Shqiperia, demokraci funksionuese me institucione demokratike

[email protected]
Newsgroups gmane.politics.region.albania.shqiperia
Message-ID <[email protected]>
 
_http://www.standard.al/index.php/analiza/16858.html_ 
(http://www.standard.al/index.php/analiza/16858.html) 


Shqiperia, demokraci  funksionuese me institucione demokratike
Madhesia e germave:  (javascript:tsz('article_body','12px'))  
(javascript:tsz('article_body','16px'))  
Nga Halil Rama 07/02/2011 12:34:00  
 
Shqiperia nuk eshte nje shtet i  deshtuar, por nje demokraci funksionuese. 
Kete e pranojne dhe e deklarojne  pothuajse te gjithe perfaqesuesit e 
institucioneve nderkombetare qe monitorojne  zhvillimet e fundit ne vendin tone si 
dhe elita intelektuale shqiptare. Vetem  lidershipi socialist vazhdon ta 
mohoje kete realitet dhe te thure skenare me  kriza imagjinare. 
I ndodhur nen trysnine  e nderkombetareve, Edvin Kristaq Rama ka deklaruar 
ditet e fundit se eshte per  zgjidhjen e problemeve me dialog. Pare nga ky 
kendveshtrim, duket sikur kreu i  PS-se nuk eshte ai i para 21 janarit, qe 
paralajmeronte daljen e situates jashte  kontrollit. Nje hipokrizi e pashoqe 
kjo, e njeriut qe njeheresh me pranimin e  dialogut, me qellimin e vetem per t
’i dhuruar pushtetin ne tavoline, kercenon me  bojkot te zgjedhjeve vendore 
te 8 majit. Tejet kontradiktor ne deklarime e  qendrime, kryetari i 
opozites, nga njera ane duket sikur shpreh gatishmerine per  dialog, nga ana tjeter 
ai nuk heq dore nga protestat deri ne zgjidhjen e krizes.  Kesaj i thone “
dialog nen pushtetin e dhunes!” Argumenti me i qarte, mosbindja e  tij per te 
degjuar e reflektuar ne rekomandimet e kancelarive perendimore, te  cilat 
kerkojne rikthimin e normalitetit te jetes politike ne vendin tone. Dhe  kjo, 
para se gjithash arrihet me dialog institucional, ne Parlament, atje ku PS  
ka nje perfaqesim te konsiderueshem ne numra dhe personalitete politike e  
publike. Por kete s’e do Edvini qe me vetedije qendroi jashte ketij 
Parlamenti,  duke mos pranuar te kryesonte listen e deputeteve te PS-se ne zgjedhjet 
e  qershorit 2009. Kete s’e do as Skender Gjinushi, te cilin sovrani (dhe 
jo kjo  mazhorance legjitime) e ka nxjerre perfundimisht nga skena politike. 
Zjarrvenesi  i ‘97-s, i njesuar me ish-bandat e Çaushit, enderron fronin e 
humbur me  perseritjen e skenareve ogurzinj te atij viti te kobshem. Duke 
vijuar me tej,  listes se jashteparlamentareve qe kerkojne te provokojne 
zgjedhje te parakohshme  me mohimin e gjithçkaje pozitive te kesaj mazhorance i 
shtohen edhe Erion Veliaj  e 99-shat e tij, qe pasi zhvaten sa munden nga 
donacionet e ardhura ne ndihme te  zhvillimit intensiv te ketij vendi, shohin si 
zgjidhje te vetme per t’u bere  pjese e legjislativit te ardhshem, 
rreshtimin e tyre ne anen e Edvinit, te  braktisur tashme edhe nga te vetet. 
Por, kurrsesi nuk mund  te zevendesohen qindra socialistet e Shkodres (te 
larguar tashme nga PS-ja dhe  te integruar tek LSI-ja) me G 99-shat e 
Veliajt. Ata iken nga PS-ja e Edvinit,  pasi konsideruan dhunen e manifestuar para 
Kryeministrise shqiptare me 21 janar  si nje akt te shemtuar te arrogances 
se njeriut qe s’njeh asnje kod, perveçse  etjes se shfrenuar per pushtet te 
pamerituar. Ai ishte nje akt i pritur (i  paralajmeruar per dite te tera para 
21 janarit) i primitivizmit dhe i  provincializmit te nje klike 
uzurpatoresh te PS-se dhe krejt opozites se sotme  shqiptare. Ishte nje akt i pritur i 
individualizmit te skajshem te atij qe urren  bashkekombasit e vet. Edhe e 
ashtuquajtura demonstrate-homazh e 28 janarit ishte  nje rruge pa krye dhe qe 
nuk i sherben nderimit te tri viktimave te 21 janarit.  Edhe marshimet 
haxhiqamiliste te kesaj te premteje treguan se Edvini dhe ata qe  e rrethojne, 
jane ne nje rruge pa krye, e cila eshte vertetuar se ka sjelle  humbje per 
PS-ne. Pasi kreu krimin e shemtuar, tashme shfaqet si konformist dhe  demagog, 
qe me pranimin e dialogut kerkon t’u hedhe hi syve nderkombetareve.  Por, 
tashme askush nuk ka dyshim se ai eshte nder fajtoret dhe mekataret me te  
medhenj. Duke e pare situaten ne kete optike dhe duke perifrazuar thenien e  
Getes: “Nuk ka gje me te tmerrshme se fantazia e pakontrolluar", na  del 
perpara portreti i njeriut me  dredharak, katil e shpirtkazme qe ka njohur deri 
me sot kombi yne. Tashme, jo  vetem shqiptaret e ndershem e patriote, por 
edhe te huajt qe vezhgojne  zhvillimet ne Shqiperi, po binden se Edvin Kristaq 
Rama perben me te vertete  rrezik potencial per te ardhmen e demokracise e 
te integrimit te nje vendi  anetar te NATO-s, qe pozita gjeografike e vendos 
ne qender te  Evropes. 
Argumenti me bindes  per kete eshte qendrimi ne unison i perfaqesuesve te 
institucioneve me  prestigjioze te SHBA-se e BE-se, te cilet bejne thirrje 
per bashkepunim ne  funksion te permiresimit te Kodit Zgjedhor dhe te 
pergatitjes per zgjedhjet  vendore te 8 majit. Kete e bejne te gjithe, madje edhe 
perfaqesuesit e se majtes  ne Parlamentin Evropian. Para tri ditesh ishte 
ambasadori i OSBE ne vendin tone,  Wollfarth, qe beri te qarte se shqiptaret dhe 
partneret nderkombetare te vendit  presin qe zgjedhjet per organet e 
qeverisjes vendore te zhvillohen me 8 maj,  ashtu siç jane dekretuar nga 
Presidenti i Republikes. Te njejtin qendrim  perseriti edhe ambasadori i SHBA-se ne  
Tirane, Alexander Arvizu, i cili  gjate nje interviste per “Zerin e Amerikes”
 deklaroi se Shqiperia nuk eshte nje  shtet i deshtuar, por nje demokraci 
funksionuese me institucione demokratike.  Arvizu theksoi se qeverite nuk 
rrezohen me demonstrata, por permes zgjedhjeve.  Ndersa ka kerkuar nisjen e 
menjehershme per zgjedhjet lokale te 8 majit, ai ka  theksuar se nese opozita 
do te vendose te bojkotoje zgjedhjet lokale, atehere  per Shtetet e Bashkuara 
kjo konsiderohet e gabuar. "Une flas ne emer te Shteteve  te Bashkuara, por 
besoj edhe komuniteti nderkombetar do te jape mbeshtetje te  plote per te 
garantuar se zgjedhjet e tjera, ato ne maj te ketij viti dhe  zgjedhjet 
parlamentare ne vitin 2013, do te jene me te mira se ato te zhvilluara  ne 
qershor 2009. Keshtu duhet te funksionojne gjerat", - thekson  Arvizu. 
Po ashtu, eurodeputeti Jelko Kacin  denoi thirrjet e opozites per protesta 
te tjera pas demonstrates se dhunshme te  21 janarit, ndersa theksoi se 
mesazhi i qarte i Bashkimit Evropian eshte  shmangia e çdo lloj konfrontimi dhe 
ulja e tensionit politik permes dialogut dhe  kompromisit. Ai thekson 
gjithashtu se te gjitha palet duhet te perqendrohen tek  pergatitjet per zgjedhjet 
e 8 majit. 
Keto mesazhe jane fare  te qarta, por vetem Edvin Rama dhe klika e tij nuk 
do t’i degjoje. Vetem ai dhe  bijte e Bllokut qe e rrethojne, nuk duan te 
pranojne verdiktin e sovranit.  Edvini, Gjinushi, Erioni e co nxijne ne driten 
e diellit sukseset e kesaj  mazhorance edhe kur Bashkimi Evropian vlereson 
me nota shume pozitive vendin  tone per luften kunder trafikut te droges, 
siç thuhet ne raportin me te fundit  te perpiluar nga grupi pergjegjes per 
drogen ne Keshillin e Ministrave te BE-se.  Ata sajojne kriza imagjinare edhe 
kur drejtori i Pergjithshem i CEO, Intesa  Sanpaolo Bank ne Shqiperi, Stefano 
Farabbi, shprehet optimist per zhvillimet ne  sistemin bankar shqiptar dhe 
e konsideron Shqiperine si nje vend ne zhvillim, qe  zoteron potenciale 
shume te mira per t'u shfrytezuar dhe nxitur zhvillimin e  qendrueshem te saj. 
Po ashtu, ish-Kryeministri i Sllovenise, Janez Jansa, e ka  cilesuar si nje 
akt te papranueshem dhunen e nxitur nga Partia Socialiste ne  demonstraten e 
organizuar te 21 janarit, nderkohe qe ka bere te qarte per  opinionin 
publik. Thirrja e tij per opoziten shqiptare ishte se ajo duhet qe te  perpiqet te 
fitoje zgjedhjet e ardhshme me mjete  demokratike. 
Te njejtin mesazh  percolli edhe drejtori Ekzekutiv ne Sherbimin e Jashtem 
te BE-se, Miroslav  Lajcak, duke i bere te qarte lidershipit socialist se 
institucionet duhet te  lejohen te vazhdojne punen e tyre sipas Kushtetutes 
dhe se pa humbur kohe duhet  filluar puna edhe per zgjedhjet e dates 8 maj. 
Kete mesazh vetem Edvin Rama nuk  do ta kuptoje, nderkohe qe i qendron 
strategjise se tij te mosmarrjes pjese ne  keto zgjedhje.
clip_image001.gif (image/gif, 57 B) - not displayed
clip_image002.gif (image/gif, 64 B) - not displayed
clip_image003.jpg (image/jpeg, 9.4 KB) - not displayed
lmpx.com only provides a reader for public news (NNTP) servers. It is not affiliated with the servers or forums shown here and is not responsible for the content of articles, which is written by their respective authors.