Kameleonet kulturor

Hamdi Nuhiju <[email protected]>
Newsgroups gmane.politics.region.albania.shqiperia
Message-ID <[email protected]>
 Kameleonët kulturorë <http://www.alb-drejtesia.com/artikulli.php?id=723>

*Tema Islame <http://www.alb-drejtesia.com/category.php?cat_id=tema-islame>|
* - Shahla Ahmed.<http://www.alb-drejtesia.com/search.php?field=autori&search=Shahla%20Ahmed>-
E Premte, 21 Janar 2011; 19:39


http://www.alb-drejtesia.com/artikulli.php?id=723



 *Kryerja e namazit në shtëpi ose në xhami,dhe pastaj ikja fshehtas nëpër
ahengje apo klube nate.Mbajtja e hixhabit në mesin familjar,dhe pastaj
kthimi në një modele në shkollë.Një njeri,dy botëra dhe një luftë e
dëshpëruar për të manovruar me të dyja.Ky është realiteti në të cilin po
jetojnë shumë të rinjë musliman në perëndim.*

Kryerja e namazit në shtëpi ose në xhami,dhe pastaj ikja fshehtas nëpër
ahengje apo klube nate.Mbajtja e hixhabit në mesin familjar,dhe pastaj
kthimi në një modele në shkollë.Një njeri,dy botëra dhe një luftë e
dëshpëruar për të manovruar me të dyja.Ky është realiteti në të cilin po
jetojnë shumë të rinjë musliman në perëndim.
Ne mund ti quajmë ato “Kameleon kulturorë” ose ti përshkruajmë si njerëz me
“personalitet të ndarë”.Pavarsisht emërimit të tyre gjendja është e njëjtë.
. .dhe shpesh me pasoja tragjike. Ne nuk po i referohemi në këtë rast vetëm
vdekjes si shkatërrim i vëllezërve dhe motrave,për më tepër ne po i
refrohemi shumë shembujve trishtues të adoleshentëve që ikin nga shtëpitë,që
drogohen,dhe për më tepër –si më e keqja që paraqitet është largimi total
nga Islami,duke e refuzuar atë plotësisht.
Ne nuk po e teprojmë.Ky është një realitet,dhe ata që e mohojnë ose nuk
dëshirojnë të shohin ose janë tepër naiv.Është koha që ne ti qasemi situatës
seriozisht.Së pari duhet të jemi të vetëdijshëm për situatën në të cilën
ndodhemi dhe të mësojmë se çfarë po e shkakton këtë situatë.Hapi tjetër
është të dijmë se çfarë të bëjmë kur të përballemi direkt me të.Dhe
përfundimisht ne duhet të dijmë se si të këpusim problemin pikërisht kur ai
sapo ka filluar –siç thuhet më mirë të parandalosh se sa të shërosh.

Shkaqet:
Edhepse situatat dallojnë nga njëra tjetra,ekziston një listë e përgjithshme
e asaj që mund ti shkaktojë ankthin më të keq cilitdo prind musliman.

Mungesa e kuptimit personal/ bindje islamike:
Si shumica e gjërave,edhe kjo fillon në shtëpinë tuaj.Nëse ju nuk i rritni
fëmijët si musliman duke u ofruar kuptimin e plotë të asaj se çka don të
thotë musliman,atëherë ju nuk mund të prisni që ata të jenë të lumtur duke
ndjekur rregulla strikte gjatë tërë kohës.Është gjithashtu e rëndësishme të
theksohet dallimi midis Islamit dhe kulturës.Nëse nuk falesh pesë herë në
ditë,ose nuk u jep fëmijëve vullnet për tu falur,mirëpo çmendesh kur një
femër e familjes tënde del jashtë shtëpisë pa shami mbi kokë,atëherë ti me
të vërtetë ke nevojë për përforcim të prioriteteve tua.

Standarde të dyfishta:
Duke iu referuar pikës së parë,këtu po flasim për dukurinë kur prindërit
krijojnë për veten dhe fëmijët e tyre standarde të dyfishta:në publik ata
mundohen të integrojnë vetveten në shoqërinë perëndimore,të arrijnë ëndrrën
perëndimore për shtëpi të mëdha,vetura luksoze,mirëpo në shtëpi ata janë të
fiksuar me çrrënjosjen e praktikës kulturore që po ndjekin fëmijët e tyre e
cila nuk është islame.Nuk duhet habitur pastaj kur edhe vet fëmijët ndjekin
hapat e prindërve të tyre dhe fillojnë edhe ato të jetojnë një jetë të
dyfishtë.

Mungesa e kuptimit personal/ bindje islamike:
Ky është një tjetër faktorë i rëndësishëm i cili e largon rininë nga
Islami.Sërish duke u lidhur me pikën e parë-nëse në shtëpi nuk keni një
themel të fortë islam,atëherë në të shumtën e rasteve do të ket mungesë të
kuptimit të asaj se çfarë me të vërtetë don të thotë musliman.Nëse nuk e din
arsyejën e diçkaje,si mund ti përmbahesh asaj kur ti e sheh atë si diçka që
të kufizon dhe të ndërhyn në jetë.Nëse ti u thua fëmijëve të falen sepse
nëse nuk falen ata do të digjen në ferr,atëherë më beso ata nuk do të falen
për shkak të dashurisë që ndjejnë ndaj Allahut –por do të falen për shkak të
frikës...madje jo për shkak të frikës nga Allahu,por të frikës që kanë nga
ti.Nëse i thua vajzës se ajo duhet të mbajë shami sepse në të kundërt ajo do
të “njollosë nderin familjarë”,atëherë kur ajo do të ndeshet me mentalitetin
perendimorë të lirisë nuk do ti interesojë as për mbulesën e as për nderin
familjarë.Nga ana tjetër nëse fëmiu yt ka një lidhje personale me Allahun
dhe e din saktësisht se pse ne i bëjmë disa gjëra dhe qëndrojmë larg disa të
tjerave,ata do kenë më shumë dëshirë për tu bërë më të fortë në këtë drejtim
dhe të vazhdojnë ti binden Allahut.

Pasiguria :
Kjo ëshë diçka që ka ndikim te njerëzit çdokund,pavarsisht fesë,racës dhe
moshës së tyre.Dëshira për tu “inkuadruar”dhe për tu pranuar si anëtarë i
grupit është në natyrën e njeriut –ndonjëherë mund të jet gjë e
mirë,ndonjëherë mund të jet lënduese dhe e dëmshme.Për vajzat,në të shumtën
e rasteve problem është pamja e trupit dhe bukuria,për çka edhe mbulesa u
bëhet një mundim i madh.Për meshkujt mund të jet diçka rreth vërtetimit të
“burrërisë” së tyre(duke ndjekur vajzat,ose duke pirë alkool,drogë
etj).Ndërtoje vetëbesimin e femijës tënd në shtëpi dhe bëja me dije se ata
nuk kanë nevojë për pëlqimin e askujt përpos të Allahut.Jepu komplimente
fëmijëve,lëvdëroji ata,lëri që të jenë besnik ndaj fesë së tyre dhe vetes së
tyre.Thuaji djalit tënd se ai është i vlefshëm.Thuaji vajzës tënde se ajo
është e bukur.Mos i nënçmo dhe mos i nënvlerëso,nderoji ata siç e nderonte
Pejgamberi s.a.v.s Fatimen r.a duke ia lëshuar vendin e tij të uljes.

Shoqërimi i keq:
Muhammamedi s.a.v.s ka thënë: “Shembulli i ndejës me njerëz të mirë dhe
ndejes me njerëz të të këqij është sikurse shitorja e miskut(parfumeria) dhe
farkëtorja.Shitësi i miskut ose të jep (të eros) ose të shet,ose së paku
prej tij kundërmon erë e këndshme.Kurse farkëtari ose ti djeg teshat ,ose
prej tij do të vjen erë e pakëndshme(nga thëngjilli)”.(Muttefekun alejhi).
Padyshim njerëzit me të cilët shoqërohen fëmijët tuaj do të kenë ndikim të
madh në ta-posaqërisht në shkollë,ku i riu e kalon pothuajse shumicën e
kohës.Jomuslimanët (madje edhe të ashtuquajturit musliman) që kanë standarde
morale krejtësisht të tjera,definitivisht do ua vështirsojnë jetën fëmijëve
tuaj: duke e kundërshtuar Islamin dhe duke zvogluar të gjitha vlerat në të
cilat Islami mbështetet.Përderisa disa thonë se kjo është një mundësi e mirë
për të thirrur në Islam,ose se ajo krijon karakterin dhe forcon
imanin,realiteti është se jo çdo i ri ka forcë të përballojë shoqërimin me
njerëz të tillë pa u dëmtuar.Fatkeqësisht ne kemi humbur shumë prej
gjeneratave të reja për shkak të jetës së devijuar që iu ka ofruar
shejtani,dhe për të mohuar këtë realitet ne nuk mund të përdorim si arsyetim
suksesin e një numri të vogël të të rinjëve musliman.I dërguari i Allahut
s.a.v.s ka thënë: Njeriu është në fenë e shokut të tij,andaj duhet të jeni
të kujdesshëm se me kë shoqëroheni.(Ebu Davudi,Tirmidhiu).

Miti i Adoleshencës:
Ky mentalitet zakonisht thotë”Unë jam i ri,më lini të argëtohem,dhe pastaj
kur të plakem do bëhem njeri fetarë”.Është një sjellje që tregon
papërgjegjshmëri,papjekuri dhe keqkuptim të Islamit dhe qëllimit të
jetës.Duke e liruar veten nga përgjegjësitë,është më e lehtë për të rinjtë
të futen në haram duke mos ndjerë shumë faj për atë që e
bëjnë.Kështuqë,është shumë e rëndësishme të rrënjosim një ndjenjë të
përgjegjësisë dhe të obligimit ndaj Allahut gjatë rinisë sonë,në mënyrë që
të heqim këtë lloj të mentalitetit.Muhammedi s.a.v.s ka thënë:” Njeri i
mençur është ai që e llogarit veten e tij dhe bën vepra që i sjellin dobi
pas vdekjes së tij,njeri jo i mençur është ai i cili ndjek dëshirat e tij
dhe prap shpreson tek Allahu”(Tirmidhiu).

Simptomat:
Si mund ta kuptoni se fëmija,vëllau apo shoku juaj është një “kameleon
kulturorë”.Mund të jet e vështirë për ti vërejtur por kurdo që një fëmijë
mundohet të bëjë diçka fshehtas, të afërmit e tij zakonisht shpejt e marrin
vesh se diçka nuk është në rregull.Ja disa simptome të sindromit të quajtur
jetë e dyfishtë.

Ndryshimi i sjelljes:
Rebelimi,agresioni dhe mungesa e respektit janë shenja të mëdha.Nëse ata
sillen në këtë mënyrë ndaj jush,a nuk mendoni se ata sillen ashtu edhe ndaj
Allahut?Në fakt nëse ata sillen kështu me juve,ata tashmë po e shfaqin
mosdëgjueshmërinë e tyre ndaj Allahut.Devotshmëria dhe sjellja e mire ndaj
prindërve janë të lidhura me njëra-tjetrën.”Zoti yt ka dhënë urdhër të prerë
që të mos adhuroni tjetër pos Tij,që të silleni në mënyrë bamirëse ndaj
prindërve”.(17.23)

Shfaqja e mospajtimit ndaj praktikës Islame:
Hixhabi është i dalë mode.Për çfarë qëllimi të falem?Është budallallëk.Kjo
zakonisht ndodh në një shtëpi ku religjioni është diçka me pak rëndësi,ose
të cilët kanë një lidhje të ndrojtur me besimin.

Sekretet,dalja e fshehtë nga shtëpija:
Është e rëndësishme që prindërit të mbajnë nën vështrim fëmijët e tyre në
mënyrë që të dijnë se ku janë ata dhe çfarë janë duke bërë.Nëse vëreni se
fëmija juaj mban sekrete,dhe ju mashtron lidhur me aktivitetet e tij,atëherë
kjo është një alarm i madh se vajza juaj apo djali juaj nuk po e bënë gjënë
e duhur.Kjo ndodh në shumë familje,si muslimane ashtu edhe jomuslimane,por
për ne muslimanët ajo don të thotë më shumë se veç ajo se fëmija juaj ka
shoqëri të keqe dhe bën punë të këqija,ajo don të thotë se ata po e humbasin
lidhjen e tyre me Allahun dhe me Islamin,dhe kjo është shumë më e keqe se
çfardo tjetër aktivitet negativ në të cilin ata janë të përfshirë.

Zgjidhjet:
Më mire ja vlen të parandalosh se sa të shërosh.Edukoje fëmiun tend që në
moshë të re,krijo një ambient të fortë dhe të dashur islam në shtëpinë
tënde.Bëjav me dije identitetin e tyre musliman, thekso krenarinë e të qënit
musliman.
Sidoqoftë ne nuk mund të themi se parandalimi është e vetmja gjë që ne mund
të bëjmë-realiteti është se edhe fëmijët të ciltë janë rritur në një ambient
të fortë islam mund të “humben” në botë…dhe ky është realiteti me të cilin
duhet të ballafaqohemi e jo ta mohojmë.
Ja disa zgjidhje praktike se si të përballemi me situata të tilla.

Mos reagoni me dhunë apo zemërim:
Nëse e kuptoni se fëmiju juaj ju gënjen dhe bën një jetë të dyfishtë,mos u
çmendni para tyre,mos u bërtisni me zë të lartë,mos i rrihni.Kjo do ti:
1.Frigojë ata,2.përforcojë bindjen e tyre të gabueshme se muslimanët janë të
këqij dhe 3.do të humb produktivitetin e çfardo mënyre apo forme.

Merrni pak kohë për tu qetësuar pasi që jeni informuar:
Fal namaz vullnetarë dhe drejtoju me shumë lutje Allahut,kërko nga Allahu të
të jap durim dhe forcë për tu përballuar me këtë situatë.

Bisedo me ata:
Pyeti se çka i ka shtyrë ti bëjnë ato gjëra që i kanë bërë,se në çfarë
gjendje është besimi i tyre,dhe në përgjithësi se si ndjehen ata në situatën
në të cilën gjenden.Mos bëj përpjekje që ti gjykosh ata,çelësi është ti
dëgjosh ato dhe të kuptosh se nag vijnë problemet e tyre.Kjo do të të jap
informata se si tu afrohesh atyre në mënyrën sa më të mirë kur është koha e
duhur për ti rregulluar gjërat.

Këshillimi serioz mund të jet i nevojshëm:
Nëse e ndjen se je i paaftë për tu përballuar vet me situatën në të cilën
ndodhesh,atëherë kontakto me ndonjë imam apo dijetarë të ditur,të besueshëm
dhe i cili të kupton.Më mirë është të konsultosh dikë që jo vetëm e di
perspektivën e gjërave në Islam,por i cili mund të lidhet dhe mund ta kupton
fëmijën tënd.Duhet të jet dikush me të cilin fëmija jot do të ndihet i
rehatshëm në prezencën e tij,dhe me të cilin mund të bisedojë hapur nëse një
gjë të tillë nuk mund ta bëjë me ty.Në këtë shkallë duhet të marrësh dhe të
japësh shumë,të pyetësh dhe të përgjigjesh.Nëse tashmë ke pasur një bisedë
të gjatë me fëmijën tënd dhe e ke pyetur çdo gjë që të ka interesuar,atëherë
tash është koha që ti ti shprehësh ndjenjat e tua.Nëse nuk ke biseduar me
të,atëherë tash është koha që ta fillosh atë.Këshillimi është një proces i
gjatë dhe ndonjëherë i dhimbshëm,dhe vetëm një hap para drejt shërimit.Nuk
mund të presësh që gjërat të ndryshojnë brenda ditës,dhe kjo do të jet shumë
e vështirë,gjithçka që mund të them është të kesh besim në Allahun dhe të
kërkosh ndihmë në sunnetin e të dërguarit s.a.v.s.Ki
<http://s.a.v.s.ki/>besim,devotshmëri dhe shumë durim dhe
vetëpërmbajtje.Vazhdimisht drejtoju
Allahut me lutje,posaçërisht në një të tretën e natës.Me të vërtetë kjo
është diçka që duhet bërë gjatë tërë kohës...është një mënyrë e
parandalimit,dhe gjithashtu një pjesë e rrugës drejt shërimit.Allahu i
Gjithmëshirshëm thotë:”E mos e humbni shpresën nga mëshira e Allahut,pse
vetëm populli jobesimtar e humb shpresën në Allahun”.(12.87)

Marrë nga iloveAllaah.com

*Përktheu: Nermine Ibraimi*
lmpx.com only provides a reader for public news (NNTP) servers. It is not affiliated with the servers or forums shown here and is not responsible for the content of articles, which is written by their respective authors.