VOA: Arviziu une shpreh qendrimin e qeverise Amerikane

[email protected]
Newsgroups gmane.politics.region.albania.shqiperia
Message-ID <[email protected]>
    _http://www.voanews.com/albanian/news/_ 
(http://www.voanews.com/albanian/news/)        


     
Arvizu: Qeverite ndryshohen me  zgjedhje jo protesta  

   

Ambasadori i  Shteteve te Bashkuara ne Shqiperi, Aleksander Arvizu, thote 
ne  nje interviste per Zerin e Amerikes se perfaqesuesit e  zgjedhur dhe 
qeverite nuk ndryshohen me protesta ne rruge, por  permes procesit  elektoral.




Zeri i  Amerikes: Ju keni ardhur  ditet e fundit nga Shqiperia, ku jeni 
perfshire intensivisht  ne procesin per te qetesuar gjendjen. Cili eshte 
vleresimi  juaj per Shqiperine? 
Ambasador  Arvizu: Ka rreth nje jave  qe jam ketu ne Ushington. U ndjeva i 
lehtesuar kur degjova se  demonstratat sot ne Tirane, Korçe,  Vlore e Lezhe  
perfunduan ne paqe. Ky eshte nje zhvillim pozitiv. Do te uroja  te kishim 
mundesi te thonim te njejten gje edhe per ate qe  ndodhi me 21 janar. Pa 
dyshim qe situata mund te ishte me e  mire. Dua te ndalem ne dy çeshtje si 
fillim. Dhe faleminderit  qe me jepni kete mundesi. 
Se pari,  kam degjuar jo pa shqetesim, argumentet e disave se Shqiperia  
nuk eshte gati per demokraci, ose se institucionet demokratike  nuk 
ekzistojne. Nuk jam aspak dakord me kete. Fakti eshte se  ka institucione demokratike. 
Atyre u duhet dhene hapesire qe  te punojne. Ne kemi qene shume te 
angazhuar e te perfshire ne  kete drejtim, ne menyre qe te krijojme nje hapesire me 
te  madhe politike. Shikoni shtypin ne Shqiperi, qe mund te  sherbeje si nje 
mates i mire i faktit qe demokracia po  funksionon. Tri prej kater gazetave 
ditore me qarkullimin me  te madh, "Gazeta Shqiptare", "Shekulli" dhe 
"Shqip", jane pro  opozites, ose anojne nga opozita. Ne televizion, stacioni me i 
 madh privat, me popullori, Top Channel, anon nga opozita. Nuk  po them se 
kjo garanton qe demokracia po funksion me te gjithe  cilindrat, por per mua, 
ky eshte nje tregues qe fara eshte  atje, qe elementet jane atje. Dua te 
theksoj qe Shqiperia nuk  eshte nje shtet i deshtuar, eshte nje demokraci 
funksionuese,  qe po gjen rrugen e saj dhe qe ka nevoje per  kohe. 
Çeshtja e  dyte qe dua te shtroj ka te beje me rolin e Shteteve te  
Bashkuara. Çfare roli kane Shtetet e Bashkuara ne  Shqiperi? 
Kam  degjuar qe thone se Shtetet e Bashkuara duhet te zgjedhin mes  
stabilitetit dhe demokracise. Dua te ndalem shkurtimisht tek  kjo, se e di qe nuk 
kemi shume kohe. Kur  mendoj ato qe  po bejme ne ne Shqiperi, vetem per kete 
vit fiskal ne do te  shpenzojme 20 milione dollare per programe te ndryshme 
qe  synojne te nxisin respektin per institucionet, shtetin ligjor,  luften 
kunder korrupsionit, trajnimin e prokuroreve dhe  gjykatesve. 
Ne po  ndihmojme ne permiresimin e qeverisjes ne administratat  lokale, po 
ndihmojme per biznesin e vogel, po shpenzojme  miliona dollare per 
shkaterrimin e municioneve te vjetra, qe  aksidente si Gerdeci mos te ndodhin me. 
Ne  Shqiperi kemi rreth  70 vullnetare te korpusit te paqes,  te shperndare 
ne te gjithe vendin. Shumica jane te rinj  idealiste amerikane, ndonese nje 
eshte nje grua 70 vjeçare qe  punon ne Shkoder.   Po ashtu, kemi  mijera 
amerikane qe vijne ne Shqiperi dhe mijera shqiptare qe  vijne ne Amerike per 
te jetuar. 
Ne sot po  mbeshtesim per shembull Prokuroren e Pergjithshme dhe  
perpjekjet e saj per te hetuar ne menyre te pavarur rrethanat  per incidentet e 21 
janarit. Qe ky hetim te jete i besueshem,  shtrirja e tij duhet te jete e 
gjithanshme dhe siç e dini, ne  e kemi shprehur qarte mbeshtetjen tone per te. 
Kur e shoh  gjithe kete game aktivitetesh u them te tjereve: me thoni, a  nuk 
jane Shtetet e Bashkuara ne anen e demokracise ne  Shqiperi? 
Zeri i  Amerikes: Le te qendrojme  ketu, ne rolin e Shteteve te Bashkuara. 
Ka zera, per shkak te  angazhimit tuaj, ka nje perceptim, qe ju mbeshtesni 
qeverine  demokratike te kryeminsitrit Sali Berisha. Cili eshte reagimi  
juaj? 
Ambasador  Arvizu: Kur fola me  Prokuroren e Pergjithshme dhe shkembyem 
mendimet per situaten  dhe ajo me propozoi te bashkepunonim dhe siç e dini ne 
kemi  sot jo vetem FBI-ne, qe po ndihmon ne anen kriminalistike, por  po 
ndihmojme edhe me prokurore per hetimet. Per mua kjo tregon  se ne nuk mbajme 
ane. Ne nuk mbajme as anen e qeverise dhe as  te opozites. 
Po perpiqemi te  bejme ate qe eshte me e mira per Shqiperine.  Po japim 
ndihmese  per institucionet e pavarura, siç eshte zyra e Prokurores se  
Pergjithshme. Ne po shpenzojme fonde te qeverise amerikane per  te ndihmuar me 
hetimet, pasi per mua, hetimet jane jetike per  te sqaruar shume çeshtje dhe 
shqetesime. Ne nuk po mbajme  ane. 
Zeri i  Amerikes: Ju thate qe  Shqiperia nuk eshte nje shtet i deshtuar, 
por ajo mund te  konsiderohet se eshte ne mes te nje krize politike. Ngjarjet 
e  fundit kane nxjerre ne pah perplasjen e institucioneve. Zyra e  
Kryeministrit ka kritikuar zyren e Presidentit, te Prokurores  se Pergjithshme, te 
sherbimeve te zbulimit. A jeni i  shqetesuar nga kjo mungese komunikimi, nga 
kjo mungese  bashkepunimi mes institucioneve te  pavarura? 
Ambasador  Arvizu:  Po, jam shume i  shqetesuar, pasi ne çdo demokraci, qe 
ajo te funksionoje   dhe te jete e efektshme, duhet te ekzistoje sistemi i  
kontrollit dhe balances. Ky eshte thelbi i sistemit ne Amerike  dhe i shume 
demokracive ne Evrope, i Bashkimit Evropian, pjese  e se ciles deshiron te 
behet Shqiperia. Shqiperia eshte vend i  Natos dhe sistemi politik ne 
Shqiperi duhet te funksionoje dhe  veproje ne perputhje me kete status. Nje tregues 
kryesor eshte  roli i institucioneve te pavarura. Por, dua te theksoj po  
ashtu se u takon njerezve qe jane ne krye te ketyre  institucioneve, si 
Prokurorja e Pergjithshme, Drejtori i  ShISh-it, apo edhe zyra e Presidentit, u 
takon ketyre qe t’i  realizojne funksionet e ketyre zyrave ne nje menyre te 
tille,  qe te zgjidhin shqetesimet shteterore, pra duhet te kete  integritet 
ne kryerjen e funksioneve te ketyre  institucioneve. 
Disa here  ato mund te jene ne konflikt me qeverine, disa here me  
opoziten. Kjo eshte normale. Ne çdo sistem politik ka terheqje  dhe leshime. Ne jemi 
te palekundur ne mbeshtetjen tone per  keto institucione. Une e kam bere 
kete shume te qarte ne  takimet e mia me kryeministrin Sali Berisha. Ai e ka 
te qarte  dhe e kupton shume mire qendrimin tim dhe te qeverise  amerikane ne 
kete drejtim.

Zeri i Amerikes:  Cili eshte mendimi juaj per komisionin qe u krijua se 
fundi  nga parlamenti per te hetuar ngjarjet, dhunen e 21  janarit? 
Ambasador  Arvizu: Ne çdo demokraci  nje parlament i efektshem, eshte nje 
nga shtyllat e shtetit.  Ne Shtetet e Bashkuara ka shume sisteme, shume 
mekanizma  permes se cilave Kongresi mund te kryeje hetime. Per fat te  keq ky 
komision parlamentar mbizoterohet nga demokratet, pasi  socialistet e kane 
bojkotuar. Komisionet kane nje rol ne  demokraci. Por persa i takon qendrimit 
tone, hetimet e  verteta, ato per te cilat ne po ndihmojme, jane ato qe po  
kryhen nga Prokurorja e Pergjithshme. Ajo gezon mbeshtetjen  tone te plote 
dhe ne jemi te angazhuar te punojme me te. Vura  re se para disa ditesh, asaj 
iu kerkua te dilte para  komisionit parlamentar. Ajo doli, po nuk pranoi t’u 
pergjigjej  pyetjeve. Une e mireprita faktin qe ajo doli para komisionit.  
Kjo tregon se ajo respekton te drejten e parlamentit si  institucion, qe ta 
therrase ate si nje zyrtare shteti.  Po ashtu, ajo  perdori edhe te drejten 
e saj per te mos iu pergjigjur  pyetjeve, pasi ne fakt ajo vete eshte duke 
kryer hetime. Per  mua ky eshte nje tregues i nje demokracie ne  veprim. 
Zeri i  Amerikes: Ne Shqiperi  shumica permend shpesh fjalen grusht shteti 
per 21 janarin.  Cili eshte mendimi juaj? A mund te flitet per grusht shteti 
ne  Shqiperi? 
Ambasador  Arvizu: Kjo eshte nje  akuze shume serioze dhe duhet te 
mbeshtetet me fakte. Ne se ka  te dhena, atehere qeveria duhet ta paraqese kete 
rast. Eshte  nje akuze shume serioze. 
Zeri i  Amerikes: Ka zera, se  opozita nuk do te marre pjese ne zgjedhjet 
lokale te majit. Si  do te ndikoje kjo per klimen politike ne  Shqiperi? 
Ambasador  Arvizu: Ka ende kohe deri  me 8 maj. Mendoj se do te ishte 
jashtezakonisht per te ardhur  keq, ne se zgjedhjet nuk do te zhvilloheshin. Dhe 
do te ishte  po aq keq nese opozita, ose ndonje parti tjeter, do te  
vendoste te mos merrte pjese. 
Demokracite  funksionojne vetem kur ka zgjedhje te besueshme. Kjo eshte  
menyra si ndryshohen perfaqesuesit e zgjedhur, si ndryshohen  qeverite. Ato 
nuk ndryshohen me protesta ne rruge, apo me  demonstrata. Ato ndryshohen 
permes procesit elektoral. Dhe ne  Shqiperi ky sistem ekziston. Me sa di une, nga 
dhjete qarqet e  medha ne Shqiperi, socialistet kontrollojne nente prej 
tyre,  perfshire Tiranen. Perjashtim ben vetem Shkodra ne veri.  Socialistet 
kane nje barre te rende per te mbrojtur keto  vende. Jam i sigurt se anetaret 
e Partise Socialiste, qe jane  te zgjedhur per keto vende, ndoshta e shohin 
ne interesin e  tyre te bejne fushate dhe te rizgjidhen. Nuk ka shume kohe.  
Uroj qe partite nuk do t’i mbyllin rruget per zhvillimin e  zgjedhjeve. 
Ne Tirane  shkoi para rreth dy javesh nje mision vleresues i ODIHR-it,  dhe 
sipas tyre, mekanizmat per zhvillimin e zgjedhjeve   ekzistojne. Tani 
ndoshta eshte teper vone per t’i bere  ndryshime sistemit zgjedhor per me 8 maj. 
Te gjitha partite  kane shkelur disa afate, siç eshte ajo e regjistrimit te  
kandidateve. Nuk eshte mire, por ka ende kohe, ndonese jo  shume. 
Zeri i  Amerikes:  Ju keni  bere thirrje per dialog. Mendoni se ende ka 
hapesire per  bisedime? Çfare mund t’i bashkoje ata tani. Sepse pozicionet e  
tyre jane shume larg... 
Ambasador Arvizu:  Une shkova ne  Shqiperi me 2 dhjetor dhe arrita ne nje 
kohe kur opozita nuk  merrte pjese ne parlament. Pra ne ate kohe, hendeku 
ishte  mjaft i madh, por kur e shikoj sot, ai eshte shume me i madh  dhe 
gjendja eshte me e tensionuar. Nuk ka arsye per ta  fshehur, kjo gjendje eshte 
mjaft serioze. Une kam komentuar  publikisht per te shpjeguar se si une e 
kuptoj kompromisin.  Por mendoj se duhet nje perpjekje me e madhe, qe njerezit te 
 dalin nga vetvetja dhe te degjojne. 
Deshiroj  t’ju tregoj nje histori shume te shkurter. Me 29 janar, nje  dite 
pas demonstrates, ne mengjes heret po shkoja ne ambasade  dhe i thashe 
shoferit nese mund te kalonim me makine neper  bulevard. Isha vetem me shoferin 
dhe me disa shqiptare te  tjeter qe rrine gjithmone me mua per sigurine time 
personale.  Dolem nga makina dhe filluam te ecim. Bulevardi ishte thuajse  
i zbrazet. Pashe nje karafil te kuq qe kishte mbetur aty nga  nje dite me 
pare. E mora dhe vendosa ta mbaj. Kur po  perkulesha per ta marre, aty po 
vinin tre shqiptare te  moshuar. Megjithese nuk flas shqip, e kuptova ate qe me 
tha  nje grua mes tyre. “Mos jeni ambasadori amerikan”? pyeti ajo.  “Po”, 
iu pergjigja.  Ajo kapi doren time dhe nisi te qaje. Ishte shume e 
trishtuar.  Pastaj me tha disa fjale qe mi perktheu ndihmesi im  shqiptar.  Deri tani 
nuk ia kam treguar kete histori  askujt tjeter, as njerezve ne zyren time. 
Me pak fjale ajo  tha: “Ju duhet te na ndihmoni”. E perfytyroni dot sa te  
fuqishme ishin ato fjale qe shqiptoheshin nga nje grua e  moshuar shqiptare? 
Ajo tha edhe disa gjera te tjera, kishte  mendimet e saja politike, por kjo 
ishte mes asaj dhe meje,  askush tjeter nuk ka perse ta dije. “Te 
falenderoj qe ma the  kete”, iu pergjigja une. I thashe se “premtimi im per ty eshte 
 se çdo dite qe do te jem ne Shqiperi, do te punoj per te  forcuar miqesine 
mes dy vendeve tona dhe popujve tane. Une nuk  jam veçse nje ambasador 
amerikan, por do te punoj qe Shqiperia  te behet nje vend me i mire per 
qytetaret e saj. Prandaj, kam  vendosur qe kur te kthehem ne Shqiperi, te udhetoj me 
shume  neper vend. Natyrisht kjo ka qene gjithnje ne planet e mija,  por 
une dua te udhetoj per te degjuar me shume ate qe mendojne  qytetaret. 
Rekomandimi im i  sinqerte, si per qeverine, per partine ne fuqi, ashtu 
edhe per  opoziten eshte ky: Nuk ka gje te keqe te bejme demonstrata, sa  kohe 
qe ato jane paqesore. Por ne vend qe te bejme demonstrata  te premteve, 
mendoj se te dy palet mund te organizojne diten  kombetare te degjimit te 
opinioneve. Pra, le te mos kemi  konferenca shtypi nga Kryeministri, as intervista 
dy oreshe  nga Edi Rama ne News 24, as deklarata nga zoti Patozi,  kryetari 
i grupit parlamentar te Partise Demokratike dhe as  reagime nga Spartak 
Ngjela. Me fjale te tjera, le te mos kemi  komente per shtypin. Por le te 
shkojne ata ne terren, jo ne  bazen e tyre zgjedhore, por diku tjeter dhe te 
degjojne ate qe  mendojne njerezit. Mendoj se ia vlen te  provohet. 
Zeri i  Amerikes:  Ne kete  situate mjaft te tensionuar çfare mund te behet 
tjeter veç  thirrjeve per te ulur retoriken mes dy  udheheqesve? 
Ambasador Arvizu:  Mendoj se kjo  eshte nje pyetje qe vete udheheqesit 
duhet t’i pergjigjen nga  brenda vetes se tyre Ju patjeter qe e dini pikepamjen 
time dhe  te Shteteve te Bashkuara, te cilen ne e kemi shprehur qarte.  
Besoj se edhe pozicioni i Bashkimit Evropian dhe secilit vend  te tij te veçante 
ka qene shume i qarte, po ashtu edhe i  OSBE-se dhe i miqve te Shqiperise 
ne bote. Ne mund te flasim  pa fund, deri sa te  na ngjiret zeri dhe te themi 
te  drejten, zeri na eshte ngjirur. Por eshte e nevojshme qe te  dale diçka 
nga brenda, duhet nje anagazhim i njerezve si Sali  Berisha, si Edi Rama 
dhe  mbeshtetesve te tyre, pra duhet  vullnetin e tyre per te gjetur 
rrugedaljen. Por kjo duhet te  vije prej tyre. 
Zeri i  Amerikes:  A do te  thote kjo se komuniteti nderkombetar, duke 
perfshire Shtetet e  Bashkuara, nuk do te e ndermjetesojne dhe t’i ndihmojne ata 
 per te zgjidhur problemin? 
Ambasador Arvizu:  Shqiptaret duhet  t’i zgjidhin vete problemet e tyre. Ne 
mbeshtesim pa lekundje  institucionet e tyre. 
Zeri i  Amerikes:  Por a do  te dergoni ju ndermjetesues atje? 
Ambasador Arvizu:  Ne i kemi provuar  te gjitha per te lehtesuar dialogun. 
Nuk e di nese mund te  jemi me te qarte se kaq. Nuk e kuptoj se perse 
zgjedhjet  vendore te majit te mos jene nje fare referendumi kombetar.  Kemi dy 
kampe kundershtare te kunderta me pikepamje mjaft te  kunderta. Lajmi i mire 
eshte se ndryshe nga vendet e tjera te  botes, ketu nuk kemi te bejme me dy 
ideologji te kunderta  lidhur me drejtimin e ardhshem te vendit. Asnje njeri 
serioz  ne Shqiperi nuk eshte per ndonje drejtim tjeter veçse per  
integrimin e plote te Shqiperise ne Bashkimin Evropian dhe ne  Perendim, per 
vazhdimin e lidhjeve te ngushta me Shtetet e  Bashkuara. Pra, nuk ekzistojne ndarje 
serioze sektare ne  Shqiperi. Kemi te bejme thjesht me politika  personale. 
Zeri i  Amerikes:  Vertet qe  atje nuk ka ideologji te kunderta por ka 
interesa te kunderta  ekonomike dhe prandaj lufta eshte kaq e  ashper... 
Ambasador Arvizu:  Absolutisht e  vertete, por kjo eshte pjese e 
demokracive te hapura.  Shperblime politike ka edhe ketu ne Shtetet e Bashkuara,  
prandaj edhe ketu ka nje hendek te gjere mes  partive. 
Zeri i  Amerikes:  E kam  fjalen me teper per korrupsionin, per  
shperblimet e  pamerituara qe marrin njerezit kur vijne ne  pushtet... 
Ambasador Arvizu:  Jam i kenaqur qe e  ngritet kete çeshtje sepse deshiroj 
ta bej teper te qarte  mendimin tim. Korrupsioni eshte nje problem teper, 
teper  serioz ne Shqiperi. Ai ka nje efekt gerryes mbi shoqerine dhe  mbi 
rritjen ekonomike. Shqetesimi im me i madh eshte tek rinia  ne Shqiperi. Une nuk 
kam shume kohe ne Shqiperi, por nga disa  biseda qe kam patur me te rinjte 
jam dekurajuar sepse ndjej  nje fare cinizmi ne rritje mes tyre, ne kuptimin 
qe njerezit e  kuptojne korrupsionin si menyre jetese ne Shqiperi. Kjo 
eshte  shume e rrezikshme. Te gjithe shqiptaret, pavaresisht nese  jane ne 
qeveri apo ne opozite, duhet ta marrin kete shume  seriozisht. 
Edhe  diçka tjeter qe desha te permend: korrupsioni eshte nje  problem i 
shqiptareve dhe jo “i qeverise shqiptare”. Eshte nje  problem i perhapur ne 
shoqerine shqiptare. Megjithate, çdo  qeveri ne fuqi, qofte Partia 
Demokratike apo socialistet, pra  çdo administrate, ka nje detyrim per te masa kunder  
korrupsionit. Shqetesimi im eshte asnjera pale nuk po ben sa  duhet. 
Qeveria duhet te beje me shume. Ajo duhet ta beje te  qarte pa medyshje se kjo do 
te jete nje lufte e gjate por se  ajo eshte angazhuar te marre masa per ta 
çrrenjosur  korrupsionin. 
Nga ana e  saj edhe opozita duhet te jape mbeshtetjen e saj per keto  
perpjekje duke marre pjese ne forume parlamentare dhe  diskutime te tjera. Nese 
deshiron te bojkotosh thjesht per  qellime politike, ky eshte vendim i tyre, 
por kur merr nje  vendim per te bojkotuar dhe nuk merr pjese ne jeten aktive 
 politike te vendit, kjo ka pasoja te menjehershme mbi aftesine  e organeve 
shteterore per te luftuar korrupsionin. Te dyja  palet flasin per 
korrupsionin, por ato duhet te bejne me shume  per ta luftuar ate. 
Zeri i  Amerikes:  A mendoni  se Shqiperia ka arritur nje pike ne te cilen 
lufta e ashper  mes paleve po demton qeverisjen e vendit dhe ku zgjedhjet e  
parakohshme mund te shihen si menyre per te dale nga kjo  gjendje, qe 
qeveria te marre nje mandat te  ri? 
Ambasador Arvizu:  Çdo demokraci  funksionale ka mekanizma kushtetuese per 
ndryshimet ne  qeverisje. Kjo eshte menyra e vetme me te cilat mund te  
lulezojne demokracite. Sot ne Shqiperi, ekziston nje sistem  dhe sistemi 
parashikon zgjedhje vendore ne muajin maj si dhe  zgjedhje parlamentare ne vitin 
2013. Mjedisi eshte shume i  veshtire, per shkak te mosmarreveshjeve nga 
zgjedhjet e  meparshme. Partite eshte e nevojshme te gjejne nje menyre per  te 
punuar brenda sistemit. 
Kam pare  disa propozime qe kerkojne zgjedhje te reja, qeveri te  
perkohshme, doreheqjen e kryeministrit, vezhgues te OKB-se. Me  vjen keq, por 
Shqiperia nuk eshte protektorat i Kombeve te  Bashkuara. Dhe ketu kthehem tek ajo 
qe thashe ne fillim se  Shqiperia nuk eshte nje shtet i deshtuar. Ajo eshte 
nje  demokraci funksionale, por qe ka disa probleme dhe te meta  persa i 
perket zbatimit te ligjit. Une flas ne emer te  Shteteve te Bashkuara, por besoj 
edhe komuniteti nderkombetar  do te jape mbeshtetje te plote per te 
garantuar se zgjedhjet e  tjera, ato ne maj te ketij viti dhe zgjedhjet 
parlamentare ne  vitin 2013, do te jene me te mira se ato te zhvilluara ne  qershor 
2009. Keshtu duhet te funksionojne  gjerat.
 
 
 
LAJM
Arvizu: Qeveritë  ndryshohen me zgjedhje jo protesta     
Ambasadori i Shteteve të  Bashkuara në Shqipëri, Aleksandër Arvizu, thotë 
në një intervistë  për Zërin e Amerikës se përfaqësuesit e zgjedhur dhe 
qeveritë nuk  ndryshohen me protesta në rrugë, por përmes procesit  elektoral.





Zëri i Amerikës:  Ju keni ardhur ditët e fundit nga Shqipëria, ku jeni 
përfshirë  intensivisht në procesin për të qetësuar gjendjen. Cili është  
vlerësimi juaj për Shqipërinë? 
Ambasador Arvizu:  Ka rreth një javë që jam këtu në Ushington. U ndjeva i 
lehtësuar kur  dëgjova se demonstratat sot në Tiranë, Korçë, Vlorë e Lezhë  
përfunduan në paqe. Ky është një zhvillim pozitiv. Do të uroja të  kishim 
mundësi të thonim të njejtën gjë edhe për atë që ndodhi më 21  janar. Pa dyshim 
që situata mund të ishte më e mirë. Dua të ndalem  në dy çështje si fillim. 
Dhe faleminderit që më jepni këtë  mundësi. 
Së pari, kam dëgjuar jo pa shqetësim,  argumentet e disave se Shqipëria nuk 
është gati për demokraci, ose  se institucionet demokratike nuk ekzistojnë. 
Nuk jam aspak dakord me  këtë. Fakti është se ka institucione demokratike. 
Atyre u duhet  dhënë hapësirë që të punojnë. Ne kemi qënë shumë të angazhuar 
e të  përfshirë në këtë drejtim, në mënyrë që të krijojmë një hapësirë më  
të madhe politike. Shikoni shtypin në Shqipëri, që mund të shërbejë  si një 
matës i mirë i faktit që demokracia po funksionon. Tri prej  katër gazetave 
ditore me qarkullimin më të madh, "Gazeta Shqiptare",  "Shekulli" dhe 
"Shqip", janë pro opozitës, ose anojnë nga opozita.  Në televizion, stacioni më i 
madh privat, më popullori, Top Channel,  anon nga opozita. Nuk po them se 
kjo garanton që demokracia po  funksion me të gjithë cilindrat, por për mua, 
ky është një tregues  që fara është atje, që elementët janë atje. Dua të 
theksoj që  Shqipëria nuk është një shtet i dështuar, është një demokraci  
funksionuese, që po gjen rrugën e saj dhe që ka nevojë për  kohë. 
Çështja e dytë që dua të shtroj ka të  bëjë me rolin e Shteteve të 
Bashkuara. Çfarë roli kanë Shtetet e  Bashkuara në Shqipëri? 
Kam dëgjuar që thonë se Shtetet e  Bashkuara duhet të zgjedhin mes 
stabilitetit dhe demokracisë. Dua të  ndalem shkurtimisht tek kjo, se e di që nuk 
kemi shumë kohë.  Kur  mendoj ato që po bëjmë ne në Shqipëri, vetëm për këtë 
vit  fiskal ne do të shpenzojmë 20 milionë dollarë për programe të  ndryshme 
që synojnë të nxisin respektin për institucionet, shtetin  ligjor, luftën 
kundër korrupsionit, trajnimin e prokurorëve dhe  gjykatësve. 
Ne po ndihmojmë në përmirësimin e  qeverisjes në administratat lokale, po 
ndihmojmë për biznesin e  vogël, po shpenzojmë miliona dollarë për 
shkatërrimin e municioneve  të vjetra, që aksidente si Gërdeci mos të ndodhin më. 
Në Shqipëri kemi rreth  70  vullnetarë të korpusit të paqes, të shpërndarë 
në të gjithë vendin.  Shumica janë të rinj idealistë amerikanë, ndonëse një 
është një grua  70 vjeçare që punon në Shkodër.  Po ashtu, kemi mijëra  
amerikanë që vijnë në Shqipëri dhe mijëra shqiptarë që vijnë në  Amerikë për të 
jetuar. 
Ne sot po mbështesim për shembull  Prokuroren e Përgjithshme dhe përpjekjet 
e saj për të hetuar në  mënyrë të pavarur rrethanat për incidentet e 21 
janarit. Që ky hetim  të jetë i besueshëm, shtrirja e tij duhet të jetë e 
gjithanshme dhe  siç e dini, ne e kemi shprehur qartë mbështetjen tonë për të. 
Kur e  shoh gjithë këtë gamë aktivitetesh u them të tjerëve: më thoni, a  nuk 
janë Shtetet e Bashkuara në anën e demokracisë në  Shqipëri? 
Zëri i Amerikës:  Le të qëndrojmë këtu, në rolin e Shteteve të Bashkuara. 
Ka zëra, për  shkak të angazhimit tuaj, ka një perceptim, që ju mbështesni  
qeverinë demokratike të kryeminsitrit Sali Berisha. Cili është  reagimi juaj? 
Ambasador Arvizu:  Kur fola me Prokuroren e Përgjithshme dhe shkëmbyem 
mendimet për  situatën dhe ajo më propozoi të bashkëpunonim dhe siç e dini ne 
kemi  sot jo vetëm FBI-në, që po ndihmon në anën kriminalistike, por po  
ndihmojmë edhe me prokurorë për hetimet. Për mua kjo tregon se ne  nuk mbajmë 
anë. Ne nuk mbajmë as anën e qeverisë dhe as të  opozitës. 
Po përpiqemi të bëjmë atë që është më e  mira për Shqipërinë. Po japim 
ndihmesë për institucionet e pavarura,  siç është zyra e Prokurores së 
Përgjithshme. Ne po shpenzojmë fonde  të qeverisë amerikane për të ndihmuar me 
hetimet, pasi për mua,  hetimet janë jetike për të sqaruar shumë çështje dhe 
shqetësime. Ne  nuk po mbajmë anë. 
Zëri i Amerikës:  Ju thatë që Shqipëria nuk është një shtet i dështuar, por 
ajo mund  të konsiderohet se është në mes të një krize politike. Ngjarjet e 
 fundit kanë nxjerrë në pah përplasjen e institucioneve. Zyra e  
Kryeministrit ka kritikuar zyrën e Presidentit, të Prokurores së  Përgjithshme, të 
shërbimeve të zbulimit. A jeni i shqetësuar nga kjo  mungesë komunikimi, nga 
kjo mungesë bashkëpunimi mes institucioneve  të pavarura? 
Ambasador Arvizu:  Po, jam shumë i shqetësuar, pasi në çdo demokraci, që 
ajo të  funksionojë  dhe të jetë e efektshme, duhet të ekzistojë  sistemi i 
kontrollit dhe balancës. Ky është thelbi i sistemit në  Amerikë dhe i shumë 
demokracive në Evropë, i Bashkimit Evropian,  pjesë e së cilës dëshiron të 
bëhet Shqipëria. Shqipëria është vend i  Natos dhe sistemi politik në Shqipëri 
duhet të funksionojë dhe  veprojë në përputhje me këtë status. Një tregues 
kryesor është roli  i institucioneve të pavarura. Por, dua të theksoj po 
ashtu se u  takon njerëzve që janë në krye të këtyre institucioneve, si  
Prokurorja e Përgjithshme, Drejtori i ShISh-it, apo edhe zyra e  Presidentit, u 
takon këtyre që t’i realizojnë funksionet e këtyre  zyrave në një mënyrë të 
tillë, që të zgjidhin shqetësimet  shtetërore, pra duhet të ketë integritet në 
kryerjen e funksioneve  të këtyre institucioneve. 
Disa here ato mund të jenë në konflikt me  qeverinë, disa here me opozitën. 
Kjo është normale. Në çdo sistem  politik ka tërheqje dhe lëshime. Ne jemi 
të palëkundur në  mbështetjen tonë për këto institucione. Unë e kam bërë 
këtë shumë të  qartë në takimet e mia me kryeministrin Sali Berisha. Ai e ka të 
 qartë dhe e kupton shumë mirë qëndrimin tim dhe të qeverisë  amerikane në 
këtë drejtim.

Zëri i Amerikës: Cili është mendimi juaj për  komisionin që u krijua së 
fundi nga parlamenti për të hetuar  ngjarjet, dhunën e 21 janarit? 
Ambasador Arvizu:  Në çdo demokraci një parlament i efektshëm, është një 
nga shtyllat e  shtetit. Në Shtetet e Bashkuara ka shumë sisteme, shumë 
mekanizma  përmes së cilave Kongresi mund të kryejë hetime. Për fat të keq ky  
komision parlamentar mbizotërohet nga demokratët, pasi socialistët e  kanë 
bojkotuar. Komisionet kanë një rol në demokraci. Por përsa i  takon qëndrimit 
tonë, hetimet e vërteta, ato për të cilat ne po  ndihmojmë, janë ato që po 
kryhen nga Prokurorja e Përgjithshme. Ajo  gëzon mbështetjen tonë të plotë dhe 
ne jemi të angazhuar të punojmë  me të. Vura re se para disa ditësh, asaj iu 
kërkua të dilte para  komisionit parlamentar. Ajo doli, po nuk pranoi t’u 
përgjigjej  pyetjeve. Unë e mirëprita faktin që ajo doli para komisionit. Kjo 
 tregon se ajo respekton të drejtën e parlamentit si institucion, që  ta 
thërrasë atë si një zyrtare shteti. Po ashtu, ajo përdori edhe të  drejtën e 
saj për të mos iu përgjigjur pyetjeve, pasi në fakt ajo  vetë është duke 
kryer hetime. Për mua ky është një tregues i një  demokracie në veprim. 
Zëri i Amerikës:  Në Shqipëri shumica përmend shpesh fjalën grusht shteti 
për 21  janarin. Cili është mendimi juaj? A mund të flitet për grusht shteti  
në Shqipëri? 
Ambasador Arvizu:  Kjo është një akuzë shumë serioze dhe duhet të 
mbështetet me fakte.  Në se ka të dhëna, atëhere qeveria duhet ta paraqesë këtë rast. 
 Është një akuzë shumë serioze. 
Zëri i Amerikës:  Ka zëra, se opozita nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet 
lokale të  majit. Si do të ndikojë kjo për klimën politike në  Shqipëri? 
Ambasador Arvizu:  Ka ende kohë deri më 8 maj. Mendoj se do të ishte 
jashtëzakonisht  për të ardhur keq, në se zgjedhjet nuk do të zhvilloheshin. Dhe 
do  të ishte po aq keq nëse opozita, ose ndonjë parti tjetër, do të  vendoste 
të mos merrte pjesë. 
Demokracitë funksionojnë vetëm kur ka  zgjedhje të besueshme. Kjo është 
mënyra si ndryshohen përfaqësuesit  e zgjedhur, si ndryshohen qeveritë. Ato nuk 
ndryshohen me protesta  në rrugë, apo me demonstrata. Ato ndryshohen përmes 
procesit  elektoral. Dhe në Shqipëri ky sistem ekziston. Me sa di unë, nga  
dhjetë qarqet e mëdha në Shqipëri, socialistët kontrollojnë nëntë  prej 
tyre, përfshirë Tiranën. Përjashtim bën vetëm Shkodra në veri.  Socialistët 
kanë një barrë të rëndë për të mbrojtur këto vende. Jam  i sigurt se anëtarët e 
Partisë Socialiste, që janë të zgjedhur për  këto vende, ndoshta e shohin 
në interesin e tyre të bëjnë fushatë  dhe të rizgjidhen. Nuk ka shumë kohë. 
Uroj që partitë nuk do t’i  mbyllin rrugët për zhvillimin e zgjedhjeve. 
Në Tiranë shkoi para rreth dy javësh një  mision vlerësues i ODIHR-it, dhe 
sipas tyre, mekanizmat për  zhvillimin e zgjedhjeve  ekzistojnë. Tani 
ndoshta është tepër  vonë për t’i bërë ndryshime sistemit zgjedhor për më 8 maj. 
Të  gjitha partitë kanë shkelur disa afate, siç është ajo e regjistrimit  të 
kandidatëve. Nuk është mirë, por ka ende kohë, ndonëse jo  shumë. 
Zëri i Amerikës:  Ju keni bërë thirrje për dialog. Mendoni se ende ka 
hapësirë  për bisedime? Çfarë mund t’i bashkojë ata tani. Sepse pozicionet e  
tyre janë shumë larg... 
Ambasador Arvizu:  Unë shkova në Shqipëri më 2 dhjetor dhe arrita në një 
kohë  kur opozita nuk merrte pjesë në parlament. Pra në atë kohë, hendeku  
ishte mjaft i madh, por kur e shikoj sot, ai është shumë më i madh  dhe gjendja 
është më e tensionuar. Nuk ka arsye për ta fshehur, kjo  gjendje është 
mjaft serioze. Unë kam komentuar publikisht për të  shpjeguar se si unë e kuptoj 
kompromisin. Por mendoj se duhet një  përpjekje më e madhe, që njerëzit të 
dalin nga vetvetja dhe të  dëgjojnë. 
Dëshiroj t’ju tregoj një histori shumë të  shkurtër. Më 29 janar, një ditë 
pas demonstratës, në mëngjes herët  po shkoja në ambasadë dhe i thashë 
shoferit nëse mund të kalonim me  makinë nëpër bulevard. Isha vetëm me shoferin 
dhe me disa shqiptarë  të tjetër që rrinë gjithmonë me mua për sigurinë time 
personale.  Dolëm nga makina dhe filluam të ecim. Bulevardi ishte thuajse i  
zbrazët. Pashë një karafil të kuq që kishte mbetur aty nga një ditë  më 
parë. E mora dhe vendosa ta mbaj. Kur po përkulesha për ta marrë,  aty po vinin 
tre shqiptarë të moshuar. Megjithëse nuk flas shqip, e  kuptova atë që më 
tha një grua mes tyre. “Mos jeni ambasadori  amerikan”? pyeti ajo. “Po”, iu 
përgjigja. Ajo kapi dorën time dhe  nisi të qajë. Ishte shumë e trishtuar. 
Pastaj më tha disa fjalë që  mi përktheu ndihmësi im shqiptar.  Deri tani 
nuk ia kam treguar  këtë histori askujt tjetër, as njerëzve në zyrën time. Me 
pak fjalë  ajo tha: “Ju duhet të na ndihmoni”. E përfytyroni dot sa të 
fuqishme  ishin ato fjalë që shqiptoheshin nga një grua e moshuar shqiptare?  
Ajo tha edhe disa gjëra të tjera, kishte mendimet e saja politike,  por kjo 
ishte mes asaj dhe meje, askush tjetër nuk ka përse ta dijë.  “Të falenderoj 
që ma the këtë”, iu përgjigja unë. I thashë se  “premtimi im për ty është se 
çdo ditë që do të jem në Shqipëri, do  të punoj për të forcuar miqësinë mes 
dy vendeve tona dhe popujve  tanë. Unë nuk jam veçse një ambasador 
amerikan, por do të punoj që  Shqipëria të bëhet një vend më i mirë për qytetarët e 
saj. Prandaj,  kam vendosur që kur të kthehem në Shqipëri, të udhëtoj më 
shumë  nëpër vend. Natyrisht kjo ka qenë gjithnjë në planet e mija, por unë  
dua të udhëtoj për të dëgjuar më shumë atë që mendojnë  qytetarët. 
Rekomandimi im i sinqertë, si për  qeverinë, për partinë në fuqi, ashtu 
edhe për opozitën është ky: Nuk  ka gjë të keqe të bëjmë demonstrata, sa kohë 
që ato janë paqësore.  Por në vend që të bëjmë demonstrata të premteve, 
mendoj se të dy  palët mund të organizojnë ditën kombëtare të dëgjimit të 
opinioneve.  Pra, le të mos kemi konferenca shtypi nga Kryeministri, as  intervista 
dy orëshe nga Edi Rama në News 24, as deklarata nga zoti  Patozi, kryetari 
i grupit parlamentar të Partisë Demokratike dhe as  reagime nga Spartak 
Ngjela. Me fjalë të tjera, le të mos kemi  komente për shtypin. Por le të 
shkojnë ata në terren, jo në bazën e  tyre zgjedhore, por diku tjetër dhe të 
dëgjojnë atë që mendojnë  njerëzit. Mendoj se ia vlen të provohet. 
Zëri i Amerikës:  Në këtë situatë mjaft të tensionuar çfarë mund të bëhet 
tjetër  veç thirrjeve për të ulur retorikën mes dy  udhëheqësve? 
Ambasador Arvizu:  Mendoj se kjo është një pyetje që vetë udhëheqësit duhet 
 t’i përgjigjen nga brenda vetes së tyre Ju patjetër që e dini  pikëpamjen 
time dhe të Shteteve të Bashkuara, të cilën ne e kemi  shprehur qartë. Besoj 
se edhe pozicioni i Bashkimit Evropian dhe  secilit vend të tij të veçantë 
ka qenë shumë i qartë, po ashtu edhe  i OSBE-së dhe i miqve të Shqipërisë në 
botë. Ne mund të flasim pa  fund, deri sa të  na ngjiret zëri dhe të themi 
të drejtën, zëri  na është ngjirur. Por është e nevojshme që të dale diçka 
nga brenda,  duhet një anagazhim i njerëzve si Sali Berisha, si Edi Rama dhe  
mbështetësve të tyre, pra duhet vullnetin e tyre për të gjetur  
rrugëdaljen. Por kjo duhet të vijë prej tyre. 
Zëri i Amerikës:  A do të thotë kjo se komuniteti ndërkombëtar, duke 
përfshirë  Shtetet e Bashkuara, nuk do të ë ndërmjetësojnë dhe t’i ndihmojnë  ata 
për të zgjidhur problemin? 
Ambasador Arvizu:  Shqiptarët duhet t’i zgjidhin vetë problemet e tyre. Ne  
mbështesim pa lëkundje institucionet e tyre. 
Zëri i Amerikës:  Por a do të dërgoni ju ndërmjetësues atje? 
Ambasador Arvizu:  Ne i kemi provuar të gjitha për të lehtësuar dialogun. 
Nuk  e di nëse mund të jemi më të qartë se kaq. Nuk e kuptoj se përse  
zgjedhjet vendore të majit të mos jenë një farë referendumi  kombëtar. Kemi dy 
kampe kundërshtare të kundërta me pikëpamje mjaft  të kundërta. Lajmi i mirë 
është se ndryshe nga vendet e tjera të  botës, këtu nuk kemi të bëjmë me dy 
ideologji të kundërta lidhur me  drejtimin e ardhshëm të vendit. Asnjë njeri 
serioz në Shqipëri nuk  është për ndonjë drejtim tjetër veçse për integrimin 
e plotë të  Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe në Perëndim, për vazhdimin 
e  lidhjeve të ngushta me Shtetet e Bashkuara. Pra, nuk ekzistojnë  ndarje 
serioze sektare në Shqipëri. Kemi të bëjmë thjesht me  politika personale. 
Zëri i Amerikës:  Vërtet që atje nuk ka ideologji të kundërta por ka 
interesa të  kundërta ekonomike dhe prandaj lufta është kaq e  ashpër... 
Ambasador Arvizu:  Absolutisht e vërtetë, por kjo është pjesë e demokracive 
të  hapura. Shpërblime politike ka edhe këtu në Shtetet e Bashkuara,  
prandaj edhe këtu ka një hendek të gjerë mes  partive. 
Zëri i Amerikës:  E kam fjalën më tepër për korrupsionin, për  shpërblimet  
e pamerituara që marrin njerëzit kur vijnë në  pushtet... 
Ambasador Arvizu:  Jam i kënaqur që e ngritët këtë çështje sepse dëshiroj 
ta  bëj tepër të qartë mendimin tim. Korrupsioni është një problem  tepër, 
tepër serioz në Shqipëri. Ai ka një efekt gërryes mbi  shoqërinë dhe mbi 
rritjen ekonomike. Shqetësimi im më i madh është  tek rinia në Shqipëri. Unë nuk 
kam shumë kohë në Shqipëri, por nga  disa biseda që kam patur me të rinjtë 
jam dekurajuar sepse ndjej një  farë cinizmi në rritje mes tyre, në kuptimin 
që njerëzit e kuptojnë  korrupsionin si mënyrë jetese në Shqipëri. Kjo është 
shumë e  rrezikshme. Të gjithë shqiptarët, pavarësisht nëse janë në qeveri  
apo në opozitë, duhet ta marrin këtë shumë  seriozisht. 
Edhe diçka tjetër që desha të përmend:  korrupsioni është një problem i 
shqiptarëve dhe jo “i qeverisë  shqiptare”. Është një problem i përhapur në 
shoqërinë shqiptare.  Megjithatë, çdo qeveri në fuqi, qoftë Partia Demokratike 
apo  socialistët, pra çdo administratë, ka një detyrim për të masa kundër  
korrupsionit. Shqetësimi im është asnjëra palë nuk po bën sa duhet.  Qeveria 
duhet të bëjë më shumë. Ajo duhet ta bëjë të qartë pa  mëdyshje se kjo do 
të jetë një luftë e gjatë por se ajo është  angazhuar të marrë masa për ta 
çrrënjosur korrupsionin. 
Nga ana e saj edhe opozita duhet të japë  mbështetjen e saj për këto 
përpjekje duke marrë pjesë në forume  parlamentare dhe diskutime të tjera. Nëse 
dëshiron të bojkotosh  thjesht për qëllime politike, ky është vendim i tyre, 
por kur merr  një vendim për të bojkotuar dhe nuk merr pjesë në jetën aktive  
politike të vendit, kjo ka pasoja të menjëhershme mbi aftësinë e  organeve 
shtetërore për të luftuar korrupsionin. Të dyja palët  flasin për 
korrupsionin, por ato duhet të bëjnë më shumë për ta  luftuar atë. 
Zëri i Amerikës:  A mendoni se Shqipëria ka arritur një pikë në të cilën 
lufta e  ashpër mes palëve po dëmton qeverisjen e vendit dhe ku zgjedhjet e  
parakohshme mund të shihen si mënyrë për të dalë nga kjo gjendje, që  qeveria 
të marrë një mandat të ri? 
Ambasador Arvizu:  Çdo demokraci funksionale ka mekanizma kushtetuese për  
ndryshimet në qeverisje. Kjo është mënyra e vetme me të cilat mund  të 
lulëzojnë demokracitë. Sot në Shqipëri, ekziston një sistem dhe  sistemi 
parashikon zgjedhje vendore në muajin maj si dhe zgjedhje  parlamentare në vitin 
2013. Mjedisi është shumë i vështirë, për  shkak të mosmarrëveshjeve nga 
zgjedhjet e mëparshme. Partitë është e  nevojshme të gjejnë një mënyrë për të 
punuar brenda  sistemit. 
Kam parë disa propozime që kërkojnë  zgjedhje të reja, qeveri të 
përkohshme, dorëheqjen e kryeministrit,  vëzhgues të OKB-së. Më vjen keq, por 
Shqipëria nuk është protektorat  i Kombeve të Bashkuara. Dhe këtu kthehem tek ajo që 
thashë në fillim  se Shqipëria nuk është një shtet i dështuar. Ajo është 
një demokraci  funksionale, por që ka disa probleme dhe të meta përsa i përket 
 zbatimit të ligjit. Unë flas në emër të Shteteve të Bashkuara, por  besoj 
edhe komuniteti ndërkombëtar do të japë mbështetje të plotë  për të 
garantuar se zgjedhjet e tjera, ato në maj të këtij viti dhe  zgjedhjet parlamentare 
në vitin 2013, do të jenë më të mira se ato  të zhvilluara në qershor 2009. 
Kështu duhet të funksionojnë  gjërat.
clip_image001.jpg (image/jpeg, 341 B) - not displayed
lmpx.com only provides a reader for public news (NNTP) servers. It is not affiliated with the servers or forums shown here and is not responsible for the content of articles, which is written by their respective authors.