Prej 2005 ky dhe lideri i saj nuk pushuan na u vodhen zgjedhjet - te hapen
kutite se nuk duam pushtet, do ta heqim Sali Berishen - Berisha Ik, mbas 21
janarit qeveria do te iki, nuk hyjme ne zgjedhje me kete qeveri se na
vodhi zgjedhjet prandaj zgjedhje te reja madje edhe sebashku me ato te 8 maj.
Tani qe na u vrane 4 veta nuk ka zgjedhje lokale, pa ikur kjo qeveri -
U be gjithe kjo katrahure qe s'po e merr vesh kush se per c'fare u be, sot
si bylbyl ne mes te Amerikes, tek VOA, ky debatikas, Erjon Veliaj, tha se
"Absolutisht Po! qe do te marrim pjese ne zgjedhje, dhe po ky njeri as qe
e "modifikoj" pak shprehjen vecse i meshoj qe jemi per zgjedhjet e 8 maj-
Ne anen tjeter nga Tirana s'ka nje jave,po Erjon Veliaj qe deklaroi se na
kan vrare kater njerez te pafajshem me duar ne xhepa dhe me kartona e cadra
Sot nuk doja t'i besoja atyre qe degjoja kur po Erjoni tha se edhe ne e
kemi denuar dhunen e disa protestuesve....o zot cfare behet keshtu
Veliaj: Nuk kemi hezitim për të marrë pjesë në zgjedhjet lokale
Bardha Shpuza Azari | Zëri i Amerikës E mërkurë, 09 Shkurt 2011
Ndajeni me ne
* _Digg _
(http://digg.com/submit?phase=2&url=http://www.voanews.com/albanian/news/Veliaj-Nuk-kemi-hezitim-per-te-marre-pjese-ne-zgjedhjet-lokale-
115650249.html&title=Veliaj:+Nuk+kemi+hezitim+për+të+marrë+pjesë+në+zgjedhje
t+lokale)
* _Yahoo Buzz _
(http://buzz.yahoo.com/submit?submitUrl=http://www.voanews.com/albanian/news/Veliaj-Nuk-kemi-hezitim-per-te-marre-pjese-ne-zgjedhj
et-lokale-115650249.html&submitHeadline=Veliaj:+Nuk+kemi+hezitim+për+të+marr
ë+pjesë+në+zgjedhjet+lokale)
* _Facebook_ (http://www.facebook.com/sharer
.php?u=http://www.voanews.com/albanian/news/Veliaj-Nuk-kemi-hezitim-per-te-marre-pjese-ne-zgjedhjet-lo
kale-115650249.html&t=Veliaj:+Nuk+kemi+hezitim+për+të+marrë+pjesë+në+zgjedhj
et+lokale)
* _del.icio.us _
(http://del.icio.us/post?url=http://www.voanews.com/albanian/news/Veliaj-Nuk-kemi-hezitim-per-te-marre-pjese-ne-zgjedhjet-lokale-
115650249.html&title=Veliaj:+Nuk+kemi+hezitim+për+të+marrë+pjesë+në+zgjedhje
t+lokale)
* _StumbleUpon_
(http://www.stumbleupon.com/refer.php?url=http://www.voanews.com/albanian/news/Veliaj-Nuk-kemi-hezitim-per-te-marre-pjese-ne-zgjed
hjet-lokale-115650249.html&title=Veliaj:+Nuk+kemi+hezitim+për+të+marrë+pjesë
+në+zgjedhjet+lokale)
Partia socialiste do të marrë pjesë në zgjedhjet e 8 majit, pavarësisht nga
vonesat në dorëzimin e propozimeve për anëtarët e komisioneve të
administrimit zgjedhor thotë Erion Veliaj, koordinator i partive opozitare në
Shqipëri. Në lidhje me bashkimin e ish Ministrit të Energjitikës Dritan Prifti në
radhët e opozitës dhe akuzat e mëhershme për korrupsion ndaj tij nga
kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama, zoti Veliaj thotë se çështja është tani
në duart e prokurorisë. Këto komente, zoti Veliaj, i bëri në Qendrën Udrou
Uilson në Uashington.
Zëri i Amerikës: Zoti Veliaj, OSBE-ja në Shqipëri sapo u bëri thirrje
partive politike të dorëzojnë propozimet për anëtarët e komisioneve të zonave
të administrimit zgjedhor. Përse Partia Socialiste nuk i ka dorëzuar ende
ato?
Erion Veliaj: Ajo që po ndodh është që Partia Socialiste ka një listë
kërkesash që janë pak më të rëndësishme se emrat e përveçëm të komisionerëve.
Nëse ne do të caktojmë komisionerë, por do të jemi me të njëjtën listë
zgjedhësish, ku votohet për ata që janë jashtë, unë besoj që OSBE-ja përveç se
të vërë një kuti në çdo listë që ka duhet të shikojë pak edhe realitetin.
Sepse gjërat nuk bëhen vetëm nga zyra, por bëhen në Shqipërinë e vërtetë. Në
Shqipërinë e vërtetë, kodi zgjedhor tashmë ka filluar të shkelet. Kështu që
jemi në kontakt me OSBE-në, me përfaqësuesit e tyre, nuk ka asnjë hezitim
nga ne, për sa kohë që fillojmë dhe kemi garancitë e para që do të ketë
zgjedhje të lira dhe të ndershme. Nëse do të ftohemi që të bëjmë të njëjtin
teatër si në vitin 2009, nuk besoj që do na bënte të dukeshim as ne seriozë
dhe as OSBE-në serioze.
Zëri i Amerikës: Pra a do të thotë kjo se do të merrni pjesë në zgjedhjet
lokale të 8 majit?
Erion Veliaj: Absolutisht. Sot opozita kontrollon në pushtetin vendor
shumicën e qyteteve të Shqipërisë...
Zëri i Amerikës: ..absolutisht po apo absolutisht jo?
Erion Veliaj: Absolutisht po. Kjo do të thotë që ka treguar që di të
menaxhojë zonat ku jetojnë shumica e shqiptarëve, ndaj nuk ka asnjë hezitim për
të marrë pjesë. I vetmi kusht është që duhet të vendosen disa rregulla ku
caktimi i komisionerëve është ndoshta jo prioriteti i parë.
Zëri i Amerikës: Zoti Veliaj, Partia Socialiste si dhe ju vetë keni
akuzuar ish Ministrin e Energjitikës Dritan Prifti për korrupsion. Por tani ai u
pa kohët e fundit në mbledhjet e opozitës. Ai e ka pranuar edhe vetë që do
të jetë pjesë e opozitës. Çfarë do të thotë kjo për moralin e politikës në
Shqipëri?
Erion Veliaj: Ajo që do të thotë është që Partia Socialiste nuk i heq
asnjë pikë pikëpyetjeve që ka ngritur. Zoti Prifti, sipas dijenisë së dyve ne,
është ende duke shkuar në prokurori për t’u përgjigjur për gjithë ato pika.
Ka vendosur që votën e tij në parlament mos ta japi me qeverinë. Sot jemi
në një situatë ku çdo njeri që voton kundër qeverisë dhe bëhet pjesë e kësaj
kauze, nuk mund t’i thuhet voto qeverinë sepse ne kemi pasur pikëpyetje.
Zëri i Amerikës: Unë e kisha fjalën më tepër për akuzat tuaja ndaj zotit
Prifti për korrupsion...
Erion Veliaj: Për të gjitha këto akuza zoti Prifti është duke shkuar ende
në prokurori.
Zëri i Amerikës: Pra ju nuk ju qëndroni më akuzave tuaja për korrupsion
ndaj zotit Prifti?
Erion Veliaj: Akuzat tona kanë shkuar në prokurori, pra ne nuk kemi
tërhequr asgjë nga prokuroria....
Zëri i Amerikës: ...megjithatë ju pranoni që ai të jetë pjesë e opozitës?
Erion Veliaj: Zoti Prifti në këtë moment ka treguar se po bashkëpunon me
prokurorinë dhe arriti të na shpjegonte me atë video që shumë prej gjërave
për të cilat po e akuzonim i merrte si urdhëra politikë nga ai njeriu me
bllok. Kështu që sot, zoti Prifti ka arritur që të paktën publikut t’ia
provojë që shumicën e gjërave për të cilat ne e akuzonim i bënte me urdhër të
njeriut me bllok që ishte numri dy i qeverisë dhe ortaku i Sali Berishës. Sot,
zoti Prifti, atë gjë që ia ka provuar publikut me atë video, duhet t’ia
provojë edhe prokurorisë.
Zëri i Amerikës: Ju dhe zoti Rama keni dënuar vetëm dhunën shtetërore për
protestën e 21 janarit, po për dhunën e ushtruar nga demonstruesit, çfarë
mendoni për këtë?
Erion Veliaj: Ne nuk kemi dhënë asnjë mbrojtje politike ndaj askujt që ka
ushtruar dhunë, përfshi këtu gardistët apo protestuesit. Dua të kujtoj që
113 protestues u arrestuan apo u ndaluan nga policia. Të gjithë deputetët e
Partisë Socialiste kanë shkuar të bashkëpunojnë me prokurorinë, nuk ka
pasur asnjë mbrojtje politike dhe ende sot janë duke u arrestuar njerëz. Nëse
kanë prishur rendin, nëse kanë goditur policinë, këta njerëz janë sot përpara
ligjit. Unë them që të flasësh më shumë se me këto vepra, duke mos i
ofruar mburojë askujt, them se është gjëja më e mirë që kemi bërë. Të kundërtën
shohim në anën tjetër, ku kemi një mbrojtje politike qoftë të gardistëve,
qoftë të atyre që në mënyrë eksesive kaluan atë që është caku i policisë së
mirë.
Zëri i Amerikës: Ju pak më parë folët për lirinë e shtypit në Shqipëri.
Vetëm para pak ditësh ambasadori amerikan në Shqipëri dha një intervistë ku
tha se mediat kryesore dhe më të mëdhatë në Shqipëri përkrahin opozitën. A
nuk tregon kjo demokracinë dhe lirinë e shtypit deri një farë pike në
Shqipëri?
Erion Veliaj: Jo, ajo që vërteton është e kundërta. Ajo që vërteton është
që gjërat në Shqipëri janë aq keq, që qeveria është aq e korruptuar sa
është bërë shumë e vështirë ta mbrosh. Kështu që edhe shumë media përpara që
mundoheshin të mbanin një balancë, detyrohen të dalin jashtë kësaj balance,
sepse qeveria është bërë e pambrojtshme. Fakti që qeveria vazhdon dhe sulmon
mediat, qoftë kjo duke u hequr antenat, duke u vënë gjoba, duke mbyllur
gazetat, duke u prishur ndërtesat ku ato kanë kontrata disa-vjeçare, tregon që
qeveria ka një ofensivë ndaj medias. Nëse do të kënaqeshim që këto media
të mbylleshin që të aprovohej trysnia e qeverisë, nuk besoj që do të ishte
ditë e mirë dhe qoftë ambasada apo ne s’do kishim ku ta jepnim më atë
intervistë.
lmpx.com only provides a reader for public news (NNTP) servers. It is not
affiliated with the servers or forums shown here and is not responsible for
the content of articles, which is written by their respective authors.