_www.botasot.info_ (http://www.botasot.info)
Marty: Detyra ime ishte e kufizuar ne deklarimet e bera ne librin e Del
Pontes
Intervistoi: Elida BUÇPAPAJ
Interviste ekskluzive e zotit Dick Marty
Une besoj se Shqiperia, qeveria shqiptare, shoqeria shqiptare do te kishte
interes qe te bente te pamunduren per te zbuluar te verteten, per faktin
se nese ne territorin shqiptar kane ndodhur krime, kjo nuk do te thote se ky
nuk eshte nje krim i popullit shqiptar, nuk eshte nje krim i shoqerise
shqiptare.
Bota sot: Zoti Marti, ju ne konferencen per shtyp bete nje krahasim te
papershtatshem midis kryeministrit te Kosoves zotit Hashim Thaçi me diktatorin
e rrezuar te Tunizise Ben Ali?
DICK MARTY: Ishte nje konfrontim, ishte thjesht per te shpjeguar sjelljen
e politikes, te politikes qe ben zgjedhje sipas oportunitetit, ne vend qe
te beje zgjedhje te natyres etike.
I njoh shume mire te dy rastet per te thene se mund te konfrontohen. Nuk
bej konfrontim. Ajo qe doja te thosha eshte se ne te dyja rastet pranohet
nje situate per arsye oportuniteti, ne vend qe te behet nje zgjedhje sipas
natyres se drejtesise apo te etikes.
Bota sot: Dje ne Keshillin e Evropes u soll nje peticion me 250 mije
firma, te firmosur nga shqiptaret e Shqiperise, Kosoves dhe Maqedonise, te cilat
e konsiderojne raportin tuaj te mbushur me shpifje, trillime dhe
anti-shqiptar, çfare mendoni per keto 250 mije firma zoti Marty ?
DICK MARTY: Nese te gjithe keta persona do ta kishin lexuar raportin,
mendoj, se do t'i kisha pranuar keto firma. Por dihet shume mire se ata nuk e
kane lexuar raportin; dhe dihet shume mire se pjesa me e madhe e shtypit e
ka instrumentalizuar kete raport, duke evidentuar pjese te tij dhe duke
fshehur pjese te tjera, e pra kesisoj eshte e thjeshte te mobilizohen njerezit
kunder nje armiku te jashtem.
Bota sot: Ju natyrisht qe nuk jeni armik per shqiptaret, pasi ne Zvicer
jeton nje komuniteti i madh shqiptaresh, prej 250 mije vetash, por ju per
momentin nuk jeni ne nje pozicion interesant.
DICK MARTY: Edhe ne Itali televizioni i Berluskonit jep informacione te
pjesshme, te cilat jane te denoncuara nga shume drejtime: Ajo qe dua te them
eshte se nese njerezit jane me te vertete te informuar, do te kene ndoshta
nje reagim tjeter.
Une kam nje eksperience me shume shqiptare, te cilet me kane shkruar. Dhe
atyre qe me kane shkruar pa me fyer, une iu jam pergjigjur gjithmone. Dhe
reaksioni -interesante eshte kjo -, se te gjithe atyre qe u kam kthyer
pergjigje dhe ua kam shpjeguar pozicionin tim, me kane rishkruar perseri dhe me
kane shpjeguar se nuk kishin ditur sa duhej, me kane kerkuar ndjese dhe me
kane shkruar se tani ne prej teje kemi nje ide ndryshe.
Dhe kjo ka ndodhur veçanerisht pas intervistes qe une kam dhene tek
albinfo ne Zvicer.
Nese lexohet raporti, nuk mund te thuhet se eshte proverb
Bota sot: Pas konfliktit ne Kosove, menjehere u deklaruan rreth 3600
shqiptare te Kosove te zhdukur, civile, midis tyre gra dhe femije. Gjate ketyre
12 viteve pas konfliktit, jane zbuluar neper varrezat masive ne Kosove dhe
Serbi, mbetjet e trupave te rreth 1800 viktimave, ndersa vazhdojne te
mbeten te pazbuluara mbetjet e 1600 viktimave te tjera. Cili eshte opinioni juaj
per kete fakt tragjik dhe perse ju nuk e niset raportin tuaj prej ketej
zoti Marty, prej viktimave te Kosoves ?
DICK MARTY: Zonje e nderuar. Une nuk jam ngarkuar qe te bej nje raport per
gjithe situaten ne Kosove. Detyra ime ishte e kufizuar ne deklarimet e
bera ne librin e zonjes Del Ponte. Dhe nese ju shihni titullin e raportit,
ishte ky misioni im. Dua t'ju njoftoj se per Kosoven jane bere prej kolegeve
te mi nje sere raportesh, por raporti im specifik merrej me kete tip
akuzash. Keshtu pra, detyra ime ishte shume, shume e kufizuar.
Ju thashe, se nese lexohet raporti, nuk mund te thuhet se eshte proserb,
sepse ne rekomandimet tona ju themi dhe serbeve qe te permbushin detyrimet e
tyre.
Bota sot: Po serbet nuk ua kane degjuar rekomandimet tuaja aspak zoti
Marty . Mlladiçi eshte i mbrojtur ne Serbi?
DICK MARTY: Nese ju me jepni adresen do te jem i pari qe do te shkoj per
ta gjetur.
Simpatia, vlerat, inteligjenca, miresia e shqiptareve nuk eshte prekur
prej ketij raporti
Bota sot: Zonja Del Ponte e konsumoi madatin e saj si prokurore e
pergjithshme e Gjykates Nderkombetare te Hages pa zbuluar asnje fakt qe ka lidhje
me pretendimet qe ajo do t'i reflektonte me vone ne trilerin e saj titulluar
"Gjuetia - Une dhe kriminelet e luftes", pretendime qe nuk kane asnje
vlere per drejtesine. Shqiptaret kane mendimin se raporti juaj, nuk eshte gje
tjeter veç pjesa e dyte e trilerit te madam Del Pontes. Cili eshte opinioni
juaj zoti Marty ?
DICK MARTY: Pyetja juaj eshte tendencioze, sepse ju ne vend qe te flisni
per liber, flisni per "triler". Pra, ju tashme e keni nje gjykimin tuaj ne
pyetjen qe me drejtoni, pra sipas meje, eshte nje pyetje pak e pranueshme,
sepse nuk eshte nje pyetje objektive, pasi ju jepni gjykimin tuaj, te cilin
une nuk e ndaj.
Libri eshte shkruar nga nje person qe shkruan per eksperiencen e saj. Edhe
une jam habitur me faktin qe zonja Del Ponte i ka shkruar keto gjera ne
liber dhe nuk i ka thene me perpara, por nese e ekzaminon mire problemin,
zbulon se e ka nje shpjegim. Ishte ajo qe i filloi hulumtimet. Ajo thote se
Shqiperia nuk ishte dakord per te vazhduar, sepse Gjykata Nderkombetare e
Hages nuk kishte kompetenca per territoret qe nuk i perkisnin atyre te
ish-Jugosllavise, dhe se faktet lidheshin me periudhes pas konfliktit, keshtu qe
nuk kishte kompetenca. Ajo ishte e shokuar per faktin se askush nuk ishte i
interesuar rreth ketyre te dhenave, qe kishin te benin me trafikimin e
organeve.
Une jam shume me teper i sakte dhe e ridimensinoj akuzen. Une flas per nje
numer te vogel rastesh, jo per qindra, por zonja Del Ponte eshte nje
profesioniste dhe te gjithe jeten e saj ka punuar si gjykatese dhe nuk besoj se
ka treguar simpatine minimale per serbet, apo te kete demonstruar antipati
per shqiptaret. Ajo eshte akuzuar gjithnje si shume antiserbe.
Dhe kjo eshte sipas meje situata. Une besoj se Shqiperia, qeveria
shqiptare, shoqeria shqiptare do te kishte interes qe te bente te pamunduren per te
zbuluar te verteten, per faktin se nese ne territorin shqiptar kane
ndodhur krime, kjo nuk do te thote se ky nuk eshte nje krim i popullit shqiptar,
nuk eshte nje krim i shoqerise shqiptare. Ne Zvicer ndodhin çdo dite krime,
por nga kjo nuk do te thote aspak qe shoqeria zvicerane eshte kriminale.
Besoj se duhet te dilet nga kjo gjendje mendore, sipas te ciles mendohet se
kjo eshte nje fyerje kunder vendit, kunder Shqiperise.
Jo. Simpatia, vlerat, inteligjenca, miresia e shqiptareve nuk eshte prekur
prej ketij raporti, ne fakt komprometohet nga keto qendrime per te mohuar
gjithçka.
Marty: Detyra ime ishte e kufizuar në deklarimet e bëra në librin e Del
Pontes
Intervistoi: Elida BUÇPAPAJ
Intervistë ekskluzive e zotit Dick Marty
Unë besoj se Shqipëria, qeveria shqiptare, shoqëria shqiptare do të kishte
interes që të bënte të pamundurën për të zbuluar të vërtetën, për faktin se
nëse në territorin shqiptar kanë ndodhur krime, kjo nuk do të thotë se ky
nuk është një krim i popullit shqiptar, nuk është një krim i shoqërisë
shqiptare.
Bota sot: Zoti Marti, ju në konferencën për shtyp bëtë një krahasim të
papërshtatshëm midis kryeministrit të Kosovës zotit Hashim Thaçi me diktatorin
e rrëzuar të Tunizisë Ben Ali?
DICK MARTY: Ishte një konfrontim, ishte thjesht për të shpjeguar sjelljen
e politikës, të politikes që bën zgjedhje sipas oportunitetit, në vend që
të bëjë zgjedhje të natyrës etike.
I njoh shumë mirë të dy rastet për të thënë se mund të konfrontohen. Nuk
bëj konfrontim. Ajo që doja të thosha është se në të dyja rastet pranohet një
situatë për arsye oportuniteti, në vend që të bëhet një zgjedhje sipas
natyrës së drejtësisë apo të etikës.
Bota sot: Dje në Këshillin e Evropës u soll një peticion me 250 mijë
firma, të firmosur nga shqiptarët e Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë, të cilat
e konsiderojnë raportin tuaj të mbushur me shpifje, trillime dhe
anti-shqiptar, çfarë mendoni për këto 250 mije firma zoti Marty ?
DICK MARTY: Nëse të gjithë këta persona do ta kishin lexuar raportin,
mendoj, se do t'i kisha pranuar këto firma. Por dihet shumë mirë se ata nuk e
kanë lexuar raportin; dhe dihet shumë mirë se pjesa më e madhe e shtypit e ka
instrumentalizuar këtë raport, duke evidentuar pjesë të tij dhe duke
fshehur pjesë të tjera, e pra kësisoj është e thjeshtë të mobilizohen njerëzit
kundër një armiku të jashtëm.
Bota sot: Ju natyrisht që nuk jeni armik për shqiptarët, pasi në Zvicër
jeton një komuniteti i madh shqiptarësh, prej 250 mijë vetash, por ju për
momentin nuk jeni në një pozicion interesant.
DICK MARTY: Edhe në Itali televizioni i Berluskonit jep informacione të
pjesshme, të cilat janë të denoncuara nga shumë drejtime: Ajo që dua të them
është se nëse njerëzit janë me të vërtetë të informuar, do të kenë ndoshta
një reagim tjetër.
Unë kam një eksperiencë me shumë shqiptarë, të cilët më kanë shkruar. Dhe
atyre që më kanë shkruar pa më fyer, unë iu jam përgjigjur gjithmonë. Dhe
reaksioni -interesante është kjo -, se të gjithë atyre që u kam kthyer
përgjigje dhe ua kam shpjeguar pozicionin tim, më kanë rishkruar përsëri dhe më
kanë shpjeguar se nuk kishin ditur sa duhej, më kanë kërkuar ndjesë dhe më
kanë shkruar se tani ne prej teje kemi një ide ndryshe.
Dhe kjo ka ndodhur veçanërisht pas intervistës që unë kam dhënë tek albinfo
në Zvicër.
Nëse lexohet raporti, nuk mund të thuhet se është proverb
Bota sot: Pas konfliktit në Kosovë, menjëherë u deklaruan rreth 3600
shqiptarë të Kosovë të zhdukur, civilë, midis tyre gra dhe fëmijë. Gjatë këtyre
12 viteve pas konfliktit, janë zbuluar nëpër varrezat masive në Kosovë dhe
Serbi, mbetjet e trupave të rreth 1800 viktimave, ndërsa vazhdojnë të mbeten
të pazbuluara mbetjet e 1600 viktimave të tjera. Cili është opinioni juaj
për këtë fakt tragjik dhe përse ju nuk e nisët raportin tuaj prej këtej
zoti Marty, prej viktimave të Kosovës ?
DICK MARTY: Zonjë e nderuar. Unë nuk jam ngarkuar që të bëj një raport për
gjithë situatën në Kosovë. Detyra ime ishte e kufizuar në deklarimet e bëra
në librin e zonjës Del Ponte. Dhe nëse ju shihni titullin e raportit,
ishte ky misioni im. Dua t'ju njoftoj se për Kosovën janë bërë prej kolegëve të
mi një sërë raportesh, por raporti im specifik merrej me këtë tip akuzash.
Kështu pra, detyra ime ishte shumë, shumë e kufizuar.
Ju thashë, se nëse lexohet raporti, nuk mund të thuhet se është proserb,
sepse në rekomandimet tona ju themi dhe serbëve që të përmbushin detyrimet e
tyre.
Bota sot: Po serbët nuk ua kanë dëgjuar rekomandimet tuaja aspak zoti
Marty . Mlladiçi është i mbrojtur në Serbi?
DICK MARTY: Nëse ju më jepni adresën do të jem i pari që do të shkoj për
ta gjetur.
Simpatia, vlerat, inteligjenca, mirësia e shqiptarëve nuk është prekur
prej këtij raporti
Bota sot: Zonja Del Ponte e konsumoi madatin e saj si prokurore e
përgjithshme e Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës pa zbuluar asnjë fakt që ka lidhje
me pretendimet që ajo do t'i reflektonte më vonë në trilerin e saj titulluar
"Gjuetia - Unë dhe kriminelët e luftës", pretendime që nuk kanë asnjë
vlerë për drejtësinë. Shqiptarët kanë mendimin se raporti juaj, nuk është gjë
tjetër veç pjesa e dytë e trilerit të madam Del Pontes. Cili është opinioni
juaj zoti Marty ?
DICK MARTY: Pyetja juaj është tendencioze, sepse ju në vend që të flisni
për libër, flisni për "triler". Pra, ju tashmë e keni një gjykimin tuaj në
pyetjen që më drejtoni, pra sipas meje, është një pyetje pak e pranueshme,
sepse nuk është një pyetje objektive, pasi ju jepni gjykimin tuaj, të cilin
unë nuk e ndaj.
Libri është shkruar nga një person që shkruan për eksperiencën e saj. Edhe
unë jam habitur me faktin që zonja Del Ponte i ka shkruar këto gjëra në
libër dhe nuk i ka thënë më përpara, por nëse e ekzaminon mirë problemin,
zbulon se e ka një shpjegim. Ishte ajo që i filloi hulumtimet. Ajo thotë se
Shqipëria nuk ishte dakord për të vazhduar, sepse Gjykata Ndërkombëtare e
Hagës nuk kishte kompetenca për territoret që nuk i përkisnin atyre të
ish-Jugosllavisë, dhe se faktet lidheshin me periudhës pas konfliktit, kështu që
nuk kishte kompetenca. Ajo ishte e shokuar për faktin se askush nuk ishte i
interesuar rreth këtyre të dhënave, që kishin të bënin me trafikimin e
organeve.
Unë jam shumë më tepër i saktë dhe e ridimensinoj akuzën. Unë flas për një
numër të vogël rastesh, jo për qindra, por zonja Del Ponte është një
profesioniste dhe të gjithë jetën e saj ka punuar si gjykatëse dhe nuk besoj se
ka treguar simpatinë minimale për serbët, apo të ketë demonstruar antipati
për shqiptarët. Ajo është akuzuar gjithnjë si shumë antiserbe.
Dhe kjo është sipas meje situata. Unë besoj se Shqipëria, qeveria
shqiptare, shoqëria shqiptare do të kishte interes që të bënte të pamundurën për të
zbuluar të vërtetën, për faktin se nëse në territorin shqiptar kanë ndodhur
krime, kjo nuk do të thotë se ky nuk është një krim i popullit shqiptar,
nuk është një krim i shoqërisë shqiptare. Në Zvicër ndodhin çdo ditë krime,
por nga kjo nuk do të thotë aspak që shoqëria zvicerane është kriminale.
Besoj se duhet të dilet nga kjo gjendje mendore, sipas të cilës mendohet se
kjo është një fyerje kundër vendit, kundër Shqipërisë.
Jo. Simpatia, vlerat, inteligjenca, mirësia e shqiptarëve nuk është prekur
prej këtij raporti, në fakt komprometohet nga këto qëndrime për të mohuar
gjithçka.
lmpx.com only provides a reader for public news (NNTP) servers. It is not
affiliated with the servers or forums shown here and is not responsible for
the content of articles, which is written by their respective authors.