Kadare mbush 75 vejc - Nje "Nobel" - per Kadarene, nga Amerika

[email protected]
Newsgroups gmane.politics.region.albania.shqiperia
Message-ID <[email protected]>
 
Ne Boston  me Mbremje letrare per shkrimtarin e madh Ismail Kadare, u 
festua 75 -  Vjetorit te Lindjes 
BEQIR SINA, Boston 
Nje "Nobel" - per  Kadarene, nga Amerika 
Boston Massachusetts  :  Me rastin e 75  - Vjetorit te Lindjes, se 
shkrimtarit tone te madh  Ismail Kadare, nje  veprimtari letrare eshte organizuar te 
shtunen ne darke ne Restorantin e  famshem Anthony’s Pier 4 , prone e 
filantropit te njohur shqiptare, Anthoni  Athanas, i cili, u nda nga jeta me 20 
maj 2005. Restorantin qe ndodhet ne  bregdetin historik te qytetit te 
Bostonit - Nolian, qe mban emrin e nje  shqiptari me te shquar te komunitetit 
shqiptar te Amerikes, Anthony’s Pier  4  (Anthony Athanas).  
Kur hyne  ne kete restorant nuk mund te qendrosh pa thene se i ndjeri ishte 
nje nga  bisnemenet me te famshem te Bostonit, per ne komunitetin shqiptar 
te Amerikes,  dhe si ai do te mbahet mend me shume si patriot i shquar qe 
punoi pa u lodhur,  per te ndihmuar bashkekombesit e tij si ne Shqiperi edhe 
ne Kosove. Anthony  Athanas, ishte nje figure qendrore ne organizaten 
panshqiptare Vatra ne kohen e  Nolit dhe Konices  
Jo pa qellim andaj dhe organizatori zgjodhi pikerishte kete vend te 
organizoje  kete veprimatri per Kadarene, sepse, kjo eshte nje veprimtari qe  
feston 75 Vjetorin e Lindjes se Kadarese, ngase  ikona e letersise  shqiptare, e 
ka vizituar disa here kete restorant, dhe si thone  oganizatoret se nje 
veprimtari e ngjashme per shkrimtarin e madh me fame  boterore, po ne 
Restorantin e njohur Anthony's Pier 4,  u organizua  pikerisht 10 vjet me pare, po ne 
te njejtin vend. 
Kjo, veprimtari, e cila, zhvillohet ne kuadrin e 75 - Vjetrion e Lindjes se 
 Kadarese, u preceptua si nje mbremje e thjesht letrare ose ne  menyre 
simbolike dukej se  "Nje Nobel per Kadarene nga Amerika". Ne kete  mbremje 
letrare, kolege te tij, shkrimtare, studiues, kritike,  lexues dhe miq te 
Kadarese, sollen disa kujtime te ndryshme per  te, ndersa nga pjesemarresit u 
paraqiten, edhe kumtesa lexime te shkurtra  nga proza dhe poezia e shkrimtarit ne 
shqip, anglisht dhe  frengjisht. 
Mbremja ishte  e hapur per bashkeatdhetaret tane dhe organizohej, me  
mbeshtetjen e Federates Pan-Shqiptare VATRA, Rrjetit Informues Frosina, dhe  
shoqates "Te Drejtat e Njeriut Çameria" si dhe te pronareve te Restorantit  
Anthony’s Pier 4, djemeve te Anthoni Athanasit. 
Hapja dhe  drejtimi  i kesaj veprimtarie, u be nga zoti– Agron Alibali, 
LL.M.  anetar i Kryesise se Federates Pan-Shqiptare VATRA  
Ne fillim te fjales se tij zoti Alibali, tha se "Te nderuar zonja dhe 
zoterinj,  motra dhe vellezer, koleg, miq, tane , me duhet te kujtoje se 75 - 
vjet me pare  u lind ne Gjirokastren tone shkrimtari i madh Ismail Kadare. I 
cili sot  kur  Shqiperia, Kosova dhe trojet shqiptare, kane shume halle – 
mirepo e kemi nje  njeri qe na bashkon dhe nderon te gjitheve." tha ai 
Me tej gjate fjales se tij zoti Alibali kujtoje se librat e tij do t’i 
gjesh ne  librarite kryesore te Evropes dhe Amerikes; vepra e tij eshte 
perkthyer dhe  botuar ne aq shume gjuhe sa eshte e veshtire te numerohen.Poezite, 
romanet,  esete e Kadarese na kane mekuar me shprese dhe besim ne ditet e 
murrme, te  vrentjura – apo “gri” siç i vizaton Kadareja – vitet e diktatures. 
   
"I kthehemi atyre veprave sot, shprehet Alibali, dhe lexojme edhe me te  
rejat.  Dhe ndofta nje te mete te madhe tonen duhet t’ia themi vetes:   ne 
shqiptaret nuk e lexojme aq sa duhet Kadarene.Çmimet e munguara nuk kane  
rendesi as per te dhe as per ne.  E rendesishme eshte qe vepra e tij  rrezaton 
liri, drite, dinjitet, drame, dashuri, dhe sidomos atdhedashuri."    
Ne momentet e veshtira kur shqiptaret perballohen me aq shume perpamim e 
racizem  ne bote, vepra e tij na ben krenare dhe te barabarte me te tjeret.  
Dhe  dikur femijet e femijeve tane me siguri do t’u thone shokeve te tyre: A 
e dini  se paraardhesi yne ka jetuar ne nje kohe me Kadarene e  madh? 
Ne fund per te ja lene fjalen te tjerve, zoti– Agron Alibali, LL.M. anetar 
i  Kryesise se Federates Pan-Shqiptare VATRA, The Hearth tha; "Ne emer te 
Federates  Pan-Shqiptare “VATRA”, The Hearth, the Rrjetit te Informacionit “
Frosina”, te  Shoqates “Te Drejtat e Njeriut Çameria”, dhe te Restorantit “
Anthony’s Pier 4”,  ju falenderoj per pjesemarrjen dhe ju ftoj te 
bashkohemi ne kujtime per Kadarene  dhe intepretime te vepres se tij te nivelit 
boteror." 
Ne mbremjen letrare "Nje Nobel per Kadarene nga Amerika", folsit e rastit, 
por,  edhe miq te Kadarese sollen kujtime te ndryshme per te, ndersa nga  
pjesemarresit u paraqiten, kumtesa lexime te shkurtra nga proza dhe poezia e  
shkrimtarit ne shqip, anglisht dhe frengjisht.      

“Ky ishte nje qytet i çuditshem” –  Ismail Kadare – Kronike ne Gur – 
ishte nje pjese e cila u lexua nga Fatmir Bejo  dhe Agron Alibali
Ne kete veprimtari mori pjese edhe Manaxherja e pergjitheshme e radios NPR, 
 gazetarja Jane Christo me bashkeshortin e saj Van Christo, pronar dhe 
drejtor i  Rrjeti i Informacionit Frosina. Zoti Van Christo Van Christo tregoi  
historine shume interesante te botimit dhe ribotimit ne anglisht ne SHBA per 
 here te pare rreth viteve 1980- te vepres "Keshtjella", te financuar nga 
ai vete  dhe me nje Parathenie te tij (Dmth Van Christos).–( “Introducing 
Ismail Kadare  to America – the untold story of  the publication of the “
Castle” in America”;) 
Ky program i pasur ishte i nderthuar edhe me nje dialog femijesh nga “
Kronika ne  Gur”, titulluar " Ndarja e Botes"–  nga  Elisa Dylja dhe Erion  
Birçe . Sikurse, me nje lexim ne anglisht "Kadareja dhe Kosova" u  paraqite – 
Dr. Dafina Pruthi – me pase u recitua Poezia  “Romanvrasesi” - nga Aleksander 
Rusi; 
Nje  veprimtare e dalluar e çeshtjes Çame, sekretare e shoqates "Te Drejtat 
e Njeriut  Çameria", zonja Vera Gjata, anetare e kryesise se Vatres, lexoje 
nje kumtese me  titull "Kadareja per popullsine Çame" – Zonja Vera Gjata, 
me  pase lexoi edhe parathenien e Kadarese ne librin “Enciklopedia Çame” te  
Fato Mero Rrapaj. 
Nje pjese  tjeter interesante ishte Kadareja ne syte e nje nxeneseje te 
tetevjeçares ne Tirane dhe nje nxenesi te  shkolles se mesme ne Gjirokaster – 
ishte nje pjese qe i dha ngjyra te tjera  kesaj mbremje per Kadarene, te 
cilen e interpretuan Edlira Athanas Joseph  dhe Fatmir Bejo. Me pase znj. Edlira 
Athanas Joseph  lexoi; "Tre poezi te Kadarese ne anglisht “Childhood”, “
Poetry”, “The Old  Cinema”, "  
Kujtime per Ismailin – Skifter  Kelliçi; 
Shkrimtari i  njohur Skifter Kelliçi, kishte zgjedhur ne vend te 
"katolines" se  urimit per kete 75 Vjetor te Lindjes se Kadarese nje kumtese te 
titulluar  "Kujtime per Ismalin". "  
"Krijuesi, ka nje fat te madh, tha zoti Kelliçi ate e njohin shume me teper 
 sesa mund te njohe ai vete dhe arsyeja eshte e thjeshte: ata qe nuk e  
njohin nga afer, kane rast ta njohin nepermjet vepres. Dhe, po te marrim  
parasysh se kjo veper krijohet ne dekada, atehere njohja behet edhe me e madhe.  

Ishte shtatori i vitit 1955, tha duke  sjellur kujtimet e tij me Kadarene, 
Kelliçi, kur nisa studimet ne degen  Gjuhe-Letersi te Institutit te Larte 
Pedagogjik 4-vjeçar, qe me pas do te  shnderrohej ne UT, kur midis studenteve 
te vitit te dyte pashe per here te pare  nje djalosh, me pamje te qete, ku 
binin ne pah syzet me skelet te zi, qe i  jepnin nje pamje te kendshme, disi 
enderruese. Ky ishte Ismail Kadarea, ardhur  nga Gjirokastra." 
Kisha degjuar, vijoje ai qe ishte djale me talent, e kjo me kishte shtyre  
qe te lexoja ne gazeten "Letrari i Ri", vjersha te shkruara prej tij. Per me 
 teper, nje vit me pare, ende maturant, ai kishte botuar edhe vellimin e 
tij te  pare, "Frymezime djaloshare"."Njohja jone nga afer ndodhi natyrshem ne 
vjeshten  e vitit 1961. Kadarea kishte disa muaj qe ishte kthyer nga 
studimet ne Moske dhe  kishte nisur te punonte redaktor ne gazeten "Drita". 
Ne fund shkrimtari i njohur zoti Skifter Kelliçi, tha se" Ndaj, siç vura ne 
 dukje ne keto kujtime, ai kritikohej , ashtu siç jane kritikuar edhe poete 
te  tjere te njohur: Fatos Arapi, Xhevahir Spahiu, Dhori Qiriazi, Moikom 
Zeqo, madje  edhe jane burgosur, si Jorgo Bllaci,Visar Zhiti, Pano Taçi 
etj.,por edhe  pushkatuar, si Trifon Xhagjika, Genc Leka dhe Vilson  Blloshmi… 
Mirepo  theksoje Kelliçi denim te rende mund te kishte pesuar edhe Kadarea 
, por  diktatura nuk guxoi te shkonte deri atje, sepse ai me veprat e tij 
kishte fituar  nje emer te madh ne bote. Per kete sipas tij, tri çmime 
prestigjioze  nderkombetare, te fituara prej tij keto tre vjeteve te fundit dhe te 
lakmuara  nga shkrimtare te famshem ne rruzullin tokesor:"Man Booker 
International", ne  Britanine e Madhe, "Princi i Asturias", ne Spanje dhe "Cmimi e 
posaçem  nderkombetar ne poezi",ne La Specia,(Itali), para disa javesh, 
duhet te ishin  tri trokitje ne porten e anetareve te jurise se 
"Nobelit",mjerisht te padegjuara  ende prej tyre.  
Por, perfundoje Kelliçi, besoj, perkohesisht, sepse nje dite ky çmim do t’i 
 takoje Kadarese dhe bashke me te edhe Shqiperise qe ka nxjerre dhe do te 
nxjerre  figura te tjera te ndritura ne Evrope dhe ne bote.  
Ismaili dhe Elena – Kujtime  - Rozi  Theohari; 
Me tjeter kumtes  me kujtime erdhi ne kete mbremje letrare edhe shkrimtaria 
Rozi  Theohari, e cila i  botoi vjershat dhe prozat e veta qysh ne vitet 
'60 ne gazeta e revista te  ndryshme si “Drita”, “Hosteni”, “Shqiptarja e re”
, “Fatosi” etj, dhe vazhdon te  shkruaj edhe ne SHBA-es. Ajo, tha se 
"Ndihem e privilegjuar qe ruaj  disa kujtime te vogla, ne vite, nga takimet e mia 
me Ismail Kadarene dhe  bashkeshorten e tij, Elenen. Me Ismail Kadarene dhe 
me bashkeshorten e tij,  Elenen, njihem qysh ne vitin 1967  Nga mesi i 
viteve ’ 60 punoja ne  Administraten e Bashkimit te Grave, ne Tirane. Nje 
mengjes erdhi ne  zyren time Elena Kadareja (punonim ne te njejten ndertese) dhe, 
me nje lloj  shqetesimi, me tha se Ismailit i ishte mbaruar letra me te 
cilen po shkruante  “Keshtjellen”. Kishin kerkuar te blinin ne treg, por e 
tille leter gjendej vetem  neper zyra. Mblodha letren qe kishte tepruar nga 
daktilografistja, ia mbeshtolla  ne nje pako mbi te cilen shkrova aty per aty: 
"Te lumte, moj leter, Çfare fat,  per bese,Te shkruaje mbi ty Pena e Kadarese…
"  
......Ismail Kadareja  me bashkeshorten e tij Elena vizituan Bostonin ne 
fillim te vitit 1990. Ata u  mirepriten nga At Artur Liolini, nga organizata “
Albanian Humanitarian Aide,  Inc.”, si dhe nga bashkeatdhetaret e Bostonit 
dhe te qyteteve perreth tij. Me  kete rast, ne Katedralen e Shen Gjergjit, me 
nje pjesemarrje prej 300  shqiptaro-amerikanesh, u mbajt nje promovim per 
vepren e shkrimtarit te shquar  shqiptar, i cili u paraqit prej At Artur 
Liolinit. Intelektualet dhe anetaret e  tjere te kolonise shqiptaro-amerikane te 
Bostonit e te Nju-Inglandit u  interesuan per letersine shqiptare ne 
pergjithesi dhe per krijimtarine e  Kadarese ne veçanti." 
Me pase  shkrimtare poete, lexues sollen pjese te te tjera: “Copeze per 
Ismailin dhe  prinderit e mi” - lexoi Kostandin Kazanxhi; "Mbresa nga 
bashkeqytetare  gjirokastrite" : Bardhyl Bozgo etj  ; 
Le General De l’Arme  Morte - – Perkthyer nga Jusuf Vrioni, ishte nje 
lexim ne frengjisht nga   Neka Doko; dhe "Mall per Atdheun” dhe “Ca pika shiu 
rane mbi qelq” – recitime  nga Julian Nenshati; 
Gjate  qendrimit ne Boston Ismail dhe Elena Kadareja u priten miqesisht 
edhe nga  patrioti Anton Athanasi dhe familja e tij ne restorantin e tyre te 
degjuar “Pier  4” ne Boston. tha Publicisti i  nderuar i Bostonit, z. Van 
Christo, i cili tregoi se e ka takuar kater here  Ismail Kadarene. "Ne nje nga 
keto takime, tha ai e ka intervistuar  shkrimtarin shqiptar dhe artikullin e 
ka botuar ne gazeten e atehershme “  Liria “, ku ka qene editor ekzekutiv. 
Z. Christo, nje emigrante i hershem  veterane i ushtrise amerikane, i cili, 
nuk e di gjuhen shqipe mire, i ka  lexuar ne anglisht veprat e Kadarese dhe 
ka mbetur i befasuar dhe i impresionuar  nga ato. Ai tregon se disa nga 
botimet ne anglisht te autorit i ka shperndare ne  intelektuale dhe bisnesmene 
amerikane. "Van Christo, tregoi historine shume  interesante te botimit dhe 
ribotimit ne anglisht ne SHBA per here te pare rreth  viteve 1980- te vepres 
"Keshtjella", te financuar nga ai vete dhe me nje  Parathenie te tij (Dmth 
Van Christos)." 
Kjo mbremje letrare e hapur per Ditelindjen e Kadarese, me  mbresa dhe 
lexime, vijoje me nje Pershendetje nga Konsulli i Pergjithshem i  Shqiperise ne 
Nju Jork, Sh. T. Dritan Mishto, percjelle nga Agron Alibali; dhe  
pershendetjen e derguar nga shkrimtaret Naum Prifti dhe Thanas Gjika. U lexua  nje 
fragment nga kujtimet e shkrimtarit Naum Prifi, per Kadarene, aty  ku ai flet 
per dramen "Rrethimi Bardhe" te anuluar nga diktatori Enver  Hoxha, ne kohen 
e monizmit ku Kadareja, i shpreh Naum Priftit, qysh  atehere keqardhjen..,.. 
Ne mbyllje te kesaj veprimtarie letrare zhvilluar te shtunen ne darke  ne 
Restorantin e famshem Anthony’s Pier 4 , kushtuar 75 - Vjetorit te  Lindjes 
se shkrimtarit tone, te madh Ismail Kadare, u be leximi dhe  nenshkrimi nga 
te gjithe pjesemarresit, i Letres per Kadarene, shkruar nga  Agron Alibali;  
Dhe mbyllja solmne e kesaj ditelindje pati kengen e  kenduar ne shqip dhe 
anglisht, si nje urim i bukur per kete ditelindje,  kenga tradicionale “Gezuar 
Ditelindjen” - “Happy Birthday to you”,  kenduar nga Gjoni Athanas dhe nje 
koktel. 


DSC 0088 JPG
 
Znj. Edlira Athanas Joseph lexoi; "Tre poezi të Kadaresë  në anglisht “
Childhood”, “Poetry”, “The Old Cinema
 
 
 
 

 
 
 
 
 

 
 
 
 
 
 

 
 
 
 
 

 
 
 
 
 

 
 
 
 
 

 DSC 0109 JPG
 
Në këtë veprimtari mori pjesë edhe Manaxherja e përgjithëshme e  radios 
NPR, gazetarja Jane Christo me bashkëshortin e saj Van Christo, pronar  dhe 
drejtor i Rrjeti i Informacionit Frosina
 
 
 
 

 
 
 
 
 

DSC 0117 JPG
Shkrimtari i njohur Skifter Këlliçi, në vend të "katolinës" së  urimit për 
këtë 75 Vjetor të Lindjes së Kadaresë një kumtesë të titulluar  "Kujtime për 
Ismalin"
 
 
 

 
 
 
 
 

  
DSC 0124 JPG
 Veprimtaria e dalluar e çështjes Çame, sekretare e shoqatës  "Të Drejtat e 
Njeriut Çamëria", zonja Vera Gjata, anëtare e kryesisë së Vatrës,  lexojë 
një kumtesë me titull "Kadareja për popullsinë Çame
 
 
 

 
 
 
 
 

DSC 00129 JPG
Shkrimtaria Rozi Theohari, e  cila i botoi vjershat dhe prozat e veta qysh 
në vitet '60 në gazeta  e revista të ndryshme si “Drita”, “Hosteni”, “
Shqiptarja e re”, “Fatosi” etj,  dhe vazhdon të shkruaj edhe në SHBA-ës.
 
 

 
 
 
 
 

 
 
 
 
 

 
 
 
 

 
 
DSC_0086 JPG
Zoti– Agron Alibali, LL.M. anëtar i  Kryesisë së Federatës Pan-Shqiptare 
VATRA
DSC_0088.JPG (image/jpeg, 33.4 KB) - not displayed
DSC_0092.JPG (image/jpeg, 57.8 KB) - not displayed
DSC_0095.JPG (image/jpeg, 53.2 KB) - not displayed
DSC_0102.JPG (image/jpeg, 27.1 KB) - not displayed
DSC_0106.JPG (image/jpeg, 25.7 KB) - not displayed
DSC_0108.JPG (image/jpeg, 25.4 KB) - not displayed
DSC_0109.JPG (image/jpeg, 54.5 KB) - not displayed
DSC_0111.JPG (image/jpeg, 40.2 KB) - not displayed
DSC_0117.JPG (image/jpeg, 34.3 KB) - not displayed
DSC_0121.JPG (image/jpeg, 26.5 KB) - not displayed
DSC_0124.JPG (image/jpeg, 34.3 KB) - not displayed
DSC_0128.JPG (image/jpeg, 55.8 KB) - not displayed
DSC_0129.JPG (image/jpeg, 27.9 KB) - not displayed
DSC_0134.JPG (image/jpeg, 28 KB) - not displayed
DSC_0137.JPG (image/jpeg, 26 KB) - not displayed
DSC_0141.JPG (image/jpeg, 46.5 KB) - not displayed
DSC_0086.JPG (image/jpeg, 29.7 KB) - not displayed
lmpx.com only provides a reader for public news (NNTP) servers. It is not affiliated with the servers or forums shown here and is not responsible for the content of articles, which is written by their respective authors.