Nisja shume e bukur - 100 nxenes ne diten e pare te Shkollen Shqipe ne Bronx

[email protected]
Newsgroups gmane.politics.region.albania.shqiperia
Message-ID <[email protected]>
 
U zhvillua ceremonia  e hapjes se  Shkolles Shqipe ne Bronx 
BEQIR SINA, New  York 
100 nxenes ne diten e  pare te Shkollen Shqipe ne Bronx, Mishto : "Jemi 
duke  treguar kesisoj perkujdesjen dhe interesimin e madh te qeverise shqiptare 
dhe  personalisht interesimin e Kryeministrit Berisha per femijet shqiptare 
te  diaspores" 
Lehman College - Bronx  NY:   Mes nje  ceremonie festive, nxenes, prinder, 
mesimdhens, veprimtare te  komunitetit, dhe perfaqesuesve te Shtetit 
Shqiptare dhe   Republikes se Kosoves ne Nju Jork, te cilet, kane dhene ndihmen e 
tyre ne  libra dhe baze materiale, Shkolla Shqipe ne Bronx- Nju Jork, ne 
klasat  e nderteses se kolegjit “Lehman College”, ka hapur te dielen ne  
mesdreke, dyert per femijet e emigranteve shqiptare, qe deshirojne te  mesojne 
gjuhen e embel dhe te bukur shqipe - gjuhen tone  ametare. 
Hapja e Shkolles  Shqipe ne Bronx, konçidon me 3 -  vjetorin e Pavaresise 
se Kosoves

I  pranishem ne ceremonine hapese te dites se pare te shkolles shqipe,  
ishte Konsulli i Pergjitheshem i Shqiperise ne Nju Jork, zoti Dritan Mishto, i  
cili pershendeti femijet dhe prinderit e tyre, se bashku me Konsullen e 
Kosoves  ne Nju Jork, zonjen Arta Rama.

Shkolla Shqipe  ne Bronx - Nju Jork, nje lagje, kjo, e predominuar nga 
emigrantet  shqiptare, sidomos, nga mbipopullimi qe ka ndodhur keto dy dekadat e 
 fundit, eshte nje iniciative private e disa biznesmenve  dhe veprimtarve 
te dalluar te komunitetit shqiptar. Dhe  te asaj ndihmes qe u realizua me 
ndermjetesimin e aktivistit Mithat  Gashi, mesimdhenes ne kete kolegj, qe per 
mesonjtoret, ku do te zhvillohet  mesimi, Kolegji “Lehman”, nuk kerkon asnje 
pagese, per femijet shqiptare.   
Ne diten e pare te shkolles, neper klasa filluan mesimet mbi 100 femije,  
por edhe te rritur filluan ketu mesimin e gjuhes shqipe dhe sipas Gjergj  
Dedvukajt, nje nga nisiatoret per hapjen e kesaj shkolle, numri do te shtohet 
ne  ditet e ardhshme. 
“Ka nje  interesim te madh per te sjelle femijet ne kete shkolle”, tha  
Dedvukaj. 
Gjergj Dedvukaj, i cili ka punuar edhe ne te shkuaren si mesimdhenes  ne 
shkollen shqipe te New York-ut, tha per gazeten “Dielli”, se ka qene  deshira 
e shume prinderve, per hapjen e nje shkolle shqipe. "Ne koncertet qe kam  
dhene me Asamblin ”Bashkimi Kombetar” ne Shqiperi, Malesi, Kosove, ne   
Gjermani, ne Festivalet Kombetare si ne Gjirokaster, e gjetke , thote  ai, 
prinderit, me jane lutur qe t’u mesoj shqip femijeve. Tani qe kjo nisme  po 
konkretizohet, numri i atyre qe do te sjellin femijet jam i bindur se do te  
rritet." Per kete ka thene Dedvukaj se vetem, nga fisi i tij ketu, jane bere  
gati mbi 20 veta qe jane treguar te gatshem per t’u regjistruar ne shkollen  
shqipe." 
Duke peruruar kete shkolle, Konsulli i Pergjitheshem i Shqiperise ne Nju 
Jork,  zoti Dritan Mishto, tha  "Sot ne ndjejme nje emocion te veçante, qe 
arritem  te gjithe se bashku te hapim kete fole te gjuhes se bukur shqipe. Jo 
vetem  mesimi i gjuhes dhe kultures, por ajo ç'ka kjo dite shenon me se 
tepermi eshte  mbajtja e premtimit perpara historise, se atyre burrave te kombit 
qe dhane  gjithe sa kishin per perjetesimin e gjuhes sone ne altarin e 
gjuheve te bukura  dhe te rralla."  
Me tej zoti  Mishto shprehu edhe emocionet e te gjithe pjesemarresve, duke 
nenvizuar se  " kur them se kjo shkolle eshte amaneti i mbajtur nga brezat 
per te  shkrimin dhe kendimin shqip." 
Nderkohe, perfaqesuesi i shtetit shqiptare nuk la pa permendur edhe ndihmen 
dhe  kujdesin e qeverise shqiptare, per shkollen shqipe ne SHBA-es. " 
Konsullata  e Pergjithshme, tha zoti Mishto, si bashkeiniciatore e ketij 
projekti, duke  ofruar tekset mesimore dhe fletoret e punes, nuk do t'a kufizoje 
ndihmen e saj,  perkundrazi, theksoje ai do te permbushe edhe detyra te tjera, 
duke treguar  kesisoj perkujdesjen dhe interesimin e madh te qeverise 
shqiptare dhe  personalisht interesimin e Kryeministrit Berisha per femijet 
shqiptare te  diaspores". 

Ne nje takim organizimi, eshte miratuar Komisioni edhe stafi  pedagogjik i 
shkolles. Komisioni ka ne perberje: Professor  Ymer Ahmetaj,  Dr.Hasan 
Ademaj, Gjergj Dedvukaj dhe Flamur Husaj. Ky Komision i cili quhet  nismetare, 
perzgjodhi pese mesuese nga 12 kerkesa te paraqitura. Kater jane  mesuese dhe 
nje mesues.  
Profesori Ymer Ahmetaj, i ka deklaruar gazetes Dielli se stafi eshte  
profesionalisht i pergatitur; ka nivel te larte pedagogjik, kane pervoje dhe nje  
pjese jane mesimdhenes ne shkollat amerikane. Ne shkollen shqipe do te 
jepen  lendet : gjuhe dhe letersi shqipe, histori e kombit shqiptar, Gjeografi 
per  trojet shqiptare, kulture muzikore dhe folklor shqiptar  etj. 
Arsimtaret qe do te punojne me nxenesit kane pervoje  te gjate ne arsim ne 
Shqiperi, Kosove, Luginen e Presheves, viset shqiptare ne  Mal te Zi dhe 
Maqedoni. 
Ndersa, koordinatori i Shkolles dhe anetari i brodit, Mustaf Qosja, thote   
se perkrah kritereve formale te kualifikimit shkollor, mesueseve u 
kerkohet:  njohje e shkelqyeshme e gjuhes shqipe(Gjuha standarte; gramatika, 
drejtshkrimi,  stilistika); pergatitje dhe aftesi solide ne te gjitha veprimtarite 
themelore  gjuhesore (te folurit, te degjuarit, te shkruarit, te lexuarit 
ekspresiv etj.);  njohje e mire e kultures kombetare, njohje e historise dhe 
gjeografise se  Atdheut, njohje e artit te muzikes, edukim i mjaftushem 
artistik, muzikor dhe  figurativ; aftesi dhe shkathtesi interpretuse ne kendim, 
vallezim, instrumente  muzikor etj.Te gjitha keto kritere garantojne nje 
trupe mesimore serioze e te  kualifikuar dhe do te percjellin besushmeri tek 
prinderit, qe femijet te mbushin  klasat e gjuhes shqipe dhe shkolla te kete 
jetegjatesi." 
Dr. Hasan  Ademaj, nje tjeter pjestar aktiv i grupit nismetar, thote se ky 
eshte nje hap i  duhur qe duhet te gezoje perkrahjen e komunitetit shqiptar. 
 
"Ka  ardhur koha qe te heqim dore nga folklorizmi i veprimatrive, theksone 
Dr Hasan  Ademaj, dhe te behemi me institucionale, me te orientuar, ne 
veprimtarite  kombetare. Shkolla shqipe eshte nje hap ne drejtimin e  duhur, edhe 
pse e  vonuar ne kohe. Ai ka afruar perkrahjen e tij, duke qene pjese e  
Bordit." 
Per  gazeten me te vjeter te diaspores Diellin, ka folur edhe Shkumbin 
Tetaj,  ish professor i Gjuhes angleze  ne Kosove, i cili ka dhene perkrahjen e  
tij, ashtu si dhe Agim Cavderbasha, Tom Gjergji, Nikolle Juncaj, avokati 
Sabri  Gjoni e te tjetere.  
Mesuesja Violeta Ducellari, me pervoje pedagogjike dhe mesimdhense ne 
shkollat  amerikane, e perzgjedhur ne trupen mesimdhense, thote se e shihte 
serioze nismen  dhe se nuk do te kurseje asgje per te mesuar femijet shqiptare. 
Ne grupin e  mesueseve te perzgjedhur jane edhe Ikbale Tetaj, Lirie 
Rexhmataj, Lumturi Porja  si dhe Tom Gjergji per instrumenet muzikor. 
Ne perurimin e shkolles, perveç nxenesve, mesuesve, prinderve e aktivisteve 
qe  ndermoren kete nisiative, merrnin pjese edhe konsulli i Shqiperise ne 
New York,  Dritan Mishto dhe konsullja e Kosoves ne New York, Arta Rama, te 
cilet pos qe  prene shiritin e perurimit,  vizituan te gjitha klasat ku 
mbahej mesimi,  dhe biseduan me nxenes e arsimtare dhe premtuan ndihmen e dy 
shteteve,  Shqiperise e Kosoves per mbarevajtjen e shkolles me abetare e libra 
te  tjere mesimore. 
Ne njoftim thuhet se jane disa shoqata  qe i jane bashkengjitur Bashkimit 
Kombetar, perfshire dhe Federaten Vatra.  Shoqatat kane pranuar qe te 
kontribuojne ne regjistrimin e femijeve, ne  sigurimin e ushqimit te drekes per 
femijet si dhe te nje pagese simbolike .  
Ata qe e  nisen kete aksion kombetar dhe ju bashkengjiten Gjergj Devukajt 
jane nje grup  atdhetaresh nga te gjitha trojet etnike, qe po marrin te 
gjitha masat ne menyre  qe shkolla  te vazhdoje normalisht. Ne takimet e 
perjavshme ata kane  diskutuar per te gjitha hallkat qe do te çojne ne suksesin e 
nismes se  marre. 
Keshtu, te pakten Konsullata e Pergjithshme e Shqiperise, ka premtuar te  
sjelle 100 abetaret e para keto dite, ndersa Konsullata e Kosoves do te 
ndihmoje  me plan-programe dhe ndihma te tjera qe do t’i nevojiten stafit te 
shkolles. Nga  ana tjeter Profesori i Lehman College, Mithat Gashi, anetar  i 
Bordit te Federates ”Vatra” ka ndermjetesuar dhe ka siguruar tri klasa  
mesimore ne mjediset e Kolegjit, te cilat do te vihen ne dispozicion te shkolles  
shqipe ne Bronx. 
Ishin pikerisht veprat e mrekullueshme ne dobi te çeshtjes kombetare - 
shqiptare  qe bene qe keta nismetare te zgjidhnin shkollen shqipe, si vendin ku 
filizat e  njome, femijet e shqiptareve te Nju Jorkut te mesonin gjuhen e 
tyre amtare dhe  jo vetem ate por edhe traditen e mrekullueshme te shqiptareve 
te Amerikes, te  cilet ne çastet me te veshtira qe kaloi vendi yne, i'a 
zbardhen faqen atij.  Qellimi ka qene qe te mesojne nga pervoja e mrekullueshme 
e kolloseve te  kultures tone kombetare, Fan Nolit e Faik Konices si dhe 
korifejve te tjere  pasardhes.  
Ideja per  nje shkolle te tille lindi nga nevoja qe breznite shqiptare te 
Amerikes te  vijojne te ruajne lidhjet shpirterore me atdheun e tyre. Nje 
nder veprimtarite  me me efekt ne kete drejtim ishte mesimi i gjuhes shqipe. 
Vetem ne kete menyre  femijet shqiptare, te rinjte, studente, e kuptojne fare 
mire se edhe pse jane me  trup larg vendlindjes se tyre apo vendlindjes se 
prinderve te tyre, detyrimet  per atdheun nuk sosen kurre. Prandaj edhe iu 
dhane me mish e me shpirt kesaj  detyre qe i vune vetes, per te rihapur 
shkollen shqipe ne Bronx - Nju Jork, ku  mendohet se jeton edhe komuniteti me i 
madh shqiptare. 









































U zhvillua ceremonia  e hapjes së Shkollës Shqipe në  Bronx
 
 
 
 
BEQIR SINA, New  York
 
 
 
 
100 nxënës në diten e pare te Shkollën Shqipe në  Bronx,  Mishto : "Jemi 
duke treguar kësisoj përkujdesjen dhe  interesimin e madh të qeverisë 
shqiptare dhe personalisht interesimin  e Kryeministrit Berisha për fëmijët 
shqiptarë të  diasporës"
 
 
 
 
 
 
Lehman College - Bronx NY:   Mes një ceremonie  festive, nxënës, prindër, 
mësimdhëns, veprimtarë të komunitetit, dhe  përfaqësuesve të Shtetit 
Shqiptarë dhe  Republikës së Kosovës në Nju  Jork, të cilët, kanë dhënë ndihmën e 
tyre në libra dhe bazë materiale,  Shkolla Shqipe në Bronx- Nju Jork, në 
klasat e ndërtesës së kolegjit  “Lehman College”, ka hapur të dielën në 
mesdrekë, dyert për fëmijët e  emigrantëve shqiptarë, që dëshirojnë të mësojnë 
gjuhën e ëmbël dhe të bukur  shqipe - gjuhën tonë amëtare.
 
Hapja e Shkollës Shqipe në Bronx, konçidon me 3 - vjetorin e  Pavarësisë së 
Kosovës

I pranishëm në ceremoninë  hapëse të ditës së parë të shkollës shqipe, 
ishte Konsulli i  Përgjithëshëm i Shqipërisë në Nju Jork, zoti Dritan Mishto, i 
cili përshëndeti  fëmijët dhe prindërit e tyre, së bashku me Konsullën e 
Kosovës në Nju Jork,  zonjën Arta Rama.

Shkolla Shqipe në Bronx -  Nju Jork, një lagje, kjo, e predominuar nga 
emigrantët shqiptarë, sidomos,  nga mbipopullimi që ka ndodhur këto dy dekadat e 
fundit, është  një iniciativë private e disa biznesmenve dhe veprimtarve të 
dalluar  të komunitetit shqiptar. Dhe të asaj ndihmës që u realizua  me 
ndërmjetësimin e aktivistit Mithat Gashi, mësimdhënës në këtë kolegj, që për  
mësonjtoret, ku do të zhvillohet mësimi, Kolegji “Lehman”, nuk kërkon asnjë  
pagesë, për fëmijët shqiptarë. 
 
 
     Në ditën e parë të shkollës, nëpër klasa filluan  mësimet mbi 100 
fëmijë, por edhe të rritur filluan këtu mësimin e gjuhës  shqipe dhe sipas 
Gjergj Dedvukajt, një nga nisiatorët për hapjen e kësaj  shkolle, numri do të 
shtohet në ditët e ardhshme.



“Ka një interesim të madh për të sjellë fëmijët në  këtë shkollë”, tha 
Dedvukaj.

Gjergj Dedvukaj, i cili ka punuar edhe në të  shkuarën si mësimdhënës në 
shkollën shqipe të New York-ut, tha për  gazetën “Dielli”, se ka qenë dëshira 
e shumë prindërve, për hapjen e një  shkolle shqipe. "Në koncertet që kam 
dhënë me Asamblin ”Bashkimi Kombëtar” në  Shqipëri, Malësi, Kosovë, në  
Gjermani, në Festivalet Kombëtare si në  Gjirokastër, e gjetkë , thotë ai, 
prindërit, më janë lutur që t’u mësoj  shqip fëmijëve. Tani që kjo nismë po 
konkretizohet, numri i atyre që do të  sjellin fëmijët jam i bindur se do të 
rritet." Për këtë ka thënë Dedvukaj se  vetëm, nga fisi i tij këtu, janë bërë 
gati mbi 20 veta që janë treguar të  gatshëm për t’u regjistruar në shkollën 
shqipe."
 
 
     Duke përuruar këtë shkollë, Konsulli i  Përgjithëshëm i Shqipërisë në 
Nju Jork, zoti Dritan Mishto, tha  "Sot ne  ndjejmë një emocion të veçantë, 
që arritëm të gjithë së bashku të hapim këtë  fole të gjuhës së bukur 
shqipe. Jo vetëm mësimi i gjuhës dhe kulturës, por ajo  ç'ka kjo ditë shënon më së 
tepërmi është mbajtja e premtimit përpara historisë,  së atyre burrave të 
kombit që dhanë gjithë sa kishin për përjetësimin e gjuhës  sonë në altarin e 
gjuhëve të bukura dhe të rralla." 
 
  Më tej zoti Mishto shprehu edhe emocionet e të gjithë  pjesëmarrësve, 
duke nënvizuar se " kur them se kjo shkollë është amaneti i  mbajtur nga brezat 
për të shkrimin dhe këndimin shqip."




Ndërkohë, përfaqësuesi i shtetit shqiptarë nuk la  pa permendur edhe 
ndihmën dhe kujdesin e qeverisë shqiptare, për shkollën shqipe  në SHBA-ës. " 
Konsullata e Përgjithshme, tha zoti Mishto, si  bashkeiniciatore e këtij 
projekti, duke ofruar tekset mësimore dhe fletoret e  punës, nuk do t'a kufizojë 
ndihmën e saj, përkundrazi, theksojë ai do të  përmbushë edhe detyra të tjera, 
duke treguar kësisoj përkujdesjen dhe  interesimin e madh të qeverise 
shqiptare dhe personalisht interesimin  e Kryeministrit Berisha për fëmijët 
shqiptarë të diasporës".

Në një takim organizimi, është  miratuar Komisioni edhe stafi pedagogjik i 
shkollës. Komisioni ka në përbërje:  Professor  Ymer Ahmetaj, Dr.Hasan 
Ademaj, Gjergj Dedvukaj dhe Flamur Husaj.  Ky Komision i cili quhet nismëtarë, 
përzgjodhi pesë mësuesë nga 12 kërkesa  të paraqitura. Katër janë mësuese dhe 
një mësues. 



Profesori Ymer Ahmetaj, i ka deklaruar  gazetës Dielli se stafi është 
profesionalisht i përgatitur; ka nivel të  lartë pedagogjik, kanë përvojë dhe një 
pjesë janë mësimdhënës në shkollat  amerikane. Në shkollën shqipe do të 
jepen lëndët : gjuhë dhe letërsi shqipe,  histori e kombit shqiptar, Gjeografi 
për trojet shqiptare, kulturë muzikore dhe  folklor shqiptar etj.
 
 
  Arsimtarët që do të punojnë me nxënësit kanë përvojë të  gjatë në arsim 
në Shqipëri, Kosovë, Luginën e Preshevës, viset shqiptare në Mal  të Zi dhe 
Maqedoni.


Ndërsa, koordinatori i Shkollës dhe anëtari i brodit,  Mustaf Qosja, thotë  
se përkrah kritereve formale të kualifikimit shkollor,  mësuesëve u 
kërkohet: njohje e shkëlqyeshme e gjuhës shqipe(Gjuha standarte;  gramatika, 
drejtshkrimi, stilistika); përgatitje dhe aftësi solide në të gjitha  veprimtaritë 
themelore gjuhësore (të folurit, të dëgjuarit, të shkruarit, të  lexuarit 
ekspresiv etj.); njohje e mirë e kulturës kombëtare, njohje e historisë  dhe 
gjeografisë së Atdheut, njohje e artit të muzikës, edukim i mjaftushëm  
artistik, muzikor dhe figurativ; aftësi dhe shkathtësi interpretuse në këndim,  
vallëzim, instrumente muzikor etj.Të gjitha këto kritere garantojnë një 
trupë  mësimore serioze e të kualifikuar dhe do të përcjellin besushmeri tek 
prindërit,  që fëmijët të mbushin klasat e gjuhës shqipe dhe shkolla të ketë  
jetëgjatësi."




Dr. Hasan Ademaj, një tjetër pjestar aktiv i grupit  nismëtar, thotë se ky 
është një hap i duhur që duhet të gëzojë përkrahjen e  komunitetit shqiptar. 
 
   "Ka ardhur koha që të heqim dorë nga folklorizmi i  veprimatrive, 
theksonë Dr Hasan Ademaj, dhe të bëhemi më institucionalë, më  të orientuar, në 
veprimtaritë kombëtare. Shkolla shqipe është një hap në  drejtimin e  duhur, 
edhe pse e vonuar në kohë. Ai ka afruar përkrahjen e  tij, duke qenë pjesë e 
Bordit."
 
   Për gazetën më të vjetër të diasporës Diellin, ka  folur edhe Shkumbin 
Tetaj, ish professor i Gjuhës angleze  në Kosovë,  i cili ka dhënë përkrahjen 
e tij, ashtu si dhe Agim Cavdërbasha, Tom Gjergji,  Nikollë Juncaj, avokati 
Sabri Gjoni e të tjetërë. 
 
 
     Mësuesja Violeta Ducellari, me përvojë pedagogjike  dhe mësimdhënse në 
shkollat amerikane, e përzgjedhur në trupën mësimdhënse,  thotë se e shihte 
serioze nismën dhe se nuk do të kursejë asgjë për të mësuar  fëmijët 
shqiptarë. Në grupin e mësuesëve të përzgjedhur janë edhe Ikbale Tetaj,  Lirie 
Rexhmataj, Lumturi Porja si dhe Tom Gjergji për instrumenet  muzikor.



Në përurimin e shkollës, përveç  nxënësve, mësuesve, prindërve e 
aktivistëve që ndërmorën këtë nisiativë, merrnin  pjesë edhe konsulli i Shqipërisë në 
New York, Dritan Mishto dhe konsullja e  Kosovës në New York, Arta Rama, të 
cilët pos që prenë shiritin e përurimit,  vizituan të gjitha klasat ku 
mbahej mësimi, dhe biseduan me nxënës e  arsimtarë dhe premtuan ndihmën e dy 
shteteve, Shqipërisë e Kosovës për  mbarëvajtjen e shkollës me abetare e libra 
të tjerë mësimorë.




Në njoftim thuhet se janë disa  shoqata që i janë bashkëngjitur Bashkimit 
Kombëtar, përfshirë dhe Federatën  Vatra. Shoqatat kanë pranuar që të 
kontribuojnë në regjistrimin e fëmijëve, në  sigurimin e ushqimit të drekës për 
fëmijët si dhe të një pagese simbolike . 
 
   Ata që e nisën këtë aksion kombëtar dhe ju bashkëngjitën  Gjergj 
Devukajt janë një grup atdhetarësh nga të gjitha trojet etnike, që po  marrin të 
gjitha masat në mënyrë që shkolla  të vazhdojë normalisht. Në  takimet e 
përjavshme ata kanë diskutuar për të gjitha hallkat që do të çojnë në  suksesin e 
nismës së marrë.
 
    Kështu, të paktën Konsullata e Përgjithshme e  Shqipërisë, ka premtuar 
të sjellë 100 abetaret e para këto ditë, ndërsa  Konsullata e Kosovës do të 
ndihmojë me plan-programe dhe ndihma të tjera që do  t’i nevojiten stafit të 
shkollës. Nga ana tjetër Profesori i Lehman College,  Mithat Gashi, anëtar 
i Bordit të Federatës ”Vatra” ka ndërmjetësuar dhe ka  siguruar tri klasa 
mësimore në mjediset e Kolegjit, të cilat do të vihen në  dispozicion të 
shkollës shqipe në Bronx.



Ishin pikërisht veprat e mrekullueshme në dobi të  çështjes kombëtare - 
shqiptare që bënë që këta nismëtarë të zgjidhnin shkollën  shqipe, si vendin ku 
filizat e njomë, fëmijët e shqiptarëve të Nju Jorkut të  mësonin gjuhën e 
tyre amtare dhe jo vetëm atë por edhe traditën e mrekullueshme  të 
shqiptarëve të Amerikës, të cilët në çastet më të vështira që kaloi vendi  ynë, i'a 
zbardhën faqen atij. Qëllimi ka qenë që të mësojnë nga përvoja e  
mrekullueshme e kollosëve të kulturës tonë kombëtare, Fan Nolit e Faik Konicës  si dhe 
korifejve të tjerë pasardhës. 
 
   Ideja për një shkollë të tillë lindi nga nevoja që breznitë  shqiptare 
të Amerikës të vijojnë të ruajnë lidhjet shpirtërore me atdheun e  tyre. Një 
ndër veprimtaritë më me efekt në këtë drejtim ishte mësimi i gjuhës  shqipe. 
Vetëm në këtë mënyrë fëmijët shqiptarë, të rinjtë, studentë, e kuptojnë  
fare mirë se edhe pse janë me trup larg vendlindjes së tyre apo vendlindjes së 
 prindërve të tyre, detyrimet për atdheun nuk sosen kurrë. Prandaj edhe iu 
dhanë  me mish e me shpirt kësaj detyre që i vunë vetes, për të rihapur 
shkollën shqipe  në Bronx - Nju Jork, ku mendohet se jeton edhe komuniteti më i 
madh  shqiptarë.
_MG_7578EUROPHOTOGRAPHY-TANI.COM.jpg (image/jpeg, 38.2 KB) - not displayed
_MG_7677EUROPHOTOGRAPHY-TANI.COM.jpg (image/jpeg, 43.3 KB) - not displayed
_MG_7678EUROPHOTOGRAPHY-TANI.COM.jpg (image/jpeg, 43.6 KB) - not displayed
_MG_7691EUROPHOTOGRAPHY-TANI.COM.jpg (image/jpeg, 45 KB) - not displayed
_MG_7694EUROPHOTOGRAPHY-TANI.COM.jpg (image/jpeg, 47 KB) - not displayed
_MG_7716EUROPHOTOGRAPHY-TANI.COM.jpg (image/jpeg, 60.1 KB) - not displayed
_MG_7761EUROPHOTOGRAPHY-TANI.COM.jpg (image/jpeg, 41.1 KB) - not displayed
lmpx.com only provides a reader for public news (NNTP) servers. It is not affiliated with the servers or forums shown here and is not responsible for the content of articles, which is written by their respective authors.