Zgjohuni nga pakujdesi o sytë e mi-Sulltan Muradi I II

Hamdi Nuhiju <[email protected]>
Newsgroups gmane.politics.region.albania.shqiperia
Message-ID <[email protected]>
*Zgjohuni nga pakujdesi o sytë e mi*



*Sulltan Muradi III ( 1574-1595)*



Zgjohuni nga pakujdesi o sytë e mi

Gjatë keni fjetur, pra, zgjohuni o sytë e mi

Qëllimi i Azrailit është për t`ua marr shpirtin

Zgjohuni nga pakujdesi o sytë e mi

Gjatë keni fjetur, pra, zgjohuni o sytë e mi…



Agimi dëgjon se si zogjtë herët këndojnë dhe fluturojnë

Dëgjohet nga zëri i tyre i ëmbël madhërimi i Zotit

Malet, drunjtë e gurët emrin e të Gjithëfuqishmit përmendin

Zgjohuni nga pakujdesi o sytë e mi

Gjatë keni fjetur, pra, zgjohuni o sytë e mi.....



Shikoni se si hapen dyert e Zotit

Ku lëshohet Mëshira e Tij, përderisa besimtari nënshtrohet

I merr vetes nderin e madh ai i cili pakujdesshëm flenë

Zgjohuni nga pakujdesi o sytë e mi

Gjatë keni fjetur, pra, zgjohuni o sytë e mi...



Kjo botë nuk është shtëpi e juaj, shpejt kalon

Gjithçka dhe të gjitha shtatë shtresat nga ti frikësohen

Froni, pushteti dhe fama pushojnë

Zgjohuni nga pakujdesi o sytë e mi

Gjatë keni fjetur, pra, zgjohuni o sytë e mi...



Ja Muradi, robi Yt, të gjitha gabimet fshija

Mi fal shkeljet e mia dhe ngarkesat e mia mi heq

Më ngritë në lavdinë e flamurit të Muhammedit s.a.v.s.

Zgjohuni nga pakujdesi o sytë e mi

Gjatë keni fjetur, pra, zgjohuni o sytë e mi...



*Përktheu dhe përshtati nga boshnjakishtja: Sh. Mamuti*
lmpx.com only provides a reader for public news (NNTP) servers. It is not affiliated with the servers or forums shown here and is not responsible for the content of articles, which is written by their respective authors.