Bota Sot : Jo rrezimit te qeverise me dhune

[email protected]
Newsgroups gmane.politics.region.albania.shqiperia
Message-ID <[email protected]>
 
www.botasot.info 
JO  RREZIMIT TE QEVERISE ME DHUNE 
Harry  Bajraktari 
Demonstratat   e djeshme ne Tirane, te organizuara nga Edi Rama dhe Partia 
Socialiste per  rrezimin me dhune te qeverise se vendit, e cila ka dale nga 
zgjedhjet legjitime  te 27 qershorit te vitit 2009, eshte e pa pranueshme 
dhe jo legjitime.   
 (javascript:fotografia('http://www.botasot.info/img/MarkKirk049.jpg'))  
New  York:  /21 Janar. 2011/  Te gjithe e dime se çfare pasoja kane lene 
trazirat e vitit 1997 ne Shqiperi. Ne  bote u krijua nje imazh i keq, jo 
demokratik dhe  jo civilizues, ndersa  Shqiperise iu desht plote nje dekade per 
ta stabilizuar gjendjen nga ato  trazira, ku  pushteti ra me dhune. Dua te 
theksoj se Shqiperia ne kohen  e  demokracise asnjehere nuk ka fituar me 
politiken e rruges dhe te dhunes,  gjithnje ka dale dhe do te dale humbese derisa 
te aplikohen metodat jashte  institucionale.  
Duhet te largohet  mentaliteti i partive politike se nese njera i humb  
zgjedhjet te mos pranohet nga tjetra. Dihet se ne fushata zgjedhore ka fitues  
dhe humbes. Kjo dukuri  e mospranimit eshte shkaterruese per vendin dhe  
perparimin e demokracise. Çdo gje mund te zgjidhet brenda ligjit dhe brenda  
kushtetutes dhe asgje jashte ligjit dhe jashte kushtetutes.    
Eshte e drejte demokratike e se ciles parti dhe secilit individ te 
protestoje  lidhur me çfaredo problemi,  por asnjehere me dhune,  siç ndodhi me  
demonstraten e djeshme te  Partise Socialiste ne Tirane. Kjo demonstrate e  
dhunshme i kushtoj jeten njerezve, ku une du ate shpreh ngushellimet e thella  
per familjet a atyre qe humben jeten tragjikisht, si dhe lutem per sherimin 
e  shpejt e te lenduarve. 
Partia Socialiste per dy vjet i ka pasur te gjitha rruget e hapura 
demokratike  per te zgjidhur ne menyre legjitime problemin qe ajo mendon se 
ekziston.  Fatkeqesisht çdo gje qe i eshte propozuar nga qeveria, Partia Socialiste 
e ka  hedhur posht me qellim qe te vije deri te demonstratat e dhunshme dhe 
te  perpiqet ta marre pushtetin pa voten e popullit. 
Ne nje shoqeri demokratike eshte e rendesishme qe shprehjet e pakenaqesise 
te  jene paqesore dhe konstruktive, ne interes te vendit dhe te popullit. 
Respektimi  i institucioneve, sundimit i ligjit dhe i te drejtave te tjereve, 
eshte e vetmja  rruge e demokracise.  
Te gjithe jemi deshmitare se Shqiperia nen udheheqjen e Kryeministrit Sali  
Berisha gjate pese viteve te fundit, ka shenuar nje zhvillim te madhe 
ekonomik,  duke punesuar mijera njerez, duke ndertuar rruge te asfaltura edhe ne 
ato vise  ku me pare ka qene e pamundur te shkohet dhe ne kembe, ka ndertuar 
me qindra  shkolla te reja dhe ka zhvilluar nje demokraci qe eshte 
perkrahur nga bashkesia  nderkombetare e sidomos nga Bashkimi Evropian.  
Deshmi per te  eshte antaresimi ne NATO si dhe liberalizimi i vizave per  
qytetaret e Shqiperise dhe shume reforma te tjera demokratike qe kane ndodhur 
me  kete qeveri. Prandaj pretendimi qe te rrezohet nje qeveri legjitime dhe 
te vije  nje qeveri tjeter jo legjitime, nje qeveri e dhunes dhe e rruges, 
eshte e pa  pranueshme dhe duhet te gjykohet ashper nga vete populli i 
Shqiperise.
21  Janar, 2011  
New York 
*  Autori eshte veprimtar dhe biznesmen i njohur i komunitetit 
shqiptaro-amerikan  dhe themelues i gazetes Illyria. 
JO RRËZIMIT TË QEVERISË ME DHUNË
 
 
 
 
 
Harry Bajraktari
 
 
 
 
 
 Demonstratat  e djeshme në Tiranë, të organizuara  nga Edi Rama dhe Partia 
Socialiste për rrëzimin me dhunë të qeverisë së vendit,  e cila ka dalë nga 
zgjedhjet legjitime të 27 qershorit të vitit 2009, është e pa  pranueshme 
dhe jo legjitime.  
 
 (javascript:fotografia('http://www.botasot.info/img/MarkKirk049.jpg')) 
 
 
     New York: /21 Janar. 2011/ Të  gjithë e dimë se çfarë pasoja kanë lënë 
trazirat e vitit 1997 në Shqipëri. Në  botë u krijua një imazh i keq, jo 
demokratik dhe  jo civilizues, ndërsa  Shqipërisë iu desht plotë një dekadë 
për ta stabilizuar gjendjen nga ato  trazira, ku  pushteti ra me dhunë. Dua të 
theksoj se Shqipëria në kohen  e  demokracise asnjëherë nuk ka fituar me 
politikën e rrugës dhe të dhunës,  gjithnjë ka dalë dhe do të dalë humbëse 
derisa të aplikohen metodat jashtë  institucionale. 
 
     Duhet të largohet  mentaliteti i partive  politike se nëse njëra i 
humb zgjedhjet të mos pranohet nga tjetra. Dihet se në  fushata zgjedhore ka 
fitues dhe humbës. Kjo dukuri  e mospranimit është  shkatërruese për vendin 
dhe përparimin e demokracisë. Çdo gjë mund të zgjidhet  brenda ligjit dhe 
brenda kushtetutës dhe asgjë jashtë ligjit dhe jashtë  kushtetutës.  



Është e drejtë demokratike e se cilës parti dhe secilit  individ të 
protestojë lidhur me çfarëdo problemi,  por asnjëhere me  dhunë,  siç ndodhi me 
demonstratën e djeshme të  Partisë Socialiste në  Tiranë. Kjo demonstrate e 
dhunshme i kushtoj jetën njerëzve, ku unë du ate  shpreh ngushëllimet e thella 
për familjet a atyre qe humben jetën tragjikisht,  si dhe lutem për shërimin 
e shpejt e të lënduarve.


Partia Socialiste për dy vjet i ka pasur të gjitha  rrugët e hapura 
demokratike për të zgjidhur në mënyrë legjitime problemin që ajo  mendon se 
ekziston. Fatkeqësisht çdo gjë që i është propozuar nga qeveria,  Partia Socialiste 
e ka hedhur posht me qëllim që të vijë deri te demonstratat e  dhunshme dhe 
të perpiqet ta marrë pushtetin pa votën e popullit.


Në një shoqëri demokratike është e rëndësishme që  shprehjet e pakënaqësisë 
të jenë paqësore dhe konstruktive, në interes të vendit  dhe të popullit. 
Respektimi i institucioneve, sundimit i ligjit dhe i të  drejtave të tjerëve, 
është e vetmja rrugë e demokracisë. 


Të gjithë jemi dëshmitarë se Shqipëria nën  udhëheqjen e Kryeministrit Sali 
Berisha gjatë pesë viteve të fundit, ka shënuar  një zhvillim të madhe 
ekonomik, duke punësuar mijëra njerëz, duke ndërtuar rrugë  të asfaltura edhe në 
ato vise ku më parë ka qenë e pamundur të shkohet dhe në  këmbë, ka 
ndërtuar me qindra shkolla të reja dhe ka zhvilluar një demokraci që  është 
përkrahur nga bashkësia ndërkombëtare e sidomos nga Bashkimi Evropian. 
 
 
     Dëshmi për të  është antarësimi në NATO si  dhe liberalizimi i vizave 
për qytetarët e Shqipërisë dhe shumë reforma të tjera  demokratike që kanë 
ndodhur me këtë qeveri. Prandaj pretendimi që të rrëzohet  një qeveri 
legjitime dhe të vijë një qeveri tjetër jo legjitime, një qeveri e  dhunës dhe e 
rrugës, është e pa pranueshme dhe duhet të gjykohet ashpër nga vetë  populli i 
Shqipërisë.
21 Janar, 2011  
New York
 
* Autori është veprimtar dhe biznesmen i njohur i komunitetit  
shqiptaro-amerikan dhe themelues i gazetës  Illyria.
clip_image001.jpg (image/jpeg, 26.9 KB) - not displayed
lmpx.com only provides a reader for public news (NNTP) servers. It is not affiliated with the servers or forums shown here and is not responsible for the content of articles, which is written by their respective authors.