Kirk dhe Engel : Protestat masive dhe eventet politike, te pezullohen

[email protected]
Newsgroups gmane.politics.region.albania.shqiperia
Message-ID <[email protected]>
 

Kirk dhe Engel : Protestat masive  dhe eventet politike, të pezullohen 
derisa mund të rivendoset  qëtësia
 
 
 
 
 
 
Senatori Mark Kirk dhe Kongrsmeni Engel dalin me  deklerate te perbashket 
per ngjarjet e fundit ne Shqiperi
 


 
WASHINGTON D.C:  
 
 
 
WASHINGTON  D.C:  Senatori  republikan, Mark Kirk, nga Illinoi dhe 
kongresisti demokrat, Eliot Engel, nga  Nju Jorku dy miq te deshmuar te shqiptareve 
ne Uashington u bejne thirrje  per qetesi publike ne Shqiperi ne vazhden e 
krizes politike ne vend. Kjo thirje  bipartizane shihet si nje thirrje miqsh 
atyre qe ua duan te miren Shqiperise e  te gjithe shqiptareve.  
Nga  Ligjevensi dhe Dhoma e Perfaqesuesve Kirik e Engel  shprehin keqardhje 
per  ngjarjet e tmershme te 21 janarit 2011, siç i karakterizojne ata, dhe 
u dergojne  ngushellime familjeve te viktimave. 
“Ne  mbeshtesim fuqimisht Shqiperine dhe marredheniet amerikano-shqiptare 
dhe jemi  teper te shqetesuar per vazhdimin e trazirave politike ne Shqiperi”
, thone  ligjvenesit amerikane ne deklaraten e tyre te leshuar dje. 
Ata beje  gjithashtu thirrje per hetime te pavarura dhe te besueshme per 
ngjarjet e 21  janarit, duke theksuar se ato jane tejet kritike qe populli te 
besoje ne  mundesine e zgjidhjes se krizes politike ne vend. Kirk dhe Engel 
thone se  mbeshtesin fuqimisht institucionet kushtetuese ne Shqiperi, te 
cilat do te  kryejne hetimet. 
Ligjvenesit  amerikane shprehen se mirepresin ndihmen teknike qe u ka 
kerkuar Shteteve te  Bashkuara Prokurorja e Pergjitheshme. Shqiperia, thone ata, 
eshte nje vend  demokratik qe duhet te ruaje perspektiven evropiane. Te 
gjitha institucionet  demokratike duhet te jene te lira te kryejne punen e tyre. 
Kirk dhe  Engel theksojne me tej se “retorika politike ne Shqiperi eshte 
teper e acaruar  qe palet te gjejne rrugen per te dale nga ky batak”. Ata i 
bejne thirrje te  gjithe udheheqesve shqiptare te zbutin gjuhen me te cilen 
flasin dhe te ulin  “temperaturen politike”, ne menyre qe te fillojne nje 
dialog te efektshem per te  gjetur rrugen e daljes nga kriza. 
“Aq shume sa  ne mbeshesim te drejten e fjales se lire dhe tubimeve per 
popullin e Shqiperise,  ne besojme se qellimit te qetesimit te emocioneve dhe 
uljes se tensioneve do t’u  sherbente me mire pezullimi i manifestimeve 
masive dhe aktiviteteve politike,  deri sa te rivendoset qetesia”, perfundojne 
deklaraten e tyre Senatori  republikan, Mark Kirk, nga Illinoi dhe Kongresisti 
demokrat, Eliot Engel, nga  Nju Jorku./BEQIR  SINA/
 
 
 
 
Kirk dhe Engel : Protestat masive  dhe eventet politike, të pezullohen 
derisa mund të rivendoset  qëtësia
 
 
 
 
 
 
Senatori Mark Kirk dhe Kongrsmeni Engel dalin me  deklerate te perbashket 
per ngjarjet e fundit ne Shqiperi
 


 
WASHINGTON D.C:  

 
 
 
 
 
 
Senatori republikan, Mark Kirk, nga Illinoi dhe kongresisti demokrat, Eliot 
 Engel, nga Nju Jorku dy miq të dëshmuar të shqiptarëve në Uashington  u 
bëjnë thirrje për qetësi publike në Shqipëri në vazhdën e krizës politike  në 
vend. Kjo thirje bipartizane shihet si një thirrje miqsh atyre që ua duan të 
 mirën Shqipërisë e të gjithë shqiptarëve. 
Nga Ligjëvënsi dhe Dhoma e Përfaqësuesve Kirik e Engel  shprehin  keqardhje 
për ngjarjet e tmershme të 21 janarit 2011, siç i karakterizojnë ata,  dhe 
u dërgojnë ngushëllime familjeve të viktimave. 
“Ne mbështesim fuqimisht Shqipërinë dhe marrëdhëniet amerikano-shqiptare 
dhe  jemi tepër të shqetësuar për vazhdimin e trazirave politike në Shqipëri”, 
thonë  ligjvënësit amerikanë në deklaratën e tyre të lëshuar dje. 
Ata bëjë gjithashtu thirrje për hetime të pavarura dhe të besueshme për  
ngjarjet e 21 janarit, duke theksuar se ato janë tejet kritike që populli të  
besojë në mundësinë e zgjidhjes së krizës politike në vend. Kirk dhe Engel 
thonë  se mbështesin fuqimisht institucionet kushtetuese në Shqipëri, të 
cilat do të  kryejnë hetimet. 
Ligjvënësit amerikanë shprehen se mirëpresin ndihmën teknike që u ka 
kërkuar  Shteteve të Bashkuara Prokurorja e Përgjithëshme. Shqipëria, thonë ata, 
është  një vend demokratik që duhet të ruajë perspektivën evropiane. Të 
gjitha  institucionet demokratike duhet të jenë të lira të kryejnë punën e tyre. 
Kirk dhe Engel theksojnë më tej se “retorika politike në Shqipëri është 
tepër  e acaruar që palët të gjejnë rrugën për të dalë nga ky batak”. Ata i 
bëjnë  thirrje të gjithë udhëheqësve shqiptarë të zbutin gjuhën me të cilën 
flasin dhe  të ulin “temperaturën politike”, në mënyrë që të fillojnë një 
dialog të  efektshëm për të gjetur rrugën e daljes nga kriza. 
“Aq shumë sa ne mbëshesim të drejtën e fjalës së lirë dhe tubimeve për  
popullin e Shqipërisë, ne besojmë se qëllimit të qetësimit të emocioneve dhe  
uljes së tensioneve do t’u shërbente më mirë pezullimi i manifestimeve masive 
 dhe aktiviteteve politike, deri sa të rivendoset qetësia”, përfundojnë  
deklaratën e tyre Senatori republikan, Mark Kirk, nga Illinoi dhe Kongresisti  
demokrat, Eliot Engel, nga Nju Jorku./BEQIR  SINA/
lmpx.com only provides a reader for public news (NNTP) servers. It is not affiliated with the servers or forums shown here and is not responsible for the content of articles, which is written by their respective authors.