjen raciale ne  objektet publike si dhe 
praktikat diskriminuese, qe i ndalonin zezaket te  votonin. 
“Lexoj diku se  madheshtia e Amerikes eshte e drejta qe te protestosh per 
te  drejta”. 
Fushaten e tij te  fundit Martin Luther Kingu e zhvilloi ne Memphis te 
shtetit Tennessee ne mars dhe prill te  vitit 1968. Ai udhehoqi nje marshim ne 
mbeshtetje te punetoreve te sherbimit  sanitar. Por protesta u perfshi nga 
dhuna kur ekstremiste te rinj filluan te  plaçkisnin dyqane. Dr. Kingun e 
shqetesoi shume kjo gjendje dhe u zotua te  kthehej ne Memphis per te kryesuar nj
e  marshim paqesor. Naten e 4 prillit 1968 ai u vra ne hotelin Lorraine. 
“Une kam pare token e  premtuar. Une mund te mos arrij atje me ju, por dua 
qe ta dini se si popull ne  do te arrijme ne token e premtuar”. 
Sot, pas 43 vjetesh,  jeta e Dr. Kingut perkujtohet dhe festohet me shume 
enderra te tij te bera  realitet, perfshire edhe zgjedhjen e Barak Obames si 
presidenti i pare  afrikano-amerikan i Shteteve te Bashkuara 
Lideri i te drejtave  te njeriut ne SHBA , prifti afrikano amerikan, Xhesi 
Xhekson ka thene se  :" Dyzetekater vjet me pare pata privilegjin te kaloja 
datelindjen e fundit  te Martin Luter Kingut nen shoqerine e tij. E kujtoj 
shume mire ate dite dhe e  citoj ne menyre qe te vleje si leksion per te 
gjithe ne qe duam te ndjekim  shembullin e tij, pa u kufizuar thjesht te 
vullneti per ta admiruar. Kur Barak  Obama u be Presidenti i pare afroamerikan ne 
historine tone, shume do te shohin  ne kete ngjarje kulmin e levizjes per te 
drejtat civile, te cilat thuajse  gjithnje identifikohen me figuren e doktor 
Martin Luter King. Kush e di ç‘mund te  mendonte ky njeri i madh mbi 
ngjarjen e djeshme.  
Do te shkelqente i teri. Por nuk do ta lejonte euforine te na verbonte, te 
na  bente te harrojme rrugetimin e gjate qe kemi ende perpara. Do te bente 
nje liste  me sfidat e ardhshme, duke zgjedhur me kujdes termat e duhur 
biblike: te ushqesh  te pangrenet, te veshesh te paveshurit, e kurre me te 
planifikosh luftera.Per  kete i gezohemi zgjedhjes se Presidentit tone. Pas kesaj 
do t‘i rifutemi punes  per t‘i shkuar ne fund vepres: per ta bere Ameriken 
komb edhe me te persosur."  ka theksuar Xhesi Xhekson.
clip_image001.jpg (image/jpeg, 42.5 KB) - not displayed
clip_image002.jpg (image/jpeg, 28.6 KB) - not displayed
lmpx.com only provides a reader for public news (NNTP) servers. It is not affiliated with the servers or forums shown here and is not responsible for the content of articles, which is written by their respective authors.